Tifozët shqiptarë të Shkëndijës ’79, “ballistët” janë pajtuar të bëjnë nja 30 kilometra sa duhen për të shkuar nga Tetova në Shkup, aty ku do të zhvillohet përballja e skuadrës së tyre me ekipin serb, Partizanin, në ndeshjen e kthimit të rrethit dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, më 19 apo 20 korrik. Por, para kësaj, një grup prej 700 deri në 1000 “ballistë” do të udhëtojnë shumë më larg, në Beograd, aty ku më 12 apo 13 korrik do të zhvillohet ndeshja e parë mes këtyre skuadrave.
Gazeta serbe “Alo” ka bërë një reportazh për grupin e tifozëve të Shkëndijës, stadiumin e Tetovës që nuk i plotëson kushtet për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare si kjo me Partizanin dhe për vetë qytetin. Dhe, “ballistët” kishin përgjigje të prerë për çdo pyetje, ndër të tjera edhe nëse frikësohen se policia nuk do t’i lejojë të futen në Serbi me rekuizita kuqezi dhe me simbole shqiptare dhe se mund të sulmohen nga tifozët e Partizanit, të njohur për dhunë në mbarë Evropën. “Grobari” (Varrmihësit).
“Do të vijmë në Beograd. Do jemi mes 700 e 1000 djem nga Tetova”, ka thënë njëri nga udhëheqësit e “ballistëve”, emrin e të cilit nuk e ka publikuar gazeta “Alo” në numrin e saj të së hënës. “Pse të na ndalojë policia serbe të hyjmë në Serbi, edhe nëse vërtet duan të na ndalojnë, këtë nuk do të mund ta bëjnë, pasi UEFA nuk do të lejonte një gjë të tillë. Kemi të drejtë të jemi në stadium dhe të përkrahim ekipin tonë”.
Tifozët tetovarë janë shprehur të zhgënjyer që nuk do të luajnë në stadiumin e tyre në Tetovë, aty ku sipas tyre ekipi nuk ka humbur në tri vitet e fundit. Por, edhe në Shkup gjithçka do të frymojë kuqezi sipas tyre. Nga 30.000 ulëset sa ka stadiumi “Filip Makedonski” në Shkup, sipas “ballistëve jo më shumë se 1.600 tifozë të Partizanit do të mund të jenë të pranishëm.
“Ballistët” kanë paralajmëruar se nuk kanë frikë nga tifozët e Partizanit dhe se do t’i presin ata në Shkup, ashtu siç do të priten në Beograd.
“Nëse vërtet u intereson se a frikësohemi nga ‘grobarët’, atëherë përgjigjja është ‘jo’. Në fakt, siç do të na presin ata neve në Beograd, ashtu do t’u revanshohemi në Shkup”, ka thënë një nga udhëheqësit e “ballistëve”, shkruan gazeta “Alo”.
“Ballistët” s’i bëjnë hesap tifozët maqedonas të Vardarit
Udhëheqësit e grupit të tifozëve “Ballistët” nuk i njohin për rivalë të denjë ata të Vardarit të Shkupit “Komiti”, që po ashtu vlerësohen grup i organizuar mirë. Tifozët maqedonas të Vardarit kanë paralajmëruar se do të përkrahin Partizanin në ndeshje kundër Shkëndijës ’79 të Tetovës, por kjo nuk përbën problem për “ballistët”.
“S’ka gjë nga ‘komitët’, ata tek ne në Tetovë nuk kanë ardhur tash e dhjetë vite, kurse ne vazhdimisht shkojmë në Shkup. Ata për ne janë ‘kikiriki'”, citon “Alo” njërin nga udhëheqësit e “ballistëve”./kd/
Me qe jeni balliste,medoemos qe do jeni njerez FRIKACAKE!!!Balliste ne Shqiperi perhere i kane mbushur BREKET PLOT NGA FRIKA!!!Po mburreni me nje emer PA LAVDI!!!
Jo po si ju komunistet qe bashkpunuat dhe u lidhet me sllavet armiqte tane shekullor ne fillim me sllavet e jugut jugosllavet dhe me pas me sllavet e rusise dhe perhapet mortjen ketu se kur u liruan kufinjte ja mbathen te gjithe me vapore.Perhapet ne Shqiperi komunizmin ideologjine pansllave,
ballistet jane demokratet e pare te shqiperise ! ballistet jane vrare mbas shpine, nga komunistet e etur per gjak ! kurse Ballistet ishin te etur per Atdhe ! o viktim e kohes !
Per cfare rrace ballistesh e keni fjalen,se keta shqiptaret edhe sot po i shohim se nuk ja u VAR NJERI TENEQENE!!!Eshte shtresa me inmjorante dhe me antio shqiptare e shoqerise tone!!Ka 20 vjet,qe nuk kane konkuruar asnjehere ne zgjedhje!!!Shikoni hani ndonje pule se kaq keni ju!!!Sa per partizanet,LANI GOJEN ME ILAC RROBESH,se po qelbeni!!!Ne cdo 9 MAJ,kur e gjithe bota feston diten e FITORES MBI FASHIZMIN,NE MOSKE FTOHEN VETEM PARTIZANET,NDERSA BALLISTET RRESHTOHEN KUR TE FITOJE PRAP HITLERI E MUSOLINI!!!Une nuk merrem me perrallat e Dulles,se nuk me lene KRIMET e Sales,qe dalin e teprojne!!!Me maloket nuk behetShqiperia!!Ballistet e Kosoves,quhen CETNIKE dhe i kane sherbyer vetem SERBISE KUNDER SHQIPTAREVE!!!
ik morr legena ju keni bashkpunu me jugosllave gjate luftes dhe ne moske therrasin vetem partizanet nga qe ata jane m!t komuniste si puna e pansllaveve.
o zef?edhe hysni milloshi ka 2 pare men me shume se ty
Hajde Zef hajde. Akoma me perrallat e Dulles ti?
Zef ne jete çdo gje ka dy faqe.mos u ngut duke pare vetem njeren ane.Ne dime mbi ballistat ate qe na kane mesuar filmat me partizan,me nenen parti e me lesh e presh.
E verteta mbi ballistet eshte krejt e kundert nga ajo qe na kane mesuar ne shkolle.
o Zef bej dallimin Ballistet ne Kosove kane qene me trimat. Mos i lexo perallat komuniste per frikacaket balliste. Lexo pak
fortesi : Pa dyshim ata ishin trima se shqiptare ishin por u rreshtuan ne krahun e gabuar . Lexo kujtimet e oficerave aleate anglo-amerikane .
Ballistet ne Shqiperi ne luften e dyte ishin parti politike Social Demokrate pra me program te majte si ps sot por Enver qeni i vrau se mos i merrnin pushtetin sepse udhehqesit e ballit ishin intelektuale klasi ,dhe kishin simpatine e shume partive socal demokrate ne Europe kjo eshte e verteta dhe nuk ka tjeter.
Kam pas lexuar ne nje dokument mbi historine e shqiperise ne internet qe thonte qe oficeret balliste ne kohen e komunizmit ishin te gjithe te shkolluar me arsim te larte dhe qe pjesa me e madhe kishin ardhur nga jashte shqiperise.
per fat te keq si ne çdo vend te botes historine e ben fituesi,ndersa humbesi duhet te humbase ne beteje dhe ne histori.
shpresoj qe nej dite te dale e verteta ne shesh.
koha ka treguar se Ballistet kishin te drejte !