Pato, pasardhësi i vërtetë i Ronaldos

28 Qershor 2011, 16:58Sport TEMA

Pak ditë më parë, braziliani Ronaldo shprehej se pasardhësi i tij do të jetë talenti Neimar. Por, nuk mendon të njëtën gjë trajneri i kombëtares së Brazilit, Menezes. Sipas këtij të fundit, pasardhësi i vërtetë i Ronaldos nuk është Neimar, por sulmuesi i Milanit, Aleksandre Pato. “Flitet shumë për Neimar, por Pato i ka të gjitha që të jetë sulmuesi deçiziv për ne”, ka thënë tekniku i kombëtares braziliane, i cili është gati që t’i japë një vend si titullar Patos në Kupën e Amerikës. “Tifozët duan që Pato të jetë menjëherë si Ronaldo apo Romario, por duhet qetësi, sepse Pato i ka të gjitha mundësitë për t’u bërë si ata”, ka thënë Menezes. Që prej ardhjes së këtij të fundit në krye të kombëtares braziliane, Pato ka qenë sulmuesi i tij i preferuar, por nuk ka luajtur në vazhdimësi, për shkak të dëmtimeve të shumta. Kupa e Amerikës është mundësia më e mirë për 22-vjeçarin Pato që të fitojë përfundimisht vendin në formacionin e kombëtares braziliane dhe pse jo, të bëhet Ronaldo i ardhshëm për brazilianët. Gjatë Botërorit të vitit të kaluar në Afrikë, Pato nuk u grumbullua nga ish-tekniku Dunga dhe kjo ishte një zhgënjim i madh për të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje