Shqiptari Artim Shaqiri, trajner i përfaqësueses së Maqedonisë

23 Qershor 2011, 10:29Sport TEMA

Ish-futbollisti i mirënjohur Artim Shaqiri pritet të marrë drejtimin e përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë, informon agjencia e lajmeve INA.

Në garën për trajnerin e përfaqësueses së Maqedonisë janë edhe dy pretendentë të tjerë si Gjoko Haxhievski dhe Çedo Janevski, por Shaqiri është njëri ndër kandidatët më të preferuar edhe nga Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM).

“Po jam pretendent për kreun e reprezentacionit të Maqedonisë, me synim që së bashku me një staf profesional, do të kthejmë besimin në sportin më të popullarizuar në Maqedoni e më gjerë. Nëse kryesia e FFM-së, më beson këtë detyrë, jam i gatshëm që me eksperiencën time gjatë karrierës, të kontribuoj që Maqedonia të mos mbetet e pozicionuar në pozitat margjinale, por të kthehet së paku aty ku realisht e ka vendin”, theksoi për agjencinë e lajmeve INA, ish-futbollisti Uest Bromviç Albion dhe shumë klubeve të njohura evropiane.

Sipas tij, është koha e fundit që të kthjellohen edhe në FFM, që këtë detyrë t`ia besojnë një shqiptari, që ka dhënë shumë për vetë reprezentacionin e Maqedonisë.

“75 herë e kam veshur fanellën e reprezentacionit, kam qenë edhe kapiten i reprezentacionit, duke u dëshmuar si profesionist i vërtetë dhe i tillë jam edhe sot”, thekson Shaqiri, i cili i ka hyrë garës së trajnerit pas dyshimit dhe rezultateve katastrofave të trajnerit të deritanishëm Mirsad Jonuz, i cili ditë më parë u shkarkuar nga detyra.

Artim Shaqiri është i njohur si një nga lojtarët e dalluar të shumë kampionateve evropiane, ndërsa ai njihet sidomos pranë kampionatit të premier ligës angleze derisa ishte sulmuesi i West Bromvich Albion. Shaqiri në gusht të vitit 2009 i dha lamtumirë reprezentacionit, duke u përkushtuar më pas në synimet e tij për të qenë trajner i suksesshëm dhe që u pajis më pas me licencën ndërkombëtare.

Ai ka luajtur edhe per Besen e Kavajes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje