Futbollisti kosovar: Në Shqipëri na shohin si inferiorë

11 Korrik 2011, 22:21Sport TEMA

Ish-mbrojtësi i Hysit dhe së fundi i Flamurtarit të Prishtinës, Bashkim Ahmeti, është ndarë jashtëzakonisht i zhgënjyer me një aventurë që kishte në skuadrën e promovuar në Superligën e Shqipërisë, Pogradecin. Ai kishte marrë një ftesë për t’u testuar te kjo skuadër, që më pas të bëhet pjesë e saj, por kjo aventurë për të ishte zhgënjyese.

“Për dy ditë isha në Pogradec dhe pashë sa të painteresuar janë ndaj neve. Më e keqja ishte kur në një ndeshje testuese në minutën e 10-të, u qëllova me bërryl nga kundërshtari dhe paramendo, trajnerët as që erdhën të më shikojnë nëse kam ndonjë thyerje apo jo”, tha Ahmeti, duke shtuar se pas kësaj ai kishte shkuar në spital dhe nuk është paraqitur më në atë skuadër.

“Ata hapur shprehnin respekt shumë më të madh për futbollistët e huaj që vinin, sesa për neve që ishim nga Kosova. Kjo më ka zhgënjyer dhe lus që kjo bindje të jetë vetëm në këtë skuadër e jo edhe në të tjerat”, shtoi 26- vjeçari, Ahmeti.

Ditë më parë në opinion është folur edhe për mundësinë e kalimit të tij në skuadrën e Tiranës, pas disa videoinxhizimeve që ata kishin parë, por sipas futbollistit, transferimi i tij është thuajse i pamundur, sidomos pas asaj që pa në Pogradec.

“Për futbollistët që luajnë në Superligën e Kosovës, është shumë vështirë të bëhen pjesë e futbollit të Shqipërisë. Ata kanë shumë pak informacione për lojën që luhet në Kosovë, kështu që edhe na llogarisin inferiorë ndaj tyre. Kështu që nuk besoj se mund të jem pjesë e Tiranës në të ardhmen”, tha mbrojtësi.

Pas kësaj aventure të çuditshme, qendërmbrojtësi është i përqendruar të gjejë një skuadër në Superligën e Kosovës. Sipas tij, misioni në fanellën kuqezi të Flamurtarit ka mbaruar dhe është duke shqyrtuar mundësitë tjera.

“Me Flamurtarin e kam përfunduar marrëveshjen që kishim. Tani jam lojtar i lirë dhe po pres oferta të reja nga skuadrat e Superligës. Janë disa skuadra që kanë shprehur dëshirën, por gjithçka do të sqarohet në ditët në vazhdim”, përfundoi Bashkim Ahmeti.

10 komente në “Futbollisti kosovar: Në Shqipëri na shohin si inferiorë”

  1. raimondi says:

    Epo kur ben pordhe ekipi i Pogradecit qe jane te gjithe hajvane –Ekip rrembythje

    —-Pogradecaret kane nivel me te ulet se koqet e mija — Hajvanet e dreqit –Pogradecaret jane shume provinciale prandaj sillen ashtu bajga

    1. jimmyi says:

      rRajmond po lexoj komentin tuaj po qesh e po qaj pune buksash

  2. Stefan Cole Vlore says:

    Ky duhet te jete nje lojtar i mbaruar dhe sajon jusifikime te kota per te mbuluar “inferioritetin” e tij.
    Po sipas ketij idioti me dhjetra kosovare qe kane luajtur ne Shqiperi dhe luajne edhe ne kobetare mos jane gje te etnise serbe?

    1. jimmy says:

      ky done nje perkthyes jo per me luajtur me TIRONEN le te shkoje ne shkup

      1. burimi says:

        pse ne shku qka po don me thon ti ne shku qka na qenka tirana soht hiq klub ma e mir se prishtinaa po larg po ja maniore vetes juu shkerdhata nihereee gjysma e skuadres kombtare jan nga kosova ata po e mbajn baren po sja din tijimi akush na qenkee

        1. Bankieri says:

          Ca do me thone ky se spo e kuptoj… ska mundesi te jesh Shqipetare ti jooo… je serb qe ke mesu pak shqip…rrace e keqe

        2. Thanasi says:

          Burim, meso te shkruash shqip pastaj duku ketej nga gazeta te besh komente.

        3. FUCKSERBIA says:

          Bravo te qofte , po mos te ishin Shqiptaret e Kosoves , Kombtarja jon as me San Marino-n nuk do kishte mundesi te fitonte !!
          KOSOVA NA KA NDERUAR GJITHMONE ME SPORTISTA !!

  3. Geg Toskani says:

    Si nè çdo fushè dhe nè futboll dominon pa fatèsia dhe kjo èshtè njè shenjè e keqe. Le tè lejmè mènjanè talentin e kètijè djali, por si mund tè justifikohet staffi drejtues i kètijè ekipi tè qèndrojè indiferent kur lèndohet njè lojtar?!? Para se tè jesh drejtues duhet tè jeshè humanè, nuk mund tè duash futbollin po nuk deshe lojtarin, skuadrèn, kèto janè regullat elementare tè çdo sporti. Pasi çdo gjest i tranierit(Coach) ndikon shumè nè unitetin e skuadrès, nè mirèvajtjen e sajè etj. Kètijè djaloshi i uroj fat dhe karjerè tè mirè nè njè club tjetèr. Ndèrsa stafit tè Pogradecit i mbeti njè turp nè ‘derè’

    1. jimmy says:

      te kishin humanizem ne ne shqiperi do te ishim si zvicra i pari nder kriminelet eshte salja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje