Sali Berisha reagoi dje i shqetësuar pasi opozita i ka përgojuar vajzën si një nga aktoret e blerjes së mandatit të Tiranës. Me sa kuptoj bëhet fjalë për deklaratën e deputetit Balla, i cili akuzoi Argita Berishën se ka pritur një gjyqtare në zyrë dhe ka paguar për t’i grabitur opozitës mandatin e Tiranës. Më tej vijnë shifra marramendëse që shkojnë nga 500 mijë për trupin gjykues në 40 milionë euro për infrastrukturën e blerjes së votave në Tiranë. Nuk kam ndërmend të komentoj besueshmërinë e tyre. Nga gjithë kjo histori deri diku mund të besoj që një gjykatëse me emër allaturka ka shkuar në zyrën e Argitës një ditë para votimit dhe kjo më duket shumë e rëndë nëse ka ndodhur. Historia e pareve, e mijëra eurove dhe miliona të tjera, janë histori të panevojshme për tu treguar nëse flasim për një regjim. Diferenca mes regjimeve dhe qeverive të korruptuara është se regjimet i zgjidhin problemet me forcën e frikës dhe kthimin e institucioneve në shërbëtore të pushtetit, ndërsa qeveritë e korruptuara i zgjidhin çështjet aq sa mundin me lek.
Të më falin opozitat, por unë mendoj se Sali Berisha i zgjidh çështjet me shumë pak lek në dorë, për të mos thënë me asnjë lek në dorë. Në natyrën e regjimeve dhe të udhëheqësve të plotpushtetshëm si Berisha, pagesa për një mercenare si Meribani apo Sashenka është fyerje. Është fyerje edhe pse mund të kenë ndodhur pagesa nga të tretë për t’iu servilosur Berishës. Çështje të tilla të mprehta të pushtetit Berisha nuk i zgjidh me pare, por me inkriminim dhe leje për të qenë përjetësisht i inkriminuar pa të hyrë gjemb në këmbë. Në këtë kontekst, mua më duket vulgare akuza që Argita e ka thirrur në zyrë Meribanin dhe ka ndarë lek me të, por më duket e tmerrshme skena nëse Argita e ka thirrur në zyrë Meribanin, t’i ketë thënë kujdes nesër dhe ajo ka bërë atë që ka bërë. Kjo e dyta është një diferencë e madhe me të parën. Nëse Sali Berisha ka paguar para, ka mbaruar. Nëse ai është detyruar të japë lek për Tomën, Sashenkën e gjithë shushkat dhe shushkot e Kolegjit, ai është dorëzuar. Unë mendoj se ky është optimizëm i parakohshëm i opozitës. Sali Berisha është ende në fazën që nuk i paguan shërbëtorët e tij, por i përdor, i inkriminon dhe pastaj i lë të vjedhin, të marrin miliona, më shumë se sa fantazia e deputetit Balla për zyrën e Argitës. Shikojeni racën e gjyqtarëve që bënë gjyqe politike kundër Fatos Nanos në fillim të viteve 90-të, shikoni ata që dënuan gazetarët apo ata që po përdoren sot kundër meje dhe kolegëve të mi. Një tufë horrash që bëjnë shërbime politike dhe pastaj bëjnë kërdinë. Gjin Gjoni më dënon mua 200 milion lek në fshehtësi dhe pastaj liron një trafikant turk droge, i cili s’i ka për gjë 1 milion dollar po e le të ikë siç e la Gjin Gjoni. Shikoni djalin e Liri Belishovës, një gjyqtar që ka dënuar gazetarë anti-Berishë në fillim të viteve ‘90-të për t’i bërë qejfin Berishës dhe ka mbijetuar duke bërë para dhe pazare. I mjafton një gjyq që të mbrojë një bandit të pushtetit që qëllon mbi gazetarët që të bëhet i përkëdheluri i pushtetit dhe të ketë leje të bëjë para me pazare pa fund. Në këtë linjë Sashenka, Toma apo Meribani, me këtë që bëjnë nuk kanë marrë para, ose kanë pranuar dhurata të papërfillshme, por ata kanë marrë licencën e gjyqtarit të paprekshëm të regjimit, që do bëjnë ç’të duan, do bëjnë kërdinë mbi qytetarët dhe mrekulli për krimin duke u pasuruar. Ata i plotësojnë të gjitha kushtet, pasi nuk kanë më ndërgjegje gjyqtari, kanë besimin e pushtetit dhe janë në listën e personave të pandëshkueshëm të regjimit. Kjo vlen më shumë se 500 mijë euro. Turku i drogës që u lirua akuzohet për nja 200 milionë euro trafik. Vrasësit që hyjnë e dalin në burgje si në kamp pushimi vlejnë miliona. Argita nuk ka nevojë të paguajë. Nëse është e vërtetë që e ka thirrur në zyrë, unë jam i dëshpëruar pasi regjimi është i fortë dhe kërcënues për shërbëtorët e vet. Nëse ka mbërritur puna të paguajë për të mbijetuar, nuk e zë dimri.
Ndaj në këtë pikë opozita duhet të bëjë kujdes për të mos folur edhe për regjim, edhe për pazarxhinj të rëndomtë. Edi Rama dhe opozita e tij kanë përballë një regjim dhe duhet të sillen si opozitë e regjimit dhe jo si opozitë e një qeverie thjesht të korruptuar ku çdo gjë është jashtë kontrollit. Opozita e një regjimi duhet të jetë serioze në vrasjen e frikës nga regjimi, i cili është mekanizmi i vetëm nënshtrues që ai ka. Sali Berisha tremb ende, dhe duke trembur ai prodhon një kastë të korruptuar institucionesh. E vërteta e madhe është se Sali Berisha tremb me vajzën, tremb me djalin, tremb me gruan, tremb me mbesat e gruas dhe mbesat e nipat e vet, tremb me Familjen e tij dhe kjo s’duhet kursyer. Por ai tremb për të mposhtur shoqërinë, tremb për të poshtëruar institucionet dhe për t’i shpërblyer pastaj me kockat e korrupsionit që po bren vendin. Mos e nënvleftësoni kaq shumë duke e bërë burracak që paguan. E vetmja gjë që ai bën është se ndan shpërblime në emër të pushtetit duke i lejuar të bëhen të gjithë pis si ai dhe Familja e tij. Opozita e këtij regjimi duhet të vrasë pikërisht këtë ndjenjë frike, duhet të ngrejë moralin e kësaj shoqërie pikërisht në këtë pikë. Nëse dhe ajo flet për para, për shuma, për honorare, ajo nuk ka thënë kurrë të vërtetën, pasi ato janë më shumë seç thotë ajo, por jo siç thotë ajo. Kjo na çon në një situatë ku gara bëhet tek shuma dhe të gjithë flasin se kush paguan më shumë. Nëse mbërrijmë në këtë situatë, pra nëse e perceptojmë shoqërinë si një masë e cila nuk beson tek ndershmëria, por tek ata që paguajnë më shumë, atëherë opozita bëhet e panevojshme. Ashtu si në një shoqëri pacifiste, nuk vlejnë luftërat, ashtu si në një shoqëri të korruptuar nuk vlejnë të ndershmit, ashtu dhe në një politikë ku bëhet garë për të blerë pushtetin, nuk vlen opozita.
Por unë mendoj se nuk jemi tek ky rast. Jemi përballë një regjimi dhe opozita vlen të sillet si opozitë e regjimit, si një opozitë që do të vrasë frikën, do kthej moralin në politikë dhe do tu kthejë lirinë dhe atyre që ka poshtëruar regjimi i Familjes Berisha. Nëse heqim dorë nga fakti që kemi përballë një regjim, garën me pare nuk e fitojmë dot.
mire thua ti more MERO po kujt ja thua ne shqipot jemi vetem per kafe e duhan na ka hyre frika e lepurit ne bark presin nga te huajt dhe me njeri tjetrin per nji llaf goje vritemi pfff sa kot qe jemi flm
Keto qe shkruajme ne jane thjesht Komente dhe Opinione!
Une dua te terheq vemendjen ne nje Fakt:
Keta qe kane punuar me Berishen, e njohin mire karakterin dhe psikologjine e tij!
Po vecoj dy:
Edhe Meron, edhe Precin, Prec Zogaj.
Me duken shume te sakte, ose shume afer te Vertetes!
Opozita kur akuzon per rryshfete me Para ne dore, te mos flase pa fakte!
Se keto lloj akuzash kthehen ne te kunderten e vet!
Akuza ze vend, kur ajo vertetohet!
Nga sa kemi vezhguar ketu e 20 vjet, Berisha ben nje pune tipike agjenturore me kundershtaret e vet! U mbledh te dhena kompromentuse dhe pastaj i kercenon!
I kercenon deri ne Parlament, sic ishte rasti me Fasllicin, kur u tha se ua sjell ketu por do tu hap dosjet e Krimit…etj…etj…
Vellezer,
Regjimi Berishes eshte nje Regjim Kriminal, ku te tjere i terheqin fijet ne Prapaskene!
“Ustallaret” qendrojne ne hije!….
Mos i nenvleftesoni akuzat qe i jane bere Berishes per lidhjet me spiunazhin Serb e me tej!
Mos i nenvleftesoni Eminencat Gri te Berishes!…
Mos i nenvleftesoni presionet qe u ben ky Spiun Serb njerzve qe ka sjell ne Pushtet,
ai ua di “kleckat”…ua ka zene Koken me dere… dhe ata nuk kane nga te levizin dhe bejne si u thote Ustai!…Mos i nenvleftesoni Vrasjet Politike dhe krimet e tjera te lidhura me to!
Sa per Para ne dore, Opozita ka plot fakte kur jane blere Votues.Edhe une qe jetoj ne Austri psh nga njerz te mi te sigurt kam degjuar se si ka blere Vota Berisha me njerzit e tij.Disa shembuj nga keto, te faktuara me deshmitare ja nxjerrin Bojen dhe Kallajin Regjimit Kriminal!
Pergjithsisht jam dakord me arsyetimin e Meros!
Ata qe kane punuar me Berishen, e njohin mire kete Oktapod te Mafjes, te Spiunazhit,
e njohin mire kete Kal Qorr dhe ata qe e terheqin ate prej Kapistre!…
ç’fare shkruan Mero besoheni ,Mero e njef ate pis me renje e dhemballe
eshte i vetmi Gazetar qe po i liron temen e semes ketij rregjimi hajnash
dhe tradhtaresh,eshte i Vetmi ,Gazetar qe ka hequr dhe po heq te Zit e
Ullirit nga ky qelbesire sistem ,i cili po mbahet me patericat e met hajdutit
Mbeshtesni Mero Bazen se te tjeret ,u bashkuan me sali hajnin.
Vdekje per saliun dhe oborrin e tij ,
Ky njeri shkatarroi gjithe njerzine ,nuk i ha palla per Milet ,ketij perbindshi.
E kuptoni o njerez te mjere se ,Albania eshte ma ZI se ne kohen e Dulles.
Kemi marr fund ,vjedhje gjoba ,burgje ,droga trafiqe drogash e grash ,trafiqe armesh ,trafiqe nga te katerr anet ,shitje Det e Toke ,shitje Hodroçentralesh
nji zot e di ,se ç’fare ka nderrmend , ti beje shtetit ky Vul Humbur,
O ZOT çoje sa ma shpejt ne boten tjeter ket Verrremli,
Mallkuar me rrac e sorrollop sali ROMI berrisha .
mos te pafshin nji dit te bardhe gjithe trungu jot familjar o hajdut trojesh.
Popull çohuni dhe lirojani Ropt ku ti kete ky zaberhan dhe bir Kurvet qe
ben ç’fare ti doje Rrota ,me SHQIPERINE.
Do shofim se çdo behet kam shpresen se do ta haje ket vjeshte Pataten
Ky qafir Tropojet ,te mbulofte Turpi dhe te rent Vdekja sa me shpejt
o fundrrine e botes o halabak i fillim shekullit je ti o bir tradhtariPTUUU PIS pik.
Mero me duket se po i komplikon gjerat kot! Ky eshte nje regjim qe me shume tremb, jam dakord me ty, por kur eshte e nevojshme edhe paguan dhe paguan shume per qellime elektorale-pra per te blere pushtetin! E dime te gjithe se mjeti kryesor i pageses eshte pandeshkueshmeria, por nganjehere duhet edhe paguar ne dore, sidomos kur ceshtjet jane perveluese!
Supozimi yt mund te jete i drejte, por edhe ajo qe thone socialistet mund te jete e vertete! Ne fund fare ti nuk ke qene prezent tek zyra e Argites!
te lumte penda se ti i njeh mire kto legena.
Ne ferr vafte PS,nuk jane te zote te bejne dicka per elektoratin e tyre.Une jam i majte Por keta horra qe nuk jane per asgje nuk dua ti degjoj me.Jane hajdute te pa skrupullt qe bejne pazare fshehurazi me Berishen.Qe u forcua kaq shume Saliu ne pushtet eshte puna e dobet e opozites qe ka bere ne parlament dhe me elektoratin e saj.Ajo duke ditur se Saliu eshte njeriu me negativ qe ka Shqiperia bejne kompromise me ate kriminel Edi Rama nuk eshte i zoti te perballet me te prandaj te largohet sa me shpejte te jete e mundur dhe ti kerkoi falje publike elektoratit te majte se e ka mbajtur me shprese te kote.Saliu nuk te perfille po qe opozite e moderuar[sepse ai nuk ka kulturen e EDI RAMES] por do nje opozit harbute ashtu sic eshte edhe vet.Pa me tregoni se kur Saliu ka bere nje opozite moderne si ka bereEdi Rama.Ai gjithmon qe ka qene ne opozite ka qene i dhunshem,atehere perse dhe opozita te mos i pergjigjet me te njejten monedhe.Frike nuk duhet pasur se Saliu eshte i pameshirshem.Ne qofte se opozita nuk eshte e zonja te ngreje popullin ne protesta te vazhdushme le te shkrihet si opozite dhe Saliu te mbreteroi i qete.Harbutit duhet ti sillesh harbutshe thote populli shqiptare sepse nuk njeh kulture.Kjo eshte e verteta e hidhur per opoziten qe kemi.
Analize e forte,realiteti i Shqiperise si dhe oksigjen i duhur per opoziten.Z.Mero ju falenderoj.Vrasja me vetegjyqesi e Kolicit pikerisht sot,e verteton plotesisht realitetin e pershkruar ne kete shkrim Dua te theksoj gjithashtu se kasnecet e Berishes po perhapin frike e pasiguri per protesten e dites se hene Ky kryeminister ka sunduar me parimin “perca e sundo’ e deri tani fatkeqesisht ka arritur.Mendoj se Edi,nuk ka c’te prese me.Europa felliqesire,zyrtarisht sot deshmoi se eshte nje lavire.
Shyqyr o Besa qe na tregove se ku jeton ne Canada. Pra Besa Canada na qenka Besa Edmonton. Pershendetje nga Edi Halifax
100% e vertete, jemi perballe nje regjimi dhe opozita duhet te sillet si opozite e regjimit.
Nderkohe opozita, po sillet me e moderuar se para 21 janarit, me e moderuar se para 2009-es, me e moderuar se opozita ne Itali qe kerkon doreheqjen e qeverise, me e moderuar se opozita ne USA qe refuzon te jape konsensusin pa u plotesuar kushtet e veta edhe pse po afrohet nje moment kritik ekonomik, me e moderuar se opozita ne greqi qe s’mbeshtet paketen e qeverise edhe pse eshte e domosdoshme dhe detyrim qe i kerkohet nga tere EU.
Kete jave u lajmerua mbyllja e aktivitetit opozitar 2011-2013.
Rama e ruci lajmeruan se keto dy vjet do “rezistojne fuqimisht” duke vajtur ne parlament, duke qene konstruktiv ne keshillin bashkiak te tiranes qe u rrembye, dhe po aq bashkepunues ne tere institucionet e tjera. Care turpi, care talljeje!!!!!!
Madje jane gati dhe per nje pakete te perbashket reformash.
Ky qendrim s’eshte as opozicion ndaj nje qeverie te korruptuar, aq me pak ndaj nje regjimi qe sic ka thene vete rama “vrau per te vazhduar te vjedhi”.
Vihet re qe opozita po ve ne zbatim nje platforme te turpshme, duke bere deklarata te forta kunder qeverise dhe paralelisht duke mbajtur qendrime teper teper ndihmuese ndaj qeverise.
Kjo kontradikte nuk eshte rastesore, por vjen pasi rama nga njera ane ka bindje se i duhet ca kohe per te pastruar partine, dhe nga ana tjeter e di qe duhet te genjeje opozitaret se gjasme po perpiqet te largoje qeverine.
Prandaj dhe deklaron medemek se do beje rezistence ndaj qeverise, nderkohe qe aksioni opozitar eshte zyrtarisht i reduktuar ne zero, dhe vetem po punon mbi pastrimin e ps-se.
Opozitaret s’mund ta tolerojne kete mashtrim.
Ata e votuan per te pastruar qeverine ne radhe te pare.
Voten politike po e shperdoron njelloj si lsi-ja, madje lsi u dha te pakten votuesve te vete pjese te pushtetit qe morri, kurse rama po i le opozitaret per gati nje dekade ne opozite, madje te kerenuar nga pushteti (behen 8vjet ne 2013-en).
Rama qartazi genjen qe po perpiqet te largoje qeverine, jo se s’do por i jep prioritet pastrimit te partise se tij.
Kete gabim e beri identik dhe ne 2007-en kur zgjodhi te mbante qeverine dhe 2 vjet te tjera pasi fitoi lokalet, dhe pastaj ne 2009-en u pendua pasi kuptoi qe saliu ishte forcuar nga oksigjeni opozitar dy vjecar.
Ky gabim po perseritet serish, dhe ka mjaft mundesi qe te finalizohet ne te njejten menyre si ne 2009-en, madje me keq duke qene se opozita tashme ka humbur tiranen, mjaft nga mediat e grupet mbeshtetese etj.
Opozitaret duhet ta denojne kete kurs te turpshem te opozites, ashtu si dhe Baze ne kete editorial (edhe pse me takt), e te kundershtojne fuqimisht keto qendrime te rames qe ka zgjedhur te sillet me regjimin si nje parti qe flet me murin.
Protestat qe rama do therrasi nji here ne 4 muaj sa per te genjyer opozitaret, jane edhe me te turpshme pasi opozita duhet beje njehere maksimumin e vete, pastaj tu drejtohet njerezve te thjeshte.
Opozita s’mund te therras protesta, kur qeverise po i ofron pakete reformash.
Ngelem duke u marre me konstatime o Baze. Detyra jote dhe e gazetes tende eshte vetem te shenosh çudine e radhes se persa i perket efektit qe kane keto çudite tek njerezit ne vendin e “shqiponjave pa sqep” ta them une; s’kane efekt fare.
Ore Rani
Nje here thua se shqipetaret jane injorante , e tani po na thu se qenkemi vendi i Shqiponjave pa sqep . Po pse kush na e mori sqepin ne Berisha ?
Pse ai mund te krahasohet me nje ” Shqiponje ” po ik ore pirdhu se Beriasha i vjen anes Shqiponjes ai po e ka hunden si Skifter grabitqar .
1-Shqipetaret nuk jane injorante , ata votuan kundra Skifterit grabitqar , po voten ja vodhen perpara televizorit dhe ” fitoi ” Skifteri .
2- Shqiponjen , simbolin e flamurit nuk e perdhos dot nje palo si ty , se ti s’je shqipetare , o harram .
Ore adoleshent po ti dje ke ardhur ne kete forum, kujton se do te ul veten te replikoj me ty aq me teper qe ke shkruar budallalleqe qe nuk meritojne replike.
Hahahaha, e forte kjo “shqiponja pa sqep”! Por tejet e pasakte z.Rani.
Ne Shqiperine e “shqiponjave” (me dhe pa sqep) nuk mbetur kokerr shqiponje.As ne kopesht zoologjik nuk ka.
Dhe kur nuk ka shqiponja,sigurisht qe nuk ka si te kerkosh Sqepet e tyre. Se shumti sqepe trumcakesh mund te gjesh ne arat djerre te Albanistanit heroik.
Ne shqiperi nuk ka shqiponja por banoret jane si shqiponja me ne krye plakun e rjedhur por te rezikshem.
Ta dine njerezit qe e bardha eshte e bardhe dhe e zeza eshte e zeze. Pastaj le te fusin koken ne rere eshte zgjedhja e tyre. Meroja ka per detyre tu tregoje njerezve te verteten dhe po e ben me se miri. Problemi eshte tek liderat qe duhet te veprojne mbi keto te verteta dhe jo te bejne karagjozin e te na cajne trapin. Nese je lider i vertete duhet te vesh deri ne masa ekstreme. Shkrije partine dhe thuaji njerezve qe ps nuk do te sillet dot si fasada e diktatures. Mblidh kongres te jashtezakonshem dhe thuaji njerezve qe kur kryetarin e opozites e vjedh nje nepunes i rendomte i regjimit merre mend se cmund tu bej ky regjim njerezve te thjeshte prandaj kjo parti ne kete rregjim nuk ka perse te ekzistoje. Thuaji njerezve qe cdo parti eshte fasade e rregjimit dhe nuk keni pse votoni fare. Ps duhet te dale nga ky rregjim ne menyre ligjore sic ishte dhe ligjor vendimi i grabitjes se kolegjit zgjedhor te cregjistrohet si parti, te dorezoje mandatet e pushtetit vendor ku ka fituar, te dorezoje mandatet e deputeteve dhe le ti zevendesoje sala, te dorezoje mandatet e keshilltareve bashkiake. Perndryshe ne ketu perfundojme si spanja e frankos. Ti ne kete rregjim nuk ke asnje mekanizem qe te besh nje ndryshim. Per te bere ndryshimin duhet te dalesh jashte rregjimit dhe mos harroni se ky rregjim ne rastin e tij me te mire mbeshtetet nga 50 % e shqiptareve. Pastaj le te na jape leksione Arvizu nje person nje vote kur te mos kete me partine me te madhe opozitare. Pastaj le te dalin teoricienet dhe te thone qe po ecen kunder interesave te kombit etj …
I perkryer editoriali Baze!
Me duket nje udherrefyes shume konkret dhe racional per nje opozite per te rrezuar nje regjim si ky ne pushtet. Analiza eshte perfekte, sidomos kur analizon statusin e regjimit. Por nese do ti kishte keto mendime Edi Rama atehere nuk do kishit marre guximin dhe ti shkruanit Ju ne gazeten Tema: ato do te ishin bere tashme realitet dhe regjimi do kish kthyer syte nga dielli. Ketu tek ne po ndodh e kunderta: opozita me e ashper me regjimin eshte shtypi jo-qeveritar, kurse opozita politike e Rames shikon akoma endrra me sy hapur. Rama nuk po sulmaon regjimin sic po beni Ju; ai po sulmon vec ata qe i moren pushtetin dhe e lane jashte tij. Rama apo Balla mendojne se Berisha dhe e bija i kane blere gjyqtaret per nje motiv te vetem te cilin une i kuptoj mire: sepse ata vete do te kishin tentuar te njejten gje po te ishin ne vend te sales. Logjika e parase mbreteron tek Rama ashtu sic mbreteron tek saliu logjika e regjimit. Saliu ne te vertete, sic thoni Ju, ka kaluar ne dimensionin tjeter: ate te frikes. Rama me te tijte jane ne dimensionin e lekut dhe 20%-it. Prandaj opoziten ne kete vend po e bejne ata pak gazetare te lire qe kane ngelur dhe nuk po e ben ai qe duhej ta bente. Opozita ndaj regjimit behet me burra te vertete, me studente dhjetorista, me minatore, me nje popull te shtypur e te perdhunuar nga regjimi qe lufton i bashkuar reth nje lideri te padiskutueshem dhe idealesh qytetare. Opozita ndaj regjimit nuk behet me burra pa atribute e perverse, me mbetjet e po te njejtit regjim, me njerez te kapur peng nga korrupsioni dhe 20%-at e radhes, duke neperkembur keshtu dhe lirine dhe gjakun e atyre mijera shqiptareve qe luftojne pa interes regjimin ne fjale. Keni te drejte kur thoni qe “garen me pare nuk e fitojme dot”, por vetem Edi nuk po e kupton.
As mish , as peshk , babiloni esapi .
Po i pergjigjeme ne kete forum, atij me emrin Naim. O i zgjuari Naim, une u lodha duke shkruar qe kjo opozite, duhet te reagoje, o sot, o kurre, por mendimet e mia i quajte budallalleqe, e une nje mjeran. Se po kritikoja ashper Edin, me bere me ata te PD, e tu dhimbse artisti. Po ja sot, po te ben nje analize me te detajuar gazetari Mero Baze, me pak fjale, nese opozita nuk reagon, ç’fare te presim nga ajo! Dhe po ta perseris, po je nga ata burra dil te henen ne shesh me Edin, ne krahe te minatoreve, e nga darka degjohemi, Kesaj rradhe ku do ta pije kafen Edi! Sic dole ti nga etika, po dal edhe une. Me spurdhjaker si ti e Rama, keni per ta patur Salen 100 vjet mbi koke, po tju shashe Salen e Edin, ju qane zemra, Shqiperine e ka marre fundi, kur une theme, se kemi arritur ne ate pike, qe nuk ka me shtet, hajdutet e kriminelet bejne ligjin, vjedhin votat, e lideri i opozites, nuk ishte ne gjendje ti mbronte. Te erdhi keq, jduhet te te vinte keqe, perse nuk reagon perballe ketij realiteti, apo tani do presim 2013! Po meqe je kaq i zgjuar, ç’fare na sygjerron ti. Ne kete momente, Shqiperia po perjeton diktaturen me te ashper, Sali qeni, e Meta kokemadhi me 700 milionet, po bejne kerdine, vrasin e vjedhin, e njerrezit e thjeshte, mezi mbajne shpirtin gjalle, per minatoret e pensionistet nuk do t’ia dije njeri, sepse opozita nuk ekziston, e nuk ka bythe kauri i mutit, te perballet me kete rregjim. Meqe ti e kishe me mua, o Naim, jame nga ata, qe me 7 veta, mu ne mes te Delvines, kame protestuar kundra malokeve, kur te gjithe i kishte zene frika, nga 7 u bene me qindra e mijera, e u perballem me legenat e Saliut, nuk na kishte paguar njerri, si qente e tjere neper mitingje. Une sot, jame nje qytetar i thjeshte, por jo si Sala e Edi, ata kane me vlera nga une, sot hajdutet e kriminelet jane me te respektuar. Nga sot e tutje, do te shikoj ti e Edin, si do te reagoni!!! Le t’ia leme kohes,…
bravo fatmir
I madh “fatmir”,
jam teresisht dakort. Keta sot i bejne mitingjet me leke dhe mendojne se me leke do rrezojne saliun. Ky eshte mentaliteti driteshkurter i Rames: llogjike 20%-shi!!! Saliu rrezohet kur Rama te zbrese nga piedestali i sarajeve te tij dhe te udheheqe popullin drejt lirise: ne kam frike dhe bindje se nuk nuk e ben dot. “dielli qe ngroh duket qe ne sabah” thote populli.
pershendetje!
Edi Rama ,nese eshte e vertete qe ke hequr dore , Mallkuar qofsh ne jete te jeteve,O sot o kurre nese je shqiptar , ose liro vendin dhe ik , Frikacak
Populli qe jeton ne territorin e Republikes se Shqiperise ka muaj te tere qe nuk beson me tek asgje e drejte, e ndershme dhe mbi te gjitha tek ligji. Shqiperia eshte shnderruar ne vendin ku pjesa e madhe vuan dhe mbijeton, ndersa minoranca sundon. Fajin me te madh per kete e ka opozita me Ed Ramen, i cili flet akoma per ide dhe ideale, qe thote se per te nuk ka rendesi karrigja por lidershipi, dhe qe eshte bere ne armikun me te mire per Skenderbeun dhe banden e tij, duke ngordhur frymen dhe nervin e terbuar te shqiptareve per te kerkuar dhe fituar te drejtat dysheme te njeriut.
O Niam, te ofendova liderin e padiskutueshem, e shfryve si qene i terbuar, sikur te kisha ofenduar dike nga shtepia. Kete qellim ka Sala me Edin, qe me njerri-tjetrin te hame koken, e ata te dy, te hane e te behen tape nga Krokodili.
Rrofsh,. MERO,se me keto shkrime na mbane gjalle te gjithe ne, qe shpresojme,per nje Shqiperi,pa hajdute,pa mafioze,pa korupsion.Si gjithnje,je i sakte,dhe i guximshem per gjithecka qe shkruan.
O Mero ne qofte se i biri i Liri Belishoves eshte bere avokat apo gjykates na e thuaj me mire sepse kemi shume per te thene per te dhe gjithe familjen e tije.Edhe me gjithe keqardhjen qe Cerriku ka pase per te ne qofte se ai ka filluar te gjykoje dhe sillet mbrapsh,ka shume histori te bukura per te dhe familjen e tije
Me vjen te qesh me te madhe. Po pse o Mero vazhdon ta quash opozitar Edi Ramen? 13 vjet Minister dhe Kryetar i bashkise se Tiranes. Bjeri drejt o Mero, dhe fillo te analizosh se me Edin dhe Gramozin ne “opozite” Saliun ketu e kemi edhe nje 20- 30 vjet te tjera.! Une mendoj se vetem ti ke ngel ne kete vend, qe duke njohur deri edhe “”qimet e pastiqes” se PD, mund te jesh njeriu ideal qe duhet te jete kryeopozitar. Te tjeret ose jane bythpambuke, ose te kapur me koken ne dere……..
Eksperienca e demokracive te medha tregon qe ne raste te tilla kur pushteti sillet si uzurpator me
qytetaret e tij,si uzurpues me opoziten me medien e pavarur e kryesisht me gjygjesorin,atehere vete
shoqeria reagon duke nxjerre “antidodin” e saj.Ky “antidod” eshte radikal,i shpejte ne veprim,normalisht
okult,drastik por i doemosdoshem,dhe fatkeqesisht gjithmone i denueshem.I denueshem sepse per
shume arsye quhet”terrorist” nga bota demokratike.Por a eshte koha qe edhe shoqeria jone te reagoje ne menyre te tille?Kjo eshte ne doren e vete shoqerise.Sepse nje qeveri me njemijeenje
marifete te vjedh voten,te vjedh vendin,tallet me ty duke te thene qe Ju po jetoni ne mire se çdo qytetar i europes,te vret po protestove,te çon edhe ne gjykate sa per sy e faqe, s’pyet per ligje e
kode dhe çuditerisht gezon mbeshtetjen e botes demokatike.Ne qofte se nje dite shoqeria shqiptare
do te dije te reagoje ndaj pandeshkushmerise se korrupsionit,manipulimit te votes,perdhosjes se
ligjeve,atehere po mund te quhemi P o p u l l.Me keqardhje por deri tash plotesojme vetem
kriteret e nocionit Turme.Nuk jam per terrorizmin bile e denoj ate por edhe keshtu me korrupsion
mega,media gati si dikur,votime supertevjedhura,gjykata e prokurori “çkaDonSala” nuk shtyhet me.
Duhet me u marre vesht nje here e mire se “kush pin e kush paguan” …..deshta me pershendete;,,,
por,mjere Shqipnia çka e ka gjete.
Mero, Jeni mendja me e mprehte qe ka nxjerre vendi por sidomos i vetmi politolog qe ka guximin dhe ndershmerine per tua thene gjerat ne sy te dyja paleve!!! Mero, artikulli juaj eshte shume i sakte, po kush do T’UA PERKTHEJE ATYRE TE PS? Kam friken se edhe me perkthyess nuk do ta kuptojne dot mesazhin tend… CDo dite qe kalon rrenon forcen e opozites, dhe perforcon pozitat e Berishes. Pra, rritet kostoja e nje ndryshimi ne favor te popullit!
Shpresoj qe minatoret te prekrahen nga forca te tjera popullore, pasi vendi po shkon drejt humneres!!!
Nuk do pushoj se theni qe je elita e gazetarise shqiptare.Genialllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllll!!!!!!!
Po kjo dihet , sepse Sala te vrau me gjak te ftohte ne 21 Janar dhe gjithe keto vite demokracie tregojne se Sala e quan opoziten armike —
—- Por Edi nuk ka as tru as zemer dhe nuk e kupton se kunder Sales duhen vetem protesta pasi Saliu e urren opoziten per vdekje
-Gjithe fajin e ka Edi–Ai nuk eshte i pregatitur psikologjikisht per lufte kunder Berishes , ndaj edhe humbet
Nuk ka ngelur me asnje srtukture e shtetit Shqiptar qe te jete ne gjendje qe kundershtoje ose ndeshkoje fajtoret e ketij rregjimi te RRENGJETHESHEM.
Keto analizat e Meros me bejne medoemos te shkruaj edhe une komente sepse eshte perfekt ne cdo fjale qe thote.Ore Mero nje keshille te sinqert o mik nga une,ti duhet ti qendrosh prane Rames ore zoteri si ti ua njeh zorret e barkut ketyre palacove.Shqiperia eshte me keq se kurre sot,biles me keq se ne kohen e dulles.Maskaraj Berisha i ka coroditur si mos me keq shqiptaret.Neqoftese ne komunizem njerzit i frikesoheshin sistemit por jo mikut,sot i frkesohen mikut se ky eshte bythlepires i Sales dhe te vret naten dhe te qane diten,por edhe sikur te te vrase sheshit,kush e denon,ish komunistat servile atehere dhe sot,jo keta ia kane shitur shpirtin shejtanit.Mbajeni mend neqoftese nuk i denon Zoti keta horra se prej popullit me duket se jo,ne e meritojme kete ndeshkim dhe do te shihen prej kombeve te tjera si kombi me i pavlere ne bote.Do kisha nje deshire, te zhduken ato kenge patriotike te heronjeve legjendare se ky popull ka dale faret.Oh mjere toka qe u mbane ,turp dhe vetem turp si rrini e veshtroni dhe nuk luani vendit more mjerane.Me mire te vdekur se gjalle e pa nder.
Mero I goditur ky artikullin gjera qe mesent verteta … Por gjithashtu besoj se kur e keqja del ne siperfaqe I ka Ditet e numeruara .. Une aktualisht jetoj ne Londer .. Dhe shqiperia Eshte pika e dobet e imja dhe Mezi pres Te kthehem .. Jam Shume Afer probleme ne shqiperi .. Dhe kontaktoj perdite me shoqerine Te afermit .. Dhe lexoj artij shoh lajme .. Jam Shume Brenda situates …e kam lene shqiperine Pa ardhur ky funderina qe e quajne ( berishe ). Ose ne koken time e ( diktator ).. Qe e di friken e Mos blerjes Te tjerve Eshte Shkaterrimi I tij ..njerzit e tij Po shterohen perdite e me Shume .. Qe Dikur suleshin si hiena per Te shqyer Te verteten… Edhe atyreve Po Ju vjen fundi .. Koha e berishes Po Mbaron … Nuk do thuhet me 50 vjet diktatur Por 50+8 vjet diktatur .. Ndarja qe beri ramiz
Sali Berisha nuk ka nevoj as te tremb dhe as te paguaj sepse drejton qeverine qe nga viti 2005 me duar te pastra dhe ne te njejten kohe ka bere ate qe se ka bere asnje kryeminister ka dyfishuar rrogat dhe ka mbajtur stabel ekonomine e vendit ne kete kohe kaq te veshtire per ekonomine boterore.
Aman , o Sal…. me fal , o Engjell me vrap te sirtari se ke harruar te pishe ilacin . He derman pije shpejt , se jo per gje po kush te duron gjith diten ketu .
Ajo thoni nuk eshte e emrit qe keni.
Desha te thoja e DENJE,por mesa duket kete fjale Ju nuk e njihni.
Me duar te pastra , eshte nje film , ku nje komisar policie lufton kunder njerezve me duar te zeza , njelloj si kryeminstri tone ,qe ndryshe nga gjakatari HOXHA, qe na beri fanar ndricues , ky po na ben ,kopsht me lule si ZVICRA . Me nje zhvleresim te tmerrshem te lekut , kuptohet fuqia blerese e ketij populli qe varferohet perdite . Nejse kemi arritje te medha , ne arsim , drejtesi , shendetesi , polici , televizionet dhe gazetat thuajse te gjithe opozitar , ministrat me te pakorruptuar te europes , nje kryeminister qe luftoi mafien e NANOS ,METES ,POCIT, (duke ju vene ruspat )etj me duar te pastra . Ata qe besojne brockulla te tilla ose jane naive , ose te trashe , ose sahanlepires te pushtetit , ose psikopat reaktiv . Rrofshin injorantet thoshte MAKIAVELI .
Z. Mero Baze !
E saktë dhe e plotë është kjo analizë. Ju falenderoj !
XHEMA !
— epo kur merr blendi fevziu qe punon si ballistet–vetem per xhepin etij,30mil ne muaj dhe Merua qe punon per interesa kombetares’merr asnje lek
po keta lloj njerezish paguan televizionet qeverritare–njerez qe bejne libra qe te vjen per te vjelle kur i lexon..
Libri meros 97-ta eshte kryeveper…
Z.Mero nqs keni mundesi te na ndihmoni duke e bere publike ne gazeten Tuaj pasi kemi 10 dit pa uje ne rrugen e plepave ne Sauk.blejme me bote private pasembedhjete mij lek 1000 l. uje
….une besoj gjithcka…Saliu mund te bej cdo gje…nganjehere koha te tradheton …nuk eshte e mjaftushme per te ushtruar o kuptuar forcen e rregjimit….mendoj se SB ka paguar e shume…s’donte te rrezikonte…Ai ka dhene shuma te medha…Askush nuk le sot ti iki rasti nga duart…Saliu eshte me sot e neser…ata po ashtu …e rasti per te perfituar eshte nje…llotari…kushtu funksionon nje shtet i korruptuar…Ndryshe sot Lulu (luli) e Saliu duhet te ishin ne burg..
Si edhe shume komentues te tjere, edhe une vleresoj shume shkrimin e Z. Mero Baze. Nje nga ceshtjet me te nxehta ne keto komente, dhe ne ato te mepareshmet, eshte qendrimi medyshes i opozites, dhe ne vecanti i PS. Per mendimin tim, lidhur me kete problem, jane dy probleme te medha: 1) Edi Rama, si kryetar i PS dhe si drejtues i opozites se bashkuar, kerkon, qe permes veprimeve opozitare te tij, pra me veprimet dhe qendrimet kunder regjimit qeveritar te uzurpatorit Berish, t’i tregoje popullit shqiptar dhe “nderkombetareve”, me fjalen nderkombetare, dua te them bashkesise diplomatike ne Shqiperi, KE dhe BE, se eshte nje udheheqes i moderuar, jasht konfliktit dhe shunes. Kjo edhe per te bere ndryshimin midis atij dhe Kryeministrit tone. 2) Qendrimi i terhequr i tij, sidomos mbas 8 majit, 2011, synon qe t’i tregoje gjithashtu “nderkombetareve”, se Edi Rama, di te respektoje ligjin dhe shtetin ligjor, dhe se nuk eshte as mashtrues, as vjedhes, as vrases si Sali Berisha. Ajo qe ka me shume rendesi eshte fakti, se Z. Rama dhe me te e gjithe opozita shqiptare, duke pare sheshit manipulimet per Bashkine e Tiranes si edhe vendimet e turpshme dhe joligjore te KQZ dhe te Kolegjit Zgjedhor, ka shpresuar se Keshilli i Evropes, Bashkimi Evropian, Parlamenti Evropian si edhe Departamenti i Shtetit, nuk do te njihnin zgjedhjet ne Tirane. Pra, ka shpresuar per nje pergjigje te kenaqshme per te, ne favor te se drejtes, duke menduar se keta “nderkombetare” mund te kerkojne perseritje te zgjedhjeve. Fatkeqesia me e madhe e Z. Rama, e tere opozites dhe i popullit shqiptar, eshte se kane besuar me kot per nje drejtesi nga keta njerez. Ajo qe shqiptoi mbreme Z. Kantriman, ne Zerin e Amerikes, gjithnje sipas meje, e fashit kete shprese. Qe te gjithe nderkombetaret, jane kunder Rames dhe kunder opozites ne Shqiperi. Z. Rama duhet te kuptoje se nuk e do asnje ambasador apo diplomat te akredituar ne Shqipri: As Z. Arvizi, as Z. Wollfarth, as Z. Sequi (nuk po i permend te tjeret se nuk kane asnje vlere dhe asnje peshe ne opinionin nderkombetar), nuk e duan as ne KE: as Z. Fyle, as Z. Kukan (nuk po flas per Zonjen (K) Doris Pack, per Z. Grossruck, per Z. Doull, etj.), sepse Edi Rama, nese ndodh (u befte vullneti i Perendise) qe te vije ne pushtet, me kete prish te gjitha lidhjet e bizneseve te ketyre ambasadoreve (mos harroni se mbas tyre jane Fazllic, Clark, firma e madhe Bechtel, dhe dhjetra e dhjetra biznese dhe koncesione qe jane lidhur me qeverine e Sali Berishes). Krisja e madhe midis Edi Rames dhe nderkombetareve (Z. Arvizi, e lloji i tij) ka nisur me denoncimin qe Z. Rama (pra partia Socialiste) beri lidhur me faljen Greqise te nje siperfaqeje te konsiderushme deti. Me kete jane cenuar interesa te pakufizuara monetare te pales amerikane, shqiptare (personalisht te familjes Berisha), te Fazllicit, sigurisht edhe te vete Greqise. Me kete, Rama humbi kredibilitetin si partner ne biznese te fuqishme, por ne fakt fitoi Shqiperia. Z. Rama duhet te kujdeset se PD ka filluar nje fushate te madhe lobingu ne Evrope dhe ne Amerike persa i perket raportit te ODHIR-it per rezultatin e zgjedhjeve. Pra, ka filluar punen per lincensimin nderkombetar te manipulimeve, vjedhjeve, mashtrimeve dhe veprave korruptive per zgjedhjet e 8 Majit, 2011. Dhe do t’ia arrije!
Ne argumentin tuaj,zoti Alban,gjej vetem vertetesi.Mendoj se keshtu arsyetoi edhe pjesa derrmuese e popullit te Tiranes qe u derdh ne kutite e votimit ne 8 maj per te zhbere me vote intrigen gjigande te gjirizit te “klases politike” yshtur nga ata kurvaret nderkombetare qe i kemi te gjithe ne xhep tash e 20 vjet.Une i jam mirenjohese Edi Rames qe i ka dale zot, per se mbari ,fatit te Shqiperise e shqiptareve dhe e cmoj kursin e tij ekuilibrist te neutralizimit publik,me fakte te shquara publikisht,te pjeses malinje brenda PS-se qe ende e gjellit dhe e permjer ate dhe popullin opozitar.Mendoj se po kaq sa e mbeshteti,ne Tirane e ne gjithe Shqiperine,populli do ta mbeshtese Edi Ramen dhe pjesen e shendoshe te se majtes e opozites se bashkuar,ne aksionin e fuqishem opozitar qe se shpejti do t’i ngreje partallat pushtetit tyryry te dr.tyryry-se. Jam e bindur qe shqiptaret nuk do te lene t’ju ike nga duart shansi me i madh ,ne 20 vjetet e fundit,i perfaqesimit kredibel qe gjejne tek Edi Rama.
Edi Rama nuk ka ca ben me teper populli dhe vetem populli e rezon kalorsin terbuar
Nuk ka rast me te mire se perkrahja e greves se minatoreve po jemi popull pabukes thuaj dhe nuk e leme dot punen se duam te hame diten tjeter dhe nuk rine dot ne demostrata kete e ka te qarte Berisha se vret mendjen shume
Kam respek zoti Baze për analzat,opinionet dhe gjykimet tuaja. Ka shumë mundësi të jetë kështu si thoni ju por unë mendoj pak më ndryshe. Lideri i një regjmi megjthatë ka dinjitetin e regjimit që përfaqëson? Për mendimin tim duke qenë përpara një individi pa pikën e dinjitetit përkundrazi para një sharlatani të kriminalizuar deri në palcë, më bën të mendoj se ai përdor të gjtha pushtetet që disponon,pa bërë dallime sepse ai tashmë ka të qartë një gjë që, po i rëshqiti këmba, do të linçohet ,jo si Enveri në bronx por i gjallë. Ai ka “dinjitetin” e një kapo mafiazi politiko-ekonomik pa skrupuj prandaj është më i rezikshëm se një shef “regjimi”. Përshëndetje.
Kisha nje kerkese per moderatorin,nese eshte e mundur : Me lejen e gazetes shqip,te na botoni ne rubriken tone “opinion”,shkrimin e Blendi Sales,”Iluzionet e Shqiperise demokratike”.Dua t`a kem ketu dhe t`a lexoj nje jave rresht.Sot i kam njohur vlerat dhe nivelin e ketij gazetari.Bravo i qofte.Faleminderit per mirekuptimin.
http://www.gazeta55.al/index.php?kat=politike&artikulli=21552
Kur flitej per vendimin per Tiranen, z. Prec Zogaj beri nje shkrim ku besonte !!!!! Une nuk besoja ne ndonje vendim gjykate dhe ne ate shkrim ju pergjigja duke thene se
AJO QE DUHET TE BEJE OPOZITA ESHTE KJO ME POSHTE:
Per mendimin tim opozita duhet te trembe (duke u thene te verteten) kriminelet dhe sherbetoret e tyre duke u treguar se cfare do te beje kur te vije ne pushtet.Po e ve prape ate shkrim se beoj se i pershtatet edhe asaj qe thote z. Baze.
===========================================================
Kundër Venecias, kundër fatit (ky ishte titulli i shkrimit te z. Zogaj)
I dashur Prec,
Nuk ka Venecie te dielen kur vendimi merret te henen. I jam pergjigjur edhe nje here nje shkrimi tuaj, ku them se duhet te beni nje program, manifesto, quajeni si te doni. Po jua dergoj perseri shkrimin (me falni per perseritjen)., por…..
Ju te gjithe si politikane te opozites ndoshta me parrullen
SHQIPERIA DUHET CLIRUAR NGA BARBARET DHE RIBERE PER POPULLIN
duhet te mblidheni nje dite diku, ndoshta ne Pallatin e Kongreseve dhe te beni sa me poshte:
Te vini Kushtetuten, ndoshta edhe Biblen dhe Kuranin mbi nje tavoline dhe ti betoheni popullit shqiptar qe:
KURDO QE TE MERRNI PUSHTETIN GJEJA E PARE QE DO TE BENI ESHTE
PASTRIMI I ORGANEVE TE DREJTESISE NGA MASKARENJ SI KY (TOMA ETJ)
ZEVENDESIMI I TYRE ME JURISTE TE NDERSHEM DHE TRIMA QOFTE EDHE ME KURSE 1 MUJORE
DENIMI I ATYRE QE ORGANIZUAN RRAHJET DHE VJEDHJET E 1996
DENIMI I ATYRE QE ORGANIZUAN MASAKREN E 1997 DHE SHKATERRIMIN E SHTETI
DENIMI I ATYRE QE URDHERUAN SULMIN E JUGUT ME AVIONE NE VITIN 1997
DENIMI I ATYRE QE ORGANIZUAN PUCIN E VITIT 1998
DENIMI I ATYRE QE SHKAKTUAN KRIMIN E GERDECIT
DENIMI I ATYRE QE VRANE FATMIR XHINDIN, KOSTA TREBICKEN, REMZI HOXHEN DHE SOT JO VETEM S’JANE NE BURG POR BARBARI U KA DHENE POSTE DREJTUESE.
DENIMI SHEMBULLOR I TE GJITHEVE QE KANE BERE MASAKREN E 21 JANARIT
DENIMI I ATYRE QE DONIN TE SHISNIN DETIN E ATDHEUT TONE SI TRADHETI NDAJ ATDHEUT.
DENIMI I ATYRE QE VODHEN PARET E GJAKUT TONE ME FJALET E BUKURA RRUGE E KOMBIT
DENIMI I DOKTORIT I CILI THA QE DEMONSTRUESIT E 21 JANARIT JANE VRARE NGA AFER (PRA ME NJERI TJETRIN)
DENIMI PERFUNDIMTAR I RISTANIT, RISTANIZMIT, TOMES, NDECES & Co
DENIMI I ATYRE QE FURNIZUAN ME NAFTE REGJIMIN FASHIST TE MILLOSHEVICIT NE KOHEN QE GJITE BOTA ANTIFASHISTE DHE DEMOKRATIKE I BERI EMBARGO
JU DUHET TE BETOHENI QE NE SHQIPERI NUK DO TE NDODHE ME QE POPULLI TE MASHTROHET, FYHET, TI MERREN TAKSAT DHE GJAKU I PUNES DHE ATO PARE TE SHKOJNE PER FASLLICET E ME PAS KY POPULL I PERVUAJTUR, FUKARA POR FISNIK NE SHPIRT, TE VRITET SI TE ISHTE KAFSHE NE MES TE QYTETIT.
DUHET TE BETOHENI QE PER CESHTJE TE MEDHA KOMBETARE OSE LOKALE DO TE KETE REFERENDUME (KOMBETARE OSE LOKALE) SI PSH PER SHITJEN E PASURISE KOMBETARE (LIQENEVE HEC-eve, ose PER NDERTIMIN E FABRIKAVE ETJ NE QYTETE (REFERENDUME LOKALE). OSE SIC ESHTE RASTI I BARBARISE NE KOPESHTIN BOTANIK…
Ju duhet te hapni nje faqe interneti ose zyre ku te merrni te gjithe informacionet dhe te dhenat nga populli, pasi ky pushtet i ka vjedhur djersen dhe gjakun ne nje menyre ose tjeter te gjithe ne shqiptareve.
BETOHUNI, TREGONI SE SI DO TA BENI BRENDA 2-3 MUAJVE DREJTESINE. EDHE ASHTU SIC E BERI BARBARI ME KURSANTE 6 MUJORE PRANOHET, SEPSE NE NJE SISTEM KU KA RENE DREJTESIA CDO KURSANT I NDERSHEM ESHTE ME I MIRE SE NJE I KORRUTUAR ME EKSPERIENCE 20-30 VJECARE SI NDRECA, TOMA LESHI ETJ…
BETOHUNI QE ASNJE QE KA VRARE, QE KA DHENE URHDER PER TE VRARE, ASNJE QE KA TRADHETUAR ATDHEUN DUKE E SHITUR ATE, ASNJE QE KA BASHKEPUNUAR ME SERBET NE GENOCID NUK DO TI SHPETOJE BURGIMIT TE PERJETSHEM.
BENI NJE MANIFESTO, NJE PROJEKT. PASI TE BETOHENI LEXOJENI LIVE NE TV. QYTETARET E KUPTOJNE DHE E KANE KUPTUAR.
JU MBETET VETEM TE SHKONI NE FSHAT ATJE KU FAKTIKISHT KA INJORANCE DHE ANALFABETIZEM, DHE ESHTE I VETMI VEND KU PO MERR VOTA BARBARI. TREGOJUANI DHE ATYRE ME FJALE TE THJESHTA SI PSH KUSH JANE PARTIZANET, KUSH JANE GEJRMANET, CFARE DO BEJNE PARTIZANET KUR TI VRASIN GJERMANET DHE TE SHIKONI QE EDHE ATA NUK DO TE VOTOJNE ME PER BARBARIN. TREGOJUANI ATYRE ME FAKTE QE KU SHKEL BARBARI NUK MBIN ME BAR, DHE ATA DO TE BINDEN.
BEJENI, MOS RRINI KAFENEVE, BETOHUNI DHE ME PAS MOS KINI ASNJE MESHIRE BRENDA LIGJIT PER ATA QE NA VRANE RININE DHE ENDERREN EVROPIANE.
Vetem keshtu do te keni popullin me vehte, ndryshe asnje nuk ju ndjek pas. Duhet te betoheni qe barbari nuk do te jete me pjese e jetes sone por do te mbetet si nje njolle e zeze qe ju shtua historise sone.
KUR BARBARI DO TE JETE NE POZITE TE VESHTIRE DO KERKOJE PAQE SOCIALE, MADJE EDHE DO TE QAJE REZULTAT I CEKULIBRIT TE TIJ PSIQIK.. KETE DO TA KERKOJNE EDHE TE HUAJT, MIQTE E TIJ, GJOJA PER HIR TE “STABILITETIT”.
DUHET TI BETOHENI POPULLIT QE NUK KA PAQE SOCIALE PA U DENUAR ATA QE KANE VRARE DHE KANE VJEDHUR GJAKUN TONE.
NUK MUND TE BEHET PAQE SOCIALE DHE PASTAJ TE DENOJME KRIMINELET
DUHET TE BETOHENI QE DO TE DENOHEN KRIMINELET PASTJ DO TE KETE PAQE SOCIALE.
EDHE GJERMANIA E DENOI HITLERIZMIN DHE PASTAJ VURI PAQEN SOCIALE, PRA PASI U SQARUAN GJERAT.
NUK MUNDET QE TE KETE PAQE SOCIALE MIDIS FATMIR MEDIUT, SHKELZEN BERISHES, ALDO BUMCIT, ETJ… DHE PRINDERVE TE GERDECIT QE MBETEN PA FEMIJE, VAJZAVE DHE DJEMVE QE MBETEN PA NENE E BABE.
NUK MUND TE KETE KURRE PAQE PA U VENE DREJTESIA AS PER ZAMIRA DURDEN, NENEN QE JU VRA BIRI I SAJ, EDISONI I VOGEL
EDHE NE, NJEREZIT ME MEND NUK DO TA PRANONIM KURRE NJE PAQE ME ATE QE I KA DUART ENDE TE LAGURA NGA GJAKU I EDISONIT TE VOGEL DHE 25 JETEVE TE TJERA TE HUMBURA NE GERDEC.
PRA KUJDES, MBAJENI MEND DHE BETOHUNI SE VETEM ATEHERE KUR NUK DO TE KETE ME DUAR GJAKATARE PER TE GJAKOSUR JETET DHE SHPIRTIN TONE, VETEM ATEHERE DO TE KETE PAQE SOCIALE NE SHQIPERI.
PO E BETE KETE KENI POPULLIN ME VEHTE JO VETEM NE MITINGJE POR EDHE DREJT RRUGES PER LIRI SIC E KERKONI JU.
Ka shume gjera te tjera per ti plotesuar. Nese do te jete program duhet te thoni se cfare do te beni me ata qe marrin buken me liste, me pensionistet, me ushtaraket e nderuar, me te semuret qe skane te paguajne ilacet, me te pushuarit nga puna, me te rrahurit dhe te “burgosurit” e sistemit te sotem parafashist. Duhet ti thoni popullit cfare do te beni per arsimin pasi po kthehet analfabetizmi, cfare do te beni me pronen qe u eshte vjedhur pronareve te vjeter (njeri prej tyre jam edhe une)…..
Ti or koqe kalendri ke harruar ARBEN BROCIN e shoket ke harruar AZEM HAJDARIN apo sju vjen mire juve klysheve te komunizmit..
Me poshte, eshte shkrimi i Z. Blendi Salaj, botuar ne gazeten “Shqip” me titull: Iluzioni i Shqipërisë Demokratike, 2011-07-16
Blendi Salaj
Nuk është çështje logjike, por çështje natyre Iluzioni i Demokracisë. Procesi i numërimit dhe certifikimit të zgjedhjeve lokale përfundoi dje, kur Gjykata e Tiranës njohu kryetarin e ri të bashkisë. Ky proces, sfilitës e poshtërues, ngjan tanimë si skena e një grabitjeje banke, e shfaqur në një film me xhiro të ngadalta. Grabitja mbaroi. Na vodhën. Kur them na vodhën, nuk po e njësoj veten dhe ty lexues i nderuar me Edi Ramën apo me Partinë Socialiste, sepse viktimat e vërteta të kësaj vjedhjeje nuk janë ata, por ne, qytetarët e thjeshtë të këtij qyteti. Ajo që u grabit ishte vota, duke provuar edhe një herë atë çka shohim gjithmonë e më qartë; në Shqipëri Demokracia nuk ekziston asfare, por vetëm iluzioni i saj. Vendimet e Kolegjit Zgjedhor japin provat se interesat e biznesit, paraja e pistë dhe marrëveshjet e prapaskenave janë ato që vendosin realisht se çfarë bëhet në këtë vend. Nuk ka votë të lirë në Shqipëri, nuk ka as Demokraci, ka vetëm pazare. As unë, as ti i dashur lexues nuk vendosim mbi asgjë me votën tonë. Në të vërtetë vendosin ata, mjeshtrit që tërheqin fijet, bizneset e mëdha, korporatat ndërkombëtare, ndërtuesit, trafikantët, të fortët. Vendosin ata me KQZ-rat dhe Kolegjet e tyre Zgjedhore, sepse ata e dinë se kush duhet ta drejtojë bashkinë e kryeqytetit. Fushatat zgjedhore, me miliona eurot e shpenzuara në to, nuk shërbejnë dhe aq për të manipuluar mendjet në mënyrë që t’i votojmë, por për të na manipuluar të besojmë se procesi zgjedhor funksionon. Në fakt nuk funksionon. Zgjedhjet bëhen sa për të bërë sikur ka zgjedhje. Një herë në dy vjet, Iluzionit të Demokracisë i jepet një dorë e freskët boje, në këtë mënyrë iluzioni mbetet i besueshëm, me ngjyra të forta. Blu, e Kuqe, Rozë.
Totalitarizmi i ri
Ata, mjeshtrit e prapaskenave kanë pushtetin. Kanë televizione, radio, gazeta dhe revista për të kontrolluar atë që shohim dhe lexojmë. Pushtetet e prapaskenës kanë analistë dhe lobistë, që shkruajnë çdo ditë në mënyrë që të na diktojnë çfarë duhet të mendojmë. Ata kanë biznese, banka, universitete, prona të vjedhura nga publiku. Ata kanë armë dhe vrasës me pagesë. Ata mjeshtër të padukshëm kontrollojnë shtetin, sepse ata e kanë në të vërtetë pushtetin. Ata kanë paranë ndaj shpenzojnë miliona euro për të na verbuar dhe për të na qorruar. Ata duan të na bindin se jemi në një sistem Demokratik, duan të na mbushin mendjen se jetojmë në Shtetin e së Drejtës. Por ky është valiumi i tyre për ne. Ky i dashur lexues është totalitarizmi i ri. Në të vërtetë ne jetojmë nën hyqmin e tyre. Grindemi për të majtën dhe për të djathtën, ndërsa ata qeshin me zellin tonë ideologjik. Qeshin sepse ata nuk kanë asnjë ideologji. Mbi ta nuk ka asnjë ligj. Ky totalitarizëm i ri që na ka pllakosur nuk ka nevojë të jetë as i majtë, as i djathtë. Është si një sistemi i ri feudal. Totalitarizimi i ri nuk e tregon forcën në shesh të mejdanit si komunistët a fashistët – ai luhet në prapaskenë, duke kontrolluar qeveritarët dhe sistemin e drejtësisë. Totalitarizimi i ri vret dhe vjedh çdo ditë pa bërë lajm. Ky lloj sistemi nuk ka nevojë të ndryshojë Kushtetutën, vetëm sa e manipulon drejtësinë përmes interpretimesh sikundër bëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ky lloj totalitarizmi nuk na e heq të drejtën të kemi zgjedhje, thjesht i manipulon ato. Ky totalitarizëm nuk na e heq të drejtën e fjalës, por na lejon të llapin kot më kot. Na lejon të kemi opinione, por vetëm për tema idiote, të stisura për të na shpërqendruar nga rreziku i vërtetë që na kërcënon. Çështja e Kompleksit të ri Parlamentar është një shembull i mirë. Lobet e interesave të mëdha ekonomike po kërkojnë një shesh të ri ndërtimi për megastrukturat. Kanë vendosur të ndërtojnë aty ku ndodhet Kuvendi aktual dhe për të fshehur qëllimet e vërteta luajnë me emocionet e publikut. Duan ta bëjnë qytetarin të ndjejë revoltë, por të drejtuar gabim. Mjeshtrit e prapaskenës na flasin për fantazmën e Enver Hoxhës, për të na fyer me paturpësinë e tyre. Përdorin këta deputetë ushtarë për të trazuar debate të kota në popull, në mënyrë që të mos jemi të vëmendshëm ndërsa zaptojnë Tiranën pak nga pak, e na shtypin ngadalë nën peshën e tyre në rritje. Krijojnë kriza pas krizash për të na mpirë, për të na vjedhur, në shtëpitë tona, te fëmijët tanë. Dita mbas ditës po na vjedhin Atdheun, po na shkelin ëndrrat, po na vrasin shpresën.
Sistemi i Antivlerave
Nëse dëshironi shembuj të mbrapshtësisë së rendit ku jetojmë, shikoni sistemin e bjerrur të vlerave në Shqipëri. Kjo nuk është Demokracia i dashur lexues. Në këtë vend hajduti rreh gjoksin dhe admirohet si djalë i zoti, të arrish të vjedhësh është kthyer në meritë. Në këtë vend drejtësia ka një rrjetë të çuditshme, e cila zë vetëm peshqit e vegjël, ndërsa peshqit e mëdhenj kalojnë lirisht nëpër vrimat e saj. Sot në Shqipëri i pandehuri i bën presion prokurorit, vrasësi lirohet, gjykatësi mund të blihet lirisht. Në Shqipëri të rinjtë pothuajse nuk kanë më shans të mësojnë se çfarë është virtyti dhe puna e ndershme. Në këtë vend njerëzit vdesin si qentë në spitalet shtetërore, ose shesin trupin për të shpëtuar jetën te privati. Në këtë vend po braktiset arsimi, po harrohet dija, po humbet dinjiteti i njeriut. Kjo nuk është Demokracia, aspak!
Në Shqipëri ne ende flasim për Demokracinë, për Shtetin e së Drejtës, për Integrimin Europian e të tjera simbole linguistike si këto. Në Shqipëri ende besojmë në mitin e një vendi që do të bëhet më mirë. Por nëse qytetarët nuk bashkohen për të kundërshtuar me trupat e tyre këtë tirani pa emër e pa fytyrë që po na shtyp, asnjë nga këto nuk do të ndodhin kurrë. Në gjumë do vdesim. Nuk do të ketë Demokraci të vërtetë, direkte apo përfaqësuese nëse ne flemë mbi dafina, me idenë budallaqe se Demokracia do të vijë vetvetiu, pa mundimin tonë. Pa pjesëmarrjen tonë, Shqipëria Demokratike është vetëm një iluzion. Ajo nuk ekziston.
e vertete.demokracia eshte nje ide. kjo qe kemi ne tani, quhet sistem 2partiak.
Z. Baze!
Mesa po lexoj, po kuptoj se nje ere e ndryshme eshte duke fryre per Shqiperine dhe shqiptaret!
Perdite po shtohen zera te rinj si shprehje e revoltes dhe e zemerimit ndaj padrejtesive te regjimit te sotem tiranik. Shprehja, bashkimi ben fuqine, duhet te merret ne kuptimin e mirefillte te saj. Edhe shkrimi i Z. Salaj, kete kerkon. Ky thote: … nëse qytetarët nuk bashkohen për të kundërshtuar me trupat e tyre këtë tirani pa emër e pa fytyrë që po na shtyp, asnjë nga këto nuk do të ndodhin kurrë. Në gjumë do vdesim. Ka ardhur dita per bashkim dhe veprim!
Mos kerkoni zoterinj qe EDI TE behet Mato Gruda. . Dilni ,pse rini fshehur si minj. Ja sheshi,Ja dhe mejdani. 2 jane ruget. Mos derdellisni nga majat e Olimpit. Provoni ndonji te çmendur dhe meruni vesh?!!!!!
–S’del populli tek sheshi?–po ja e rrezuan saliun–po pastaj?-Do behen zgjedhje?-po sikur te fitoj prape saliu?
apo do cojme Edin me katapulte…Edi i ka zhgenjyer njerezit,ka treguar qe eshte frikacak dhe dorheqes nga kerkesat…njerezit duan nje njeri te ndershem dhe trim qe ta galvanizoj dhe ta sensibilizoj popullin,ti japi zemer.
Ja p.sh po te dilte Merua ne krye un jam i sigurt qe populli behet copa..
Populli eshte i zhgenjyer nga politikanet–asnje nuk ofron ndershmeri,patriotizem duke filluar nga brenda shtepise.
Shqiptari ciltersine dhe burrerine e vlereson shume—se sa per pune nuk del njeri se populli e gjen vet zgjidhjen,me te kaperxyer male,dete,oqeane dhe madje duke paguar shuma te medha…
…se nuk pret dot njeri 3-4vjet sa te vi Edi ne pushtet e tu hapi vende pune…
Ne na duhet vetem nje Avni Rustem—se saliu i ka treguar aftesite e tij se mund te vij prape ne pushtet edhe kur djeg dhe vret Shqiptaret..
Nese nuk behet dot mato gruda te liroje vendin. te dale nje qe ben mato gruden se per kete po vuajme. me shume se cdoli populli cte dale me. U vrane edhe 5 veta, u plagosen me dhjetra dhe u rrahen me qindra. Ca kerkon ti zamira prej popullit. Rama po humbet tere besimin ne popull qe ka krijuar keto vjet. Njerezit i dhane voten dhe ai do ulet ne tavoline me vrasesin dhe grabitesin se nuk do ta prishe me nderkombetaret. Nese rama nuk ben dot nje sakrifice atehere te pirdhet mos te na rrije ne maje te olimpit. Nese nuk e perballon dot presionin e madh le te iki te bej ndonje pikture. Populli do lider zamira, do lider qe ta ndjeke nuk ecen dot pas nje kalamani. O ka ndjekur populli ramen o nuk ka ndjekur njeri tjeter ne keto 20 vjet. Eshte rama qe po e le ne balte. Doli u zotua se po e vodhi voten sala do ta hidhte nga avioni pa parashute. Tani duhet ti dale per zot fjaleve te tij perndryshe te veje te pirdhet ne hale te gomereve. I Cmenduri kapet prej zhelesh dhe futet ne cmendine nuk behen diskutime me te cmendurin. Eshte ne pozitat me te pershtatshme per te mos bere asnje leshim. Por si gjithmone do terhiqet dhe do ta leje kete popull ne balte. Duhet te tregoje qe i mban zotimet jo te thote po cti bej une atij. Per mua nuk e ka me fajin Saliu tani e ka fajin RAMA.
O Mero e ke drejt por kam vetem nje verejtje.Nanoja ishte hajdut por Sala futi me shume interesin politik me pas ne gjyqin e tij.Si te thuash Nano ishte edhe hajdut edhe politik, si ne kohen e babes se tyre Enverit qe hajdutet ishin edhe armiq.Kur te futet sala ne burg duhet me bo kujdes qe te mos futet politika ne mes se ai vdes ti behet gjyq politik, se tani ai eshte me shume alabak se politikan.
familja e berishes nuk pelqen te jap para vetem te marr.po ju tregoj vetem nje rast,viti 1997 me daten27janar ora 19 para stadjumit qemal stafa shkelzen berisha merr trafikanti i droges fatmir rama*miri i xhikes*30miljon lireta si shperblim qe kishte transportuar ne vlore 30kg heroin te vila e landit me destincion italine.ky transpot eshte bere me makinen qe perdorte familja berisha-tempra-targa009,ky eshte fillimi i karrieres kriminale te xenit,atehere ka qene vetem17vjec
Jam i nje mendimi se keta “gjygjtare”,qe vetem te tille nuk mund te quhen,nuk besoj se kane marre para.Dihet qe shuma te tila ,ta prihin mendjen dhe ndergjegjen.Por Berisha,siç ka deklaruar edhe vet publikisht,ka thene:-UNE E KAM EDHE GURIN EDHE ARREN .Dhe i ka,kete ne e shikojme perdite.Ai ka uzurpuar tegjitha istitucionet,i perdor si i do e bardha zemer,jane ne doren e tij oktapodiane qe gllaberon çdo gje me tentakulat e tij.Tashme ai eshte bere tejet i rezikshem per shoqerine dhe shtetin shqiptar.Opozita ka nevoje per te ripare pozitat e saj.E perçare,vetem i jep oksigjen Berishes.Keshtu beri shpetimtari Ilir Meta,i cili eshte ne daren e Berishes.Ky i fundit ja shtregon bolet,po lvizi Iliri.Po edhe Te tjere qe po shiten dhe po hane ne guzhinen e Berishes.Neqofte se faktet per pagesa ne zyren e Argite,jane te vertet,te behen publike,te dorezohen ne prokurori,e te perdoren te gjitha rruget e mundshme.Pse tashme na u be “pishman” per ndryshimin e kushtetutes,k Edi yne !Nuk i kishte ditur hilet e Saliut.Tani8 ka te drejte te talle b… Saliu me Edi Ramen.
Eshte nje aksiome e njohur regjimi kriminel nuk paguan por shperblen. Shqiptaret jane popull mercenar, servil/amoral/medioker/frikacak,etc. E dini ju qe edhe ushtaret shqiptare qe shkojne ne Afganistan apo Irak per te luftuar paguajne per te qene atje se shperblehen. Gazetaret/Intelektualet/Analistet e lloj lloj istesh qe mbrojne regjimin e familjes shperblehen. Saliu,Argita, Zeni,dhe farefisi nuk paguajne ata shperblejne me mall ne natyre por jo nga pasuria e tyre por nga pasuria/taksat e te tjereve. Me vjen shume keq por perseri jam 100 % me ty Mero.
alban djali! Qe te mos vdesim ne gjume “.Ka ardhur dita per bashkim dhe veprim”.Kush eshte EMERUESI I PERBASHKET i te majtes shqiptare qe mund t`a bashkoje ate per veprim? Mos do pesojme fatin e te majtes italiane perballe Berluskonit?.Gjithkush mund te jete,vetem Edi Rama jo.Per kete, personalisht jam shume i sigurte.
MESA DUKET MERUA KA TE DREJTE DERI NE PIKEN QE THOTE RREGJIMI I BERISHES PERDOR FRIKEN SI MJETI I UZURPIMIT TE PUSHTETIT DHE SUNDIMIT SHTETROR.POR DHE PER FAKTIN QE AI E NJEH MIRE NE 97 QE RREGJIMI I BERISHES PERDOR PARET E PISTA KUR ESHTE NE FUNDIN E TIJ.MERUA NUK E HEDH POSHTE PERDORIMIN E PAREVE TE PISTA ,POR E PRSERIS POR,KA KUNDESHTI ME OPOZITEN NESE KA ARDHUR MOMENTI I FUNDIT TE KETIJ RREGJIMI TE MALLKUAR.MERUA MENDON SE NUK KA ARDHUR FUNDI QE QARAMANI I CMENDUR SALI TE PERDORE BASHKE ME FRIKEN DHE URDHERAT E CMENDUR DHE PARET SI NE 97.PER KETE KA TE DREJTE TANI PASI KA MBARUAR KASAPANA ZGJEDHORE.POR E PERSERIS POR,PO TA CVENDOSIM KETE PAMJE NE MOMENTET PARA KASAPANES ZGJEDHORE 14 MAJIT DO SHOHIM QE ME FITOREN NE GAREN E NGUSHTETE EDI RAMES ME 10 VOTA ME SHUME,MEGJITHE MANIPULIMIN,SI DHE ME FITOREN E NDJESHME NE TE GJITHA BASHKITE DHE KOMUNAT KRYESORE DHE NE SHUMICEN E TYRE,RREGJIMI I SALI BERISHES DHE LAROVE TE TIJ LAMASHE META,NANO,MILLOSHI,CEKA,MEDIU,IDRIZI ETJ,ISHTE NE PRAGUN PERFUNDIMTAR TE FUNDIT TE TIJ.DHE NE KETE MOMENT AI DETYRIMISHT KUR PERDORI MERIBANIN DHE NDRECEN SASHENKEN DHE TOMEN,PONEN DHE BYLYKBASHIN,ARGITEN DHE FASLLICIN,SERBET DHE GREKET,DO TE PERDORTE KRAHAS FRIKES SE NJE POLICIE TE BERE PELTE NE RROJE TE RISTANIT DHE RISTANIZMIT EDHE EUROT DHE DOLLARET E PISTE QE KA GRUMBULLUAR NE ATE FYTYRE SHTRIGANEJE QE QUHET ARGITA MALLTEZI BERISHA.KJO DHI E STANIT TE MALLTEZVE QE VODHEN ARKIVAT NUK MILET PER QUMESHT NGA BABAJ I SAJ POR PER THESARIN E PAREVE TE PISTA ,ASHTI SIC MILET DHIJA MALAZEZA ME EMRIN SLLOBODANKA(LIRI) BERISHA ME FONDACIONET E SAJ “BAMIRSE”.PER KETE UNE BESOJ NE FJALEN E OPOZITES QE SALIU ESHTE NE FUNDIN E TIJ SI RREGJIM QE KERKON VETEM URRAGANIN E KOMBINUAR TE LUFTES NE PARLAMENT ME LUFTEN NE RRUGE DHE LUFTEN NE MEDIA KU DUHET TE BASHKOHET CDO SHQIPTAR I NDERSHEM JO PER PROGRAMIN E PS SI PARTI SOCIALISTE POR PER PROGRAMIN E UDHEHEQUR NGA PS TE GJITHE FORCAVE PROGRESISTE TE MAJTA TE DJATHTA PERTEJ TE MAJTES DHE PERTEJ TE DJADHTES PER NJE SHQIPERI EUROPIANE TE INTEGRUAR.E KUPTOJ QE NE ATA QE POLITIKEN E SHOHIN BARDHE E ZI KJO DUKET E VESHTIRE DHE PARAKOSHME,POR E PERSERIS POR,PER ATA QE POLITIKEN E SHOHIN ME NGJYRA DHE SI NJE PEJSADH TE MBREKULLUSHEM TE RREGULLIMIT SHOQEROR,KJO ESHTE E MUNDESHME DHE E VETMJA RRUGE.PER KETE I JAP TE DREJTE EDHE OPOZITES E CILA NUK ESHTE E MARE TE FLASE PAFAKTE QOFSHIN ATO BALLAISTE QOFSHIN ATO BUSHATISTE APO TJETERSOJ,KUR THOTE QE RREGJIMI I SALIUT KA PAGUAR GJYQTARET MJERANE TE KOLEGJIT ME 500.000 EURO PER CDO ZAR TE HEDHUR.AQ ME TEPER E BESOJ PER TIPIN E HGEKURT TE BREJTUR NGA NDRYSHKU ITRASFORMIMIT KOMUNISTO MAFIOKRAT MERIBAN MULLAJ TE CILEN E NJOH MIRE QE NGA JETA NE FAKULTET.
TO BE OR NOT TO BE- KJO ESHTE CESHTJA !
– Opozita duhet te jete opozite ose te mos jete fare
– Nje pozite kusare e vrastare eshte fatkeqesi per demokracine
– Mungesa e opozites ndaj saj eshte katastrofe per demokracine …
– Nga Alban Dega , Nju Jork
Opozita shqiptare fitoi bindshem e rendshem ne dy te tretat e Shqiperise ne zgjedhjet e 8 majit 2011. Fitoi bindshem e rendshem edhe ne Tirane. Nuk eshte fjala vetem per dhjete vota me teper qe u numeruan ne syte e shqiptareve dhe te nderkombetareve, ne syte e monitoreve dhe ambasadoreve. Ne fakt, jane dhjetra mijera vota me shume se pozita e korruptuar dhe kusare e votave dhe e Shqiperise ne Tirane, qe ie shtoi te vetat me nje mije e nje hile e kurthe.
Kur pritej nga te gjithe administrimi dhe legalizimi i kesaj fitorjeje plebishitare, banda e kusareve te votave e drejtuar nga kryustai i saj Berisha hedh ne sulm krejt skalionet e tij per te c’bere fitoren e opozites dhe ngritur me vota te falsifikuara, me kuti te shqyera, me nje mastraf te vertete votash fitoren e vjedhur te tij ne mes te kryeqytetit , ne zemren e Shqiperise.
Fituesi real sillet si humbes jo real. Humbesi real vjedh fitoren e kundershtarit diten per Diell, para kamerave, para syve te shqiptareve dhe nderkombetareve, para syve te monitoreve dhe ambasadoreve..
Politika eshte arti, mjeshtria e se pamundures. Ndryshe nuk eshte politike.
Eshte shume kollaj te besh armiq! Eshte shume veshtire te besh shoke e miq te vertete. E ne politike nuk duhet harruar se nuk eshte i forte ai qe ka ose ben shume armiq… Edhe sikur milingona te jene armiqte , po te behen shume te shuajne edhe kockat.
Kam pare para disa kohesh ne nje dokumentar te “Animal Planet” nje elefant qe shkel mbi nje fole milingonash ne nje vend te Afrikes. Triliona prej tyre iu versulen gjigandit te pyellit dhe mbas tri oresh atij nuk i mbeti as nam as nishan.
Eshte i forte ai qe ka shume miq e aleate, jo vetem brenda, por edhe jashte. Nje pike e dobet qe po e paguan shume shtrenjt opozita shqiptare dhe lideri i saj, qe kane mbetur ne miqesira e lidhje me shume ideologjike se gjitheperfshirese.
Eshte koha qe marredheniet me jashte ne kete parti ti marrin ne dore fytyra te reja diplomatesh profesioniste e largpames jo papagaj e sharlatane “kafkash te thyera” e pa dinjitet, qe nuk dine se cfare do te thote fjala diplomaci.
Propaganda dhe shtypi i opozites jane te mekur. Krejt shtypi e mediat e PS-se ose perkrah saj nuk mund te krahasohen me ” Temen” online te Mero Bazes ose ” Shekullin”, e cila nuk e di pse kohet e fundit ka zene pozita me teper difensive. Niveli i “Zerit i Popullit” eshte e mjerueshem ose e kane detyruar te jete i tille ne rrethana, kur duhet te ishte krejt e kunderta e nuk duhej te rrinte asnje minute ne kioska, por ne duart e lexuesve.
” Top Chanal” i pavarur e Sokol Balla, bashke me Vizion Plus e Alfred Pezen dhe Koha Vizion mposhten bindhsem te gjitha mediat multimilioneshe te kusarise qeveritare gjate numrimit te votave! Ku jane televizionmet e mediat e PS-se !?
Dicka nuk shkon mire e sic duhet ne lidershipin e opozites shqiptare. Fituesi bindshem ne mbare Shqiperine ka jave te tera qe me perjashtime te rralla sillet me shume si humbes.
Te pranosh e aq me teper te kerkosh vete e te kenaqesh me perseritjen e zgjedhjeve te fituara bindshem e rendshem ne Tirane ne nje kohe kur duhej qe sheshet e mbare Shqiperise duhet te bucisnin e gjemonin per zgjedhje te parakohshme parlamentare ne mbare Shqiperine eshte nje kambane alarmi per elektoratin e majte dhe mbare popullin shqiptar.
Te kesh pozite kusare me vota te vjedhura eshte fatkeqesi per demokracine dhe Shqiperine .
Te mos kesh opozite te mirefillte perballe nje qeverie sa kusare edhe vrastare, sa te korruptuar edhe despotike, eshte katastrofe per demokracine, pe rte sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise dhe te shqiptareve.
Eshte koha qe opozita te zgjohet, te veproje aktivisht, te udheheqe e jo te pergjume elektoratin e saj , i cili ne zgjedhjet e ardhshme do ta ndeshkonte pa meshire.
Eshte koha e fundit qe opozita te jete opozite e jo freskozite !
Si mund ti besohet nje koalicioni dhe lideri qe nuk eshte ne gjendje te mbroje voten plebishitare te .zgjedhesit te vet per ata vete.
Si mund te qeverise nje shtet e nje popull nje opozite qe nuk eshte ne gjendje te mbroje voten e zgjedhesve te vet, voten per veteveten, voten dhe aspiraten e demosit- shtyllen e asaj qe quhet dhe qe eshte de jure e de facto demokracia, sundimi popullit, me popullin e per popullin e jo per nje bande kusaresh e vrastaresh qe e kane kthyer Shqiperine ne nje cilflig te tyre !!!???
Sot jo vetem para opozites dhe lidershpit te saj, por ne radhe te pare para elektoratit te saj shumice dhe para krejt popullit shqiptar shtrohet ceshtje te jesh ose te mos jesh!
“To be or not to be- this is the question!
Komente teper ekstremiste
Ne nuk kemi shtet por kemi,,Mbret,, Nje ,,mbret,, mafioz dhe kriminel qe nuk po le eksperiment pa bere me durimin,ekonomine dhe lirine e shqiptareve.Eshte turp i madh dhe mungese dinjiteti qe te pranohet nje bande e ketij niveli te rrenoje apo te marre peng te gjitha institucionet e shtetit shqipitare.Sot praktikisht Shteti Shqiptare eshte vetem ne inventarin e diplomacise nderkombetare te cilet po e vezhgojne duke u lutur qe te mos mbytet ne dhumin e kenetes berishiane dhe nga frika e nje mbytjeje te shpejte detyrohen per hater te gjuhes diplomatike ti ,,krehin,, bishtin ,,ujkut plak Berisha,,qe kete here vendosi te kafshoje demokracine ne zemer te Shqiperise ne mes te Tiranes.Qe kjo qeveri eshte nje ,,Korporate mafioze,,kjo nuk mund te vihet ne diskutim.Vetem vjedhja prej 220 milione eurosh ne rrugen durres kukes flet me nje ze bindes,po ti shtojme ketu korrupsionin qeveritar ,klanor dhe familjare te gerdecit te Berishes qe nuk e dinte se baxhanaku i tije ishte kthyer nga Anglia nje nga ,,Mbreterit,, e ekonomise boterore per te punuar dhe fituar ne ,,minieren,, berishiane te ,,arit gjakatar,, ne gerdec,po te shtojme ,,oren e Priftit qe kapi Meten ne flagrance ne zyren e qeverise,, po te shtojme shume e shume njgjarje qe nuk kane fund Shteti perfundimisht ka rene ne doren e Mafias Politiko-Ekonomike dhe mire do te ishte qe festimet per 100 vjetorin e Pavarsite te mos festoheshin deri sa te demostrohet me fakte para publikut kombetare dhe nderkombetar se shteti u rikthye ne duart e perfaqsuesve te Shqipetareve dhe jo te Mafias qeveritare.
ME VJEN KEQ POR DUHET TA PRANOJME ME GOJEN PLOTE SE POZITA (PD+LSI) DHE E ASHTUQUAJTURA OPOZITA (PS) = ME ISH NENEN PPSH. SHQIPERIA NUK KA UDHEHEQJE POLITIKE POR KA NJE KLASE POLITIKE DHE ADMINISTRATE SHTETERORE HAJDUTE DHE NJE POPULL QE VUAN PER BUKEN E GOJES. KONKRETISHT KEMI NJE KLASE QE PASUROHET PERDITE E ME SHUME DUKE NA VJEDHUR GJAKUN DHE DJERSEN TONE (POPULLIT) DHE NJE POPULL QE UL KOKEN PERDITE E ME SHUME. KLASA POLITIKE NA KA VENE FESTEN SIPAS KOKES QE KEMI. tE HUAJTE E KANE THENE SHUME MIRE QE POLITIKA NUK ESHTE SPORT DHE POPULLI TE SILLET SI TIFOZ SPORTI. NE SHQIPERI PER MENDIMIN TIM KA IKUR KOHA E FJALEVE, TANI DUHEN VEPRA DHE KETO VEPRA NUK PRITEN NGA PS ME EDI RAMEN NE KRYE POR MENDOJE DHE GJYKOJE SE DUHET TE DALE NJE RRYME E RE DHE TI FSHIJE KETA HAJDUTE NGA FAQJA E DHEUT. POPULLI SHQIPTAR KA PLOTE INTELEKTUAL DHE SKA PSE TE DUROJ CA KATUNDARE DHE HAJDUT. NJE FJALE E URTE THOTE “ME MIRE NJE FUND I TMERRSHEM SE SA NJE TMERR I PA FUND”. E PRA SKEMI ME SE ÇTE PRESIM. NE KEMI NEVOJE PER ORGANIZIM, PA ORGANIZIM NUK KA PERMBYSJE TE HAJDUTEVE. SE PERNDRYSHE KESAJ I THONE QE “HIQJA LENES DHE VURJA PRENES”.
Krijoje pra kete force,cfare pret???Kujt i kerkon leje???Leri DENGLAT duke FUTUR NE NJE THES ERDHE KRIMINELIN DHE HAJDUTIN BERISHA,ME OPOZITARIN EDI RAMA!!!Ti duhet te jesh nga ata HALLDUPET,qe ,ndonese nuk dine te lexojne as abetaren,duan te DALIN MBI TE TJERET!!!A KE BUKE PER DARKE,O BESMIR???SHKO MIL LOPEN DHE SHIT NDONJE KG QUMESHT!!!
KOMENTI I ALBAN DEGES ME DUKET TEPER REALIST DHE OBJEKTIV. PA NJE QENDRIM TE TILL OPOZITA SHQIPTARE KURRE SKA PER TE MARRE PUSHTETE OSE E THENE ME TROÇ KANE MARREVESHJE KULISASH.
Si do eliminohej Edi Rama pas 21 janarit, pse dështuan atentatet.
Nuk kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj dhe opozita shqiptare pothuajse është shpërfytyruar. Jo për shkak të paaftësisë së saj apo mungesës së ideve dhe projekteve, se sa për shkak të mafias qeveritare, për të cilën edhe ndërkombëtarët janë në dijeni, por heshtin. Populli i fajëson ndërkombëtarët për këtë heshtje, por në të vërtetë është një heshtje nga e keqja dhe jo nga e mira. Njëri krah hesht për shkak të miliona lekëve lobing te “Podesta”, kujtojmë këtu dhe shkrimin paradoks të Forbes muaj më parë, “Të klonojmë Berishën për ekonominë amerikane!”.
Tjetri krah hesht për shkak se nuk dëshiron që të përhapet një valë lajmesh në Evropë se e djathta ka nisur tatëpjetën dhe kërkon të mbahet ca kohë si mazhorancë në BE. Por duket se tronditjet janë aq të fuqishme, sa dhe për pak muaj kjo e djathtë do të rrëzohet, sikurse dhe Berluskoni në tualet. Por një pjesë e madhe e qytetarëve kanë pyetur përse Edi Rama u tërhoq aq shumë pas 21 janarit. E vërteta pak a shumë doli në protestën homazh të 28 janarit, por ajo u transmetua thjesht si mesazh nga qeveria për liderin e opozitës.
Të gjithë e mbajmë mend se Policia e Shtetit doli bujshëm në deklaratë ku njoftoi se mbrojti jetën e Edi Ramës nga disa persona që e kërcënonin në mesazh, se do hakmerreshin për makinat që u kishte djegur më 21 janar. Dihet që Edi Rama nga natyra ka një mentalitet jo agresiv dhe tërhiqet si i ndjeshëm, por ka dhe një kulisë tjetër që po ia bëjmë të ditur lexuesve tanë.
Një prej familjarëve qeveritarë, së bashku me mikun e tij të afërt që hiqet si biznesmen përqindjesh dhe mjaft të njohur, përgatitën atentatin final për 28 janarin, heqjen qafe të Edi Ramës nëpërmjet ekzekutimit me snajper. Më parë ishin dërguar mesazhe, por mostërheqja e Ramës për protesta të vazhdueshme,
kishte vënë në lëvizje familjen që po i tronditej pushteti brenda disa ditësh dhe për më tepër kur vala popullorë po rrëzonte regjimet në Afrikën Veriore.
Në këtë situatë mafia afër qeverisë vendos për ta hequr qafe Edi Ramën dhe për t’i ngecur një herë e mirë fajin e 21 janarit. Më tej opozita do shtypej me një “lider të ri”, që do i premtohej posti i kryetarit menjëherë, dhe ato ditë janari ai njeri ka kryer shumë lëvizje shahu të hapura, apo të mbyllura, për të marrë partinë. Por duket se miqtë amerikanë, të cilëve Rama u detyrohet jetën prej muajit janar, e vunë në dijeni në rrugët e tyre për atentatin që po përgatitej.
Ekzekutimi do të kryhej me snajper nga një prej kullave me qëllim hedhjen e alibive të ndryshme. Burime të besueshme thonë se një nga faktorët që atentati dështoi dhe u publikua vetëm çereku i tij, gjoja si vetëgjyqësi apo hakmarrje nga dy njerëz, që në fakt rezultojnë aktivë dhe me poste apo detyra në administratën e qeverisë. Kanë qenë pikërisht amerikanët që paralajmëruan kryeministrin Sali Berisha, se do të mbante përgjegjësi që dhe vetë nuk mund t’i llogariste nëse do të ndodhte diçka, kurse ditën e 28 janarit Rama ka qenë i rrethuar me 8 badiguardë dhe me vëzhgues në disa prej godinave. Por burime të besueshme nga policia thonë për agjencinë, se edhe më pas ka pasur përpjekje për një sulm ndaj Ramës me qëllim heqjen qafe, por që vazhdimisht nuk u finalizuan për shkak se misionet e huaja diplomatike e kishin nën mbikëqyrje të plotë kryeministrin dhe njerëzit e tij. Të gjitha këto konspiracione nuk janë të konfirmuara zyrtarisht, por do të zbardhen në të ardhmen nga dosjet e përgatitura me përgjime e survejime të kryera.
Madje sa për saktësim kujtojmë një prej pyetjeve “naive” që Sokol Balla i bëri në “Top Story” të enjten liderit opozitar, duke e lënë të shtangur Ramën. “Zoti Rama, a është e vërtetë që ambasadori amerikan ju ka këshilluar që të mos dilnit në protestën homazh të 28 janarit, ndërsa ju ishit i rrethuar nga shumë badiguardë ?, ishte pyetja. Dhe përgjigjja e shoqëruar me fytyrën e befasuar të Ramës që ishte pothuajse inekzistente. Deri tani Rama nuk ka folur hapur për t’i treguar popullit se në
të vërtetë Berisha i kishte përgatitur fundin e zi, por plani i dështoi fal amerikanëve.
Kujtojmë dhe një prej deklaratave të tij kur mori zanafillë plani ogurzi, pasi Rama kishte paralajmëruar protesta të tjera intensive, që nëse qeveria rrëzohej, shoqërohej me arrestime masive ministrash dhe të kryeministrit; “Provoje dhe një herë zotëri dhe do e shohësh se ke për ta marrë përgjigjen më të ashpër dhe ndëshkimin që të takon !”, ishin ndër të tjera kërcënimet e Berishës pas 21 janarit. Dhe Rama as që e provoi, por shkoi në zgjedhje dhe i fali bashkinë e Tiranës, vetëm pse mafia e qeverisë më shumë se kurrë, prej muajit janar ishte ulur këmbëkryq në kryeqytet.
Të gjitha këto informacione, me njerëzit e përfshirë, të huaj dhe shqiptarë, biznesmenë, politikanë, gazetarë afër qeverisë, analistë, investitorë, ish-politikanë të rajonit, janë të gjitha në dosjet sekrete dhe që do pëlcasin së shpejti bombën në duart e kryeministrit.
http://www.ama-news.al/2011/07/ekskluzive-si-do-eliminohej-edi-rama-pas-21-janarit-pse-deshtuan-atentatet/
Z. Mero si gjithmone analiza juaj eshte shume e sakte dhe opozita ben mire t’ju lexoje dhe t’ju degjoje sepse eshte e vertete qe kemi te bejme me nje regjim dhe opozita duhet te sillet si me nje regjim shume te eger dhe mafioz.
Leter e hapur Drejtuar zotit Edi Rama Kryetar i Partise Socialiste Tirane I dashur z.Edi. Sic mund te kuptohet,nuk e kam aq te lehte t`Ju drejtohem publikisht me kete leter,por situatat rrodhen ne menyre te atille saqe une,nje ish kryetar ne vitet 92-96,nuk ndjehem i qete. Me dhemb shpirti,me shtrengon dicka ne zemer,geni i Nene Terezes me therret per ndihme dhe humanizem tek shoh me deshperim,gjendjen morale dhe ekonomike te popullit tone.Ne analizen qe i kam bere shkaqeve te kesaj katastrofe kombetare,me rezulton se kemi edhe ne, pjesen e fajit qe na takon.Fakti qe e djathta ka fituar vetem nje here,referendumin antidiktature te 22 marsit 1992 dhe e gjithe qeverisja e saj eshte dhuruar nga ana jone,e verteton plotesisht kete. Ju.z.Rama,jeni nje njeri fisnik.Fale trashegimise familjare dhe kultures personale,puna Juaj e vleresuar si model ne bashkine e Tiranes dhe kontributi ne krye te PS,do te mbeten vlerat me te arritura se te majtes shqiptare. Te gjithe e dine tashme, se zgjedhjet e vitit 2009,i ka fituar e majta.Zgjedhjet e 8 majit,ne 2/3 e vendit i ka fituar Alenca per te Ardhmen.Tragjikomedia e Tiranes,do te mbetet ne analet e muzeut te demokracise shqiptare. Por,nuk mjafton vetem kaq.Per fat te keq,tek ne eshte instaluar nje totalitarizem i ri,nje diktature me fasade demokratike,nje fashizem oriental. Pikerisht, per ndryshimin e kesaj gjendje.mua me ka lindur ne mendje qe t`Ju bej nje thirrje te forte publike :Se pari,per nder te gjakut te te reneve gjate Luftes Antifashiste dhe amanetit te tyre per nje Shqiperi demokratike.Se dyti,per viktimat e diktatures 50 vjecare dhe zhgenjimin e tyre nga fashizmi oriental.Per viktimat e ngjarjeve te vitit te mbrapshte 1997 dhe atyre qe mbeten rrugeve te emigrimit dhe ujrave te Otrantos.Per viktimat e tragjedise se Gerdecit dhe kalvarin e vuajtjeve te atyre qe mbijetuan.Per viktimat e 21 janarit dhe torturen psikologjike te femijeve te mbetur jetime dhe te afermve te tyre.Per rrenimin moral dhe psikologjik te shoqerise shqiptare,gjakmarrjet,aksidentet,vetvrasjet,krimi brenda familjes, perdhunimi e neshtrimi.Per buken e gojes te mijera femijeve,qe po rriten ne kushte mizerje jetese dhe shkollimi.Per te gjitha keto dhe te tjera,Ju bej thirrje : Te perseritet 28 Nentori i vitit 1444 ne Lezhe.Te perseritet Beslidhja e Lezhes,atehere kunder perandorise se Orientit,ndersa sot,kunder fashizmit oriental.Rolin e Gjergj Kastriotit,i takon t`a luaje,Monarku i organizates tone,z.Dritero Agolli. Ju,Alfred Moisiu ( si i biri i Spiro Moisiut ),Rexhep Mejdani,Fatos Nano,Ben Blushi,Skender Gjinushi,Paskal Milo,Shpetim Idrizi dhe Luan Rama ( si nip i Kastriotit ),te betoheni perpara plakut Mere,se do te mbeshtesni njeri tjetrin,besa-bese e sup me sup,deri ne largimin e kesaj murtaje qe ka pllakosur vendin.EMERUESIN E PERBASHKET te kesaj lidhje,mund t`a vendosni me mirekuptim,por ne rast se nuk e arrini dot,atehere duhet t`i bindeni vendimit te Monarkut. Prandaj,z.Rama,Ju bej thirrje qe te shkoni ne kete takim, si i barabarte ne mes te barabarteve. Ju bej thirrje, te dorehiqeni nga detyra e kryetarit te partise dhe drejtuesi i ardhshem, te zgjidhet ne ate takim me konsensus. Une qe po ju kerkoj kete akt qytetar,nuk jam Ismail Kadare,nuk kam autoritetin e tij,ndonese mund t`Ju ishte drejtuar edhe Juve.Kete kerkese e kam pritur gjithashtu te behet edhe nga z.Agolli ndaj Jush,pasi nga te gjitha parashikimet e bera,nuk ka zgjidhje tjeter. Cdo dite qe kalon,e rrit koston e kesaj zgjidhje.Me vjen keq qe,Fush-Kruja socialiste,per fajin tone,pas 8 viteve u kthye ne identitet. Kurrsesi,zgjedhjet e ardhshme te vitit 2013,nuk mund te lihen ne pikepyetje. Ky duhet te jete viti i ndarjes perfundimtare te popullit tone me te kaluaren.Qe te ndodhe kjo,duhet siguri e plote. Jemi tamam ne fushate zgjedhjesh. 21 shtatorin e kemi perpara edhe 5 nentorin apo 28 Nentorin gjithashtu. Koha ka punuar gjithmone per te majten.Ne nuk e kemi shfrytezuar. Faleminderit per mirekuptimin.Pranoni pershendetjet e mia. Fatmir Zogu Ish kryetar i ps Fush-Kruje, 1992-196
Eshte e vetmja zgjidhje, e le ti leme fjalet. 28 NENTOR 2011. Bashkimi i Shqiptareve, e fundi i diktatures. Me shume respekt, nga Fatmir!
Nese ne do prisnim, qe 700 minatore te rrezojne kete rregjim, eshte e pamundur. Nese do prisnim diçka nga pensionistet, akoma me e pamundur. Nese do prisnim nga opozita, po tregon qe nuk eshte ne gjendje, te perballet me kete rregjim. I ngelet rinise te ketij vendi, te ngrihet e te mendoje per te arrdhmen. Te gjithe te bashkuar, rinia, pensionistet,punetoret, minatoret, do ti jepnin goditjen e fundit ketij rregjimi. Duhet organizim, intelektualet dhe ata qe e duan kete vende, duhet te mblidhen, e te drejtojne popullin, se te shkosh ne beteje, kunder Kuçedres, duhet nje udheheqes, nga keta dridhet ky rregjim, do qe populli te fleje, se po u zgjua, do iki vete Sala si ne 97. Nuk na ngelet, veçse te hidhen hapat e pare, te nje levizje popullore, jame i mendimit, nese Mero Baze do mblidhte ne nje tavoline intelektualet e te gjithe ata, qe jane gati, per nje ndryshim te madhe, do te kete gjithe mbeshtjen e popullit, le ta hedhin nje hape sot, e historia do flasi vete. Vendi yne, ka nevoje per nje fryme te re, eshte lodhur me mbeturinat e komunizmit, te zhduken e RROFTE SHQIPERIA. NE KETE TOKE, SA TE KETE SHQIPTARE, DO TA SHOHIN ME DULBI, GREKU,SERBI,ITALIA E KUSHDO QOFTE. SALEN ME SHOKE, I KEMI KETU BRENDA, DO TI VIJE ORA, SE SHPEJTI.
Kush jeni ju qe sygjeroni dorheqje ne fund te luftes, mos jeni vall i shitur me ata persona qe ju permendni me lart, qe kur ishin ne fuqi e lejuan reshqitjen e politikes shqiptare ne organizacion mafioz. Ate te drejte e ka vetem Z EDI RAMA , dhe duke ju drejtuar popullit dhe jo pseudo plakesh pjaneca dhe minj kanalesh.
si gjithmon ne shqiperi fajin e ka viktima, sipas jush cfare duhet te bej edi(1:sala me koncesione the contrata ja ka zene gojen europes 2: ne shqiperi te gjithe e dime qe behet cfar do familja, 3:kur figura te vjetra te ps e trathetojne qe sala u ka thyer kafkat ne).edi po ben nje pune te mire qe spo lejon nje 97 te dyte, apo e harruat vitin zero. sa per z. mero eshte nje nga tre njerezit se bashku me nanon the topin qe na e sollen kete te keqe prap ne pushtet….midis dy te keqijave heren tjeter zgjdhni te keqen me te vogel…
Merooooooo!!!!Berisha,te jesh i sigurt:Perdor edhe kulacin edhe kerbacin….!Te dyja metodat e Berishes japin te njejtin efekt.Kulaci i lumturon kulacngrenesit,kerbaci i frikeson se mos humbasin kulacin!
E keqja më e madhe është sepse më shumë se gjysma e popullsis nuk beson se Berisha është agjent i Sërbis, duke nënvleftësuar një realitet, të cilin do ta kuptojnë kur ta bëjë vëndin fije fije, por do jetë vonë. Qartë e thote Meti Vjosa. Përcaktimi i Metit është i plotë për të kuptuar ku po na çon ky i shitur.