Një provokim i shëmtuar ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur Flamurtari pa të zhgarravitur flamurin serb mbi autobuzin e tij, pas përfundimit të seancës stërvitore të mbrëmjes. Rreth orës 21:30, në daljen nga stadiumi “Pod Goricom”, u konstatua se mbi portën e shoferit të mjetit ishte spërkatur me bojë flamuri dhe simbole serbe.
Trajneri Magani, i cili ishte i pari që pa dhunimin e kryer ndaj mjetit, kontaktoi menjëherë kryebashkiakun dhe presidentin Shpëtim Gjika, i cili urdhëroi bllokimin e autobuzit, deri në fshirjen e simboleve fyese. Të informuar për incidentin, drejtuesit e Buduçnostit pritës zgjidhën situatën duke ngjitur letër të bardhë mbi derë, ndërsa pastrimi i plotë do të kryhet prej tyre mëngjesin e sotëm.
Skuadra u largua drejt hotelit vetëm kur simbolet serbe ishin mbuluar. i kontaktuar në linjë telefonike, Gjika theksoi se “nuk ka ndërmend të tolerojë asnjë provokim të këtij lloji”. Bie në sy fakti se Flamurtari kreu stërvitjen e tij të fundit përpara përballjes së sotme i rrethuar nga forcat e rendit, të cilat ishin të pranishme në hyrje të stadiumit, ku ishte parkuar edhe autobuzi. (Sport Ekspres)
Per ate qe ka bere kete shkrim:
Ku eshte zhvilluar ngjarja, te lutem? Ne cilin shtet, qytet? Se vendngjarja i jep lajmit tjeter kumt. P.sh. lajmi ka tjeter ngjyrim nese ngjarja do te kishte ndodhur p.sh. ne Shqiperi.
Me sa mund te nenkuptohet nga informacionet midis rrjeshtave (“Pod Goricom”, Buduçnost – ky i fundit duhet te jete ekipi) behet fjale per nje vend ne ish-jugosllavi, por ajo eshte shperbere ne disa republika.
Flamurtari eshte atje me siguri per te zhvilluar ndonje ndeshje, po nuk do te ishte keq te thuhej edhe se me ke ndeshet dhe kur?
Jo te gjithe ne jemi ne korrent se kur e ku zhvillohen ndeshje futbolli. Koha kur rrinim pa gjume naten se te nesermen kishte nje ndeshje nderkombetare kane kaluar.
Ne kete menyre lajmet behen te kuptueshme edhe per ata qe nuk jane tifoza apo sic i thuhet ne shqipen letrare, sportedashes.
Ju flm.
Blendi