Përplasjet politike, Flamurtari rrezikon Europën

27 Qershor 2011, 17:54Sport TEMA

Duket se kjo mazhorancë e ka si qëllim në vetvete të shkatërrojë edhe futbollin, pas shumë sektorëve të tjerë. Dhe, si në shumë raste gjatë këtij viti, viktimë është sërish Flamurtari i Vlorës.

Prefekti i Vlorës, Eduart Veçani, që është zgjedhur nga ana e qeverisë, nuk i ka dhënë aprovimin krijimit të kalimit në shoqëri aksionere të klubit të futbollit Flamurtarit, duke kthyer edhe një herë për shqyrtim vendimin e marrë unanimisht në këshillin bashkiak të Vlorës.

Me këtë akt, Flamurtari rrezikon seriozisht që mos të marrë pjesë në kupat e Europës, duke qenë se UEFA kthimin në shoqëri aksionere, e ka vënë si kusht pjesmarrjen e ekipeve shqiptare në kompeticionet europiane.

Flamurtari duhet të ndeshet tre ditë më pas me malezezët e Buduçnostit për Ligën e europës, por, nëse prefekti Veçani nuk tërhiqet, atëherë kjo gjë nuk ka për të ndodhur dhe Flamurtari do të përjashtohet.

E gjithë kjo bëhet për faktin se ekipi bashkia e Vlorës, e cila drejtohet nga ana e socialistit Shpëtim Gjika, do të ishte aksioneri i vetëm i ekipit të Flamurtarit.

Vendimi i prefektit Veçani është në vazhdën e përndjekjes që i është bërë Flamurtarit gjatë këtij sezoni, ku vlen të theksohet fakti që vlonjatëve ju vodh titulli kampion nga ana e ministrit të Financave, Ridvan Bode, në bashkëpunim me kreun e Federatës, Armando Duka. Titulli ju dha Skënderbeut të Korçës për arsye politike, duke qenë se në prag ishin zgjedhjet lokale. Por, kjo tentative e Bodes dështoi, pasi sërish në Korçë fitoi kandidati i socialistëve, Niko Peleshi.

8 komente në “Përplasjet politike, Flamurtari rrezikon Europën”

  1. xhoni says:

    Dikur i kemi thene:”KUSH PERMJER NE DEREN E XHAMISE ,I VJEN NGORDHJA”!!!Keshtu edhe me ju,o vellezer vlonjate!!Kjo qeveri bandite ju VODHI TITULLIN,NDERSA TANI(me qe nuk u ngop me poshtersi),KERKON T’U PERJASHTOJE NGA KUPAT E EUROPES!!!CFARE DONI ME NGA KJO QEVERI,QWE T’U BEJE???A KENI GJAK VLONJATI,APO JO!!!TREGOJENI VETEN!!!

    1. nga deti kuq e zi says:

      ngadal o ngadal, se nuk eshte gjaku i vlonjatve i perzier me barut, po ketu po vriten njerezit live ne tv dhe shqiptaret s,ndihen !

    2. brigadistet says:

      na more ti xhoni, ju di b*** juve, kur vjen puna per te dhene gjakun i ktheni syte ketej nga Vlora, kur vjen puna per te qeverisur leshoheni si lakej kush te zere karriken me te madhe. Maloket dhe shqiperia e mesme nuk duhet te marrin fare pjese ne qeveri. Vetem tradhetare kane prodhuar keta gjakprishur.

    3. jimmy says:

      pune idjotash kush e kundershton PD po ju ore vlora me lare bythen i keni duart mire tju abejne juve trimavet

  2. Labi Vlore says:

    Une jam Vlonjat.
    Ne vitin 1997 Saliu na vrau e na sakatosi sa i deshi qejfi,kurse F.Nano tallte k……..ne miting e thoshte se do na kthente leket 100%.
    Nuk ka me gjak Vlonjati.Ne qe kemi mbetur tani jemi kot.
    Keto qe bejne me Flamurtarin nuk jane gje fare,ata na mbyten ne det e nuk u beme dot asgje.

  3. shpellar says:

    ky eshte karakteri yne si shqiptare,do te duhet shume kohe qe organet e pavarura te jene me te vertete te tilla.
    deri atehere njerez hipokrite,hajdute,rrugace,genjeshtare do drejtojne,do korruptojne gjithe jeten tone.
    ps:kush doli pas flamurtarit?ndoshta dhe ata jane miq te bodes ose kliente te tij.

  4. Tironci Lugano says:

    Po ska ndonje aksioner tjeter qe te marre persiper Flamurtarin qe ta privatizoje por duhet te jete Kryetari i Bashkise?

  5. aqo says:

    ama dhe ti Tironc e gjete arsyen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje