Pse James Baker ka të drejtë!!!

5 Korrik 2011, 23:47Editorial TEMA

Nga Jona Dervishi
5 korrik 2011

James Addison Baker ka qënë sekretari i 61-të i shtetit në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe e ka ushtruar këtë detyrë që nga vitin 1989 deri në vitin 1992, në administratën e George H.W. Bushit.  Pikërisht në këtë funksion ai ka udhëtuar në Tiranë në vitin 1991, ku dhe ju rezervua një pritje spektakolare prej popullit shqiptar. Nga një podium i improvizuar ai përcolli mesazhin e demokracisë amerikane për ata mijëra shqiptarë të etur për fjalën e lirë që kishin pushtuar rrugët e Tiranës dhe sheshin Skënderbe.  Shumë vetë e mbajnë mend mire atë vizitë, pak nga ne e dinë që pas problemeve të zgjedhjeve në Florida, George W. Bushi e dërgoj James Bakerin si emisarin e tij special për të drejtuar post fushatën për stafin e tij në Florida.  Ndërkohë që një tjetër ish sekretar shteti, Sir Warren Christopher, mori drejtimin ë stafit elektoral të Al Gorit.  Përzgjedhja e strategjive post-elektorale ishte diametralisht e kundërt, ndërsa fushata e Al Gorit ishte përqëndruar në ruajtjen e integritetit dhe figurës së Shteteve të Bashkuara në një kohë që sytë e botës ishin përqëndruar në kontetë e Miami-Dade, Palm Beach, Volusia, apo gjetkë në Florida, fushata e Bushit e kryesuar nga James Baker u fokusua vetëm tek një objektiv, fitoren e kandidatit të tyre, pavarësisht cmimit dhe imazhit që një vend i tërë duhet të paguante në sytë e botës.  Ndërsa Warren Christopher nuk lejonte priftin Jessie Jackson të bënte protesta për margjinalizimin që i ishte bërë popullsisë së varfër dhe minoriteteve në procesin zgjedhor prej administratës shtetërore të Floridas që në atë kohë kishte si guvernator Jeb Bushin, vëllain e vogël te George W., James Baker shtynte republikanët të organizonin protesta aty ku bëhej numërimi, vetëm për të imtimiduar dhe bërë presion mbi stafet numëruese dhe gjykatat lokale.  Në asnjë moment të atij procesi post zgjedhor republikanët nuk vunë interesat e Amerikës përpara atyre të George Bushit, prandaj mua sot më duket e cuditshme tek lexoj ato rreshta që zoti Baker paska shkruar për Shqiperinë, procesin elektoral dhe ecurinë demokratike në këtë kohë të vështirë për vendin tonë. Nga letra e shkruar për publikun shqiptar del nje Baker i superinformuar, por që në fakt tregon se nuk është i mirëinformuar. Për ata që e dinë historinë e zgjedhjeve në Florida, e dinë shumë mirë që republikanet fituan zgjedhjet vetëm duke e cuar cështjen në gjykatën supreme të Shteteve të Bashkuara, si asnjëherë më parë në historinë e zgjedhjeve presidenciale amerikane.  Pavarësisht të gjithë përpjekjeve të tyre me një vendim per curiam, gjykata supreme për herë të parë në historinë e vet dha një vendim që nuk do të aplikohej universalisht, por vetëm për rastin në shqyrtim.  Vendimi në thelb mbronte integritetin e votës së qytetarëve amerikanë kur thoshte që procesi i numërimit kishte qënë problematik dhe për të respektuar universalitetin e votës duhej të bëhej rinumërimi i votave (dhe këtu pranonte kërkesën e Al Gorit), por duke qënë se në ligjin zgjedhor të shtetit të Floridas kishte një nen ku thuhej që procesi elektoral duhej patjetër të mbyllej përpara datës 12 dhjetor, gjykata supreme e mbledhur për të shqyrtuar cështjen në datën 10 dhjetor, vendosi që të respektonte afatin e parashikuar nga ligji dhe për numërimin të jepte vetëm një ditë e gjysëm afat, duke e bërë atë praktikisht të pamundur dhe duke vulosur kështu fitoren e Bushit.

 

Në bazë të kësaj llogjike juridike unë jam plotësisht dakort me zotin Baker, ligji duhet respektuar, pasi demokracia funksionon vetëm në respekt të ligjit. Baker e shpreh këtë nocion në momentin kur thotë “Po, liria funksionon, por ajo punon më mirë kur qytetarët respektojnë shtetin ligjor dhe garantojnë bazën ligjore për një demokraci të konsoliduar” apo më pas kur thotë “Mënyra e vetme se si të zgjidhet situata, si ajo e Floridas në vitin 2000 dhe Tiranës sot, është të realizosh një proces të besueshëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet bazuar mbi faktet dhe ligjin duke deklaruar fituesin. Kandidati humbës duhet të përgatitet për të njohur rezultatin e procesit.”  Pyetja ime në rastin konkret është a e njeh kaq mirë James Baker ligjin elektoral shqiptar sa të bëj paralelen me realitetin tonë?  A di zoti Baker që paragrafi 1 i nenit 122 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë thotë “Tabela përmbledhëse e rezultatit të zgjedhjeve për zonën e administrimit zgjedhor nxirret nga KZAZ-ja jo më vonë se ora 17:00 e ditës së nesërme të votimit”, ndërsa dy fjalitë e para të paragrafit të parë të nenit 123 thonë tekstualisht “KQZ-ja nxjerr rezultatet e votimit për zonën zgjedhore, në bazë të tabelave të rezultateve të nxjerra nga çdo KZAZ e zonës zgjedhore përkatëse. Për këtë, KQZ-ja plotëson Tabelën e Përmbledhëse të Rezultatit për Zonën Zgjedhore dhe e miraton atë me vendim jo më vonë se 48 orë nga mbërritja e të gjitha tabelave të Zonës Zgjedhore”?  Në këtë moment na del e drejta të bëjmë një paralele midis vendimit të gjykatës supreme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në cështjen Bush vs. Gore, dhe situatës post zgjedhore në Shqipëri, për të parë si janë respektuar limitet e vëna nga kodi zgjedhor shqiptar. Në një proces të zvarritur qëllimisht nga Partia Demokratike në numërimin maratonë të votave në njësinë 5, sigurisht që rezultati nuk mund të dilte dot në ora 17:00 të ditës së nesërme, por mos vallë duhej ndërprerë numërimi në ora 17:00 të ditës së hënë atherë kur Edi Rama udhëhiqte me më shumë se 1,000 vota plus, për të respektuar ligjin?  Për sa i përket pjesës së dytë ama është mëse e qartë që KQZ-ja në mënyrë taksative duhej të miratonte rezultatin e nxjerrë nga KZAZ-të 48 orë pas dorëzimit të procezverbaleve në KQZ dhe të shpallte fitues kandidatin e Aleancës për të Ardhmen me +10 vota dhe për këtë KQZ-ja i kishte të gjitha materialet dhe mundësitë, por i mungonte vullneti. Dhe cfarë bëri KQZ-ja pa u preokupuar aspak për afatet ligjore, të cilat James Baker e di shumë mirë sa të rëndësishme janë, KQZ-ja jonë që intepreton në mënyrë shumë kreative dhe të relaksuar ligjin vendosi të bëhej organ ligjvënës e ta ndryshonte atë duke urdhëruar një numërim pa patur as edhe një vendim për një numërim të tillë…dhe pastaj ne të gjithë e dimë historinë.  E nisa duke u marrë me një aspekt shumë të thjeshtë të problematikës tiranase dhe po i futem shumë pak valles së votave të kontestuara të klasifikuara të pavlefshme dhe pastaj të riklasifikuara në një proces të pandershëm dhe antiligjor që dëmton në thelb parimin e kaluzolës së mbrojtjes së barabartë (equal protection clause) e cila ishte teza me të cilën u mbrojt Bushi në gjykatën supreme Amerikane dhe po e përmend këtë meqë zoti Baker duhet ta ketë shumë mirë parasysh.  Ajo klauzolë thotë që “asnjë shtet nuk ka të drejtë ti mohoj asnjë personi nën juridiksionin e tij mbrojtjen e barabartë të ligjeve” (“no state shall … deny to any person within its jurisdiction the equal protection of the laws”.  A ja mohoj KQZ këtë të drejtë qytetarëve të Tiranës që nuk kishin votuar në 117 kutitë që u hapën herën e parë…pa diskutim që po, a ja dha Kolegji Zgjedhor këtë të drejtë qytetarëve të tjerë të Tiranës, po ja dha me një vendim që në thelb e shndërronte vendimin individual të KQZ-së në një vendim normativ që kërkonte një aprovim me 5 vota pro, i cili nuk ishte arritur dhe që automatikisht e kthente në nul numërimin e paligjshëm të atyre kutive. Duke shkuar dhe më tej, meqënëse Shqipëria nuk është vetëm Tiranë, a ju mohua qytetarëve të tjerë të Shqipërisë kjo e drejtë, sigurisht që po, pasi asnjë nga votat në kutitë e bashkive apo komunave të tjera nuk u numërua.

 

Në thelb pra, procesi zgjiedhor në Republikën e Shqipërisë përfundimisht ka marrë një damkë të rëndë, pasi nëpërmjet organeve “kompetente” nuk ka mundur të ruaj integritetin e votës së cdo qytetari dhe ka thyer rëndë besimin e njerezve në një proces të drejtë dhe të ndershëm. Vet fakti që ambasadorit të Shteteve të Bashkuara ju desh të përveshte mëngët e të numëronte vetë votat, që ambasadorëve të tjerë të BE-së ju desh të ishin prezent si gardianë në qëndrat e numërimit, që nga Brukseli duhet përditë të dëgjojmë këngen e sprasme të Balës, e që vetë James Baker-it ju desh të prishi komoditetin e tij dhe të firmosë një letër pikërisht për problematikën e zgjedhjeve në vendin tonë, tregon se sa problematike ato kanë qënë, e ende mbeten.  Nësër Kolegji Zgjedhor ka përpara dy alternativa, ose të njoh këto zgjedhje, ose ti rrëzoje si pasojë e një mosperputhje të dukshme të numrit të votave me numrin e votuesve. Faktet janë shpalosur para të gjithëve, në formën e fletëve fluturuese nga një qëndër votimi në tjetrën, në formën e kutive të shqyera, në formën e kutive pa kodin e pestë, në formën e arrogancës së Ristanit, e në formën e kutive ku mund të fusësh e te nxjerrësh prej andej edhe vetë Ristanin e jo më zarfa fletësh të pavlefshme, apo fletë votimi individuale dhe llogjika e kokëfortë e shifrave pas procesit të numërimit në KQZ flet qarte si në ditën me diell për mospërputhje të fletëve të votimit me numrin e votuesve.  Në rastin më korrekt Kolegji do i quajë këto zgjedhje të pavlefshme, gjë e cila do të cojë në një rivotim. A do jetë ky një vendim i drejtë?  Po, ky do jetë një vendim i drejtë në vazhdën e disa vendimeve të padrejta, pasi numërimi i rregullt në Tiranë u mbyll me një rezultat +10 për Edi Ramën dhe cdo tentativë e Berishës dhe stafit të tij për të përmbysur këtë rezultat ka qënë e padrejtë dhe e pandershme. Edi Rama është fituesi legjitim i zgjedhjeve në Tiranë, përkundruall një kolicioni të paskrupullt që përfshinte në të dy komunistët e fundit të Shqipërisë dhe një mal me para për të blerë votën dhe ndërgjegjen e një populli të tërë.

52 komente në “Pse James Baker ka të drejtë!!!”

  1. hajduti says:

    Bukur e ke shkruar,,,po nuk e di a pi uje ky artikull apo jo,,se me sa duket asnjeri sja ve me veshin,,

    1. XHEP-MEDANI says:

      JA FUSNI KOT FARE – NE KEMI ARTAN HOXHE QORRIN – TUR – TUR ZHEJIN DHE FROK PROK CUPIN QE PARASHIKOJNE CDO GJE – JANE SUPER MAGJISTARE. NE FAKT JANE HORRA.

      PER AQ KOHE SA SERVILIZMI POLITIK DO TE SJELLE PERFITIM EKONOMIK – NE SHQIPTARET DO JEMI ROB TE SHTETIT – QE DO TE THOTE ROB TE ATIJ QE E KAP SHTETIN PER FYTI – SI E KAPEN AHMET ZOGU – ENVER HOXHA – RAMIZ ALIA – SALI BERISHA – FATOS NANO- ILIR META. SHQIPERISE NUK I DUHET SOT BURRA SI KETA – KETA KANE QENE ANADOLLAKE – PJELLE E MENTALITETIT MONGOLO -OTOMAN. SHQIPERISE SOT I DUHET NJE KLASE E RE POLITIKE – TE CILEN FATKEQESISHT UNE NUK E SHOH ASGJEKUNDI, IMAGJINONI NESE NE PD TRIUMFON ALIBEJA – NIPI I ISA TOSKES, APO ALBANA VOKSHI – MBESA E ASIM VOKSHIT!. PRA AJO QE RREZIKOJME ESHTE SE DO VAZHDOJME TE MBETEMI ANADOLLAKE – NEN THUNDREN E KETYRE MONGOLEVE DHE SERVILEVE TE TYRE OTOMANE.

      1. Vlora says:

        aman mund te dali kush te doje,,vetem ai ARTAN HOXHE pederasti ,,,,te mos na dali me dhe te na bej analize…….
        ai dhe ne karrige kur qendron ta shpif me ato levizjet qe per etike nuk po e shkruaj tamam,,,,po sikur e ka, …. brenda.

        1. Besi says:

          Le te dali le te dali…. Andera Stefani!

    2. shpellar says:

      me james baker tallte bythen ali G kur bente ate filmin ne amerike,duke i bere pyetje kot dhe ai i shkreti qe kujtonte se po e intervistonin seriozisht.
      Ne vitin 91 kur erdhi ishte dicka tjeter por tani i bie 20 vjet te shkuara,besoj se ka rjedhur pak se do jete rreth 90 vjec.ka rrjedhur udheheqesi yne largpames jo me nje si JB.

  2. realiteti says:

    Genjeshter…..

    1. zana19 says:

      S’di te thuash gje tjeter mor njeri pervec fjales genjeshter? Tu qep goja nga faktet dhe argumenta qe sjell autorja ne kete artikull?

      Te lumte dora Jona! Nje artikull i forte qe do ta kishin zili dhe penat gazetareske me me experience. Ke luajtur “the devil’s advocate” ne menyre shume te sofistikuar. Nje artikull shume konciz dhe qe e kenaq lexuesin se tepermi nga ana intelektuale.

    2. jaho labi says:

      Nje shkrim i pjekur.. profesionalisht
      Por ne Realiteti n Mejhanor skiptar, ku plekset GENJESHTRA me zhargonin krahinoro- barbar, amoralitetin dhe eren e amoniakut te qosheve te rrugëve,
      e VERTETA eshte shum e brisht…
      Per me teper jo te gjith Skipot e kan per zemer te verteten…. si ky mender- realiteti ketu sipër…

      1. realiteti says:

        une thashe genjeshter shkrimi i james baker

        1. jaho labi says:

          Ndjes per keqkuptimin…
          Dëme ansore!!!!

  3. Erion Gjoni says:

    Pershendetje zonjes apo zonjushes Jona Dervishi! Per intelektuale te tilla ka nevoje sot me teper se kurre Shqiperia Demokratike. Faleminderit!

  4. Rani says:

    Hajde se i dime edhe ne keto gjera s’ke thene ndonje gje te re Jona, pastaj edhe pse kane bere manifestime republikanet, ti do te krahasosh Ameriken me ne apo si? Dukesh se se njeh mire Ameriken, mos u bazo ne gazeta per te gjykuar Ameriken se nuk eshte bere bytha e Bejkerit qe te fundose Ameriken, ajo superfuqi punon me strategji 50-vjeçare dhe jo sot per neser. Ti mos kujto se pse Bejkeri ka bere thirrje per te manifestuar dhe gjykatesit amerikane e kane ngrene presionin, Bejkeri ka bere thjesht detyren se per ate e ka paguar Bushi ose si i thone shqip “e ka provuar tafti bafti” dhe nqs Bushi ka fituar atehere ai ka fituar se me te vertete ne fund te numerimit ka rezultuar fitues dhe nuk ka asgje te jashtezakonshme ketu. Ti mund te thuash se propozimi i Bejkerit nuk eshte i aplikueshem ne Shqiperi se s’ka shtet, po jo te thuash se Bejkeri na e ka me hile se nuk besoj qe Bejkeri te “preokupohet” aq shume per ne aq sa te mundohet te na e “fuse”.

    1. tana says:

      Me vjen shume keq pseudonimi “Rani”, por te keshilloj ta vazhdosh diten Shkollen e Mesme.

    2. mira says:

      z.Rani vetem ti nuk e di se Amerika eshte fundosur dhe me borxhe????Mesoje pra dhe si shqiptar puro lidhu me ndonje superfuqi tjeter ciao

      1. Rani says:

        Sa çudi se te dyja qe me keni replikuar jeni femra, mos jeni ne mungese te vitamines se njohur per te cilen keni nevoje fiziologjike keshtu?

        1. Erioni says:

          Hahahahaha, Rani je i madh

          keto qe te sugjerojne te njihesh me mire me ameriken,
          duket se e njohin shume mire, lindjen e mesme…

  5. fieriboy says:

    James baker nuk e njeh ligjin shqiptare ai po sheh mos peshkon ndonje shume te majme nga mafia qeveritare.

  6. +10 says:

    Bravo Jona, artikull i shkelqyer dhe mese realist.

  7. Max says:

    Nje shkrim shume permbledhes dhe domethenes per llogjiken universale te ligjit. Bravo Jona per arsyetimin e sakte dhe paralelen e vendosur midis dy realiteteve te ndryshme. Fatkeqesisht ketu ne Shqiperi ligjin e ben Maliqi me shkopin e tij magjik qe fut dhe derrin ne kutite e votimit. Eshte tashme e qarte se me rregulla te sakta loje fitues eshte Edi Rama si tani ne 2011 ashtu dhe ne 2009. Faleminderit Jona per kenaqesine e kesaj analize te thjeshte dhe te bukur.

  8. bujar usa says:

    Urime,nje sqarim i sakte per shkrimin e z,Bejker drejtuar politikaneve Shqiptare..por te shpresojme qe neser gjykatesit te kene pak dinjitet dhe ti japin fund nderhyrjeve dhe presionit te partise ne pushtet,dhe te shpallin te pavlefshem kete proces-maskarade te kqz .
    Po qe se ndodh e kunderta:perulja e gjykates ndaj Kryeministrit,atehere te gjithe duhet te kuptojne se nuk ka me drejtesi,nuk ka me zgjedhje te lira dhe te ndershme ….po do te kete vetem nje parti-shtet si ne kohen e regjimit te kaluar ku partia ishte ekzekutiv-legjislativ dhe drejtesi…madje do ja kaloje edhe atij regjimi totalitar sepse ata te pakten e kishin ne Kushtetute qe partia ishte ne krye te gjithckaje..urime Jones..

  9. Fatmiri Delvina says:

    Analize e bukur. Pergezime Jona per kurajon me te cilen e ke parashtruar ceshtjen. Xhejms Bejkeri mund te japi mend, por duhet te njohe me mire realitetin shqiptar. Kam jetuar ne Amerike ne ato vite dhe kam ndjekur historine e zgjedhjeve. Ne ate kohe pati nje reagim shume te madh per standardet e zgjedhjeve ne Ameriken e zhvilluar, po ajo qe mua me beri pershtypje ishte se si ne cdo moment respektohej cdo gjykate dhe cdo vendim i tyre nuk diskutohej, kjo sepse kultura demokratike ne Amerkie eshte ku e ku me ate te vendit tone dhe sigurisht policia, dhe gjykatat jane ne nje pozicion krejt tjeter. Ky editorial e pershkruan shume shkurt po shume sakte ate periudhe, nese do kishte perfunduar numerimi fitues do ishte shpallur Al Gori dhe mbase tani bota do ishte nje vend me i mire e me me pak konfilkte, mbase dhe ekonomia amerikane do ishte ne gjendje shume me te mire. Eshte shume e rendesishme te plotesohet vullneti i popullit dhe te zbatohet ligji ne menyren me te drejte. Shpresoj qe Kolegji neser te japi nje vendim te sakte qe ti japi fund kesaj maskarade zgjedhore, pasi tani nuk ka asnje dyshim qe rezultati eshte i manipuluar pandershmerisht.

    1. Demo says:

      Dhe ti beson se kolegji zgjedhor po dha nje vendim te sakte te cilin une nuk e kuptoje, sepse ai mund te quhet i sakte nga te dy anet, gjendja e shqiperise do te ndryshoje. Ti kujton se po fitoi Edi Rama ne Tirane e gjithe Shqiperia eshte nen kembet e Edit,dhe si ne ato prallat e njemij e nje neteve shqiperia do ta lere pas Ameriken edhe ne standarin e zgjedhjeve lokale. Ju beni paralelen me zgjedhjen e nje Bashkiaku te nje shteti te vogel me shtetin me te madh te botes qe i ka te mbushur xhepat me florinj dhe nuk do te ja dije per deficitin qe ka dhe per me teper per zgjedhjen e Presidentit. Zgjedhja e nje Presidenti amerikan tre krahasohet me nje Bashkiak te nje qyteti qe eshte gjithe viruse ! Vetem shqiptaret mund te bejne krahasime te tilla.

  10. g. says:

    Baker-atdhe Bush-at jane hipokritet me te medhenj ne bote! “Bej si tehm une dhe mos bej si bej une”!

  11. ALBAN DEGA says:

    FUTJA KOT TE DALI PLOT APO … SI KAU PELES !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje lajm i mire ne kohe kolere

    Nje “lajm i mire” ne keto kohe kolere politike ne Tirane. Pas njezet vjet vjetesh, ish – Sekretarit amerikan i Shtetit, Xhejme Bejker, i kthehet kujtesa per te na dhene nje keshille qe kishte harruar te na e jepte ne ate kohe ne Tirane,
    ” …Po, liria funksionon, por funksionon kur qytetarët ruajnë një respekt të zjarrtë për të, por edhe për shtetin ligjor që ofron kuadrin për një demokraci të rregullt,” shkruan Bejker ne nje artikull si duket e porositur dhe paguar mire ne revisten prestigjioze amerrikane ” Foreign Policy” Keshille e madhe qe e dine edhe femijet e shkolles filllore ne Shqiperi. Por nuk eshte ky thelbi i kesaj keshille.
    Tjeterkund fshihet lepuri qe e kap me qerren e kujteses se tij ish- kryediplomati amerikan i Bushit plak.

    Ku dhemb dhembi i Berishes vete gjuha e Bejkerit

    Vaterloja e mikut te tij te vjeter Sali Berisha ne zgjedhjet e 8 majit 2011 solli edhe maskaraden me te madhe e me trasparente te vjedhjes se votave. Total Failure ne syte e shqiptareve. Disfate e plote ne syte e nderkombetareve. Mikut te Bejkerit i ra edhe cipa e fundit e kallajit.
    Me fakte pa fund, me deshmi pa ane… me kuti te shqyera e vota te rrasura pa kursim ne to nga kusaret e Berishes, me nje Komision Vjedhor te kapur ne flagrance, me nje Kolegj Zgjedhor qe gjendet para ketij deti provash manipulimi e vjedhjeje votash, Berisha dhe banda e tij e kusareve ndodhen perballe nje sifate edhe me te rende ligjore.
    Sado i marre peng, sadone shtet- rrethim e i komanduar, eshte veshtire per nje Kolegj Zgjedhor te miratoje e ligjesoje kete disfate totale te Sali Berishes dhe kusareve te tij.
    Kete e ka kuptuar dhe ndjen fare mire edhe kompania amerikane e imazhit qe drejtoi fushaten 50 nilione euroeshe e jaranit te Berishes, Lulezim Basha dhe kusareve te Berishes
    Ne orvajtje per te shpetuar anijen e kusarise elektorale te Berishes dhe Bashes qe po mbytet, perballe provave e deshmive te gjalla e trasparente te opozites kjo kompani dhe sponsoret e saj vene ne perdorim fishekun e fundit, Xhejms Bejker.

    Nje model turpi i arkitektit te saj

    Xhejms Bejker ishte drejtuesi i ekipit ligjor te Xhorxh Bushit per te mbrojtur dhe siguruar fitoren me vota te trukuara elektronikisht ne Florida ne zgjedhjet e Nentorit te vitit 2000.
    Cfare i sollen ato vota te trukuara SHBA-se!? Disfatat me te medha ne historine e saj te gjysem shekullit te fundit!?
    11 shtatori 2001 goditi simbolet e prosperitetit dhe fuqise amerikane ne zemren e SHBA-se : dy kullat binjake dhe Pentagonin…
    Dy luftra qe i kane kushtuar SHBA-se jeten e mbi 6 000 djemve e vajzave nen uniforme. plagosjen dhe sakatimin perjete te mbi 15 000 ushtareve amerikane ne Afganistan e ne Irak. Jo vetem aq … por edhe 3.7 trilion dollare humbje !
    Nga nje suficit prej rreth 2 trilione dollare qe i la ne buxhet Presidenti Klinton, ne rreth 11 trilione dollare deficit dhe borxhe qe i la Bushi Presidentit ne detyre Obama.
    Krizen me te rende financiare dhe ekonomike qe ka kaluar SHBA-ja qysh nga viti 1929, e cila nuk dihet kur e si do te ndalet… Perpjekjet titanike te Presidentit Obama po sabotohen nga republikanet qe mendojne vetem, per milionat e tyre e jo miliona amerikane qe jetojne nen nivelin zyrtar te varferise!
    Nje prestigj pertoke te SHBA-se ne mbare Boten qe po perpiqet ta permiresoje Presidenti Barack Obama. Aq shume ra prestigji i SHBA-se ne ato zgjddhje sa vete diktatori komunist Fiodel Kastro beri hajgare duke thene se ” ne zgjedhjet e ardhshme do te shkoj vullnetarisht si monitor per te parandaluar vjedhjen e votave ne SHBA”

    Total failure

    Administrata e Bushit ishte nje disfate totale, nje total failure per SHBA-ne. Eshte Presidenti qe e mbylli qeverisjen e tij me treguesin me te ulet te vleresimit ne syte e popullit amerikan dhe ne mbare Boten.
    Tek te gjitha keto disfata eshte edhe kontributi e Xhejms Bejkerit, i cili po na jep leksione demokracie sikur te ishte Xhorxh Uashingtoni e Abraham Linkolni e jo nje deshtim total.
    Kongreset e tri shteteve kane votuar me shumice dermuese per ta ndeshkuar ( impeachment ) pas lenies se detyres Xhorxh Bushin dhe zevendesin e tij Dick Cheney, i pari rast i ketij lloji ne historine e SHBA-se. Nuk ka ndodhur kjo gje ne shkalle federale vetem ne saje te zemergjeresise dhe atdhetarise se sprovuar te presidentit Barack Obama.
    Pikerisht kete model i sugjeron Xhejms Bejkeri Tiranes dhe shqiptareve. Nje total failure amerikane per nje total failure shqiptare si Sali Basha.

    Pse !?

    Ne raste te tilla, shkruan Bejker, është e papërshtatshme të hedhësh poshtë rezultatin e të mbash zgjedhje të reja. Në kushte të tilla, sipas tij, njësoj si në SHBA, palët duhet të pranojnë vendimin e marrë nga trupa ligjore. Baker shkruan se Kolegji Zgjedhor është një trupë e përzgjedhur me konsensus në Shqipëri.
    “Më 27 qershor, KQZ e shpalli Bashën fitues me 93 vota, megjithatë socialistët kanë apeluar në Kolegjin Zgjedhor, që do japë tani një vendim për Tiranën për herë të tretë. Ndërsa opozita ndoshta nuk do kënaqet kurrë me rezultatin- njësoj si shumë demokratë amerikanë që shprehin akoma frustrim për fitoren e Bush në vitin 2000- ajo që mbetet për tu parë është se a do pranojë vendimin që del nga një proces ligjor i ngritur në vend. Nisur nga ngazëllimi i madh për demokracinë e lirinë që dëshmova para 20 vitesh, jam i bindur se ky është modeli i lidershipit që kërkon dhe meriton Shqipëria”.
    Vec as shqiptaret as Shqipria nuk meritojne dhe nuk mund te pranojne nje model me vota te vjedhura , me vota te trukuara, me kuti te shpartalluara nga kusaret e nje despoti si Sali Berisha. Ky model e ka emrin kusari e jo demokraci !

    Gabime foshnjarake te nje politikani plak

    Nje gabim foshnjarak i nje diplomati e politikani plak si Xhejms Bejker. Si duket ish- kryediplomati Bejker akom nuk e ka kuptuar se demokraci do te thote pushteti i popullit, me popullin e per popullin. keshtu e kane percaktuar modelin amerikan te demokracise baballaret e pavaresise ketu e gati 235 vjet me pare, cka u sanksiounua edhe ne Kushtetuten model te sdaj.
    Shpirti i demokacise amerikane dhe asaj boterore qe ne lindjen e saj si fjale ne Greqine e lashte eshte demosi, populli. Arma e saj eshte vota e popullit.
    Voten e popullit nuk e percakton as paracakton asnje gjykate asnje Kolegj. Demokracia eshte demokraci dhe jo gjykatokraci e aq me pak Kolegjokraci. Eshte ajo vote qe percakton edhe te gjitha pushtetet e tjera qofte ai ekzekutiv, legjislativ, juridik e deri tek pushteti i katert qe eshte ai mdeiatik. Eshte kjo vote qe percakton edhe vete Gjykaten e Kolegjin Zjgedhor!
    Nese preket, nese cenohet, nese vidhet kjo vote, sic u veprua ne Florida ne 2000 dhe ne Tirane me 26 maj 1996, me… , me 28 qershor 2009, me 8 maj 2011, atehere eshte cenuar shpirti dhe thelbi i demokracise. Atehere demokracia kthehet ne salikraci ose autokraci, ne kusari.

    E keqja e madhe … political and legal misleading .e Bejkerit

    E keqja e madhe e Bejkerit nuk eshte thjesht modeli i Florides 2000. E keqja e madhe e ketij jo vetem diplomati te shquar, por edhe njohesi te mire te se drejtes nderkombetare dhe ligjit eshte orvajtja e tij per te ndikuar, per te udhezuar ne rruge te gabuar Kolegjin Zgjedhor te Shqiperise, cka njihet si legal misleading, nje aresye madhore per heqjen e lejes se juristit ne cdo cep te Amerikes dhe ne mbare Boten demokratike.
    Ku e di dhe si mund ta paragjykoje nje diplomat dhe jurist i njohur nje vendim te nje institucioni ligjor mijera milje larg SHBA-se sic eshte Kolegji Zgjedhor i Shqiperise!?
    Ku e di dhe si mund te paragjykoje reagimin e nje partie ose opozite politike si ajo shqiptare ndaj nje vendimi te sugjeruar dhe sugjestionuar nga Bejkeri e te komanduar nga Berisha dhe levat e tij mafioze pa u dhene akoma!?
    Ketu tashme nuk fishihet lepuri! Ketu fshihet elefanti i nderhyrjes arrogante te Xhejm Bejkerit ne procesin legal zgjedhor per Tiranen me kerkese te kompanise amerikane te imazhit dhe fushates se Sali Bashes!

    Nje kafe per Xhejms Bejkerin

    Ketu shfaqet ashiqare se kujtesa e vonuar e Bejkerit dhe shkrimi i tij ne ” Foreign Policy” eshte i porositur dhe paguar shtrenjte nga taksapageusit shqiptare. Duke botuar nje shkrim te tille pa shenimin ” I paguar”, sic veprojne te gjithe gazetat e revistat serioze amerikane ne raste te ngjashme ” Foreign Policy vetem ka ulur presitjgin e vet, por edhe te autorit.
    Keshille e gabuar nga nje person i gabuar por i mire- paguar nga lobistet e “Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit” e bandes qeveritare me vota te vjedhura te Sali Berishes, Lulezim Bashes & co.
    E vetmja gje qe nuk dihet eshte sa eshte shuma qe i ka paguar Bejkerit kjo bande dhe kompania e saj e imazhit dhe fushates, e cila eshte paguar deri tani me rreth 10 milione dollaresh dhe nese fiton Basha merr edhe nje bonus prej po aq milionesh nga taksapaguesit shqiptare.
    Per artikullin e Bejkerit ajo mund te kete paguar 50 000 deri ne 150 000 dollare ! Kaq eshte pagesa per raste te tilla. Nje fraksion i pallogaritshem per lobistet e saj.
    Nje kafe si ajo qe i pat dhuruar Bejkeri cdo shqiptari ketu e 20 vjet me pare kur vizitoi Shqiperine me “cekun e tij te bardhe” prej gjithsejt 6 milione dollaresh!
    Eshte kjo aresyeja qe me e pakta qe mund te thuhet per shkrimin e porositur dhe te mirepagauar te Xhejms Bejkerit eshte se ia ka futur kot.
    Ia ka futur kot dhe i ka dale plot ! Bile ka edhe dy shprehje edhe me filozofike per keshilla shkrime te tilla: Kodra mbas bregut apo si kau peles, sic thote sovrani shqiptar!

    1. niko says:

      kjo per mendimin tim eshte edhe nje pergjigje e spikatur per te gjithe ata komentues qe akoma mundohen te shprehin ngadhnjim per “ndershmerine” e Berish-Ristaneve & co! Pershendetje gjithashtu zonjes qe me shume profesionalizem ka analizuar ne kushtet shqiptare “mesazhin” e z.Beker.Kjo levizje e Berishes per t’ju imponuar shqiptareve me gjoja ndikimin e miqve nderkombetare dhe “mbeshtetjen” e tyre qe i japin Shqiperise me ne “krye” udheheqesin tone te “dashur” eshte tipike e regjimit te kaluar;kur paguheshin te huajt per te marre pjese ne Kongreset e partise per t’ju treguar shqiptareve se sa shume “dashamires” kishte PPSH !!!

  12. Dino says:

    Ishte nje njolle e zeze per demokracine Amerikane.U be gjithcka per te bere president Xh.Bush,dhe ja pane hairin.Bush eshte cilesuar si presidenti me i keq i Amerikes.

  13. robi says:

    Moj Jona,ti ke 1000% te drejte moj te keqen daja,por shkrimi yt vlen per nje vend demokratik e jo per veshet e shqiptareve frikacake qe rrihen, vidhen e vriten nga vete qeveria e tyre dhe ata ulin koken si dele.

  14. Eftimi says:

    James Baker nuk e njeh ligjin elektoral shqiptar dhe nuk ka nevoje ta njohe por njeh mire ligjin e parase

    1. zana19 says:

      e njeh shume mire mor Eftim, por i intereson ta sjelle muhabetin si i intereson saluqit, por Jona ja beri paq, e kapi shah-mat ne lojen e tij te ndyre duke i treguar si i fitoje ai zgjedhjet per bushin, ne baze te llogjitke dhe ligjit qe ai perdori per ti dhene bushit fitoren, atehere ketu i bie qe te shpallet fitues Ed Rama.

      Ai beri te njejten loje te ndyre ne amerike per tia dhene fitoren Bushit, e ja ku jemi sot si rezultat i ketij klani amerikan, gjithe bota ne nje katrahure te madhe.

  15. saimir says:

    Te lumte pena znj.Dervishi.Ky shkrim eshte koncentrate per te gjithe problemet qe ka sot jy vend.Problemi fillon e mbaron tek respektimi i vullnetit te votuesit e pikerisht tek vota.N.q.se nuk respektohet kjo vote nuk respektohet asgje ne shqiperi.Per kete punojne,lodhen gjithe diten Ambasadoret Arviz,ish sekretaret e Bejker,gjeneralet Klarc(qe vijne siç i quajne ata te koduara ‘lojra fati’)!Ne shqiperi drejtojne psikopater ,pseudopolitikane,njerez te lidhur me krimin ,paciente te kuruar nga Bejkeret e komp..Ky eshte populli shqipetar qe per ata qe e kane instaluar kete pseudodemokraci qe ketu e 20 vjete perpara edhe sot Bejkerin e plakur ,ndoshta pa pike rendsie edhe ne vendin e tij lexohet e interpretohet sikur te jete shpetimi i Shqiperise .Se fundi e nderuar gazetare Jona me lejo qe pas kesaj shkrime te tjera te vazhdojne nga Ju,duke shpresuar se ne shqiperi nga dita ne dite po shtohen intelektualet e pergjegjeshem per fatet e nje vendi.Me respekt.

  16. tafuti says:

    Jona Dervishi e mbyll shkrimin e saj me “…një mal me para për të blerë votën dhe ndërgjegjen e një populli të tërë” duke harruar se edhe Bejkeri (Furrtari amerikan) nuk ta pjek taven ashtu gratis,edhe atij i eshte lyer rrota,apo jo)? Si i eshte lyer? Kjo eshte interesante,por qe jane ca lapangjoze amerikanet,kjo dihet.Kete e provon jo vetem nderhyrja e Furxhiut (Baker James) ne kete aferen tone,por dhe nderhyrja e pakmepareshme prane qeverise tone e ish.Kryekomandantit amerikan te NATO-s per nje shoqeri bastesh dhe Slot-Mashines

  17. mirel says:

    Te lumte Jona, tashme te gjithe ne shqiptaret e morren vesh se si eshte luajtur me votat e tona ne keto 20 vitet e postkomunizmit.

    Ceshtja eshte, nese Kolegji zgjedhor jep nje vendim ne shkelje te ligjit (Kodit Zgjedhor, etj), si duhet te veprojme ne qytetaret?

    A duhet te gezojme fitoren e humbesit, duke dale neper rruget e Tiranes me flamuj blu?

    A duhet te pajtohemi me faktin qe Bashkia e Tiranes do te pushtohet nga militantet dhe injorantet qe po presin su hiena te hyjne ne ate godine, pasi kane paguar per te milituar aty?

    Apo duhet te qendrojme me syte nga qielli dhe te presim te ndodhe ndonje mrekulli?

    Kjo eshte ajo qe secili nga ne duhet te mendohet mire.
    E ardhmja e vendit tone ne kete moment eshte ne doren tone, neser do jete shume vone.
    Asnje mrekulli nuk ka per te ndodhur, Shqiperia eshte e te gjithe shqiptareve dhe SOT eshte AKOMA ne doren tone.
    Vota eshte e jona, nuk do lejojme qe dikush ta perdore per te vrare per tu pasuruar.
    BOLL na mashtruan !

  18. LexuesiTemes says:

    Pergezime,
    artikull shume i bukur!

  19. Zani-tirane says:

    Duke pare fansat e artikullshkrueses nuk na ngelet vecse te bertasim njezeri nje URRA.’te forte.

    1. Demokrati says:

      Mbylle gojen burgaxhi!

  20. Arben Reformer says:

    Mua si qytetar me intereson vetem besimi tek zgjedhjet! Te tjerat jane thuajse te parendesishme, si diskutimet politike ashtu edhe ato juridike! Ne qofte se vota ime interpretohet, por interpretohet kaq keq sa te behet e pavlefshme atehere une nuk kam arsye te shkoj dhe te votoj! I bukur eshte Luli, i bukur eshte edhe Edi! Po mua nuk me hyn ne xhep asnjeri!

  21. arsen says:

    Po ta marim te mireqene “teorine” e relativitetit te Bekerit, del qe Al Gore te jete Luli dhe Bush te jete Edi..
    Pra ne nje fare menyre ai ka pranuar rezultatin qe ka dale nga numerimi direkt (Edi 10 vota plus) dhe rinumerimin qe beri Ristani (Luli 93 vota me shume)
    Meqenese teoria e tij eshte e konsumuar qe prej 20 vjetesh, eshte me mire qe Tirana te shkoje ne RIVOTIM dhe ti tregoje Bekerit fituesin e sakte.
    Kjo loje nervash qe provokoi Saliu dhe Luli e ka bere popullin e Tiranes qe ne perfundim te RIVOTIMIT,…. ta leje Lulin VETEM ME 93 vota… PLUS 1 te Saliut, qe si “shef” i takon te votoje 2 here!!!…. Haa…haaa

  22. RRUMPALLA says:

    Kjo eshte propagande partiake , e deklaruar vete nga autorja e artikullit. Nuk ka asnje ndryshim nga
    artikujt e shkruar ne gazeten 55 , ku propaganda po kaq banale behet per klanin tjeter.
    Me lejoni, me keq ardhje vihet re ne mediat shqiptare “prostitucioni intelektual”. Mediat nuk jane te pavarura sepse mbi te gjitha , sidomos media e shkruar , jane te varura ekonomikisht nga politika.
    Fakti qe PD , me kryemistrin Berisha , manipuluan numerimin e votave ne Tirane , duke gjetur tek
    ligji elektoral mangesi e ambiguitete, qe per ironine e fatit eshte nje ligj i perpiluar nag vete kryetari i opozites Edi Rama , tregon bindshem se sistemi bi-partizan i KQZ eshte nje sistem i deshtuar .
    Nuk e ka fajin Ristani , e kane fajin dy lideret kryesore : Berisha dhe Rama .Jane ata qe e pollen
    kete situate . Kam pershtypjen se kur beri ligjin Edi Rama mendoi se do te ishte “hajn” me i forte
    se Berisha .Ai vete pranoi , qe KQZ te jete ne favor te maxhorances, bile ju kujtoj se Ristanit parlamenti i dha me shume vota se presidentit.
    Nqs Edi Rama nuk do te kishte humbur 23 000 votat , ne krahasim me 4 vjet me pare, sot do te
    flisnim ndryshe : do te lavderonim valle sistemin bi partizn te KQZ ???.
    Edi Rama fitoi vetem me 10 vota perkundrejt nje rivali qe vinte mbas 21 janarit,perkundrejt nje
    rivali te akuzuar per korrupsion,… pra nje rivali shume te dobet. Edi Rama moralisht ka humbur ne
    Tirane .Ai ka humbur sepse ka kritikuar qeverine ne momentet dhe menyren e gabuar,per shembull
    gjithe media prane tij kritikon rritjen e pensioneve .Eshte e verte eshte qesharake ne vlere , por kurre nuk eshte degjuar qe opo zita te kundershtoje nje veprim te tille te qeverise. marrim rastin e heqjes se vizave ,Berisha e shfrytzoi shume mire politikisht , Ps ra ne kurthin e tij .
    Propaganda e ngritur ne nivelin personal kunder Berishes , indirekt ka bere qe politikat e tij populiste te vleresohen nga shtresat te varfera (duhet te ishte e kunderta ) te zonave rurale .
    Kot kerkojme te kapemi tek nderkombetaret , Baker jo i mire jo i keq ..
    Demokracia eshte nje proces i ngadalte evolucioni …..
    Me falni kam pire pak raki dhe po bej shume filozofi …

  23. nastradini says:

    Matufi Bejker ne fakt pranoi nje gje thelbesore per zgjedhjet shqiptare duke i krahasuar me ato amerikane. Megjithe anen komike te ketij krahasimi. Qe ngjan me perrallen ne nastradinit me mizes qe donte te bente dashuri me elefantin. Thelbi i apelit te Bejkerit eshte qe shqiptaret duhet t’i referohen gjykatave amerikane dhe pikerisht ne vendimin e tyre per mosndryshimin e rregullave te lojes ne fund te zgjedhjeve. Me kete vendim ata ja dhane fitoren dallkaukut Bush Djali. Qe nuk ka nevoje ta komentojme per intelektin e tij. Se amerikanet e kuptuan qe kishin zgjedhur nje medioker qe per pak sa nuk falimentoi shtetin me te fuqishem ne Bote. Qe te kthehemi tek Gjykatatat amerikane. Torollak apo jo Bushi Djali, qe dihej si dyshanjoz famoz, sidomos ne gjeografi dhe matematike, qe ne shkollen fillore Gjykata ameriakne vendosi te mos ndryshoje rregullat e lojes. Matufi Bejker, qe sipas te gjitha gjasave dikush i ka “fryre” ne vesh i thote shqiptareve te njohin vendimin e Gjykates shqiptare sic bene amerikanet per Gjykanten e tyre, por nuk i thote KQZ-se te mos ndryshoje rregulluat e lojes ne fund te saj. As nuk i ben apel Kryeministrit Komunist Sali Berisha te mos fushe duart ne kutite e votimit. Sic bente mesuesi i tij Enver Hoxha, armiku u perbetuar i imperialisteve amerikane. Sepse zoti Bejker as qe mund ta parafytyroje futjen e duarve ne kutute e votimit. Sepse ne SHBA-ne e tij per krim makaber zgjedhor mund te shkosh ne karriken elektrike. Prandaj apeli i Bejkerit eshte shume kontradiktor dhe do te ishte me mire t’ja adresonte Saliut sesa shqiptareve ne teresi.

  24. tg usa says:

    Bejkeri ka lindur me 1930 pra 81 vjet me pare.Eshte me i rjedhur se berisha qe ka lindur 68 vjet para eres se re

    1. mergim tari says:

      PERSHENDETJE tg usa

      CFARE THUA, A JE NE VEHTE. BARBARI NUK KA LINDUR NE 1968 POR NGA VITI 1940.

      NA DHJEVE PO TE KETE LINDUR NE 1968 ESHTE SHUME I RI. NE PO UROJME QE ZOTI I MADH TE BEJE DETYREN BIOLOGJIKE SA ME SHPEJT ME KETE SPECIE E TA COJE NJE ORE E ME PARE TEK TE SHUMTIT, NDERSA TI PO I ZVOGELON MOSHEN, QE JA PREFTE PERENDIA DITEN NJE ORE E ME PARE.

      JO AMAN MOS E BEJ KAQ TE RI SE NA MORE ME QAFE, POR LUTJU ZOTIT TE MADHERUESHEM QE TE BEJE DETYREN E TA COJE NJE ORE E ME PARE TE NGARKOJE MUSHKAT NE SHSHTUFINE A VICIDOL KU TI DOJE ZEMRA, VETEM QE TE SHKOJE, AMAN SE NAMORI SHPIRTIN….

  25. Nina says:

    “Fjalët e tepërta janë fukarallik” – thotë populli, kështuqë Rama me që nuk diti të ruaj votat, që ky popull i dha atij, tani të mbylli gojën e të shkojë në parlament, të kundërshtojë shitjen e këtij vendi e shkretimin e fshatrave shqiptare pra të Shqipërisë

  26. Mendimi says:

    Nuk ja vlen te merremi me kete zagar, aj beri vepra kriminale qe te vinte Bushi ne pushtet, tere Bota e din qfar tmerresh solli Bushi dhe republikanet , edhe keto genjeshtra qe flet jane thjeshte mercenare(nuk dua ta di sa ka marre para nga Berisha )qe tja bej keti te fundit nje argat.

  27. SERENA bAJRAKTARI says:

    Eshte fatkeqesi qe disa SERVILA,BYTHELEPIRES te SALI BERISHES si FRROK CUPI, ARTAN HOXHA, ARTUR ZHELJA , HENRI QIQI,LUTFI DERVISHI dalin cdo dite dhe mundohen te bejne te zezen te bardhe ne EKRANIN e TELEVIZORIT.Populli i njh kush MUTI jane ata. Ata le te flasin se per ate paguhen por populli i njeh mire.

    1. RRUMPALLA says:

      Pershendetje , nqs me lejoni nje polemike :
      Fjalori shume i rende,megjithate ok vecse mungojne edhe “opinioniste” te krahut tjeter per
      te plotesuar tezen se keta nuk jane gje tjeter vetem prostituta intelektuale .
      Sinqerisht , me duket se ata qe flasin me shume kunder Berishes , kur e shajne edhe kur
      ben ato gjera positive qe do ti bente cdo qeveri ne pushtet , jane sherbetore te tij , indirekt i rrisin vlerat dhe e kthejne luften opzitare ne nje lufte pa nje program e synim kombetar.
      Nuk mund te permbyset
      qeveria kur kritikohet psh ngritja e pensioneve , edhe pse nje ngritje e pa perfillshme,
      ky lloj kanibalizmi mediatik eshte i stilit berishian , kur luftonte miqte e tij Nanon dhe Meten.Kur parlamenti i PS bente kushteten , Berisha sabotonte parlamentin ,harruat ?
      Per ironi te fatit sot ai betohet per kushtetuten.
      Kur diskutohet rruga Elbasan-Tirane , Edi saboton parlamentin….. etj.
      Me kete stil PD , mendoj e ka fituar edhe 2013.

  28. mergim tari says:

    PSE KE BERE SHKRIM KAQ TE GJATE O JONA.
    MJAFTON TE SHIKOSH FYTYREN E KESAJ SPECIE DHE PA FRIKE MUND TE THUASH SE CFARE SOJI E SORROLLOPI ESHTE. NUK MUND TE PRITET NJE MENDIM I DREJTE NGA KETO KAFSHE.

    AMERIKANET THONE
    “WHAT IS IN THE HEART IS OUT IN HE FACE”.

    SHIKOJENI KETE FOSIL POLITIK DHE THONI PASTAJ QE AJO FYTYRE NUK PEPUTHET ME SHPREHJEN E MESIPERME AMERIKANE.

  29. lora says:

    artikull shume i mprhte. Te lumte Jona, analize e perkryer.

  30. lora says:

    artikull i perkryer, te lumte jona, na sqarove imtesisht dhe me profesionalizem
    .

  31. shqiptari says:

    jejms bytha ka marre thesin me dollar per ate qe ka thene

  32. xhorxhi says:

    jems stronzi ,u plake e putan mbete.
    Shko e vdis ……piiiiiiis .

  33. artan t. LA. CA. US. says:

    Jetoj qe nga 1991 ne California, dhe sapo mora njoftim ne Internet per Letren e James Baker per Median e Shqiperise, u interesova tek disa te njohur amerikan qe kane njohuri te mjaftueshme per personin tashme 90-vjecar e shendetlige, dikur nen administraten Bush-Senior 1989-1992 ka qene Sekretar Shteti. Vertete eshte jurist-avokat kariere dhe familje e pasur, por prej shume vitesh pothuaj nga shendetlige qe eshte nuk ka asnje lloj aktiviteti, e me te drejte keta amerikanet (fatmiresisht njoh disa juriste-avokate, gazetare, profesore universiteti, etjere me nivel), qe e njohin personalisht dhe familjerisht jo vetem qe habiten me kete Leter, por dyshojne e thone hapur qe dikush tjeter ka luajtur me emrin e tij, dhe me siguri Republikanet. Kur e perktheva nga Online (se ne Anglisht edhe ata amerikanet vete nuk e gjeten askund qofte dhe ne Link_un e familjes a personalin e James Baker) dhe ja tregova ketyre amerikaneve, fillimisht qeshen (sepse ju thash qe jemi vend i vogel ne Ballkan-Europe dhe brenda kufirit jemi as jemi 3,5-miljon banore, me shumice dermuese fshataro-malsore qe ka pushtuar+vjedhur+dhunuar qe pas renies se sistemit Komunist te 1991 qytetet e vendit tim te lindjes, ku era qytet cdo dite e me shume po qelbet nga fshataro-malsoret, sidomos malsoret jane me te dhunshmit e me te pagdhendurit ne historine tone si komb). Por, pernjehere u hodhen e thane qe; eshte nje nderhyrje politike e turpshme nga kushdo qofte amerikan, dhe deformim i fakteve qe nuk perputhen nga ligjislacioni juaj me ate amerikan, meqense permendet historia GRI e Bush Jr. me Gore dhe Kolegji Florides dhe vendimi i Gjykates Supreme te US. Asgje e perpashket ne cdo linje ligjore nuk eshte midis Votes ne Shqiperi dhe Votes ne Amerike, sepse ju vidhni me mbi 30% te Votave sa here votoni e kete e ka dokumentuar ODIHR-OSCE edhe ne 1996, edhe ne 2009, e mesa duket edhe tani ne Votimet per Tiranen po e njejta gje ka ndodhur, pushteti me forcen e tij tek ju ne Shqiperi vjedhe voten per te ndenjur ne Pushtet e keshtu vjedh e dhunon gjithcka me pas. Kete dokument e dhjetra e dhjetra te tjere i keni akoma edhe ne Internet ne disa Link_qe.

  34. Skender says:

    Amerikanet nuk kane qejf politikane me vesh te cpuar si rama ai mund te jete shume here me I mirre se sala po eshte fut ne politike me vath ne vesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje