Hoze Murinjo është duke menduar që të bëjë ndryshime të shumta tek Reali për sezonin e ardhshëm, duke nisur që nga shiriti i kapitenit të ekipit. Sipas “AS”, Murinjo ka vendosur që t’ja heqë shiritin portierit Kasija, për t’ja dhënë atë njërit prej mbrojtësit Serxhio Ramos, ose mesfushorit Ksabi Alonso. Vendimi u Murinjos ka të bëjë me faktin se ai kërkon që kapiteni të ketë më shumë kontakt me arbitrin e ndeshjes, gjë që Kasijas nuk e bën dot, për shkak se është në portë. Por, ky vendim pritet që të hapë polemika dhe mund të tensionojë situatën në ekip. Kasijas ndodhet që prej vitit 1999 tek Reali dhe ka një kontratë që zgjat deri në vitin 2017. Ai është kapiten edhe i kombëtares së Spanjës.