Mediat britanike bëjnë me dije se Interi do të pranojë kërkesën e Mançester Junaited për mesfushorin holandez, Uesli Shnajder. Mësohet se Junaited do të paguajë 39 milionë euro për të marrë mesfushorin holandez. Interi nga ana tjetër, këto para pritet që t’i shpenëzojë për një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për mesfushorin-sulmues të Udinezes, Aleksis Sançez. Ky i fundit është shprehur se kërkon që të kalojë tek Barcelona, por tratativat mes klubit katalanas dhe Udinezes janë bllokuar. Barcelona ofron vetëm 27 milionë euro, ndërsa Udineze kërkon 35. Për këtë arsye, tashmë mund të ndërhyjë Interi dhe të marrë Sançezin.