Mesfushori francez i Arsenalit, Samir Nasri, gjatë sezonit të ardhshëm do të luajë për Mançester Sitit. Sipas “Sun”, Siti tashmë ka arritur një marrëveshje me Arsenalin, të cilit do t’i paguajë 20 milionë stërlina për francezin. Ky I fundit ndërkohë, tek Siti do të përfitojë 150 mijë stërlina në javë. Samir Nasri kërkohej edhe nga ekipe të tjera, si Mançester Junaited, Milan dhe Inter. Kjo është blerja e dytë brenda pak ditësh që Siti bën tek Arsenali, pasi mori nga “topçinjtë” edhe mbrojtësin Klishi.