Moxhi: Milani është njësoj fajtore si Interi

8 Korrik 2011, 17:22Sport TEMA

Luçiano Moxhi, i akuzuari i madh për skandalin që shpërtheu në vitin 2006 në Itali, tashmë ka shansin për t’u hakmarrë ndaj atyre që e akuzonin, sidomos Interin.

Moxhi ka deklaruar se zikaltërve duhet që t’u hiqet sa më parë titulli i dhënë në tavolinë në vitin 2006, pasi ai i përket vetëm një ekipi, Juventusit.

Sipas Moxhit, Morati duhet të pranojë manipulimet që ka bërë dhe most ë fshihet pas një njeriu që tashmë ka vdekur, sepse ai nuk mund ta shpëtojë.

“Sigurisht që titullin e 2006-s Interit duhet t’ja heqin. Është e kotë që Morati fshihet pas vdekjes së Faketit. Faktet tashmë nuk mund të fshihen”, ka thënë Moxhi.

Ky i fundit ka sulmuar edhe ekipin e Milanit, duke thënë se është po aq fajtor sa Interi, për shkak se drejtuesit e saj kanë ndikuar tek arbitrate për t’i favorizuar.

“Nëse do të dëgjoni telefonatat e drejtuesve të Milanit dhe ato që kam bërë unë, do t’ju dukesha një diletant”, ka thënë ish-drejtori sportive i Juventusit.

Ky i fundit ka thënë se nëse nuk do të kishte vdekur Umbero Anjieli, kjo gjë nuk do të kishte ndodhur, pasi askush nuk mund të tallet me Juventusin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje