Alegri: Nuk do ketë shkëmbim Kasano-Montolivio

13 Korrik 2011, 16:34Sport TEMA

Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, është shprehur se nuk do të ketë asnjë shkëmbim mes Kasanos dhe mesfushorit të Fiorentinës, Rikardo Montolivio. Sipas Alegrit, mundësitë e këtij shkëmbimi janë zero, pasi Kasano do të qendrojë tek Milani.

Megjithatë, Alegri nuk i ka kursyer fjalët e mira për Montolivion, për të cilin ka thënë se ka aftësitë dhe cilësitë e duhura për të luajtur me Milanin.

“Të lush me Milanin nuk është e lehtë, por Montolivio, edhe pse është ende i ri, ka treguar një nivel të lartë, si me klubin e tij, ashtu edhe me kombëtaren italiane”, ka thënë Alegri, duke i hapur kështu derën mundësisë së afrimit të Montolivios tek Milani.

Alegri ka folur edhe për suedezin Zllatan Ibrahimoviç, duke e cilësuar si lojtarin që tërhoqi ekipin drejt titullit kampion, edhe pse në ndeshjet e fundit pati një ulje të rendimetit dhe mori disa pezullime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje