Babai i Kliçkove vdes nga kanceri i shkaktuar nga Çernobili

15 Korrik 2011, 12:01Sport TEMA
Babai i Kliçkove vdes nga kanceri i shkaktuar nga Çernobili

Dy vëllezërit, kampione të peshave të rënda në boks, Vitali e Vladim Kliçko, kanë përcjellë për në banesën e fundit babain e tyre, 64 vjeçarin që vdiq pas një beteje të gjatë me kancerin.

Ish koloneli i forcave ajrore sovjetike, Vladimir Kliçko, kishte luajtur një rol të rëndësishëm në pastrimin pas katastrofës së Çernobilit në vendin e tij, Ukrainë, në vitin 1986.

Mendohet se kanceri i është shkaktuar nga ekspozimi ndaj radioaktivitetit.

Ai ishte në gjendje të shihte djalin e tij, Vladimirin, duke fituar ndaj David Haye për tu bërë kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda nga spitali në Hamburg. Më pas shkoi në Kiev ku dhe vdiq.

2 komente në “Babai i Kliçkove vdes nga kanceri i shkaktuar nga Çernobili”

  1. Frank says:

    Shume foto e bukur ! Klicko eshte kampion !

  2. eni1 says:

    kampionnnnnnnnn.!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje