Mesfushori i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, mund të rikthehet në Premier Ligë. Lajmi bëhet i ditur nga ana e sajtit anglez “Skysport.com”. Sipas kësaj të fundit, për mesfushorin 27-vjeçar kanë shfaqur interes një sërë ekipesh të Premier Ligës, të cilat kërkojnë që ta rikthejnë atë në Angli, ku vetëm një sezon më parë ka luajtur me Sandërlendin. Cana prej kohësh është ndjekur nga italianët e Lacios dhe kalimi i tij te kryeqytetasit ishte bërë një fakt i kryer. Por, ky kalim është komplikuar nga ana e portierit të Lacios, Muslera, i cili nuk ka shkuar tek Gallatasarai, ku dhe do të përdorej si shkëmbim nga Lacio për të marrë Canën. Italianët kanë nguruar që të paguajnë për të marrë mesfushorin e kombëtares sonë, duke qenë se kartoni i këtij të fundit vlen të paktën 5 milionë euro dhe tashmë rrezikojnë që ta humbin atë.
do vije te aston villa
[[[ vellezerit turq ]]] nuk i dolen si mendoi dhe e ka kuptuar gabimin , e ka pare cfare rrace jane dhe eshte ngopur me ta ……..
nuk e leshon IGLI TARE ,prandaj do luaj me LAZION .