Juventusi kërkon japonezin Honda

28 Qershor 2011, 13:03Sport TEMA

Juventusi është një nga ekipet italiane më aktive në merkaton e kësaj vere. Listës së gjatë të futbollistëve të kërkuar nga ana e bardhezinjve, së fundi duket se u është shtuar edhe japonezi Keisuke Honda. Lajmi bëhet i ditur nga “Sports Nippon”. Sipas kësaj të fundit, drejtuesit e Juventusit kanë pasur një takim me drejtuesit e CSKA Moska, ekip me të cilin aktivizohet aktualisht mesfushori japonez. Honda shkëlqeu me Japoninë në Botërorin e Afrikës dhe në Kupën e Azisë, e cila u fitua pikërisht nga Japonia. Për këtë arsye, për të kanë shfaqur interes një sërë ekipesh, mes të cilave edhe Milan, Arsenal, Liverpul dhe Aston Vila.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje