Antonio Konte: Juventusi duhet të rigjeje shpirtin që e karakterizon

11 Korrik 2011, 17:48Sport TEMA

Trajneri i Juventusit, Antonio Konte, ka folur për herë të parë për mediat, që nga nisja e përgatitjeve për sezonin e ri nga bardhezinjtë. Konte ka thënë se Juventusi ka kaluar dy sezone të vështira dhe tashmë është koha që ekipi të gjejë shpirtin që e karakterizon këtë klub.

“Organizimi është shumë i rëndësishëm, ashtu si dhe teknika dhe taktika. Por, objektivi i parë është që të gjejmë shpirtin e Juventusit. Gjërat e tjera vijnë më vonë”, ka thënë ish-kapiteni i bardhezinjve, që tashmë ka detyrën e vështirë për ta rikthyer Juventusin si në kohërat kur ai luante: fitues.

Konte ka vazhduar më tej, duke thënë se: “Duhet të kemi dëshirën që të luftojmë, të dalim nga fusha me bluzën e lagur me djersë dhe duhet të kuptojmë që jemi Juventusi. Ekuacioni është i thjeshtë: Juventus = fitore”, ka pohuar Konte, duke thënë se ka marrë drejtimin e Juventusit për ta rikthyer atë tek fitoret, edhe pse kjo gjë nuk do të jetë e lehtë.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje