Tri nga pesë ekipet shqiptare nga Shqipëria e Maqedonia, që do të marrin pjesë në kupat evropiane në futboll, aventurën e tyre do ta nisin të enjten. Renova, Vllaznia dhe Flamurtari të enjten do të luajnë në rrethin e parë kualifikues të Europa League. Skuadra e Renovës, që drejtohet nga trajneri kosovar Bylbyl Sokoli, do të përballet me Glentoranin e Irlandës. Ndeshja do të luhet në stadiumin e Shkupit (20:30). Përderisa Renova luan në shtëpi, Vllaznia e Shkodrës dhe Flamurtari i Vlorës luajnë në udhëtim. Vllaznia është mysafire e skuadrës nga Malta, Birkirkara (20:30), kurse Flamurtari luan në Podgoricë me Buduqnostit (21:00).
Ty skuadrat e tjera shqiptare, Shkëndija dhe Skënderbeu, do të luajnë më vonë në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. /kd/