Kombëtarja braziliane i ka bërë një nisje shumë të keqe Kupës së Amerikës, pasi në dy ndeshjet e para ka mundur që të marrë vetëm barazime. Kjo ka sjellë irritimin e shtypit dhe tifozëve brazilianë. Kritikat më të shumta bien mbi trajnerin Menezez. Këtij të fundit, tifozët me ironi i kanë bërë një sugjerim që të grumbullojë në ekip futbollisten e famshme braziliane, Marta. Në rast se nuk fiton në ndeshjen e fundit ndaj Ekuadorit, kombëtarja braziliane, e cila nuk ka treguar formën e saj më të mirë, mund të skualifikohet nga Kupa e Amerikës, çka do të ishte një dështim shumë i madh për futbollin brazilian.
me futbollin e sotem ka humbur cdo gje e krenarise kombetare.
Nuk ka me futboll ne ditet e sotme. Ai eshte i semure.
nuk esht trajner ky
Nuk duhet ironizuar emri i Martës. Kapacitetet e saj fizike dhe teknike janë të njejta si në futbollin e meshkujve.