Të gjithë mendojnë se vuri dy idiotë, por në fakt ata vlejnë më shumë se aq. Aldo Bumçi dhe Eduard Halimi ngjan si cinizëm i tepruar me të gjitha palët, por po të mendoheni pak, gjeni diçka që i bashkon. Ajo që po përpiqet të konsolidojë Berisha së paku pas marsit të vitit 2008, kur biznesi i familjes, ndërtuar me firma ministrash dhe të vetë atij si kryeministër vrau 26 vetë, është shpërblimi i njerëzve që i dolën në mbrojtje familjes së tij, ose që e morën si fat, faktin që ishin të përzierë në atë histori. Aldo Bumçi është një i tillë. Sali Berisha e hoqi atë me neveri nga Ministër Drejtësie, si një ministër të paaftë dhe bllokues, por kjo ndodhi në vitin 2007, disa ditë pasi ai kishte firmosur për biznesin e djalit të vet dhe pasi ja kishte dërguar dhe me faks rekomandimin e Ministrisë privatisht. Prokuroria ka provuar përmes dy sekretareve të tij se faksi për Shkëlzen Berishën u nis nga zyra e tyre, dhe personi që ka vënë shënimin në cepin e djathtë të saj, mendohet se është një ish vartës i Aldos, tani po ashtu deputet i PD-së për këtë shkak. Kur Gërdeci shpërtheu dhe djali i tij u gjend i zbuluar mes dy bizneseve të armëve, njërës që kishte të bënte me shitjen e tyre ne Afganistan dhe tjetri me demontimin në Gërdec, Aldo Bumçi ishte njeriu që mund ta varroste përfundimisht sikur të dëshmonte që ai ja kish bërë atë nder Shkëlzen Berishës. Ashtu si gjysëm shejtan e gjysëm budalla, në të vërtetë arriti të faktorizohet tek Berisha përsëri, duke ja ditur për nder tragjedisë që mori jetë njerëzish, por riktheu Aldon në politikë. Pas kësaj Berisha hoqi dorë nga denigrimi i Bumçit dhe filloi rehabilitimin e tij. E emëroi kryetar të degës së Tiranës, edhe pse nuk arriti ta mbledhë asnjëherë atë parti, dhe së fundi e riktheu Ministër, në një vend që s’bën shumë dëm, pasi dëmin e ka bërë më parë politika e Berishës për turizmin. Ajo që do të tregojë Berisha është se kush i gjendet atij në krah për t’i mbuluar problemet e Familjes në bizneset e pista, do shpërblehet. Kush heziton të përfshihet në këtë pisllëk, s’ka më punë me të. E gjithë kjo po ngre dita- ditës jo vetëm kultin e Familjes, por po nxit dhe antivlerat brenda PD-së, pasi rruga drejt karrierës nuk kalon tek vlerat e tua personale, por tek fakti sa i ke shërbyer mbulimit të pisllëqeve të pjesëtarëve të Familjes.
I dyti, Eduard Halimi, nuk është budalla siç bën teatër shpesh. Është padyshim shumë më inteligjent se Bumçi dhe vjen në politikë pasi ja ka parë hairin sistemit të korruptuar të drejtësisë si ish avokat. Ai ka provuar të jetë në siklet me bizneset e tokave të Familjes tek Liqeni dhe është tërhequr prej tyre në kohë, duke e paguar haraçin ortaku i tij, i cili u burgos dhe ja morën firmën për tokat në burg. Pas kësaj u la i lirë dhe tani është rehabilituar. Por prova që e bëri Halimin ministër ishte padyshim Komisioni i 21 janarit. Edhe pse është komisioni më teatral në historinë e Shqipërisë, fakti që një njeri si Halimi e mori atë përsipër me koshiencë të plotë se ç’do fitonte prej asaj detyre denigruese, tregon se e kishte kuptuar çelësin e suksesit në PD. Ai e mori Komisionin, u ul në krye të tavolinës, bëri një listë puçistësh ku përfshiu dhe autorin e këtyre radhëve dhe përpiqej të ishte sa më i egër në sytë e publikut. Pas mbledhjeve, të dërgonte sms me telefona ta panjohur për të të thënë mos tu ngelet qejfi se ai është i detyruar të sillet ashtu. Por kjo pjesë nuk i hyn në punë njeriut përveç nesh që nuk ishim të mërzitur pse na kishin shpallur puçistë, por ishim realisht të mërzitur pse nuk kemi mundësinë të jemi puçistë të regjimit të Sali Berishës. Por dhe në këtë rast Berisha dëshmoi se standardi për të bërë karrierë në PD është pikërisht prova që je i gatshëm të denigrohesh publikisht për të mbuluar një skandal të Familjes apo një histori që vë në rrezik pushtetin e familjes. Dy njerëzit që e bëjnë më keq këtë punë janë këta të dy që u bënë ministra, por Berishës nuk i duhet cilësia, por shkalla e devocionit. Pushteti i tij ka mbërritur në një shkallë të tillë degradimi, sa nuk vlen më cilësia, por aftësia për të kuptuar se për çfarë sakrifice ka nevojë regjimi i Familjes. Bumçi dhe Halimi e kanë këtë aftësi. Ndaj është teprim tu thuash idiotë. Është po ashtu teprim tu thuash ushtarë të Berishës. Janë thjesht dy njerëz mediokër që e kanë kuptuar se ç’duhet bërë për tu bërë ministra, duke hapur kështu një garë të pështirë antivlerash drejt degradimit përfundimtar të qeverisjes, aq sa do ta na shtohet shumë respekti për Pali Miskën, Hekuran Isain, dhe sidomos Xhemal Tafajn në vitet e fundit të komunizmit. Ata dinin më shumë nga puna, dhe më pak nga politika, këta dinë më shumë ç’i duhet politikës Berishës dhe s’dinë asgjë nga puna.
Ja q…nenen,kur su bera antar i Pd-s.nja dy diplloma me leke si Aldo Bumci Qiprioti,i merja,i jepja ndonje lek Zenit,ulerisja neper emisione televizive pamvarsisht gomarlleqeve qe nxirjja nga goja dhe mund te isha bere dikushi..Me vjen keq qe Sali Berisha po anashkalon Vjollca Vokshin dhe mersila Doden, qe te dyja kane lehur jo si kone por si b…dhe nuk u shperblyen.
je i madh ?
ha ha ha nuk je von edhe 1 vit koh e ka ai plera ,njafton edhe 15 dit te jesh minister i sales dhe i thua varferis ik pirdhu
po pse me ps-ne ca do bojshe?miliarder,,fidel ylli,,dash peza,,tom doshi,,gramoz ruci,,ilir gjoni,,kunoti dashit,,dashi kunatit,,vjerri atij ,kunata asaj,,cuni tezes atyre,,e kshu me rralle,,pallatet gratacela i kane
Pa zhdukur Sali Kriminelin nga drejtimi i ketij vendi ky vend do shkoj keq e me keq .Prandaj eshte detyre e c’do qytetari te thjeshte te ngrihet te protestoje gjer ne largimin e ketij plaku te neveritshem.
E keqja eshte qe mua po me vdes cdo dite e me shume shpresa se ne kete vend ku na ka rene shansi te shtyjme ditet mund te ndryshoje dicka. E ardhmja nuk me duket si tunel qe diku larg mund te shohim drite, perkundrazi me duket si nje grope qe sado ta germosh do te futesh gjithmone e me thelle dhe dheu behet gjithmone e me i zi e oksigjeni gjithmone e me i paket.
Respekt te gjitheve por vecanerisht Meros.Eshte i magjishem ne ato qe thote.I thote si asnje tjetr ne bote. Vetem i uroj qe ne kete rruge te vazhdoje gjithmone.E di qe kjo eshte rruga qe ben me pak para ose aspak por eshte rruga e vetme dhe e verteeeete qe duhet te gjithe te ndjekim per ta bere shqiperine te begate.
Respekte, z. Baze
deri kur te duroni o shqiptare apo ju pelqen politika e durim rugoves
Bemat e kesaj qeverie, nuk kane te sosur. Por duhet kritikuar edhe opozita, qe ka hequr dore nga protestat, nuk i theme Edi Rames, merr armet e dil ne shesh, por te pakten te protestoj ne menyre paqesore, por jo kaq indiferente. Une punoj ne Itali, me shume i ndjek lajmet ne internet, e ne veçanti tek Tema, dje ne Tirane, sikur do behej nje proteste tek piramida! Se ç’fare ndodhi, nuk ka asnje lajme.Dje kanale TV si ORA NEWS ne lajmet e darkes h.23.00 as qe e zeren me goje kete proteste! Intelektualet sikur do benin nje peticion! E beren publike!!! i thane Presidentit, se ishin te shqetesuar per piramiden, apo edhe per problemet e popullit!! Ne nje momente, kaq te veshtire, qe po kalon vendi yne, ne jemi te perçare, Minatoret me protestat e tyre, te vetmuar e pa perkrahje. Dje tek piramida, nuk kame asnje lajme sa ishin, por pak rendesi ka,ishin te vetmuar. Opozita ka hequr dore nga protestat, e po mendon per zgjedhjet e 2013! Duke mos qene te bashkuar, humbja eshte 100% e sigurte, e nese lideri i opozites mendon se do fitoje ne 2013 nepermjet zgjedhjeve, Gabon! E gabon rende, Sala si gjithmone, do ti vjedhi me te gjitha menyrat, Po beson tek garanzia e vezhguesve te BE, ata do te vijne prape ne 2013, ketej nga zona ime Delvina-Saranda, ne vende qe te vezhgojne zgjedhjet, do hane e pijne nje dreke te mire ne Syrin e Kalter, Ksamil, Butrinte,etj e ne funde, do te thone qe zgjedhjet ne pergjithesi ishin te mira, por pati edhe ndonje problem. Heres tjeter duhet bere me shume per permiresimin e kodit zgjedhor, qe mos te kemi probleme, e ne do t’ju ndihmojme. NUK KAME ME FJALE, POR VENDI YNE, KA MBARUAR.
i dashur fatmir, protesta para piramides eshte neser, te enjten, ne oren 2100. ishalla mblidhen nja 100.000 vete.po nuk dolen tiranasait, te mos bejne me bla bla bla neper kafene.neser eshte dita te themi O SOT O KURRE.
Jam totalisht me patrik! Mjaft u moret me fjale! Fjalet jane te dobishme derisa ka mbetur dicka pa u thene ose pa u kuptuar, por ketu tek ne eshte cdo ashiqare!
biri nenes ke te qaj me par
Poshtersi te medha po ben sali bisha. Ate qe vret e ben kryekar bashkie dhe ate qe mbulon vrasjet e ben minister te drejtesise.
Mire ben qe fle me antiplumbin se nuk i dihet.
Kam degjuar se do kete nje riformatim tjeter ne shtator,prandaj ka shpresa dhe per mesilen dhe vokshin pa harruar as artan hoxhen e henri cilin qe kane lehur me shume .Une kete politike qe ndjek berisha per emerimet e konsideroj thjeshte anadollake ,primitive qe nuk ka asgje te perbashket me frymen europiane te qeverisjes.Kuptohet se ministrat ne kete qeverisje jane kot,cdo vendim merret nga saliu ose nga te deleguarit e tij ne cdo dikaster,ata jane sic i pelqen te thote saliu,Te kastruar.
Shume vjet me pare ne filmin “Fan Fan Tulipan” me aktoret famoze Zherald Filip dhe Xhina Lolobrixhita kishte nje aktor qe perfaqesonte SERVILIN boteror. Emri i tij ishte Musjy FEBEL. Edhe Enver Hoxha e kishte pranuar kete personazh si personifikim te servilizmit boteror te te gjitha koheve. Dhe e lejoi filmin ne fjale te shfaqej ne kinemate kal karroce te Firanes. Tani FEBELET e Saliut kane dale sheshit dhe po e luajne rolin e tyre jo ne filam, por live. si per te thene se koha e enver Hoxhes po kthehet ne vendin tone fatkeq.
-po kthehet po kthehet—vetem se tani ke kusare aq te pasur…qe duket sikur te peshtyjne me shikimin e tyre…
Z. Baze, analize e goditur, por dua te shtoj se Aldo Bumci e mori shperblimin e Gerdecit duke u caktuar Sekretar i Pare i PD-se ne Kryeqytet; postin e Ministrit te Turtizmit e mori pasi dha prova per perkushtim e besnikeri ne zgjedhjet e 8 majit 2011, duke u bere promotori i vjedhjeve te votave te Tiranes.
Ed Halimi dhe Enkelejd Alibeaj dy nder studentet me te mire te shkolles se Magjistratures. Intelektuale te mirefillte, pa rene akoma ne dore te Baces. Tani…dy limona te shtrydhur.
Me vjen shume keq, por ky eshte fati i intelektualit kur pushtetin e ka ne dore çobani.
kur behet minister aldo bumci sa her i do bytha,mjer ne.te lumte o sali derri se ja ke q.. edhe kocken ketij vendi.perfito nga varferia extreme,nga kurveria politike qe i nderron krahet politik si ‘bleta puntore lulet’ nje vend i vogel si ne por me egzemplar qe bota po habitet se si ka mundesi qe njers si xhuvelrat te na marin ne qaf,si ka mundesi qe nje politikan i vdekur politikisht ne 94 me refendumin e kushtetutes me 97 98 e sa e sa demostrata te dhunshme qe ka ber ky sali qendron akoma ,autobusit me shofer te pir nuk i hipet 2 her tha aleksander meksi.dhe populli shqiptar vertet nuk i ka hipur me deshir por e kan futur ca plera si xhuvelrat,meta,nano,dhe se fundi kontriboi dhe milloshi.per mbi 17- 18 vjet ne shqiperi qeveris nje klas politike qe e ka bazen e saj te ngritur mbi plera e llum, hajduter ordiner,e hajduter esnafer qe te qajne diten e te rrjepin naten, me hajduter te tipit meta ,e me bufra si aldua.mjer ne ku kemi ren qe qeverisemi nga berisha qe dhe ne vendlindje kur shkoi mbas nje dekade vajti me 5000 polic.mjer ne.
Dy kambere ne nje dere,njeri pjerdh e dy mbajne ere…A te lumte delli i kokes o sale rremuja,kur nuk ka shqiptasre te ta shpojne jelekun antiplumb me top kundertank,se e ke hak.
Z.Mero!Nuk mund te komentoj ,artikullin e goditur vetem do te doja te shtoja qe :Pas marrjes arbitrare te B se Tiranes nga ana e Lulit, atij fenomenit Berisha se bashku me “mikun” per te çuar amanetin e atyre pertej atlantikut deri ne fund per z.Rama u duhet nje Minister Idiot i Drejtesise qe te veproje me dore te hekurt kunder te gjitha akuzave qe do te ngrihen nga ana e Lulit te Holandes.Pas kesa ky fenomen (Saliu) do te n,grej grupe parlamentare per te evidentuar vjedhjet e z.Rama e keshtu qe do te afroje edhe zgjedhjet e ardheshme parlamentare 2013 e votuesit jo vetem qe do te hyjne me kete kod (osh)elektoral por perseri do te ndodhe e njejta vjedhje,e njejta ankese e opozites,i n jejti prononcim i Amb.tone te dashur(mik i Saliut) ,te njejtat deklarata te “Kizit” Ashton,te “Fyellit “Fyle e komp.e shqiperia do te eci e sigurte dhe fanar ndriçues i Europes.Miqte do te kenaqen shume nga manaxhimi qe do te beje miku i tyre Sali e njekohesisht ne SHBA ne krye kan per te ardhur perseri soji i Busheve pasi siç po konstatojme si “Nena dhi” edhe Obama po shtyjne ditet ne drejtim te nje Amerike qe e plakur po na tregon rrudhat perdite e me shume!
Keto jane shkrime te rralla . Jane ato , qe quhen analiza dhe gjoja behen nga disa “analiste “, qe nuk njofin as veten e tyre . Tema ka zene vendin e RD se dikurshme , qe shitej pa dale nga shtypshkronja . Historia 20 vjecare e qeverrisjes eshte bere e plote . Eshte Tema a Meros .Trajtohen te tera problemet, here sariozisht , here me sarkazem . Ahqiptaret mesojne se si po humbasin kohe , nen nje qeverrisje shume problematike dhe pa bereqet per popullin . Illo
O Sale qenit kur i vjen ngordhja pshur ne dere te xhamise.Me bashkine e Tiranes keshtu te ndodhi edhe ty.Tani euroatalantikasit po te bejne te qarte se si e do ngordhjen.Beju i qut e zgjidh me te shpejten e me te lehten.S’duhet te kishe pshurrur o idiot, ta thane e te paralajmeruan per kete.
Zoti Mero ju vazhdoni te beni vetem analiza shume te sakta por qe ne kete shoqeri qe po jetojme nuk ka vlere e verteta.
z.HALIMI E KAM PATUR AVOKAT DHE E VLERESOJ PER AFTESITE QE KA,NUK I KISHA NJOHUR DOT AFTESINE E SERVILIZMIT DHE DESHIREN PER TU PERDORUR.
E vetmja menyre ne PD per te bere kariere eshte te fusesh gjuhen mes dy mullaqeve te fishkura te Salebanit, gje qe ne ate parti ka shume njerez qe e bejne dhe me krenari bile.
O zoti Mero ,sala me ate bumcen ose bolen ka detyrime e para per te birin kurse e dyta per vjerin ramet paste XHULALIN
Servilizmi dhe deshira per pushtet te zhvesh nga cdo vlere, kjo ka ndodhur me Z. Halimi, qe ka qene dhe vazhdon te jete i zgjuar, po vetem kaq. so sorry for him