Arsenali vazhdon që të kërkojë lojtarë të rinj dhe të talentuar. Më i fundit prej tyre është 21-vjeçari spanjoll, Huan Mata. Siç bën me dije “Daily Mail”, Arsenali është i gatshëm që të paguajë 20 milionë euro për të marrë mesfushorin e Valencias, i cili shkëlqeu gjatë Kampionatit Europian Under 21, që u fitua pikërisht nga Spanja. Ndërkohë, mediat britanike bëjnë me dije se Arsenali ka shfaqur interes gjithashtu edhe për sulmuesin e Portos, Hulk, që kërkohet edhe nga Çelsi dhe Mançester Siti. Por, kjo do të jetë e vështirë, pasi Porto ka vendosur një klauzolë prej 100 milionë eurosh për atë që do të marrë sulmuesin brazilian.