Daniel Godelli shpallet kampion i botës për të rinj

2 Korrik 2011, 20:14Sport TEMA

Peshëngritja shqiptare korr një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare, pasi Daniel Godelli është shpallur sot kampion i botës për të rinj, në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për këtë grupmoshë, që po zhvillohet në Pineng të Malajzisë.

Godelli ka spikatur në kategorinë e peshës trupore deri në 69 kg, duke marrë dy medalje të argjendta, në shkëputje dhe në shtytje, dhe një medalje të artë në dygarësh.

Daniel Godelli është shpallur sot kampion i botës për të rinj, pasi peshëngritësi shqiptar ka trimfuar në kategorinë e peshës së tij në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për këtë grupmoshë.

Në këtë kampionat, që po zhvillohet në Pineng të Malajzisë, Godelli ka spikatur në kategorinë e peshës trupore deri në 69 kg, duke marrë dy medalje të argjendta, në shkëputje dhe në shtytje, dhe një medalje të artë në dygarësh.

140 kg e ngritura me sukses në provën e parë, i kanë mjaftuar peshëngritësit të vetëm shqiptar në këtë veprimtari botërore, për të marrë medaljen e argjendtë në stilin e shkëputjes.

Në fakt, Godelli, i cili i shkoi dëm dy provat e tjera me 141 kg, e ka humbur medaljen e artë në këtë stil vetëm për shkak të peshës trupore. 330 gramët peshë trupoe që shqiptari kishte më tepër se kinezi Peijong Huang i kanë dhënë këtij të fundit vendin e parë në podium në kurriz të Godellit, pasi të dy sportistët kishin ngritur nga 140 kg secili.

Ndërkaq, një provë e vetme me 169 kg, i ka mjaftuar Godellit të marrë një tjetër medalje të argjendtë në stilin e shtytjes, ku peshëngritësit shqiptar përsëri i është mohuar medalja e artë për shkak të peshës trupore.

Ndryshe nga shkëputja, peshëngritësi kuqezi ka qenë afro 1 kg më i rëndë se iraniani Xhaber Behruzi, i cili ka ngritur gjithashtu 169 kg, po aq sa Godelli. Megjithatë, 309 kg e marra në total i kanë dhënë Daniel Godellit medaljen e artë në dygarësh dhe titullin e kampionit të botës.

Në fakt, Godelli i cili ka garuar duke vuajtur ende dëmtimin e pësuar në Evropianin e para disa muajve në Rusi, nuk i ka zhvilluar dy provat e tjera për arsye se nuk ka qenë e nevojshme përsa i përket medaljeve, por edhe për t’u ruajtur nga ndonjë përkeqësim i dëmtimit.

Duhet theksuar se medaljet e Daniel Godellit, janë medaljet e parë që kontinenti evropian merr në këtë Kampionat Botëror të Peshëngritjes për Të Rinj, që po dominohet nga Azia dhe Afrika.

Në vendin e dytë në podium në dygarësh është ngjitur kinezi Peijong Huang, me 308 kg, ndërsa iraniani Xhaber Behruzi ka fituar duelin e peshës trupore me moldavin Artiom Pipa, duke marrë medaljen e bronxtë në dygarësh, pasi të sportistët kishin ngritur nga 303 kg në total.

13 komente në “Daniel Godelli shpallet kampion i botës për të rinj”

    1. anticensurë says:

      hej turko….!
      dhe ky është myslyman!përse i thua bravo?
      apo e ke ngrënë prej emrit që e ka daniel?
      o tallash mos e ndërro zanatin,mos na fut në dyshime dhe ne të shkretëve!
      vazhdo me budallallëqet e tua!u mësuam tashti,nuk bëjmë dot pa to!

  1. shpulla says:

    edhe nje drejt evropes,

    1. ylli says:

      botes ore…..bravo

  2. preng sherri says:

    Urime!
    Kemi nevoje per lajme te tilla,uroj te na nderoje gjithmone.

  3. Ermal says:

    Te lumte Daniel, suksese te metejshme!
    Sa bukur te rri flamuri mbi shpatulla!

  4. une them says:

    urime daniel, dhe suksese te metejshme.
    dhe gjithmon nen flamurin shqiptar.

  5. trust_no1 says:

    Bravo djali! Suksese!

  6. osman says:

    krenaria jote eshte e gjitheve ne shqiptarve,lum shqipja se te ka te lumte zoti te bekofte.i beje thirrje presidentit z topi kryeministrit z berisha qe ti afrojne kti djaloshi 1 shperblim 100 mije euro eshte heroike te valvitet flamuri yne ne bote,por politiken ekemi mut

    1. tourkofagos says:

      pse me i marre ,peshengritesi paret,kur mund ti marre argita e salijes

  7. lena says:

    Bravo djale te lumeshin krahet na nderon ne shqipetaret…

  8. flamur says:

    bravo dhe suksese djalit nderove veten dhe shqiperin

  9. iliri nga tirana says:

    Bravo per medaljen, por nuk morem vesh sa vjeç eshte djali. Shume shqiptare kane marre medalje ne kete moshe, por me pas jane zhdukur sepse jane te stermunduar dhe pesojne difekte trupore(sidomos ne shtyllen kurrizore) qe sbehem me per sport. Ne moshen e pubertetit nuk lejohen ngarkesa te tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje