Shqiptari Migjen Basha drejt Torinos

29 Qershor 2011, 12:22Sport TEMA

Mesfushori qendror me origjinë shqiptare, migjen Basha, mund të transferohet tek klubi i Torinos. Aktualisht, Basha luan për ekipin e Atalantës, që këtë sezon do të luajë në Serinë B. “Tuttosport” bën me dije se Torino është gati që të paguajë një shumë prej 1.5 milionë eurosh për të marrë lojtarin me origjinë shqiptare, i cili refuzoi kombëtaren tonë për atë të Zvicrës. Megjithatë, nuk dihet nëse Basha do të pranojë që të zbresë një kategori më poshtë, duke qenë se me Atalantën do të kishte mundësinë që të binte edhe më shumë në sy, duke qenë se do të luantë në kategorinë kryesore të futbollit italian. Torino, një nga klubet më të famshme në Itali, kërkon që të ngjitet në Serinë A dhe për këtë është duke bërë gati disa blerje të rëndësishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje