Shqipëri - Mali i Zi miqësore më 10 gusht

25 Qershor 2011, 12:33Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare e futbollit më 10 gusht ka caktuar të zhvillojë ndeshjen miqësore të radhës me kombëtaren e Malit të zi.

Në ndeshjen e fundit miqësore midis dy ekipeve, të zhvilluar në Podgorice, kuqezinjtë fituan me rezultatin 1-0 me golin e Hamdi Salihit.

Kjo miqësore zhvillohet para takimit me Francën (2 shtator) për kualifikueset e Euro 2012. Mali i Zi kryeson me Anglinë në grupin G të Euro 2012 me nga 11 pikë.

Aktualisht, Mali i Zi renditet në vendin e 24-të në FIFA, ndërkohë që për muajin maj, Shqipëria pozicionohet në vendin e 50-të.

1 komente në “Shqipëri – Mali i Zi miqësore më 10 gusht”

  1. Realisti says:

    Do zoti fusin lojtare te rinj se keshtu tha dhe Kuzhe do provojme lojtare te rinj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje