Pas vitesh me radhë tratativash, Çesk Fabregas duket se këtë verë do të rikthehet tek Barcelona. Mediat spanjolle bëjnë me dije se tashmë Fabregas ka pranuar që të largohet nga Arsenali për tek Barcelona dhe këtë gjë do t’ja kërkojë në mënyrë ultimative klubit britanik. Për mediat spanjolle, kalimi i Fabregas tek Barcelona është pothuajse çështje e mbyllur. Megjithatë, duhet pritur ende fakti se si do të reagojë Arsenali, pasi diferenca e parave që ofron Barcelona për Fabregas dhe shifra që kërkon Arsenali, është goxha e madhe. Barcelona ofron vetëm 27 milionë euro, ndërkohë që Arsenali kërkon 40 milionë. Në këtë mes, ajo që do të jetë decisive, është dëshira e lojtarit, pasi nëse Fabregas kërkon që të largohet, Arsenali nuk mund ta mbajë me zor.