Venger bllokon ikjen e Fabregas dhe Nasri

11 Korrik 2011, 12:50Sport TEMA

Mesfushorët e Arsenalit, Çesk Fabregas dhe Samir Nasri, janë lojtatërt më të kërkuar të merkatos. Mediat kanë bërë me dije se Fabregas është drejt kalimit tek Barcelona, që ka dy vjet me radhë që e kërkon, ndërsa Nasri mund të kalojë tek Mançester Siti. Por, nuk mendon kështu trajneri i Arsenalit, Arsen Venger. Ky i fundit ka thënë se Fabregas dhe Nasri do të vazhdojnë që të jenë pjesë e Arsenalit edhe për këtë sezon. “Fabregas dhe Nasri do të qendrojnë? Por, përse jo. Tashmë e njohim historinë e Fabregas me Arsenalin, por ne jemi duke u përgatitur për sezonin e ri dhe shpresoj që ta luajmë me Fabregas. Edhe Nasri shpresoj se do të luajë me ne sezonin e ardhshëm”, ka thënë Venger.

1 komente në “Venger bllokon ikjen e Fabregas dhe Nasri”

  1. peshku pa uje says:

    Ik mor K.. po kush te pyet me ty. largimi i tyre ka marre fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje