Mesfushori me origjinë shqiptare, Blerim Xhemajli, ka kaluar tek klubi i Napolit. Lajmi për kalimin e 25-vjeçarit tek Napoli është zyrtarizuar me një njoftim nga ish-ekipi i vet, Parma. Për Xhemajlin, Napoli i ka dhënë Parmës mesfushorin Emanuele Blazi dhe mbrojtësin Fabiano Santakroçe. Xhemajli ka mbërritur në Itali në vitin 2008, ku fillimisht u aktivizua me Torinon dhe më pas kaloi tek Parma. Tashmë ai ka bërë një hap tjetër përpara, duke kaluar tek Napoli, ekip me të cilin do të ketë mundësinë që të luajë në Ligën e Kampioneve. 25-vjeçari konsiderohet si një prej mesfushorëve më të talentuar në kampionatin italian. Ai është një nga shqiptarët e shumtë e rritur në Zvicër dhe për këtë arsye ka vendosur që të luajë për kombëtaren e këtij shteti.
eek
NUK QENKA SHQIPTAR.