Barcelona ofron 35 milionë euro për Fabregas

24 Qershor 2011, 13:06Sport TEMA

Pas zërave të shumtë mediatikë, Barcelona ka bërë një ofertë konkretë për Çesk Fabregas. Sipas mediave britanike, Barcelona i ka ofruar 35 milionë euro Arsenalit për të marrë mesfushorin, që është rritur pikërisht tek klubi i të rinjve katalanas. Por, Arsenali nuk e shet Fabregasin, nëse nuk merr 50 milionë euro. Distanca është goxha e madhe dhe drejtuesit e Barcelonës duket se nuk kanë ndërmend që të ofrojnë më shumë, duke parë edhe borxhet e shumta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje