I “pandreqshmi” Murinjo, e nis sezonin me sulme

12 Korrik 2011, 18:00Sport TEMA

Hoze Murinjo duket se nuk mund të ndryshojë asnjëherë. Në konferencën e parë që ka dhënë për mediat me rastin e nisjes së sezonit të ri, Murinjo nuk ka kursyer sulmet ndaj mediave, duke i quajtur gënjeshtare. Shkak për këtë është bërë lajmi mbi mundësine e heqjes së shiritit të kapitenit Iker Kasijas. “Kjo është një gënjeshtër e madhe. E kuptoj që ku nuk ka futboll, gazetat duhet të shpikin, në mënyrë që të shesin. Por, kjo mund të na kishte dëmtuar rëndë. Sa herë të zbresë në fushë, Kasijas do të jetë kapiteni ynë”, ka thënë Murinjo. Ky i fundit ka folur edhe mbi emërimin e Zinedin Zidan si drejtor sportive I Realit, duke thënë se francezi ka shumë për të dhënë për Realin, por në të njëtën kohë duhet edhe të mësojë, pasi sipas Murinjos, “është tjetër gjë që të kesh qenë futbollisti më i mirë në botë dhe tjetër gjë të jesh një drejtues ekipi”. Në fund, Murinjo ka bërë edhe një kërkesë për presidentin Florentino Perez, duke thënë se Realit i duhet edhe një sulmues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje