Kombëtarja shqiptare ka humbur 9 vende në renditjen e FIFA-s. Në vlerësimin për muajin qershor, Shqipëria ka zbritur në vendin e 59, nga vendi i 50 në të cilën ndodhej dy muajt e kaluar, që ishte dhe renditja më e mirë historike për kombëtaren shqiptare.
Në këtë rënie padyshim që kanë ndikuar humbjet e pësuara 2-0 me Bosnjën për eleminatoret e Euro 2012 dhe miqësorja e luksit me gjigandët e Argjentinës.
Ndërkohë, nuk ka pasur ndryshime për renditjen e kreut, ku Spanja dhe Holanda vazhdojnë që të qendrojnë në vendin e parë dhe të dytë, ndërsa në vendin e tretë është renditur Gjermania.