Gjermani i Red Bull, Sebastian Vetel, vazhdon që të dominojë në provat zyrtare, teksa ka përfunduar sërish në Pole Position për Çmimin e Madh të Valencias. Vetel ka regjistruar kohën më të mirë dhe për këtë arsye në garën e nesërme do të niset i pari. Pas tij është renditur shoku i skuadrës, Mark Veber ndërsa në vendin e tretë Luis Hemilton. Dy pilotët e Ferrarit, Fernando Alonso dhe Felipe Masa, kanë përfunduar përkatësisht në vendet 4 dhe 5.