Talenti brazilian i Santosit, Neimar, i konsideruar si pasardhësi i “Fenomenit” Ronaldo, ka qenë shumë pranë kalimit tek Reali deri tani. Por, siç bën me dije “As”, Barcelona ka bërë një hap të rëndësishëm dhe mund t’ua marrë madrilenëve sulmuesin. Mësohet se presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka qenë i pranishëm në stadium në ndeshjen midis Brazilit dhe Venezuelës. Më pas, ai ka fluturuar për në Brazil, ku ka takuar presidentin e Santosit dhe menaxherin e babain e sulmuesit Neimar. “As” bën me dije se Rosell ka rëndë dakord që t’i paguajë Santosit 45 milionë euro, aq sa ç’kërkon për Neimar, por kjo shumë nuk do të paguhet menjëherë. Në ditët në vijim pritet që situata të sqarohet më shumë. Në rast se Barcelona do i merrte Neimar, kjo do të ishte një goditje shumë e rëndë për Realin, duke parë rivalitetin e dy ekipeve spanjolle, e cila, përveçse në fushë, shfaqet edhe në merkato.