Morati: Nuk mund të na e heqin titullin e 2006-s

6 Korrik 2011, 17:30Sport TEMA

Edhe pse në skenë kanë dalë fakte të pakundërshtueshme, dhe këto nga prokurori i Federatës Italiane të Futbollit, që implikojnë Interin për ndikim tek gjyqtarët, presidenti i zikaltërve, Masimo Morati, ka thënë se nuk do të heqë dorë nga titulli i 2006-s, të cilin e mori në tavolinë pasi ju hoq Juventusit.

Morati ka pohuar se titulli i marrë në vitin 2006 është një çështe e mbyllur dhe përfaqësuesit ligjorë të Interit do të përgatiten për ta mbrojtur atë.

Presidenti zikaltër është shprehur se më shumë se sa dyshimet për titullin, e kanë lënduar akuzat për ish-zëvendës presidentin e zikaltërve, Faket, që ndërroi jetë pak kohë më parë.

Në raportin e prokurorit të Federatës Italiane të Futbollit, Palaci, thuhet qartë që Faketi ka ndikuar tek arbitrate, në mënyrë që ata të favorizonin Interit.

Për këtë arsye, më shumë se sa t’I vijë keq për Faketin, presidenti zikaltër ndoshta do të bënte mirë që të kërkonte falje për ato që ai i ka bërë dhe që padyshim Morati i ka ditur.

Tashmë ka ardhur koha që Morati të mos bëjë më të ndershmin dhe njeriun e mirë, sepse askush nuk e beson më. Ai është i përfshirë në skandalin e “Kalçiopolit”, po aq sa ç’është përfshirë edhe Luçiano Moxhi, i cili është persektuar për vite të tëra në Itali, duke u konsideruar si e keqja e futbollit italian.

Falë vullnetit dhe betejës së Moxhit, në fakt u provua se nuk ishte ai e vetmja e keqe e futbollit. Është i gjithë futbolli italian që ka probleme. Dhe për këtë, duhet të përgjigjen të gjithë. Jo vetëm Moxhi dhe Juventusi, që nga kjo histori kanë humbur shumë.

 

4 komente në “Morati: Nuk mund të na e heqin titullin e 2006-s”

  1. idi says:

    me falni o nuk merrni vesh nga futbolli o jeni kunder interit.po per titullin e interit ne 98 e 2002 qe ja mori moxhi ,juvja e albitrat dhe milionat qe harxhoi morati kush pergjigjet.te jeni korrekt dhe flisni me fakte .ne ato vite cdo jave kishte skandale albitrimesh dhe ishin kunder interit. eshte mekat qe tani merren me faketin qe nuk ju pergjigjet dot, turp shume turp, .ne itali do duhen edhe 100vjet qe nje ekip tjeter te beje triplete si interi

  2. alban says:

    me pelq qe tema eshte edhe juventine ! jeni gazeta me e mire e treg me rob shpie !

  3. celio-NY says:

    tja morin qe cke me te

    1. un says:

      t’ja morin lesht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje