Siti kërkon të zëvendësojë Tevez me Agueron

7 Korrik 2011, 12:19Sport TEMA

Mançester Siti është një nga ekipet më aktive gjatë kësaj merkatoje. Pasi ka marrë mbrojtësit Klishi dhe Saviç, si dhe është shumë pranë mesfushorit Nasri, Siti kërkon të blejë edhe një sulmues, për të zëvendësuar Karlos Tevez, i cili ka deklaruar se do të largohet. Objektivi kryesor i Sitit është sulmuesi tjetër argjentinas, Serxhio Aguero. Sipas “Sun”, Siti i ka ofruar klubit të tij, Atletikos së Madridit, më shumë se 40 milionë euro. Atletiko ka kërkuar 45 milionë dhe marrëveshja mund të mbyllet. Për Agueron, dy klubet më të interesara deri më tani kanë qenë Juventusi dhe Reali. Bardhezinjtë ofruan 32 milionë euro dhe Tiagon për sulmuesin, por Atletiko refuzoi. Për këtë arsye, duket se tashmë kanë mbetur në garë vetëm Siti dhe Reali. Aguero ka thënë se të ardhmen e tij do ta vendosë për Kupës së Amerikës.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje