Vitet e fundit futbollistët e kanë bërë modë bërjen e tatuazheve. Numri më i madh i futbollistëve ka bërë më shumë se një tatuazh në trupin e vet. Por, kjo gjë nuk do të lejohet më në klubin e Verder Bremen.
Shkak për këtë është fakti se solucioni që përdoret nga aget për tatuazhin mund të ndikojë negativisht në paraqitjen e futbollistëve.
Kjo gjë në fakt ndodhi më mesfushorin 24-vjeçar të Hamburgut, holandezin Elia, që qendroi disa kohë pushim, pikërisht për shkak se bërja e një tatuazhi i shkaktoi probleme.