Erjon Bogdani, e ardhmja në Serinë B?

15 Korrik 2011, 17:17Sport TEMA

E ardhmja e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani, duke e paqartë. Sezonin që sapo përfundoi, ai luajti me Çezenën në Serinë A, me të cilën shënoi shtatë gola.

Por, drejtuesit e Çezenës këtë sezon duket se kanë vendosur që të ndryshojnë lojtarë dhe Bogdani mund të mos jetë pjesë e ekipit. Kjo, sidomos për faktin se tashmë është larguar edhe trajneri Fikadenti. Ishte pikërisht ky i fundit që e afroi Bogdanin në ekip, pasi e kishte pasur edhe më parë tek Verona në Serinë B, sezon në të cilin Bogdani shënoi plot 17 gola.

Tashmë duket se ai nuk bën më pjesë në planet e trajnerit të ri. Për këtë arsye, në drejtim të Bogdanit kanë ardhur disa oferta nga ekipe të ndryshme. Problemi i vetëm është se ofertat nuk janë bërë nga klube të Serisë A, por të një kategorie më poshtë, asaj të Serisë B.

Kështu, për Bogdanin kanë shprehur interes Specia dhe Padova. Sulmuesi i kombëtares sonë vështirë se do ta pranonte një zbritje të tillë, pasi tashmë ai është 34-vjeç dhe ndoshta nuk do t’i jepej më mundësia që të luante sërish në Serinë A.

Por, në rast se nuk është i dëshiruar nga Çezena, Bogdani do të detyrohej që të largohej dhe destinacioni i mundshëm për momentin është vetëm Seria B.

5 komente në “Erjon Bogdani, e ardhmja në Serinë B?”

  1. Cakalli7 says:

    kush ma perkthe mua cdo me thene bogdan shqip, a perkthehet ne ndonje gjuhe tjeter kjo bodgan-oja?

  2. Vici-Dollia says:

    Ky Bogi ka shkuar per lesh!

  3. Grigor says:

    Me sa di une fjala bog ne serbo-kroatisht ka kuptimin zot.

    1. Cakalli7 says:

      pse me serb eshte ene gerti bogdani, po pjeter bogdani cfare eshte pse me serb kemi vene ne tek 10mije lekeshja, kuku mi shqypni

  4. edi says:

    Bogdani, je me fat qe ke kerkesa nga Seria B, se mund te perfundosh edhe ne serine C ose me poshte. Se nuk bone ndonje ne A pervec pak golave qyl, qe doi bente edhe ndonje fillestar 15-16 vjec. Shih me mire ate pallatin qe po nderton ke shtepia,ku ke investu 2.5 milion euro, bashke me Gert Bogdanin se me futboll se ke ndrit ndonjehere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje