Tare: Gjatë javës mund të vendoset për Canën

27 Qershor 2011, 11:59Sport TEMA

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka thënë se gjatë javës mund të vendoset për transferimin e Lorik Canës.

Lazio ka kohë që po e kërkon futbollistin e Galatasarayt. “Nuk e kam të lehtë të flas për Lorikun të cilin e kam mik dhe bashkatdhetar. Është një lojtar i madh. Ne po presim. Mund të jenë ditë shumë të rëndësishme këto që po vijnë. Por të presim dhe të shohim se si do të shkojnë gjërat”, ka thënë Tare të dielën,shkruajnë mediumet italiane.

Tare e Cana kanë luajtur së bashku në Kombëtaren e Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje