Mesfushori me origjinë shqiptare, Përparim Hetemaj, ka kaluar nga Breshia tek ekipi i Kievos. Lajmi është bërë i ditur nga ana e ish-drejtorit sportiv të Breshias, Xhianluka Nani, që merret me shitjet e lojtarëve të ish-ekipit të vet. Nani ka thënë se tashmë mungojnë vetëm detajet për t’u zyrtarizuar, por Hetemaj mund të quhet një lojtar i Kievos. Ky i fundit është konsideruar si një prej mesfushorëve më premtues në Serinë A, pas paraqitjeve me Breshian sezonin e kaluar. Ai kërkohej dhe nga disa ekipe të tjera në Itali, si Lacio, Xhenoa Palermo etj. Hetemaj luan për kombëtaren e Finlandës.