Marçelo Lipi gati të rikthehet të trajnojë

1 Korrik 2011, 13:02Sport TEMA

Pas një viti pushim, ish-tekniku i kombëtares italiane, Marçelo Lipi, është shprehur se është gati që të rijthehet për të marrë drejtimine ndonjë ekipi apo kombëtareje. “Pas eksperiencës në Afrikën e Jugut, preferova që të pushoj pak. Tani kam dëshirë që të rikthehem në fushë”, ka thënë Lipi për “Noi Tv”. Ai ka saktësuar se nuk do të pranojë që të drejtojë asnjë ekip në Itali, por do të shkojë jashtë, për të drejtuar ndonjë klub apo kombëtare. Eksperienca e fundit e Lipit nuk shkoi si duhet, pasi nuk arriti që ta nxirrte dot kombëtaren e Italisë as nga grupi në Botërorin e Afrikës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje