Në Spanjë janë të sigurtë: mesfushori Aleksis Sançes tashmë është i Barcelonës. Sipas mediave spanjolle, tashmë është arritur një marrëveshje mes Barcelonës dhe Udinezes për lojtarin kilian. Mësohet se Barcelona do të paguajë rreth 40 milionë euro për Sançez. Ky i fundit ishte një nga lojtarët më të kërkuar gjatë merkatos së verës, veçanërisht nga Interi dhe Mançester Siti.