Inter-Real, shkëmbim Maikon-Gago

29 Qershor 2011, 11:49Sport TEMA

Reali i Madridit duket se i është rikthyer sërish interesimit për mbrojtësin brazilian të Interit, Maikon. Ky i fundit kërkohet me ngulm nga ana e trajnerit portugez, Hoze Murinjo, i cili e sheh si lojtarin ideal për krahun e djathtë. Duke qenë se paratë kërkon që t’i shpenëzojë për lojtarë të tjerë, Reali ka vendosur që t’i ofrojë Interit mesfushorin argjentinas Fernando Gago, i cili nuk hyn më në planet e Murinjos. Interi tashmë është duke u menduar, dhe pse duhet thënë se drejtuesit zikaltër preferojnë që ta shesin Maikon për një shifër 18-20 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje