Holandezi Frenk Rajkard është emëruar si trajneri i ri i kombëtares së Arabisë Saudite. Lajmi është bërë i ditur nga ana e Federatës së këtij vendi. Ende nuk dihen detaje se sa do të zgjasë kjo kontratë dhe sa do të përfitojë Rajkard, por tashmë ai është trajner i kombëtares arabe. Rajkard ka drejtuar edhe kombëtaren holandeze, por kulmin e tij si trajner e arriti me drejtimin e Barcelonës, ekip me të cilin fitoi dy tituj kamion të Spanjës dhe një Ligë Kampionesh. Pas Barcelonës, Rajkard mori drejtimin e turqve të Gallatasarait, por dështoi dhe për këtë arsye u largua nga drejtimi ekipit në të cilin bën pjesë edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Lorik Cana.