Fabregas: Nuk do të luaj më për Arsenalin

8 Korrik 2011, 11:42Sport TEMA

Tashmë Çesk Fabregas e ka vendosur: nuk do të luajë më për Arsenalin. Të paktën kështu bëjnë me dije mediat spanjolle. Sipas këtyre të fundit, mesfushori spanjoll u ka thënë shokëve të ekipit se nuk do ta veshë më fanellën e Arsenalit, pasi do të largohet nga ekipi. Tashmë Arsen Venger nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të dorëzohet dhe të pranojë kërkesën e Barcelonës për mesfushorin që e ka rritur vetë. Barcelona prej dy vjetësh është duke u përpjekur me të gjitha forcat për ta rikthyer Fabregas, por ka hasur në rezistecën e Venger, që ka arritur ta bindë spanjollin të qendrojë në Londër. Por, kësaj herë duket se rrugët e Fabregas me Arsenalin janë ndarë përfundimisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje