Zyrtare, De Gea portieri i ri i Mançester Junaited

29 Qershor 2011, 12:55Sport TEMA

David De Gea do të jetë portieri i ri i Mançester Junaited, për të zëvendësuar Edvin Van der Sar, që vendosi të tërhiqet nga futbolli. Lajmi është zyrtarizuar nga ana e klubit të Junaited. Drejtuesit e Mançesterit e kishin arritur prej muajsh marrëveshjen me portierin 20-vjeçar, por vetëm gjatë ditës së sotme kanë zyrtarizuar blerjen e tij. Për De Gean, Junaited i ka paguar Atletiko Madridit një shumë prej rreth 20 ,milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje