Argjentina nuk është duke bërë paraqitje negative në Kupën e Amerikës dhe për këtë arsye, shtypi vendas tashmë ka ngritur shumë pikëpytje për lojtarët, në veçanti për yllin e saj, Lionel Mesi.
Titujt e gazetave argjentinase janë hapur gjatë ditës së sotme me fjalë jo shumë inkurajuese për Mesin. “Ky nuk është Mesi”, shkruante një prej të përditshmëve argjentinase.
Tashmë në Argjentinë duket se e kanë humbur durimin me paraqitjet zhgënjyese dhe simboli i këtyre paraqitjeve jo të denja është është bërë pikërisht ylli i Barcelonës.
Tashmë ai po kontestohet jo vetëm nga shtypi, por edhe nga tifozët argjentinas, ashtu siç ndodhi pas ndeshjes me Kolumbinë.
Mediat vendase thonë se paraqitjet e Mesit me Argjentinën janë shumë larg paraqitjeve të tij me Barcelonën, të cilat kanë bërë që ai tashmë të konsiderohet si lojtari më i mirë në botë.
Por, nëse tek Barcelona ai luan me mesfushorë të tillë si Ksavi dhe Iniesta, tek Argjentina duhet të luajë me Maskeranon dhe Kambiason. Ndryshimi është i thellë, pasi këta të fundit nuk mund ta ndihmojnë dot Mesin në sulm dhe për këtë arsye ai has vështirësi në lojë.
Mesi tashmë duhet të reagojë dhe të shfaqë gjithë talentin e tij, ndryshe do ta humbasë përfundimisht besimin e tifozëve argjentinas, të cilët e shohin atë si njeriun kryesor si për sukseset, ashtu edhe për zhgënjimet.
Vetem per korigjim,me larte thuhet “Argjentina nuk eshte duke bere paraqitje negative”,d.m.th. po bene paraqitje pozitive????!!!!.
Me siguri e ka bere kete artikull Kamikaz mehmet veliu .hahahaha se ai ben te tilla gabime