Gasperini, emri kryesor për pankinën e Interit

22 Qershor 2011, 18:11Sport TEMA

Drejtuesit e Interit janë duke u përpjekur që të gjejnë sa më parë një trajner, në mënyrë që të përgatiten si duhet për sezonin e ri. Deri më tani janë përmendur shumë emra, por favorite duket se mbetet Xhian Piero Gasperini, ish-tekniku i Xhenoas. Ky I fundit, siç bëjnë me dije mediat italiane ka zhvilluar një tjetër takim gjatë ditës së sotme me drejtuesit e Interit, me të cilët ka diskutuar për projektet teknike dhe strategjike që ka ai për Interin. Ky është takimi i dytë brenda këtyre tre ditëve që drejtuesit e Interit zhvillojnë me Gasperinin, çka e bëjnë atë favoritin kryesor për të marrë stolin e zikaltërve. Këta të fundit shprehën interes edhe për Kapelon, Mihaljoviç dhe Villas Boas. Por, i pari preferoi të qendronte tek Anglia, i dyti tek Fiorentina, ndërsa Villas Boas preferoi që të bëhej trajner i Çelsit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje