Mançester Siti është një nga ekipet më active gjatë kësaj merkatoje. Mediat britanike bëjnë me dije se drejtuesit e ekipit të Sitit kanë arritur një marrëveshje me mbrojtësin e majtë të Arsenalit, Gei Klishi. Sipas tyre, ky i fundit do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare, ndërkohë që Arsenalit do t’i shkojnë 8 milionë euro. Klishi ndiqej edhe nga Liverpuli dhe Roma, pasi për një vit i përfundonte kontrata me Arsenalin. Por, mësohet se Siti është shumë pranë edhe një tjetër lojtari të Arsenalit. Bëhet fjalë për francezin tjetër, Sami Nasri, për të cilin pritet që të paguajë 16.5 milionë euro, ndërsa do t’I ofrojë atij plot 10 milionë euro në vit. Nasri është një nga lojtarët më të kërkuar, pasi për të interesohen edhe Mançester Junaited, Milan e Barcelona.