Pas viteve të tëra persekutimi, për lojtarët dhe shoqërinë e Juventusit, duket se tashmë ka ardhur koha për revansh, pas daljes në skenë të fakteve që përfshijnë edhe Interin në skandalin e Kalçiopolit.
Dy nga ikonat e Juventusit dhe futbollit italian, Alesandro Del Piero dhe Xhixhi Bufon, që janë dhe të vetmit e mbetur në ekip nga ai Juventus para “Kalçiopolit”, janë shprehur se titulli i vitit 2006, që ju dha Interit në tavolinë, tashmë duhet t’u rikthehet bardhezinjve.
“Kanë kaluar shumë vite që nga titulli i 2006, të cilin e fituam me meritë dhe festuam në fushë për të. Gjatë këtyre pesë viteve ka pasur ngjarje të shumta dhe situata tashmë është sqaruar më shumë, kështu që do të ishte një gëzim shumë i madh për ne nëse na rikthehet sërish ai titull, i fituar në fushën e lojës me meritë”, ka thënë portieri i bardhezinjve, Xhixhi Bufon.
Të njëtën linjë ka ndjekur edhe kapiteni dhe legjenda e Juventusit, Alesandro Del Piero, i cili ka thënë se pret që kjo çështje të mbyllet njëherë e mirë dhe më në fund të vendoset drejtësia.
Më i ashpër në reagimin e tij ka qenë presidenti i bardhezinjve, Andrea Anjeli, i cili ka thënë se pret që Juventusi të respektohet, pasi është ekipi më i madh në historinë e futbollit italian.
“Kërkoj respekt në drejtim të Juventusit. Ky klub ka bërë historinë e futbollit italian në botë dhe ka një histori prej më shumë se njëqind vjet. Kërkojmë që të trajtohemi në mënyrë të barabartë me Interin”, është shprehur presidenti i bardhezinjve.
Sipas Anjelit, Italia i detyrohet shumë Juventusit, pasi nga 44 lojtarët që kanë fituar katër Kupa të Botës me Italinë, 27 prej tyre kanë qenë bardhezinj, çka tregon se sa i madh dhe i rëndësishëm është ky ekip jo vetëm për tifozët e vet, por për gjithë Italinë.
Komentet e Anjelit janë bërë në ditën që Juventusi ka prezantuar fanelat e reja për sezonin që vjen, ceremoni në të cilën ishin të pranishëm edhe Del Piero, Bufon, Pirlo dhe Markizio.
Nese gjykata mendon se edhe Interi gjate atij viti eshte ndihmuar nga gjyqtaret ose ka bere presion dhe ka marre “frytet e ketij presioni”, atehere eshte me e drejte qe titullin t’ja japin vendit te trete; pra as Juventusi dhe as Interi. Te dyja kane bere te njejten shkelje qe eshte e denueshme,
per 2005 2006 i pari doli juve i dyti milan i treti inter i katerti fiorentina
Respect!
?