Serbët i frikësohen flamurit të Kosovës

25 Qershor 2011, 18:09Sport TEMA

Shteti serb publikisht i ka kërcënuar me burgosje të gjithë ata tifozë shqiptarë që mendojnë të valojnë flamurin e Kosovës në Beograd, më 12 korrik, me rastin e zhvillimit të ndeshjes ndërmjet Shkëndijës së Tetovës dhe Partizanit të Beogradit, e cila do të zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Një burim i MPB-së së Serbisë, për mediat serbe tha se nëse tifozët e Shkëndijës do të shpalosin flamurin e Kosovës në Beograd, do të arrestohen!

“Shkelja e Kushtetutës së Serbisë nuk do të tolerohet. Nëse dikush mendon se në Beograd do të vendosë flamurin e Kosovës do të mashtrohet lehtë. Mysafirët janë të mirëseardhur dhe në mënyrë korrekte ta përkrahin Shkëndijën, por kjo është Serbi dhe si çdo vend tjetër evropian ka të drejtë ta mbrojë kushtetutën. Ne ju garantojmë siguri të gjithëve që vijnë në Beograd”, kanë thënë nga MPB-ja serbe për mediat serbe.

“Plisat” do të jenë pjesë e grupit të tifozëve shqiptarë që do të mbështesin Shkëndijën në ndeshjen e Beogradit me gjithë kërcënimet që vijnë nga policia serbe. Këtë e ka konfirmuar edhe prijësi i tyre, Sami Dili.

“1 milion për qind ‘Plisat’ do të udhëtojnë për në Beograd dhe këtu nuk ka asnjë dilemë. Nuk kemi pse të frikësohemi. Do të shkojmë dhe të përkrahim Shkëndijën”, tha Dili.

“A do të jenë 50, 100 apo edhe më shumë nuk e di, por jam i sigurt se ‘Plisat’ do të shkojnë në Beograd”.

Dili nuk e ka përjashtuar mundësinë e valvitjes së flamurit të Kosovës në stadiumin e Armatës Popullore të Jugosllavisë, ku edhe do të zhvillohet ndeshja. “Nuk e di nëse do të ketë flamuj të Kosovës apo jo në atë ndeshje. Ne deri më tashti nuk e kemi diskutuar këtë çështje, edhe pse është përmendur nga disa anëtarë tanë si mundësi. Më shumë do të dihet pas takimeve të përbashkëta që do të kemi me të gjitha grupet tifoze. Nuk e përjashtoj një mundësi të tillë, pasi mund të ketë individë që mund ta bëjnë këtë krye në vete”.

Deklara pothuajse të njëjta vijnë edhe nga prijësi i “Ballistave” të Shkëndijës, Shkëlzen Meta. “Nuk e kemi diskutuar ende nesë do të valojë edhe flamuri i Kosovës në Beograd. Nuk mund të përjashtohet as kjo mundësi. Nëse do të ketë ndonjë vendim lidhur me këtë atëherë edhe do ta bëjmë, pavarësisht asaj se qysh tashti kanë filluar të na kërcënojnë”, tha Meta.

“Nuk ia kemi frikën askujt dhe as që e çajmë kokën lidhur me këtë. Ne do të jemi në Beograd dhe do të parkrahim klubin tonë”, tha prijësi i “Ballistave”.

“Natyrisht se flamuri shqiptar do të valëvitet në Beograd. Prej 50 deri 100 flamuj kombëtarë do të valojnë në stadiumin e Partizanit, dhe kjo besoj se do të jetë një motiv shtesë për të gjithë lojtarët tanë. Jemi duke u mobilizuar ashtu siç është më së miri”.

“Mbështetjen e kemi nga të gjitha grupet e tifozëve, duke u nisur nga “Shvercerat”, “Ilirët”, “Patriotët”, “Sokolat”, “Plisat”, “Intelektualët”, “Torcida”, “Fikshat”, tifozët kuqezi, e edhe nga Lugina e Preshevës. Në Beograd do të jenë së paku 1000 tifozë shqiptarë, e ndoshta edhe më shumë”, tha Meta. /zeri/

21 komente në “Serbët i frikësohen flamurit të Kosovës”

  1. mendimi_im says:

    Kjo asht injoranca serbe ortodokse. Hajde musafir te thote por te denoj…Jo vetem qe nuk te jap kafe as buke por te denoj rand se shkel kushtetuten teme…
    bla bla bla.
    nje gja nuk e kuptoj:

    kujt i plasi me ik dhe me ba ndeshje me serbet???
    absurde vllazen!!!!!!!!!
    un me serbet ndeshem vetem ne mejdan te luftes,
    nese me dalin para un nxjerr flamurin tem dhe vras cdo serb qe guxon te me presin rrugen, KAQ.

    1. sopoti says:

      mendimi_im: Balzaku ,me ,duket ka nje liber ku tregon per nje djale qe kishte lekuren e nje gomari te cilen e ferkonte pasi shprehte nje deshire ,dhe kjo i plotesohej cdo gje .Por kishte kishte nje hile ,pas cdo plotesimi lekura zovgelohej .Ne se zvogelohet edhe flamuri jot keshtu ndonje dite do mbetesh pa flamur .

    2. D malesia says:

      mendimi nuk este mire te jesh vrases . nuk ke te drejte ti marresh jeten kujt , vetem Zoti ka te drejte ti marre jeten njeriut sepse ai ia fal jeten …….

  2. beni says:

    Pa flamur mos shkoni.
    Ne cdo ndeshje mbahet flamuri,le ti pelqeje ose jo serbit.

  3. Mentor Lame says:

    Ndeshja e futbollit eshte ndermjet dy skuadrave te dy shteteve te ndryshme.Cdo shtet ka simbolet e tij,Ne qoftese keto simbole te shtetit te Kosoves nuk pranohen nga Serbet ,ndeshja le te mos zhvillohet.Skuadra e futbollit te Kosoves sduhet te shkoi.
    Per anallogji po te ket ndeshje kthimi dhe sibolet Serbe sduhen pranuar.Biles shteti Kosoves sduhet ta njoh shtetin e Serbise.Vetem lufta sy per sy e dhemb perdhemb mund te fitohet.Bisedimet qe ben z.Tahiri nuk jan premtuese per shtetin e Kosoves kur bije dakort per heqjen dhe mos njohjen e simboleve .Me keto bisedime Kosova po ndahet dhe juridikisht,pas ne teren eshte e ndare.Po sluftove nuk formon dhe nuk ke shtet. Politikanet ,pushtetaret qe qendroin ne hije dhe nuk luftoin per shtetin e Kosoves jane spekulator qe duan te perfitoin vetem personalisht dhe jo Kombi.

  4. Frank says:

    Po per mendimin e nje ekstremisti islamik si puna jote ore mendimi_im kujt i plasi???? Ne mejdan te luftes midis nje serbi dhe ty, mbetet permendorja jote ! I paharruar qofte kujtimi yt shkruhet aty !

    1. bazarhesap says:

      Prej atyre permendoreve tonave ti po flet shqip tani, se do ishe bere grek ose serb ose do ishe ne per libra veten,na ishin cfar na ishin nje here dhe nje kohe………………… (ti duhesh te ishe te ai artikulli si ta vrase vellane) qe te gezoj hasmi. Kaur te pabese

      1. Robert says:

        kaure kaure po kaurret e amerikes ja u sollen lirine qe e bombarduan mire serbn dhe po ju japin kaq mbeshtetje.

  5. Donika says:

    Kosova mjerisht udhehiqet nga mjeranat…

  6. preng sherri says:

    nje ndeshje futbolli le te mbetet e tille.Flamuri ngrihet tu punu fort per shpine tende,per vendin tend,e ne rradhe te pare tu u mundu me e kuptu bashkombesin tend.
    Ta ngrejme flamurin ne rradhe te pare tek shpia jone!

  7. Andi says:

    Flamuri i jep zemer cdo ekipi.
    Nese nuk lejohet ne Serbi flamuri i nje skuadre udhetuese, kjo skuader nuk ka pse hyn ne fushe.
    Me mire nje bojkot para ndeshjes se sa nje perulje e turpshme para arrogances serbe.

  8. sorge says:

    Se pari ne Beograd do te luaje skuadra “SHKENDIA” e Maqedonise dhe jo ndonje skuader e KOsoves!!Flamuri i Kosoves ne Beograt mund te merret si provokim dhe serbet kane te drejte!!Le te VALVITIN flamurin e Maqedonise,ose FLAMURIN KOMBETAR TE SHQIPTAREVE ,AI KUQ E ZI ME SHQIPONJEN DYKRENORE!!!Te tjerat jane budallalleqe feminore,si duket organizohen nga pinjollet e BALLISTEVE,dikur bashkepuntore me pushtuesit NAZI-FASHISTE kunder PARTIZANEVE,QE CLIRUAN SHQIPERINE,MALIN E ZI DHE KOSOVEN e nje pjese te trojeve shqiptareve me MAQEDONI!!Konkretish edhe babai im ka qene partizan,qe ka luftuar per clirimin ne fund edhe te qytetit te TETOVES!!!

  9. zhaku i pamposhtur says:

    me pelqen qe serbet i tremben flamurit kuq e zi !!sa per kete zoterine ketu me larte i kujtoj qe shqiptaret kudo qe ndodhen kane vetem nje flamur…nuk e kuptoj kete z ku eshte ndryshimi midis shqiptarit te maqedonise me ate te laberise apo te kosoves? e keshtu me radhe.. serbet kane arsyet e tyre qe na tremben pasi brenda ne beograd jetojne mijera e mijera shqipetare qe mezi presin te shikojne dhe te nderojne flamurin kombetar ne mes te beogradit.realiteti serb ky eshte…por ata nuk mund ta harrojne qe nuk kane mundur te na gjunjezojne per asnje moment ne perplasjet qe kemi pasur nder shekuj me ta,dhe nuk mund te pajtohen me realitetin e dhimbshem per ta qe as me forcen e armeve dhe ‘arkaneve’ gjakpires nuk na gjunjezuan dot…pra ne jemi ketu dhe do te vazhdojme te jemi nder shekuj dhe nuk keni asnje shans qe te na trembni o ‘serbe evropiane’ dhe golat me te bukur nuk do ti hani prej lojtareve tane por prej cunave te ‘kuq e zi’ dhe prej ‘ballistave’ neper shkallet e stadiumit te partizanit qe do te ndizet flake nga flamuri i skenderbeut !!…..

  10. kozel says:

    bravo zhaku me ke pelqyer .

  11. shkelzeni kosove says:

    Do të mjaftonte flamuri Kombëtar

    1. nga deti kuq e zi says:

      flamuri kuq e zi ai perfshin te gjitha trojet shqiptare, dhe ai i nxit me se miri lojtaret e Shkendijes ! Flamuri i kosoves do ishte provokim, perderisa ai shtet ku behet ndeshja nuk e njeh Kosoven ! I uroj kualifikimin si Flamurtari i Vlores ne 87.

  12. Ultras berat says:

    Sorge qa po thu pash 1 allah qe nuk t’pelqen shko bonu me shkije jojo mos fol ?

    ULTRAS ALBANIA <3

  13. Ultras berat says:

    Ska kush qe na tut oo vlla Flamur i Kosoves gjithqysh duhet me valu Beograd.!

    ULTRAS TORCIDA ?

  14. isa says:

    Kush brengoset se cka flasin ata…Un personalisht do te jem aty dhe vet me duart e mia do ta ngris flamurin kombetar shqiptar se ma merr menja qe me shume i vjen inat nga flamuri kuq e zi se nga flamuri jone i ri <3 FORZA SHKENDIA MAKE US PROUND. FORZA TORCIDAAA

  15. Prishtina Plisat says:

    Flamuri i Kosoves edhe ajo e Kombetares komu valvit nbeograd edhe pik… ska kush qe na nal o kushh.. e tani le te menojn ata qysh kan me ardh nShkupp… Plisat kan mu kon prezent te dy lojtt ta dini ?

  16. tetova says:

    flamuri i kosoves nuk do te shpaloset as ne serbi as ne shkup keshtu jan mar vesht kresia e ballistve me plisat se aj flamur nuk perfaqson popullin shqiptar ne kosov e ma gjer ,por flamuri kombtar shqiptar do te valoj ne te dyja ndeshjet … nje gjuh nje komb nje flamur shqipri etnike .. ballistet 1992 me respekt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje