Opozita socialiste dhe faktorët opozitarë

2 Korrik 2011, 22:40Editorial TEMA

?Nga Mero Baze

Ekziston një hendek që duhet pranuar mes opozitës socialiste dhe faktorëve opozitarë në Shqipëri. Edhe për faktin se shumica e faktorëve të tjerë opozitarë nuk janë të majtë, por mbi të gjitha për faktin se kredoja morale e opozitës së majtë është ende e dobët, ky hendek po qëndron ende pa u mbushur. Ky hendek nuk ka lidhje fare me zhurmat që vijnë nga brenda PS gjoja për një opozitë aktive. Disa kritikë të liderit socialist brenda PS po ashtu po përpiqen të krijojnë idenë e një debati që ngjan më shumë si një zhurmë në koshere bletësh se sa si një debat parimor. Por ajo që i bashkon gjithë zërat që gumëzhijnë brenda opozitës është niveli i debatit, i cili është poshtë pikës së vlimit të një debati parimor në opozitë.

Prej vitit 2009, në opozitën e Edi Ramës kam dëgjuar vazhdimisht zëra që kërkojnë opozitë institucionale, dhe me këtë nënkuptojnë marrjen pjesë rregullisht në parlament, marrjen e dietave kur lëvizin jashtë Tiranës, blerjen e makinave me procedura korruptive nga zonja Topalli, dhe ndonjë shfaqje banale në ekranet e kontrolluara të Tiranës. Kur opozita ishte në rrugë pas zgjedhjeve, kritikët më të ashpër të Ramës ishin të paduruar për tu kthyer në parlament, sa që të krijohej ideja se atyre po u zihej “hisja e diellit” dhe nuk po lejoheshin të bënin opozitë. Kur u kthyen në parlament, askush prej tyre për dy vite nuk foli thuajse asnjë herë. Kur u kthyen në parlament, ata në të vërtetë e bojkotuan parlamentin duke mos marrë pjesë në asnjë debat të rëndësishëm brenda tij. Ata nga deputetë u kthyen në numra dhe shifra. Kjo tregonte se ata nuk e kërkonin betejën institucionale për të plotësuar profilin e opozitës, por si një nevojë për të plotësuar performancën fallco demokratike të qeverisë, e cila korrigjoi fotografinë e keqe të saj me opozitën në rrugë.

Pas zgjedhjeve të 8 Majit kjo skenë më duket se po ripërsëritet. Pashë në një universitet privat Arben Malajn me një grup shoqërimi ish socialistësh, që më 8 Maj në mesditë i kam parë në një tavolinë me Sali Berishën në hotel Rogner në Tiranë. Unë e respektoj ambicien e Arben Malajt për të qenë “dikushi” në sallonet e opozitës, por është cinizëm i tepruar të bësh opozitë me shoqëruesit e Sali Berishës. Është mirë të jesh kritik me Edi Ramën, është mirë t’i bësh presion Edi Ramës për një opozitë aktive dhe institucionale, por bilancet kanë shumë rëndësi. Është e pakuptimtë që pëshpërimat brenda opozitës nuk ngrihen në nivelin e një zëri të fort parimor, që të avancojnë kredon morale të opozitës, por përsërisin skemat bajate të Berishës për të importuar krizën brenda opozitës. Opozita sot qeveris mbi 60 për qind të vendit pas zgjedhjeve të 8 Majit, dhe s’kam dëgjuar askënd të flasë për arsyen përse fituan kandidatët e opozitës. A fituan për shkak të Berishës, apo për shkak të aftësive të tyre? A humbën ata që humbën për shkak të fuqisë së pushtetit, apo për shkak të dobësive të tyre? Fitoret spektakolare si ajo e Kavajës, Durrësit, Fushë-Krujës, Mamurrasit, Laçit, Rrëshenit dhe Burrelit, që përbëjnë dhe risinë elektorale të kësaj partie në Shqipëri të Mesme drejt Veriut, s’po i përfill askush prej opozitës a thua se janë mërzitur që shqiptarët i kanë votuar. As ndonjë humbje për shkaqe tërësisht të kandidaturës si ajo në Delvinë apo në disa komuna në Jug nuk po i debaton askush.

Një tjetër ngërç i debatit opozitar drejt standardeve morale është qëndrimi ndaj koalicionit opozitar. Edhe pse 28 Qershori i 2009 provoi se koalicioni i zgjeruar, qoftë dhe me parti të papërfillshme, të sjell fitoren, në këto zgjedhje opozita sërish eliminoi koalicionin. Zërat më të fortë të opozitës, me aq vota sa kanë, u lanë mënjanë dhe u shmangën nga fushata. Për mungesë negociatash u la LZHK të shkojë në thesin e Lulëzim Bashës, dhe figura aktive të opozitës si Zogaj, Ngjela, Ndoka, por dhe grupime të tjera të qendrës dhe së djathtës u lanë mënjanë. Kam vënë re që në opozitën e socialistëve ka një qëndrim denigrues ndaj partive të vogla, më shumë se sa ndaj Berishës. Të kompleksuar nga Hysni Milloshi, ja lanë atë Sali Berishës, të  xhindosur me vetveten, e lanë G99 thuajse të shuhej, të pasigurt për profilin e tyre në politikë, gjithë ditën flasin se si t’ia bëjnë me Erjon Veliajn apo rrethin e tij që ka hyrë në PS, të frustruar nga ideja se opozita është luftë, mbledhin buzët për opozitën e Ngjelës apo shmangin debatin për jetën aktive opozitare të Zogajt. Opozita duhet ta kuptojë përfundimisht se në opozitë më të sigurt janë elementët opozitarë se sa nëpunësit e partive opozitare. Në opozitë më të sigurt dhe më të dobishëm janë ata që e kanë marrë vetë vendimin të jenë dhe personalisht kundër Sali Berishës, se sa ata që janë futur nga dera e pasme e PS për të marrë një rrogë si opozitarë. Unë e kam zgjedhur vetë fatin tim përballë Berishës dhe do jem këtu dhe sikur të mos ketë Parti Socialiste. Zogaj, Ngjela, Ndoka, Shehi dhe dhjetëra copëza dhe individë të tjerë opozitarë, përfshi gazetarë, politikanë, por dhe shoqëri civile, janë në opozitë për arsyet e tyre dhe jo për arsyet e socialistëve. Është një miopi e madhe e opozitës më të madhe në vend, që konsumon energji për të ruajtur veten nga opozitarët e vegjël. Kjo tregon në të vërtetë sa të vegjël janë ata si opozitarë. Me këtë frymë grindjesh dhe mistrecllëqesh, ata shkojnë në forumet e tyre të mërzitshme, flasin thuajse për asgjë, vendosin thuajse për asgjë dhe në fund bëjnë thuajse asgjë.

Është e natyrshme që elementët opozitarë në Shqipëri, ata që janë individë, parti të vogla, OJQ, media apo gjithçka tjetër, të jenë të shqetësuar për fatin e partisë më të madhe opozitare, por ata kanë një standard moral më të lartë dhe më të sigurt në raport me opozitarizmin. Është banale që opozita të fitojë bashkitë dhe të humbasë këshillat për pazare, është banale që opozita të lërë jashtë fushate individë opozitarë apo parti të vogla opozitare për frikëra nëpunësish brenda saj, po aq sa është banale që debat në partinë më të madhe opozitare të quhet sherri mes Erjon Braçes dhe Fatmir Toçit, apo Arben Malajt e Shpëtim Gjikës.

Opozita i ka fituar këto zgjedhje pasi pas 8 Majit po qeveris më shumë shqiptarë se Sali Berisha dhe ky është kriteri me të cilën matet një fitore apo humbje në zgjedhje. Por ajo ka tani përballë betejën e madhe për t’i marrë pushtetin Sali Berishës. Ajo ka përballë një njeri që nuk flet më për PD, pasi e ka 14 për qind pas PS, por një njeri që flet për koalicion dhe që bën aleancë dhe me djallin për të fituar. Në opozitën e pastërvitur të Edi Ramës, ka më shumë njerëz që shqetësohen dhe vënë në shënjestër ata që bëjnë opozitë se u hapin punë, se sa ata që flasin për komoditetin e bashkëjetesës me Berishën. Ky mentalitet duhet të marrë fund. Bashkimi i elementëve opozitarë dhe funksionalizmi i tyre nuk bëhet me premtime për vende në parlament, apo oferta nëpunësish, por me një betejë parimore që i bashkon në luftën kundër Berishës.

Media opozitare tani është në minorancë për shkak se opozita është e pamoralshme me të, duke mos e mbrojtur në thelb nga sulmi i Berishës. Pronarët e medieve që po i blen përditë Sali Berisha, kanë vetëm një shqetësim, si ta kenë mirë me Sali Berishën se “opozitën” e kanë në xhep. Sali Berisha ka shkatërruar medie, ka gjobitur TV e gazeta, ka shkatërruar emisione televizive, ka bojkotuar ekrane të tëra derisa i ka nënshtruar, ndërsa opozita nuk ka mundur dot të defaktorizojë mediet mercenare të tij. Ky është një çmim i rëndë për lirin e medies, pasi sot unë njoh plot gazetarë të aftë dhe të zot, që janë pa papunë dhe pa shpresë, dhe plot njerëz kokëbosh që marrin rroga disa herë më shumë se sa i ka rrogat gjithë redaksia e një gazete opozitare.

Bizneset e diskriminuara nga qeveria janë në rrugë dhe pa shpresë. Unë e kuptoj se opozita nuk mund tu japë atyre para dhe kredi, por ama mund të bëhet një barrikadë për rrethin e biznesmenëve të korruptuar që sillen përditë rreth Sali Berishës dhe kanë shkatërruar biznesin e ndershëm në Shqipëri. Është e pamoralshme që 5-6 biznesmenë që s’dua tu zë as emrin në gojë, sillen pas Sali Berishës, dhe në darkë bëjnë dhe një telefon nga selia e Edi Ramës të jenë të sigurt për nesër, ndërkohë që kanë nxjerrë në rrugë dhe kanë falimentuar qindra mijëra biznese që jetonin me ndershmëri. Këta biznesmenë nuk janë as të majtë, as të djathtë, janë thjesht batakçinj. Kanë qenë me Nanon, me Metën, tani janë me Berishën. Por tani janë duke bërë dëm si monopolistë dhe janë të sigurt se nesër kur Rama të vijë në pushtet asgjë nuk do t’i gjejë. Opozita duhet tua bëjë të pasigurt qysh sot të ardhmen këtyre batakçinjve, ndryshe askush nuk frymëzohet për një betejë opozitare pa ndëshkuar askënd.

Bashkimi i faktorëve opozitarë vjen nga një frymëzim moral, nga një shpresë se gjërat do të ndryshojnë dhe se nuk do të ndërrohet përsëri Ridvani me Arbenin, Polloja me Blushin, Bylykbashi me Gjiknurin dhe do jenë po në vend biznesmenët e oborrit, Zamiri, Gimja, Bashkimi, Luçi, Kuçi apo Muçi…

Bashkimi i faktorëve opozitarë bëhet mbi të gjitha kur partia më e madhe e opozitës të kuptojë se askush nuk po i kërkon asaj pushtetin, por Sali Berishës. Dhe që të kuptojë këtë duhet të çlirohet dita- ditës nga nëpunësit dhe ata që mendojnë si rrogëtarë, për t’i lënë vend mendimit politik dhe kredove morale në opozitë.

 

109 komente në “Opozita socialiste dhe faktorët opozitarë”

  1. Besa,Canada says:

    Pak i veshtire ky problem qe trajtoni z Mero,bile do te theksoja se eshte nder kycet. Te thena shkurt,duhet politikan i vertete,ndoshta dhe i’Hurit dhe i litarit’ per te mbledhur ne ‘vathe’ te gjithe kundershtaret e politikes se Saliut E thene me qarte kjo kerkon devotshmerine dhe transparence me te gjithe shqiptaret nepermjet thirrjes: Ne nje front te vetem kunder korrupsionit dhe tradhetise ndaj Shqiperise por jo me dogma,por me vepra Edhe PS ne opozite,mund ta reflektoje kete Kjo do te ngjallte shume me teper shprese

    1. Labi Vlore says:

      Besa,Canada.Edi Rama ben mire qe nuk pranon ne gjirin opozitar njerez anti Sali per te mbajtur ne pushtet Saliun.E kam fjalen per te ashtuquajturit opozitar sot qe behen perseri me Saliun neser.Kjo eshte nje gracke e Saliut me Fatosin qe te fusin ne gjirin e opozites gjoja disa opozitare fallco te tij si pershembull vete Fatos Nano apo Ilir Meta qe ishin kundershtaret e tij kryesor e qe sot jane njerezit qe e mbajne ne pushtet.Ketu gabohet Meroja kur thote se perse pershembull nuk pranon ne gjirin e opozites se bashkuar Edi Rama partine e Dashamir Shehut kur dihet qe ky i fundit eshte zhurmues ne opozite e se eshte nje nga njerezit e Saliut.Opozitaret fallco nuk i duhen opozites se vertete.
      Bile une kam qene kunder edhe perfshirjes se vete Spartak Ngjeles ne frontin opozitar.
      Ky njeri i dyfishte qe njehere eshte me Saliun e njehere kunder tij nuk ka perse i duhet opozites se bashkuar me ne krye Edi Ramen pavaresisht fjalimeve te tij apasionante anti Sali.Mua nuk me bindin.Shpresoj te jem gabim.Keta njerez te bejne opozite ne menyre te pavarur por jo ne gjirin e opozitarit te vertete.Jo me kot Fatos Nanua ne daljet e tij sa here ka nevoje Saliu ben thirrje per bashkimin dhe perfshirjen nga ana e Edi Rames te te gjithe opozitareve.Ai e di shume mire se kjo eshte nje menyre per ti prishur pune opozites se vertete,duke infiltruar ne gjirin e saj opozitaret fallco dhe spiune qe menjehere jane gati ta braktisin ne cdo moment frontin opozitar e ta sabotojne ate.Keta jane njerez jane viruse tamam si ata kompiuteriket qe me email te lajmerojne se ke fituar 1 milion dollare por qe ne fakt te vjedhin nga llogaria bankare edhe ato pak kursime qe te kane mbetur.
      Te pershendes me respekt,shpresoj qe te kem kontribuar sado pak ne nje dabat te kuptueshem,civil e te sinqerte midis Shqiptaresh te mire.

      1. beso says:

        Labi Vlore,po e mitizon shume Edi Ramen,sa rrezik ai te shohe veten dhe te besoje se eshte me i gjate nga metrat qe i ka dhene perendia.Te lexova dhe me poshte,dhe dje pershtypjet per popullin shqiptar;nuk di a me kupton?Te uroj gjithe te mirat dhe suksese!

        1. Labi Vlore says:

          Ore Beso.Ju te habitni ore njeri i mire.
          Une nuk e mitizoj aspak e as qe e njof e sdua ta njof Edi Ramen.
          Une thjesht mendoj se ky njeri eshte ne rrugen e drejte dhe me shpirt te vertete demokratik.
          Po ke te mitizoj une?
          Sali Berishen?
          Dashje pa dashje me duket se spo i vini re qe ketu po kritikohet me shume Edi Rama nga Sali Berisha??Absurdeeeeeeeeeeeeee.
          Ne kemi nje kriminel ne krye qe duhet te rrezohet me sesben sepse cdo dite qe ai eshte ne qeveri eshte shitje e pasurise kombetare dhe demet qe ben jane te jashtezakonshme kurse ju me thoni qe mitizioj Ramen.
          Kemi nje kryeminister qe nuk behet llogari sa nena ka veshur me te zeza e se eshte gati ta hedhi perseri Shqiperine ne nje humnere me te madhe e te thelle se ajo e vitit 1997,kurse ti me thua qe mitizoj Ramen????????????????????????????????????????????????
          Ka te tjere ne kete forum e ne keto komente qe kritikojne Ramen ne menyrat e tyre ne vend qe te mblidhemi spontanisht e te rrezojme Berishen.
          Disa te tjere shkruajne se Saliu duhet larguar me dhune,por asnjerit nga ne sja mban te dalim qofte edhe ne proteste paqesore se kemi frike se na vret e skemi ca i bejme.
          Ngaqe skemi ca i bejme e me duket se jemi lepuj,jemi qe jemi kritikojme Ramen ose ate qe mitizon Ramen.
          Une kam qe ne muajin janar qe kam hapur nje faqe ne fb.http://www.facebook.com/profile.php?id=100001967338308.
          Kam kontaktuar te gjitha Shoqatat e studenteve ne Itali e Shqiperi qe te organizohemi te rrezojme ate pushtet qe ne janar duke sfrytezuar dhe njohjet e mija qe kam ketu.
          U kam bere thirrje dhe organizatave studenteske Italiane qe te na ndihmojne edhe ata ne kete organizim tonin.
          A e din rezultatin deri tani?????
          jane te gatshem 19 organizata studenteske italiane me te pakten 50 studente universitar Italiane qe te mbeshtesin protestat tona ne Shqiperi e asnje organizate studenteske Shqipetare pervec njeres jane te gatshem te ndermarrin kete rruge.
          Perse????????????????????????????????????
          Ne nje takim me studente ne Bari te Italise,studentet Shqipetar gjate fjalimit tim ne vend qe te sillnin mendimet e tyre se cduhet te bejme ne studentet Shqipetare te ndihmojme vendin tone,merrnin mikrofonin e shanin Ramen.
          Une u thosha se ne skemi pune me Ramen,kemi pune te rrezojme hajdutet nga pushteti.
          Disa te tjere me thoshin se Saliu te vret.
          Do thuash ti.
          Po normale Italianet nuk e njofin Saliun.
          Aspak e vertete.
          Italianet nuk jane mesuar me vrasje ne bulevard e nga keto gjera kane shume me shume frike se ne.
          Por jane shume me shume idealista dhe trima sesa ne.
          E kane nje koshience popullore dhe qytetare qe as qe krahasohet me tonen.
          Kurse ti me thua.
          Mos mitizo Ramen.
          Po cte bej?????????????????????
          A ka nevoje Shqiperia per secilin nga ne te gjithe kunder hajduteve me pushtet????
          Kush eshte problemi jone kryesor????
          Te largojme Saliun per mendimin tim.
          E te themi te gjitha te zezat qe ka ai njeri.
          kurse ju cfare beni?
          Edhe Rama sduhet mitizuar.
          Disa te tjere thone qe edhe Rama eshte hajdut.
          Se edhe ai ka vjedhur ne bashki.
          Menjefjale te gjithe jane njesoj.
          Ajo qe predikon Saliu.
          Me mbani mua se Rama nuk eshte me i mire.
          Mos u ngaterroni ne diskutime boshe.
          Ne detaje qe sjane prioritet.
          Sduhet ta humbasim qellimin tone paresor qe Edi Rama ka vite qe po lajthit e ka therritur dhe protesta e ne nuk kemi shkuar por i mesojme se si ai duhet te organizoje opoziten,perfshi ketu edhe Mero Bazen.
          Ne themi qe te beje protesta te medha e pa pushim,por une nuk shkoj thua ti.
          Keshtu them dhe une,keshtu dhe nje tjeter e me radhe.
          Nje president i famshem Amerikan ka thene nje shprehje sa te bukur e spektakolare po aq kuptimplote.
          Mos pyesni se cfare po ben Amerika per ju,por se cfare po beni ju per Ameriken????
          Pra,mos pyet se cka po ben Edi rama kunder pushtetit te krimineleve dhe hajduteve,por pyet se cfare po ben ti?
          Se cfare po bej une per shendoshjen e vendit tim,qe fillon domosdoshmerisht me largimine hajduteve dhe krimineleve nga pushteti.
          pershendetje Besooooooooooooooooooooo.

          1. zana19 says:

            Labi Vlore,
            Te mbeshtes 100%. E kuptoj se cfare do te thore Meroja ne kete artikull, por merua po e shtjellon pak ndryshe kete rradhe, ai permend edhe pse Edi se pranoi Milloshin ne Koalicion. Une e mbeshtes vendimin e Edi Rames totalisht, se Milloshi tregoi qe eshte nje hafije e qelbur qe se can koken per Shqiperine, por u bashkua me salen thjesht qe ti hiqte 1000 vota opozites se ka akoma budallenj qe votojne per te edhe kur ai i bashkohet berishes.

            Ja keta jane opozitaret qe Merua mendon se Edi duhet te kishte pranuar ne koalicion.

            Dhe ata te tjeret qe permend Merua, jam e sigurte se po tu kish dhene edi ndonje post gjate zgjedhjeve, nje te marre postin do kalonin me salen ne rastin me te pare. Parimisht Merua ka te drejte, por ne shqiperi asgje nuk funksionon sipas parimit.

            Dhe dua te shtoj,

            Po te ishte Edi hajdut si te tjeret, sala do e kishte futur ne burg me kohe sic beri me ata qe tani i ka ne xhep te vogel.
            Edi s’eshte i persosur, por eshte i vetmi qe i ka qendruar korrupsionit e po i ben balle sales ne menyre demokratike( edhe po te pellasi Edi: dilni ne rruge, ashtu si e permend zotrote, asnje nuk do dali, te pakten nga tirana- tiransve jua ka fut sala te dy kembet ne nje kepuce).

            Tung.
            Zana

          2. deso74 says:

            O labi,ke thene nje llaf me vend,S’KEMI GUXIM AS TE DALIM NE PROTESTE PAQESORE,SE NA VRET,E JO ME TE DHUNSHME…..ashtu,shqiptaret po me zhgenjejne,,,,,EDI RAMA ka fajet e veta,jam dakord me faktin qe opozita duhej te ishte me e forte,por e verteta eshte qe RAMA ESHTE MUNDUAR TA PASTROJE PS nga klani FATOS NANO,por ai kolone e peste ,i ka rrenjet shume te thella,,,,por kur nisen protestat ose behen thirrje per protesta dalin nja 200-300 vete bllokojne rrugen gjys ore,djegin goma,e shkojne ne shtepi sikur ishin per piknik,,,,,PROTESTAT BEHEN SI NE EGJYPT,,,,te gjithe ne shesh ,dite e nate,,,,,POR MEQE NUK JEMI TE ZOTE TA HEQIM BERISHE-BISHEN me protesta,atehere i takon liderve te opozites(RAMA-TAKU apo ndonje tjeter)te gjeje rrugen e duhur te heqim BERISHEN nga pushteti,,,,NQS BERJA E NJE KOALICIONI ME SHEHUN,MILLOSHIN,E 1001 LEGENAVE TE PACIPTE do te thote largim i BERISHES nga pushteti,ateher le ta beje ,vec nga ky monster ta shpetoje shqiperine,kalofshi mire!!!

          3. beso says:

            Labi,ti shpjegove Shqiperine e sotme dhe shqiptaret e sotem me romanin”Fshataret”te Balzak,dhe kjo me ben shume optimist per menyren sesi i (para)gjykon ata qe nuk dalin me hu ne dore bulevardit te trembin sali druvarin.Sakte,je dakord me mikun tim ne forume,Neti Vjosa,qe e ben vigan Edin(ka me vigan se dy metra),qe sheh verdalle te gjeje vigane per ta mbeshtetur.Shkurt,mungojne viganet,sepse sipas romanit”Fshataret”(une jam krenar qe jam nga fshati),ata nuk marrin vesh nga politika e madhe.Do te shkruaja nje vjershen time te gjate qe nis keshtu:”Politika e madhe ka rene dakord miku im…”,po une s’dua te behem i palexueshem,se njerezit s’kane kohe.Atdheu nis nga vatra e shtepise;eshte e natyrshme qe shume njerez do protestojne se nuk kane te hane,dhe kjo eshte forca e nje levizjeje,sepse stomaku nuk njeh arsye.Une e mbeshtes shume Edin,jo si person,por kryesisht si lider i te majtes,sepse ndihem i majte.Edi me ka mua me vete,edhe pa e ditur kush jam dhe sesa pune mund ti bej,por me ka si mbeshtetes se te majtes;me kupton apo jo?Edhe pse une s’e kuptoj permbajtjen e sloganit”Pertej te majtes dhe te djathtes”.Edi s’ka pse te beje heroizem vigani,mjaft te beje ate qe duhet te beje e majta;te kerkoje ikjen e kesaj qeverisjeje qe ka varferuar njerezit dhe ka çuar prokopine e vendit borxh ndaj botes.Te varferit jane shume;ata bejne revolucion;te paktit bejne puçe apo sulme terroriste si i 14 shtatorit 1998.Tani ne te gjithe e nisim diskutimin me:”problemi i shqiptareve eshte…”dhe pasi gjejme problemin zgjidhjen e gjejme vetem tek druja,po drune di ta perdore dhe saliu.Sot pashe nje kronike ku ne Val Susa ishte bere nje perleshje dhe ishin plagosur 188 police,por asnje person nuk u vra.Behet fjale qe banoret nuk duan te ndertohet nje tynel,dhe 188 police jane plagosur per kaq gje,fshatare jane dhe ata te Val Suses, po te drejtat e tyre i tejkalojne dhe s’tremben.Po pse ne 21 janar u vrane njerez?Diukej qe mungonin fshataret aty…Labi,mua me ka ikur muza e hartimeve;une dua fakte!Une dua qe po te dal i pari me hu ne dore,dhe dal,te betohem,dua te me bejne minister mbrojtjeje apo Rendi,por ata qe kane shenuar emrin perpara meje,nuk mund ta pranojne kete.Ata as hurin e marrin,as vendin e ministrit ma lene;ndonjeri ketu do thote ndonje shprehje popullore si ato te Dokles.Tani ne PROBLEMIN e dime,sa rruge zgjidhjeje ka?Une po them te timen.PS te mos pranoje rezultatin e Tiranes dhe te propozoje zgjedhje te reja ne fillim te shtatorit.Te kerkoje ikjen e qeverisjes,si te paafte dhe te korruptuar;zv/kryeministri eshte ne gjyq dhe aferat e saliut i dine dhe kalamajte.Te mobilizohen njerezit dhe te bblokohet qeverisja.Po dolen salinjte me dru,te nxjerrin dhe fshataret drute nga torba.Te huajt kurre a befshin sehir!Po tu dogj çatia mos lut zotin te sjelle shi,Labi,por merr koven dhe bej tutje;te shpetosh çfare te shpetosh.Ti e di qe te lexoj me deshire,por ndonje verejtje ashtu si e mendoj do ta them;imagjino kam kundershtuar ndonjehere dhe plakun qe e kam mik forumi.Te uroj sinqerisht suksese!

          4. plaku says:

            beso,
            “stomaku nuk njeh arsye…”
            “Te varferit jane shume;ata bejne revolucion;te paktit bejne puçe apo sulme terroriste si i 14 shtatorit 1998.”
            “Labi,mua me ka ikur muza e hartimeve;une dua fakte!”
            “plakun qe e kam mik forumi.”
            Je i madh, besoj se nuk ka nevoje te perseris vet veten, ti e di mendimin tim per shkrimet e tua. Pershendetje

          5. Arben Reformer says:

            Je ne te drejten e Zotit, Vlora!

    2. Sociologu says:

      Po, Besa, duhet nje politikan i “hurit dhe i Gurit” (si Sali Berisha- inat e ke po jepi hakun….!) ai eshte ne gjendje te mbaje pushtetin dhe po ta humbi e mbledh dhe ben nje opozite 100 he me te forte se kjo e SOCIALISTEVE sot… Shqiperia eshte vene perfund! MERO BAZE, je intelektuali me i madh qe kam lexuar deri st ne Gjuhen Shqipe, dhe kete ta them si sociolog… I paanshem e pa-parti. URIME NE LUFTEN e ndershme…!

      1. Besa,Canada says:

        Faleminderit qe paksa me referoheni.Dua te jem pak me e qarte;Rrezimi i Saliut per mua eshte problem i ndare me vehte,ndersa koalicioni per ndertimin e pushtetit Qendror,eshte tjeter Situata ku jemi sot,per mendimin tim, e ka te domosdoshme rrezimin e Saliut i cili pervecse Qeverise zyrtare,ka dhe njerez hije me te cilet mban pushtetin.E keta kokepalare te vrasin si ne 21 Janar Lulerat,nuk diskutohen!

        1. Sociologu says:

          Nuk e luan as topi ate qe thua! Shpresoj qe kjo qeveri te permbyset nje ore e me pare e krimi te ndeshkohet sipas ligjit!!! Respekt

  2. edi says:

    Po pse o Mero, qe je i vetmi ze opozitar ne vend dhe gezon respektin tone per gjithcka shkruan dhe analizon, opozitar e quan ti Edi Ramen? Po ka 11 vjet kryetar i Bashkise se Tiranes ku luhen miliona euro ne vit. Sa kohe qe ky do te jete Kryetar i PS , PD dhe horrat e tjere rreth saj do bejne gallate me kete opzite dhe me kete popull. Sa per biznezmenet te gjithe shqiptaret e dine se ata jane mafjoze te lidhur me PD ose PS dhe marionetat e tyre. Ne fillim u fol se duhet Edi Rama kunder Sali Berishes se “gozhda hiqet me gozhde”. Por sic po shihet dhe koha e tregoi se Edi Rama ishte nje gozhde plastike dhe merret me mend se si mund te hiqet nje gozhde celiku si Saliu nga nje gozhde plastike si Edi.

    1. duka i modh says:

      edi, ke shume te drejte

    2. Tarasi says:

      Atehere na thuaj ti o edi ke te veme kryetar te opozites, ose me mire le te pyesim Saliun!

    3. dymi says:

      Edi, qysh ne fillim Mero thote se PS ershte nje koshere bletesh. Une them jo eshte nje zgjua grenzash.C’mund te beje kryetari, kushdo qofte, kur njeri i bie gozhdes tjetri patkoit. Opozite eshte kjo kur, pa mbaruar akoma zgjedhjet, nga brenda saj, jane turur si qener e s’po lene gje pa thene per Edin e asgje per fatkeqsine e kombit tone, Sal-iun.Po lexoja sot ne facebook Harasanin. Dukej i ngazellyer qe bashkine e Tiranes mund ta marre vegla e Sal-iut. Si ai ka edhe disa te tjere ne PS. Jane gati t’ja fusin partise se tyre e te ngazellehen per humbjet e saj vetem qe te bjere Edi Rama. A mund te quhen socialiste keto monstra, keta dishepuj te F Nanos, qe i pari ne 2007, beri thirrje per te mos votuar PS. Prandaj keto monstra kane mbetur nano (shkurtabiq) ne politike dhe tamam per kete aresye nuk i duhen Partise, sepse punojne kunder saj.

  3. 21Janari says:

    Ne arqipelagun opozitar, vleresoj se zeri opozitar i Mero Bazes eshte i artikuluar qarte dhe duket më konseguenti.
    Kjo ndodh sepse ndoshta ai e ka me te lehte, ose sepse, siç thote edhe vete, ” e ke ndare mendjen”.

  4. marIn says:

    jam me ty Mero te lumte.Ti je opozitar i vertet.cfar vendosi Rama ne asamble ne kte fryme qe ti mendon?cic mice

  5. rezi vlore says:

    ore doja te pyesja po me kte bakterin e ri e coli ca u be ka me lajme?ka nanje shprese te zer saliun ky apo sdo kemi fat as kte radhe?

  6. fieriboy says:

    PS do do e kishte rrezuar mafien tashme po mos ishte per grupin arben malaj, kaci, blushi etj sepse keta e kane demtuar PS me luften abstrakte te demokracise qe nisin. Ata dalin ne televizor dhe ja prishin imazhin PS si medioker qe jane.
    Me keta nuk rrezohet mafia e familjes berisha sepse mafia eshte nje makineri vjedhje me eficente qe ekziston, eshte nje korporate moderne e mbajtes se pushtetit dhe vjedhjes. Fajin e ka dhe rama qe e ka nisur si nje artist me keta injorant.

  7. ardeni says:

    Mero,sinqerisht me ka pelqyer pena jote qe pare se te beheshe njesh me Saline.Nuk po flas periudhen e” Bashkejeteses” me te, pasi edhe ti vete e kupton qe ajo kohe me shume ti ka ulur vlerat qe ka pasur ne te vertet.
    Tani qe vertet ke dale ne pozicionin tend real, atje ku ti je me i vlefshem une te them qe opozita e sotme duhet te frymezohet nga analiza e perkryer qe ti i ben problematikes dhe shqetesimeve ne Shqiperi.
    Opozita e sotme ka plot njerez te afte, per kete nuk dyshoj por ka po asht me shumice karrieriste e nenpunes qe nuk e kane per gje sic thua ti qe njehere ne dite tia behin edhe nga zyrat e PD-se.Ajo (opozita) nuk do bente keq qe shkrimet e tua ti inspektonte e ti analizonte me laps ne dore .Ato jane nje manifest i vertete pune per te gjithe opozitaret e vertet anekend Shqiperise.Ti Mero, dhe te tjere si puna jote te cilet dua ti permend psh Andrea Stefani, Mustafa Nano etj jane asete te arta qe opozita e sotme duhet ti vleresoj ti shrytezoj ne te mire te luftes opozitare dhe neser kur te kete mundesi ti lanchoje vlerat e verteta qe keta individe dhe mediate e tyre kane.
    Te lumte Mero vazhdo ne kete rruge, packa se e di qe eshte e veshtire dhe me kosto te larte per ty.
    Falemderit.

  8. raimondi says:

    Qe te rrezohet Berisha nga pushteti duhet qe opozita te kete ne krye nje politikan PATROTIK –Dmth nje politikan
    qe ta shprehi hapur patriotizmin dhe ta perdori ate si nje arme per te goditur Berishen –

    ———–Vetem ne ket menyre Berishes i ngelet shume pake elektorat , dhe PS-ja behet me energjike dhe me dinamike ne luften e sja kunder Berishes

    –Ndryshe me ato sloganet e …progresit dhe ekonomise ..nuk rezohet Sala sepse sidoqofte ekonomia shqiptare eshte ne ritje dhe njerezit ekonimine e e kane zgjidhur nepermjet emigrimit,ndaj vetem
    me argumentin e ekonomise nuk ben as gjysmen e elektoratit per vete –Ndersa me patriotizmin i ben te gjithe shqiptaret te mblidhen rreth PS-se
    —————Mirpo PS-ja nuk ka ndemrend te behet ndonjehere patriotike , ndaj edhe Sala nuk leviz nga pushteti

    ——Sa per ata biznesmenet dhe per ate luften qe bejne brenda PS-se ata te Ligjte si puna e Malaj, Blushi etj —
    -ato jane te natyrshme brneda partive dhe do jene gjithmone si pjese e kontraditave per pushtet brenda te njejtit klan-
    –Nga ana tjeter do thosha se PS-se i mungon puna si Ekip opozitar me njerez qe kane parti te vogla por qe jane inteligjente dhe karizmatike si Ngjela,Gjinushi etj

    1. tg usa says:

      c kemi turko me emer kauri?

      1. Ne says:

        Kapterr usa,me kujton shprehjen;Shtepia digjet dhe kurva krihet/Kaq shume floke ke?

  9. gjovalin marku says:

    Te them te drejten z.baze jam pjeserisht dakort me shkrim dhe analizen qe i ke ber, opozites ne shqiperi.Por dua te them por ma merr mendja qe ju e dini shum me mir se un qe shqipetaret ikin gjithmon nga ana e interesave personale, dhe kete e them edhe per shum koleg tuaj qe ne shum raste shkojn nga te fryj era.EDHE PER KYT TE FUNDIT MA MERR MENDJA QE TI E DIN SHM ME MIR SE UN .faliminderit.

  10. Labi Vlore says:

    Per here te pare nuk jam dakort me shkrimin tend Mero.
    E do e argumentoj edhe perse?”Natyrisht qe nuk perjashtoj ketu faktin se mund te jem une gabim”.
    Ju e dini me mire se une se cfare shpirti rebel ka Edi Rama e me sa veshtiresi dhe pune ai eshte kthyer sadopak ne nje politikan qe po meson lojen dhe artin e politikes.
    E theksoj edhe njehere si ne shkrime te tjera te meparshme se per mendimin tim Edi Rama po ben nje opozite spektakolare.e poshte po shtjelloj arsyen se perse e them kete te vertete.
    Ndoshta ju e keni shkruajtur kete artikull edhe nga moskuptimi i heshtjes se partise socialiste ne keto momente te veshtira per demokracine ne Shqiperi,
    Populli i zgjuar ka nje shprehje.
    Ndonjehere heshtja gjemon me shume se bucitmat e topave.
    Kjo heshtje e partise socialiste eshte shume me e zhurmshme sesa nje proteste 1 milioneshe.
    Kjo heshtje po gjemon per veshet e nderkombetareve.
    Dopio gjashten Edi Rama kesaj radhe ua ka lene atyre ne dore.
    Jane nderkombetaret qe duhet te zgjidhin kete krize te fundit te besimit ndaj zgjedhjeve dhe demokracise institucionale ne Shqiperi.
    Diplomacite te ashtuquajtura “mike” te akredituara ne Tirane kesaj radhe pa deshiren e tyre duhet te shprehen se cka ndodhur ne 8 maj ne Shqiperi dhe se cfare rruge duhet te ndjeki opozita me tej ne menyre qe te quhet legjitime dhe e drejte.
    Ata “miq” te dashur nuk e kane menduar asnjehere se nje politikan Shqipetar do ti vendoste kaq ne veshtiresi ne nje kohe paqeje dhe jo lufte.
    Diplomatet me ne ze kesaj radhe jane te detyruar te shprehen se per cka jane ne Shqiperi??
    A jane ata per nje Shqiperi demokratike dhe ligjore,apo jane per nje pushtet autokratik qe ploteson nevojat e tyre pavaresisht se vjedh e shkaterron popullin e tij.
    Pra,do kuptojme njehere e pergjithemone nese ata jane miq apo hiqen si te tille por nga ana tjeter nuk jane aspak ose fare pak.
    Eshte e vertete qe cdo diplomat i huaj mbron interesat e popullit te tij ne vendin tone,perfshi ketu edhe ambasadorin Amerikan,por nga ana tjeter nuk duhet te deklarojne se na qenkan miq e se kane deshire te na ndihmojne.
    Kjo varet nga qendrimi i tyre ndaj Shqiperise e jo nga deklaratat populiste qe trumbetojne ne televizione.Ka ardhur koha per fakte.
    Syte dhe mendjet e te gjithe Shqipetareve jane te drejtuar nga te huajt kesaj radhe ne menyre perfundimtare.As ambasadori i bashkimit Europian Ettore Sequi,as ambasadori Amerikan Arvizu nuk e kane te lehte kesaj radhe me opoziten Shqipetare por mbi te gjitha me popullin Shqipetar.
    Nje vendosje e tyre ne anen e gabuar kete moment do te thote humbje e kredibilitetit dhe besueshmerise perfundimtare ne syte e popullit te shumevuajtur Shqipetar qe dhe ata vete kane kontribuar ne rrenimin e tij.
    Kesaj radhe as misioni i OSBE-ODIHR-it nuk e ka te lehte si heret e kaluara qe zgjedhjet ne Shqiperi me nje gjuhe sa diplomatike po aq ofenduese ndaj inteligjences se nje populli te tere t’i quaj zgjedhje me te mira se te kaluarat e qe shenuan progres ne lidhje me ato te meparshmet,por qe gjithsesi ka akoma hapesira per permiresim.JO,JO,JO dhe JO.
    Kesaj radhe misioni vezhgues me i rendesishmi i kontinentit Europian eshte i detyruar si asnjehere tjeter te shprehet qarte nese ne Shqiperi zgjedhjet i plotesuan standartet apo jo?????
    Ky mision asnjehere nuk do te deshironte te gjendej ne nje pozicion te tille,por kesaj radhe gjenden pikerisht ne kete situate.Duhet te shprehen edhe ata qarte e paster,jo se ne Shqipetaret nuk e dime se cka ndodhi,por se ata jane te detyruar ta thone qe mos te degjojme me zedhensen e PD-se se radhes te nesermen e opinionit te tyre te na hedhi hi syve e te tallet me ne.
    Te na trumbetoje.E degjuat se cka tha OSBE-ODIHR-i??????
    Mbyllni gojen se te drejte kemi ne e jo ju popull bazhibozuk,kokepalare,qe u duket sikur gjerat i kuptoni,por qe ne fakt jeni injorant e skeni asnje arsye te dilni ne shesh.
    Po dolet ne shesh e te protestoni,ne me te drejte do ju vrasim sepse shkoni mbas Edi Rames pa arsye.
    Ne Shqiperi behen zgjedhje te lira e te ndershme e ka demokraci,prandaj rrini ne shtepi e mos na besdisni e na detyroni te ju ekzekutojme ne bulevard.
    Kete nderkombetaret e dine shume mire.
    Zgjidhja e krizes eshte ne doren e tyre.E kesaj radhe si e thashe jane te detyruar te shprehen qarte,paster e pa ekuivoke se nga ana e kujt jane???
    Nga ana e regjimit despotik apo nga ana e opozites dhe votes se dhunuarit per te disajten here ne kete vend.
    Deklaratat e tyre kesaj radhe do te jene shume te rrezikshme ne rast se do jene te gabuara.
    Ne rast deklaratash te gabuara se paku nga keta 3 faktore.
    Shtetet e bashkuara te Amerikes,Bashkimi Europian dhe nga vezhguesit e OSBE-ODIHR-it do percaktojne rrjedhen e ngjarjeve te metejshme ne Shqiperi.
    Nqs ata vertet i paskemi miq,ky eshte momenti i duhur te na i tregojne me fakte e jo me fjale.
    Z.Baze edhe ju e dini me mire se une se pse opozita Shqipetare po sillet si “gjoja” e pafuqishme perballe mazhorances hajdute kesaj radhe direkt ndaj liderit te opozites.
    Keta 3 faktore te rendesishem te ashtuquajtur “miq” te vendit tone ne rast deklaratash te pa vend si cdo here tjeter do te jene drejteperdrejte pergjegjes ne rast te nje krize te rende ne Shqiperi.
    Ne rast zhvillimi te metejshem te dhunes ne Shqiperi pergjgjesit kesaj radhe do te jene direkt edhe vete nderkombetaret.
    Do te jene direkt te perfshire ne krizen Shqipetare.
    Kesaj radhe pervec plakushit shemtaraq e kriminelit me te madh ndaj vete popullit te tij ne veshtiresi por sa edhe Sali Berisha ndodhen nderkombetaret.
    Asnjehere sa sot ata nuk jane ndodhur kaq ngushte.
    Edi Rama po i fiton betejat e tij politike,por mbi te gjitha po ndihmon te gjithe ne te fitojme betejen per drejtesi ne ate toke te bekuar te quajtur Shqiperi.
    Vete ju Mero para disa ditesh keni shkruajtur se pa opoziten me ne krye Edi Ramen ne nuk do te arrinim t’i cirrnim masken e votave te vjedhura sistematikisht nga Sali Berisha.
    Se nuk do te arrinim kurre te vertetonim ne menyre te pakontestueshme se ne Shqiperi eshte ulur kembekryq mafja e kuqe jugosllave,ku nje nga ushtaret e radhes qe ajo dergon ne Tirane eshte Damir Fazllic.
    Se ndoshta nuk do te arrinim kurre te vertetonim perpara gjithe botes por edhe ndaj skeptikeve se be Shqiperi pushteti gjyqesor eshte i kapur nga pushteti i pa kufijshem i Sali Berishes.
    I cili ne vend qe te beje drejtesi vulos me vule gjykate padrejtesite qe deshiron pushteti.
    Se me Edi Ramen ne krye ndoshta femijet jetime te 4 viktimave te 21 janarit mund te ndihen neser te barabarte me femijet e Lulezim Bashes dhe Sali Berishes.Tekstualisht keto fjale i keni shkruajtur pak kohe me pare vete ju me doren tuaj te arte Mero.
    Se pa Edi Ramen ne krye te opozites ndoshta ne Shqiperi do te duheshin edhe 20 vjet te tjera apo edhe me shume qe te mund te flisnim per zgjedhjet te lira e te ndershme si guri i themelit te cdo demokracie ne menyre serioze.
    Se me Edi Ramen ne krye populli Shqipetar po kupton se sa i rendesishem eshte ne demokraci sundimi i ligjit ne baze te ligjit e jo ne baze te maliqit,se vetem nje drejtesi e drejte dhe e paanshme do te sjelli ne vendin tone begatine,demokracine dhe lirine e shumemunguar edhe ne token tone te begate.
    Asnje opozite,gjer me sot na ka patur si beteja te saj sublime voten e lire,sundimin e drejte te ligjit e jo te Maliqit,denimin e politikaneve kriminele dhe thyerjen e tabuse se ata jane te paprekshem por rivendosjen e tabuse se perpara ligjit duhet te jene te gjithe te barabarte, si komandon vete ligji por e dhe e drejta e viktimave.
    Asnjehere pa presionin e kesaj opozite nuk do te kishim nje Ilir Meta me dyert e burgut te shqyera.
    Qe llapatis cdo dite nga deshperimi i fundit te tij te turpshem e se burgu i takon atij me shume se cdo kush ne ate vend.
    Mosdenimi i tij do te jete goditja perfundimtare qe regjimi do i bej drejtesise ne Shqiperi,ne syte e te gjithe botes ne menyre spektakolare.
    Per keto arsye ishte aq i merakosur qe numerimi i votave ne Tirane te kryhej normalisht ne Tirane ambasadori Amerikan Arvizu,qe ngrihej nga krevati e shkonte te njesia 5 ose tek tashme shume e famshmja shkolla Vasil Shanto.Ngrihej i lemerisur nga krevati ne oren 00.00 te nates e shkonte te numeronte votat e Edi Rames.Por se kishte menduar se gjemen do ja bente me mbas Saliu.
    Kete katraure qe ua gatoi Sali shpellari mbsai mbaroi numerimi e qe nuk e kishin menduar as ata vete, ai tashme bashke me kolegun e tij Sequi,me komisionerin FULE e bile edhe me vete krydiplomaten e larte te politikes se jashtme Europiane ASHTON jane te detyruar ta zgjidhin vete po keta njerez qe Edi Rames i mbyllen dyert e Brukselit dhe te ambasades Amerikane kur kerkonte trasparence e zgjedhje te lira e te drejta.
    Eshte hera e pare qe diplomati me i larte i bashkimit Europian interesohet direkt per zgjedhjet lokale ne Shqiperi.Pikerisht sepse nje pjese te dopio gjashtes e ka edhe ajo ne dore.
    Opozita kurre nuk ka qene kaq eficiente,kaq e mire dhe e sinqerte me popullin e saj sa opozita e Edi Rames.
    Une prej vitesh jetoj ne Itali,prej 8 vjetesh.
    E ndjek edhe politiken e ketueshme.
    Nuk kam dijeni te detajuara per vende te tjera,por nje opozitar si Edi Rama e enderron edhe vete Italia.
    Te pershendes per shkrimet e tua Mero,por kesaj radhe me duket se ke shkruajtur me me shume pasion sesa qetesi e mendje te ftohte intelektuale.
    Pershendetjet dhe respektimat e mija me te thella si gjithmone.

    1. Rani says:

      E lexova deri aty ku thua “ne rast te zhvillimit te metejshem te dhunes ne Shqiperi pergjegjesit kesaj radhe do te jene direkt vete nderkombetaret” me vjen keq po te huajt nuk mund ti akuzosh neser pasneser pse morem armet ne, se kur nuk je i zoti ti zgjidhesh problemet e tua vete, natyrisht qe marrja e armeve eshte nje pasoje direkte e kesaj mungese aftesie dhe qe ne asnje menyre nuk mund ti akuzosh te huajt se atehere tregohet qarte ajo qe te huajt thone per ne “shqiptaret kane bisht” nejse ne e dime qe kemi bishta edhe para po ata na thone per bishtat prapa. Natyrisht qe ata kane luajtur njefare roli, une mund te them me shume negativ se pozitiv dhe kjo loje ambasadoresh behet vetem tek ne se ne vende te tjera qofte edhe Maqedonia qe eshte nje pseudoshtet ambasadoret nuk degjohen aq shume sa degjohen te ne. Keshtu qe keshilla me e mire ne kesi rastesh eshte mendoj une “i zoti e nxjerr gomarin nga balta” se ai ja di huqet.

    2. Agim says:

      me shume respekt per ju labi i vlores…por si shume i gjate qenka .
      Shkurt, nuk kisha durim me e lexu.

      1. Labi Vlore says:

        hahahhahahhahahahhahaa-Ca te te thote vllai.?
        do mundohem heren tjeter te shkruaj me shkurt.

        1. si mjere Ne says:

          Te gjithe politikanet e sotem shqiptar ,te majte e te djathte pa perjashtim kane 20 vjet qe po bejne lojen e ndyre ne kurriz te ketij populli. Cdo politikan shqiptar u be miljoner apo miljarden keto 20 vjet ne kurriz te ketij populli.Cdo politikan shqiptar punon vetem per interesin e xhepit te vet dhe as s`i plasi per popullin e tij.
          Politikanet shqiptar kane nje BOSS ,qe i dirigjon , qe eshte nomenklatura e vjeter, e cila i zgjedh apo i heq me urdher vetem ajo.
          Ne zoterinj kemi sistem korruptiv kriminal institucional, qe do te thote qe krimi dhe korrupsioni eshte ulur kembekryq ne te kater pushtetet ne Shqiperi,Prandaj as kush prej ketyre politikane te sotem te majte apo te djathte nuk kane per te sjelle DEMOKRACINE ne Shqiperi, sepse ato te gjithe jane vegel dhe ingranazh i ketij sistemi te ndyre.
          Vetem permbysja e kesaj politike kriminale gangstere mafioze korruptive dhe venia para pergjegjesise ,ne banken e te akuzuarve te gjithe ketyre politikane ,varrmihes te kombit si dhe kthimi i te gjithe parave te tyre te pista te fituar nga gjaku i ketij populli,vetem atehere do te kemi DEMOKRACI TE VERTETE PER POPULLIN .Dhe kete nuk e sjellin keto lloj politikanesh me kete lloj politike dhe me ate BOSS dirigjent,Si GADAFI.Demokraci do te kemi vetem atehere kur populli te ndergjegjesohet ,te mendoje per veten e vet, per te ardhmen e tij ,te demostroje fuqishem kunder kesaj klase politikanesh mafioz dhe jo te shkoje sa majtas dhe djathtas dhe te ngrihet per karriget e politikaneve djaj, hijenave te tyre qe po ja thithin gjakun si shushunja.
          Duhet te zhduken njekohesisht te gjithe sahanlepirsat qe i mbajne ne pushtet keta HIJENA, qe na jane bere gangrene neper komente.BOLL ME !

    3. Ne says:

      E lexova me deshire deri ne fund.Ju mirekuptoj dhe e quaj zerin tuaj te domosdoshem ne kuadrin e rrezimit te kriminelit te afirmuar ndaj shqipetareve kudo qe jane Sali Rame Berishes.

  11. Luli says:

    Pershkrim i persosur! Si gjithmon!
    Po! Mendoj se ka shume simpatizante dhe mbeshtetes te opozites, qe jane te vendosur per ate qe kane ne koken e tyre, me teper se ata te ashtuquajtur anetar te PS qe ju permendet me lart.
    Keta figura politike, kane ndjekur te njejten strategji gjate gjithe ketyre 20-vjeteve, vetem per te realizuar planet e tyre. Kjo s’eshte burreri. Nuk mund te luash me zara, sa her qe ti ke nevoje. Njeriu mban nje qendrim. Ashtu sic sillen ata, si do jete justifikimi i tyre para elektoratit.(E KAM MIRE ME ATA QE ME SHTOJNE PARATE) ky s’eshte ideal.
    Pjesa e opozitareve te rinj ne parti, me pelqen. Futja e nje fryme te re, por pa xhelozira, gjithmon sjell gjera te reja dhe te forta, per ecjen perpara te nje politike te shendoshe.
    PS eshte e te gjithe atyre qe perkrahin programin e saj.

  12. Rani says:

    Me duket se e paske bere kete shkrim pasi ke lexuar komentet tona Baze. Te thashe une qe politika e deklaratave te kota ka perenduar ka ardhur koha e te folurit troç se shqiptaret nuk marrin vesh ndryshe po s’jau the gjerat troç. Ti duhet te thuash se nuk mund te besh opozite me njerez te cileve ju thote Ristani ne komisionin qendror te zgjedhjeve “ulu ti ore qeros” dhe qerosi ne fjale nuk thote asnje fjale. Ti kujton se bythq……te tille qe s’kane bythe te mbrojne dinjitetin e tyre do te mbrojne interesat e nje populli te tere opozitar te lodhur nga legenet dhe shkerdhatat. Normal qe jo prandaj Saliu ben ashtu se jau ka pire lengun dhe i njeh me dhembe e dhemballe se i ka diskredituar dhe rrahur disa here ndersa ata edhe kur paten mundesi ti benin diçka ne 98 nuk e bene nga frika edhe pse ishin ne pushtet dhe kishin polici e ushtri siç i ka Sala sot. Sali Berisha eshte politikan cub dhe cubat luftohen nga cubat dhe jo nga bythq…… e PS, me dhjetera here e kane konstatuar se Saliu nuk kuptonn gjuhen e arsyes dhe prape mundohen te arsyetojne me te kur ai ju thote qarte “une e di arsyen po nuk dua ta pranoj se nuk me pelqen”. Edhe Rama ka gabuar ne llogaritjet e tij se e ka konsideruar kocke te lehte Saliun po mesa shihet edhe ai po e kupton se Saliu eshte kafshe politike qe as skuqet as nxihet kur flet. Natyrisht qe fajtori me i madh ngelet populli yne “trim” qe nuk merr mend nga historia shume e afert 97 dhe qe pranon te udhehiqet nga persona si Sali Berisha. Sikur njerezit mos te kishin votuar masivisht ne 2005 kafshen dhe me e pabesueshme qe votuan prape nje parti si LSI qe merr 140 mije vota nderkohe qe te gjithe e pane se kush po bente dallavere ne televizor, atehere ketu ka diçka thelbesore qe ka te beje me formimin e pergjithshem te ketij populli debil dhe matuf qe po ja nxin jeten asaj pjese te rregullt te popullsise ne emer te gjoja parimit kryesor te demokracise ;vota e lire te cilen ja dhane prape kafsheve pavaresisht atyre gjoja manipulimeve, se manipulimet ne zgjedhjet e fundit kane qene vetem disa dhjetera vota dhe jo me qindra mijera te pakten heren e pare te numerimit qe e pame live, s’po flas se ça u be me vone. Fitorja ngelet fitore edhe me nje vote me shume, po pikerisht socialistet duke e ditur ke kane kundershtar nuk duhet te diskutonin zgjedhjet me nje diference votash te paperfillshme, po duhet te fitonin me diference te theksuar per te fshire çdo mundesi manipulimi gje qe nuk e bene si rezultat i punes se dobet ne baze dhe si rezultat i verberise politike te popullit te Tiranes. Nuk ja kane bere pyetje vetes socialistet se si nje qytet si Vlora ti jape 40% Saliut nderkohe qe Saliu i dogji dhe deshi ti bombardonte, keto te gjitha jane leksione per te ardhmen se per kesaj radhe e hengren tollumin.

    1. raimondi says:

      O Rani ne Vlore votojne Saliun me shume se 40% qe nga viti 1997——-Biles edhe enveristet e votojne Salen atje ,
      biles dikur asnje enverist nuk votonte per Nanon , te gjithe e urrenin Nanon

      -Vlora ka shume demokmrate fare, me shume se ne Shkoder ,por Sala ua ka thyer zemren atyre me keto sjelljet pro grekut dhe me papunesine

      —Pa sikur Sala te sillej me patriotizem kunder grekut gjithe Vlora me Salen do votonin

      -Ne vitin 2000 kur u bene zgjedhjet parlamentare , PS-ja i vidhte votat neper fshatrat e Vlores si dhe andje nga Skela dhe gjithe zona e ujit te ftohte me fshatrat DUkat , Radhime Orikum
      se shumica andej votonin Saliun—

      ———-Sepse Sala eshte Karizmatik edhe e shfaq veten patriot

      -Ndersa Edi nuk eshte as karizmatik dhe per patirotizmin nuk flet , prandaj edhe nuk e votojne shume

      ——-Ai i PS-se fitoi ne Vlore sepse ate demokratin e sabotuan ballistet , pasi ballistet shpreheshin qe ne do votojme kunder perfaqsuesit te PD-se —-

      ——-Nuk eshte Vlora tamam ashtu sic e trumbetojn–e -Atje jane rote me rote ,por ata te PS-se i kane vjedh gjithmnone votat atje
      —-ndersa keta te PD-se tani jane te percare ne Vlore

      -Dhe nga ana tjeter vlonjatet dhe gjithe Laberia jane patriote dhe nuk mund te behen me ata kauret e PS-se
      qe bejne duvane e grekut gjithe diten , apo me Blushin qe bena libra fyes kunder Shqiptareve

      ——— Pastaj ka dhe dicka ne Vlore , Arben Malajn e urrejne — ju vjen per te vjelle gjithe vlonjateve kur Malaj e paraqet veten si vlonjat

      1. Klevis Vlore says:

        Ti e njihke Vloren sa njeh Bangladeshin. Po ca flet mor, Saliu karizmatik? Ai eshte nje fytyrshtrember qe ngerdheshet sikur eshte me depresion kronik. Laberia me Vloren jane me PS-ne. PS-ja mori Himaren Bollanos tuaj (Salisteve). Pale na beke patriot plakushin e Vicidolit qe po shet toke e det te greket dhe serbet. Edi Rama duket qe nga menyra si flet se sa dashuri ka per shqipen, ndersa ai k..ri dhe kur nuk i kerkohet flet italisht dhe anglisht.

    2. Dean says:

      1- ”…..Ti kujton se by……te tille qe s’kane b…. te mbrojne dinjitetin e tyre do te mbrojne interesat e nje populli te tere opozitar te lodhur nga legenet dhe shkerdhatat……”

      A do mundemi ndonjehere ne Shqiptaret qe te vijme ne KONTAKT me anen e BUTE tonen???
      ”Qerosi” ne fjale eshte 1 qytetar me i DENJE per 1 Komb se disa ”Trima” qe e lozin rolin e TRIMIT kur nuk ka te tjere perreth,sikur Ristani.Keta lloj qytetaresh jane te Urte,te Bindur,Luajne sipas rregullave te lojes,nuk t’a Shkelin hapsiren tate Biologjike(rreth me Reze te = me gjatesine e krahut) pa Lejen tate,Ofendohen shpejt por nuk behen KURRE armiq te betuar,Nuk enderrojne te te ngrene Pusi per Gjakmarrje,Paguajne rregullisht dhe e ndiejne per Detyrim te paguajne Taksat,dhe me shume pak Investim emocional mund te jetosh ne Harmoni perreth tyre.Edhe shoqeria qe krijohet,ne vetvete eshte me PAQESORE.Pak a shume keshtu Funksionojne shoqerite Europiane ne pergjithesi.Nuk eshte Faji i ”Qerosit” pse eshte ashtu si eshte.Ne fund te fundit nuk do jemi te gjithe ”Rambo”.Ne cdo shoqeri te Civilizuar,shumica jane te Urte,pa pasione shkaterimtare si Ne,shikojne punen e tyre,jane Indiferent…etj.N.q.s.,do arsyetojme keshtu atehere i bie qe te ”Mallkojme” edhe te Burgosurit Politik pse ishin me te ”Dobet” se Diktatori E.hoxha.
      2-…Edhe Rama ka gabuar ne llogaritjet e tij se e ka konsideruar kocke te lehte Saliun….

      RAMA nuk ka gabuar me djalin e SHEQERES nga Vucidoli,por ka gabuar me popullin Shqiptar.Djali i SHEQERES eshte copy&paste i atij te 1990-es dhe eshte shume e lehte per t’a parashikuar sjelljen e tij.Por ajo qe nuk parashikoj dot Rama eshte se populli Shqiptar nuk ndryshon DOT. Pra,”mutacioni” aq i nevojshem Kulturor,Ideologjik,Mental…etj.,qe tashme DUHEJ te kish Ndodhur tek ne,Nuk ndodhi KURRE.Eshte i njejti popull qe ndoqi pas,me po te njejtin ”Pasion”,E.Pashe Toptanin,A.Zogun,E.Hoxhen,te voglin e SHEQERES nga Vucidoli……NE nuk ndryshojme dot,sepse kjo kerkon te ngrihemi mbi disa veti negative tonat sikur Inferioriteti,Frika,Dyshimi……,veti keto te cilat me MJESHTERI riciklohen nga Eterit Tane DINAK cdo 4 vjet dhe i prezantohen popullit si ”Vlera te Reja Morale” per te cilat Duhet te votohet. EDI RAMA ka bere vetem 1 Gabim taktik perkundrejt djalit te SHEQERES.Ai e LOZI rolin e te ”Cmendurit”,gje qe i dha avantazh te madh BARBARIT,pasi sado Aktor i mire te jesh Ti nuk mund dot KURRE te ngrihesh ne nivelin e 1 PSIKOPATI PATOLOGJIK,sikur djali i SHEQERES nga Vucidoli.
      Replika ishte shume miqesore,pasi me pelqen menyra sesi mendon dhe shkruan,por nese nuk te pelqen mund t’a Injorosh komplet komentin tim.Nuk me mbetet qejfi.
      Gjithe te mirat.

      1. Rani says:

        Jo nuk me ngel hatri aspak se une ate dua, te diskutoj me njerez kritike se edhe une jam dakort me çfare thua ne pjesen e poshtme te shkrimit, ndersa per me siper me vjen keq po ne kushtet aktuale ato idete e tua nuk jane per Shqiperi po jane te aplikueshme ne Evrope ose ne Amerike atje ku fjalet politike dhe demokraci gjejne kuptimin e tyre se tek ne nuk behet politike po eshte nje fenomen i veçante i shpikur nga shqiptaret pas vdekjes se Enverit dhe qe quhet “klanokraci”. Pastaj vete populli yne edhe pse i ka nxjerre vete shume thenie nuk po i zbaton theniet e veta si “sipas vendit behet kuvendi” se ne kete rast kuvendi i vetem qe ve gjerat ne vendet e veta eshte “plumbi” se ky stan kete bylmet ka. Me mire te behemi objekt gazetash edhe njehere dhe te rrime rehat pastaj sesa te rrime rehat dhe te shkelur ne te gjitha aspektet.

    3. tafuti says:

      Jam me ty Rani. Shto dhe qendrimin deri ne idiotizem i leader-it te PS ndaj Islameve me shoke qe jane akoma funksionare te larte te PS (?!?!) dhe atehere nuk ke pse habitesh me dizastren opozitare.
      Jane pikerisht keto aresye qe me kane ftohur deshiren edhe te komentoj.
      Se fundi,a mundet kush te me deshifroje (nqs jo publikisht,privatisht me mail) emrat qe permenden ne artkull si biznesmene oborri : Zamiri, Gimja, Bashkimi, Luçi, Kuçi apo Muçi…., mbasi nja dy as i kam degjuar ndonjehere.
      Flm
      [email protected]

    4. gjetja says:

      o rani mos fol me. kush do te kuptoj e kupton kush nuk do le te haj m…akarona

    5. o.l.a says:

      Jam dakort me pjesen me te madhe te shkrimit tuaj …. po te thuash qe “po duhet te fitonin me diference te theksuar per te fshire çdo mundesi manipulimi gje qe nuk e bene si rezultat i punes se dobet ne baze dhe si rezultat i verberise politike te popullit te Tiranes” do te ishte idealja nqs persona te pozite te mos trokisnin ne dyert e fukarenjve dhe te blinin votat e tyre per nje cope buke…. ose cdo punonjes i administrates duhet te detyronin familjaret e tyre per te votuar Bashen sepse luhej vendi i tyre i punes… Qe jane marre me qindra karta identiteti per 2000 lek vetem qe keto persona mos te votonin per opoziten…..Po prap si perfundim jemi i vetmi vend qe ka “ngritje ekonomike” qe te them te drejten nuk po e shikoj fare ndoshta do me duheshin nje pale syze te mira…..

  13. fieriboy says:

    PS do e kishte rrezuar mafien tashme po mos ishte per grupin arben malaj, kaci, blushi etj sepse keta e kane demtuar PS me luften abstrakte te demokracise qe nisin. Ata dalin ne televizor dhe ja prishin imazhin PS si medioker qe jane.
    Me keta nuk rrezohet mafia e familjes berisha sepse mafia eshte nje makineri vjedhje me eficente qe ekziston, eshte nje korporate moderne e mbajtes se pushtetit dhe vjedhjes. Fajin e ka dhe rama qe e ka nisur si nje artist me keta injorant.

  14. hysni dajaku says:

    qendron ajo qe shkruan Mero!megjithate pamvaresisht ndividualitetit te secilit,opozita eshte edhe “Emra” te pervecem por ne fakt eshte populli ai qe perben madheshtin e opozites e pa dyshim qe individet kan rolin e tyre sepse ne fakt cdo njeri nga ata ka mbas nje kontigjent te caktuar qe Berisha ka ditur ne krahun e tij te luaj me numrat,por e ka arritur kete duke deleguar para e pushtete e opozita nuke ka kete takat,,gabimi fatal i Edit ishte qe nuk i futi figurat e opozites,te pakten Gjinushin e Milon ne parlament,sesa beri Tavon e Idrizin qe i lan pendet(Gjinushin,e kam inat si njeri se me duket i “i hidhur”por ngelet i vetmi opozitar i majt me nivel dhe agresiv,i cili nuk mohon te kaluaren dhe nuk ka frike nga e ardhmja!!),,e megjithate PS-ja ka vertet shume pune per te bere duke mos lene menjan e jasht vemenedjes cilido qe eshte opozitar,jo vetem njerez te njofur,po cdo shqiptar qe eshte bashkuar me rrugen e opozites e sidomos familjet e viktimave te 21 Janarit qe duhet te jen ne qender te kujdesit , deri sa te gjejne pakez drejtesi,,,Berisha nuk la me “roje misri “pa bere heronj te te demokracie perfshi edhe ata qe i vriste vet,kurse PS-ja nuk duhet te leri rrugeve e pa mbrojtje njerzit qe e mbeshtesin me ideal e jo per tendera e perfitime,,opozita duhet ti japi cdo shqiptari te thjesht te kuptoje se ajo do vije ne pushtet per te sjell drejtesi shoqerore per te gjith por do te ndeshkoje pa meshire abuzuesit me lirine dhe pasurine e shqiptareve,,,opozita duhet te mesoje edhe nga e kaluara e sidomos PS-ja,,pasi ajo eshte dradita e gjithckaje politike qe kemi,,,pervec disa kokrrave qe behen gjithmon me pushtuesin per pushtet qe nga koha e turqise e deri ne luften e dyte boterore pjesa tjeter qe mbush radhet e ushtareve ne kete krah vjen nga prishja e qefit me shoket e nje ideali,,nga tradita te majtet jan me idealiste dhe prishen edhe per nje fjale goje,,kurse te djathtet jan vetem materialist dhe hajdut dhe prishen vetem per te vjedhur!!!me Ballistet shkuan shume partizan qe u ngelej qefi pse nuk zgjidheshin komandant apo komisar batalioni apo kompanie,,mbas luftes per qefmbetje nuk ja kursenin plumbin njeri tjetrit ku perfitonte kush ishte me hileqar e me dinak,ndersa ne pluralizem ku te gjith u kthyen ne materialist,pjesa me e poshter e komunisteve dhe mosmirnjohesve u shkeputen qe ne fillim dhe u radhiten si opozitar duke u bashkuar me te gjith ata qe te thanin piten qe ne kohen e Enver Hoxhes,ku perfshiheshin gjith shkelesit e ligjit dhe matrapazet qe nuk i beri dot zap Enver Hoxha e qe ne pluralizem nuk kishte me burr nene tu dilte perpara,qe vetem ne pak muaj treguan qe ishin kusare te klasit te pare,,te majtet e jo se nuk jan materialist por kan me shume “klas”edhe ne perfitime edhe ne vjedhie,,me balashet si pune e Ilir Metes edhe te majtet qe vidhnin me te e kishin inat ate menyre vjedhje,,ndersa e djathta ngelet qe nga dita e krijimit e deri me sot nje grupim njerezish te perbere nga grupe pakicash qe te gjith kan vetem nje qellim,,”vith,vith e vetem vith,edhe per ligj mos pirth”,,pra perbehet nga pakica e komunisteve me hileqar e me te poshter qe iken nga partia e punes.nga njerzit me te poshter te pjeses se ish persekutuarve,nga pjesa me e poshter e ish spiuneve,pjesa me poshter e hajduteve e burgaxhinjeve dhe rrugeceve ,pjesa me poshter e pakicave si Camet,kosovaret,cobanet,greket,pra nje grupim politik i krijuar me “dhe te hedhu”rme pak fjale gjith qelbi i nje kombi si shqiperia,,njerzit me ideal dhe te ndershem iken nga PD-ja kush me shpejt e kush me vone ashtu si njerzit e poshter largoheshin nga PS-ja dhe bashkoheshin me PD-ne ku gjenin ambjentin e pershtatshem,,deri sa u arrit ne piken ku kemi gjith te poshterit bashk grusht bashkuar rreth Saliut,,e ne krahun tjeter jo se kan ngelur me te kulluarit por te pakten njerzit qe kan nje fare konstrukti shoqeror e ndjekin nje far rregulli dhe perpiqen te zbatojne rregullat e lojes se ndershme,,,e megjithate opozita ka ngelur pa nje kauz madhore!i mungon sllogani popullor,,Enver Hoxha i hodhi shqiptaret ne lufte kundra fashizmit qe te dridhen qimet kur i kujton edhe sot sepse u premtoi se kur te fitonin lirine secili do kishte token etij e do jetonin te barabarte e te lire e ku do punonin e jetonin me nndershmeri pa bejelere e agallare,,dhe vertet e beri!!pamvaresisht se nuk doli per mire!!e ndaj sot opozita ne kushtet kur ne shqiperi kemi nje qeverri “fashiste”qe vret me plumba qytetaret e sajdhe e vjedh pasurin e perbashket pa ju dridhur qerpiku e dora,kerkon nje sllogan popullor se s’ben,,ndryshe!! me sllogane te tilla moderrne qe te japin iden qe edhe kur te fitojme ne, njelloj do jet!!shqiptaret zor se do e luajne bythen prej vendit,,,opozita duhet ti tegoje shqiptarit me te humbur qe me ardhjen e tyre ne pushtet do vendoset Drejtesia,ligjore,morale dhe ekonomike,ku pa dyshim viktimat do jen shkelesit e ligjit dhe kusaret e pasurise kombetare,,e kjo do e beje opoziten te besueshme tek populli,,e nese opozita ka frike se mos me kete sllogan tremb ndonje qe eshte shok me ta,ather po qe per te vjedhur shqiptaret mire kan Saliun me shoke,,gjerat jan trashur aqw shume e zullumi eshte bere aq i madh sa nuk kalohen gjerat me parrulla pacifiste politike moderrne,nuk kalohet me sy mbyllur para poshterise se Ilir Metes,e pasurise se prostitutave si Albana Vokshi,e as para plumbave te Lulezim Bashes e ne qofte se opozita ka frike te premtoje “DREJTESI”,,ather kuptohet qe padrejtesia di jet ne pushtet,,nuk mund te rrezohet padrejtesia me padrejtesi,,e kjo duhet te thuhet me ze te lart cdo dite e cdo ore deri sa te vije dita qe shqiptaret te vendosin me voten etyre ke te zgjedhin,,padrejtesin ne pushtet apo drejtesin qe pritet te vije!!!

    1. gazi says:

      O Mero -coja Edit kete shkrimin..ti plasi syte
      Po ca them un kujt do ja cosh?-kaurit?

      1. zana19 says:

        akoma me kaure e myslimane ti mor i shkrete?!

        Zgjohuni bre se jeni ne shekullin e 21. Lerini fete more njeri se na hengren koken per 600 vjet e ne vazhdojme avazin, katolike, kaure e muslimane!

        Jeni shqipetare mbi te gjitha mor i uruar!

    2. plaku says:

      hyni dajaku,
      Desha te thosha keto gjera :
      – Ti thua : “pjesa me poshter e pakicave si Camet,kosovaret,cobanet,”
      Une mendoj se, ti nuk ke te drejte te diskriminosh shqiptaret si camet, kosovaret dhe cabanet. Ti besoj se, e di se denime kolektive jepte Hitleri, Enveri dhe diktatore te tjere.
      – Me tutje thua : “,,Enver Hoxha i hodhi shqiptaret ne lufte kundra fashizmit qe te dridhen qimet kur i kujton edhe sot sepse u premtoi se kur te fitonin lirine secili do kishte token etij e do jetonin te barabarte e te lire e ku do punonin e jetonin me nndershmeri pa bejelere e agallare,,dhe vertet e beri!! ”
      Ketu une desha te thosha :
      1.- Enveri ne fillim ju a dhe token ( sic beri Stalini) fshatareve dhe pastaj ju a mori prape duke i futur ata me zor ne kooperativat bujqesore ( sic beri Stalini ) ku hanin vetem buke gruri 15cm te trashe dhe nuk i lejonte te largoheshin me deshiren e tyre nga fsahti.
      2.- Kush tha se, ne jetonim te barabarte . Ata qe ishin “keq politikisht” nuk kishin te drejte shkollimi universitar dhe punesimi si ata qe, ishin si une “mire politikisht”.
      3.- Cfare lirie fitoi populli ? Atehere ne thoshim : “Kujdes, edhe muret kane veshe”, “Kujdes, mos i beso as kemishes tende.” Kush thoshte nje fjale me teper sec duhej futej ne burg. Ti e di se burgjet dhe kampet e internimit ishin plot apo jo ?
      4.- I harrove bejleret dhe agallaret e rinj qe u krijuan.Anetaret e byrose kishin BENZA, dyqan special ku vetem ata duhet te blenin, pushimet i benin ne vila qe ruheshin nga ushtare se kishin frike nga populli i tyre. E mbushi byrone politike me injorante si karrocjere, mjelese, saldatore, etj.
      – Une kam mendimin se ne ketu ne forum duhet te kemi te kjarte se, Sala hiqet me dy menyra :
      1.- Populli te ngrihet me demostrata te fuqishme dhe paqesore. Demostratat te kene disipline, te ruhen nga provokatoret qe, do fusi Sala brenda tyre. Demostratat te jene te gjata, ne to te denohen me fakte ( si puna e videos se Ilirit ) vjedhjet, korrupsioni etj.
      2.- Te behet nje propagande me durim ne zonat rurale, te cilat jane bere rezervuar votash te Sales dhe e besojne ate dhe genjeshtrat e tija bombastike. Shif me poshte nje perfaqesues te nje pjese te madhe te elektoratit te Sales :
      http://www.youtube.com/watch?v=4aM5rEjpUt8&feature=youtu.be

      – Mendoj se neve duhet te jemi me realiste. Populli yne kenaqet me pak, ai nuk eshte pjekur akoma dhe nuk kupton akoma se vetem i bashkuar dhe me vota dhe demostrata paqesore mund te heqi Salen. Edhe ne kohen e Enverit ne thonim : ” Me nje he mo çi qi tomen, i kalojme gjashte muaj pa buke.” Mos harroni faktet :
      1.- Kush ishte vendi i fundit ne Ballkan qe mori pamvaresine.
      2.- Erdhi italjani dhe cfare beme ne ? Vajti italjani ne Greqi, cfare bene greket ?
      3.- Kush e krijoi partine komuniste shqiptare ? Serbet.
      4.- Kush ishte populli i fundit ne Ballkan dhe Europe qe vendosi demokracine.
      5.- Ne cilin vend te Europes kryeministri i vendit eshte akoma nje ISH komunist.
      6.- Zv/kryemistri del ne tv me figure dhe ze dhe ben vjedhje maramendeshe me bllok ne dore. Cfare beri populli. U ngrit vetem nje dite, u vrane kater veta dhe pastaj ?
      7.- Shifni se cfare beri populli grek ne Athine.

      – Une vleresoj shume shkrimin e Labi Vlore ( mendoj se, te rinj te tille inteligjente dhe me shkolle do behen udheheqesit e ardheshem te Shqiperise ) por mendoj se nderkombetaret ne Shqiperi :
      1.- Ata jane ne radhe te pare perfaqesuesit e qeverive te tyre.
      2.- Ata paguhen nga qeverite e tyre qe te mbrojne interesat e tyre ne Shqiperi.
      3.- Ne se populli nuk ndihet, kuptohet qe ata duhet te respektojne voten e popullit. Ne se vota e popullit i jep shumicen Sales ( PS thote se ne 2009 votat u vodhen) dhe institucjonet thone se nuk u vodhen, atehere nderkombetaret nuk kane te drejte te thone te kunderten sepse, dihet qe kjo do ishte nderhyrje ne punete e brendeshme te nje shteti te pamvarur.
      4.- Stalini ka thene : “Nuk ka rendesi se si behet votimi, por si behet numurimi.” Te huajt kontrollojne menyren se si behet votimi por jo si behet numurimi ata nuk lejohet qe te jene anetare te komisjoneve te numurimit . Nderkombetaret nuk lejohet qe, te jene anetare te KQZ ose Kolegjit Ligjor. Atehere si mund te kundershtojne ata vendimet e ketyre institucjoneve ? Eshte detyre e politikes shqiptare qe, keto institucjone te behen te pamvarura. Per mendimin tim, ambasadori amerikan dhe dy te tjeret bene shume me teper sec ishte detyra te tyre ne Tirane. Ata vajten vete dhe u ulen ne qendrene e votimit ( gjithe bota u tall me ne ) per te bere qe, numurimi te hecte. Ne nuk jemi ne gjendje te numurojme disa vota. E pate Maqedonine, votoi ne oren 08.00 dhe ne oren 20.00 rezultatet ishin gati. Cfaj na kane ne perendimoret.
      5.- Ne se populli fle, kuptohet qe nderkombetaret duna STABILITET.
      6.- Jam dakord me mendimin e Ranit, qe i zoti e nxjerr gomarin nga balta.
      7.- Cdo popull meriton qeverine qe ka.
      7.- Nderkombetaret jane nje faktor i rendesishem por ama fjalen e fundit e thote populli. Ne se populli fle, duket i kenaqur, cfare do bejne nderkombetaret. Shifni Egjypti, Tunizine.
      Populli u ngrit ne menyre paqesore, bota i ndihmoi ( sidomos Amerika ) dhe diktatoret moren fund. Po nuk qau foshnja, nena nuk i jep per te pire. Pershendetje.

      1. hysni dajaku says:

        ore Plak!:))une nuk ofendova apo diskriminiova pakicat si camet kosovaret apo cobanet,kete emra qe ne quajme njeri tjetrin nuk i kam vendosur une,,por thash pjesa me e poshter e ketyre komuniteteve qe jan pakica ne krahasim me pjesen tjeter(une vet jam cam) kjo thjesht nga realiteti ku ne nje zone apo krahine te caktuar ne raport me pjesen tjeter keto grupe etnike qe kan disa vecori nga te tjeret jan pakica ,,kjo eshte e verteta ,,,ato te tjerat qe sqaron me posht nuk kan lidhje me cfare kam shkruar une,,sepse une nuk thash qe jetonim te barabarte,,por ky premtimi qe ju be popullit,,edhe token realiteti eshte se u dha,po shqiptaret si dembela qe ishin as e zune me dore deri sa ra zi e bukes se prisnin grure nga jugosllavet apo ruset me mbas e pa enveri qe shqiptaret shtypnin morrat e njeri tjetrit ne byth te arres edhe tha ,”ti bej bashk te punojne ne koperative se vec e vec te han mutin keta”edhe kesthu beri edhe kjo pamvaresisht se ishte e gabuar tregoi se dha efekte pasi u ben shume vepra te mbrekullueshme ne fushen e bujqesise,,dhe kete tregoi koha e tanishme,,ja atu e kan token shqiptaret e moren perseri se Enveri nuk e mori me vehte ne varr!ca po i bejne kan 20 vite as e kan zene me dore,,ca u mungojne,apo ua ka fajen Enveri..populli fitoi lirine sepse ishte nen pushtimin fashist ajo se si u perdor kjo liri eshte tem tjeter qe une se kam patur per qellim,aq ushtar sa ruanin ather ata “bejleret “e lomunizmit sot ruajne vetem nje nga keta “burrat”e demokracise se ndershme,e nuk po vazhdoj me shume duke dashur te tregoje qe e ke lexuar me shpejtesi ckam shkruar duke ngterruar edhe qellimin per te cilin e shkrova,,jo se kam une 100% te drejte ore,se ndryshe do isha ndonje gazetar me fam:))ato qe shkruaj une i di ti edhe kushdo tjeter,se ne te njetin vend kemi jetuar .

        1. plaku says:

          hysni dajaku,
          Kisha keto gjera :
          – Te faleminderit shume per debatin civil.
          – Une vete jam cam. Persa i perket pakicave came, kosovare ose cobanet, te kerkoj te falur se te kam kuptuar gabim.
          – Ti thua : “edhe token realiteti eshte se u dha,po shqiptaret si dembela qe ishin as e zune me dore deri sa ra zi e bukes …”
          1.- Mos valle edhe fshataret ruse ishin dembela si fshataret shqiptare. Sepse edhe Stalini ju dha token dhe ju a mori me force duke krijuar kolkozet.
          2.- Besoj se, Enveri nuk kishte kapacitet te vendoste per gjera te tilla. Ai kopjonte deri ne detajet me te vogla Stalinin. Edhe Stalini mbushi burgjet dhe vriste shoket e vet.
          – Me vjen keq, ti vazhdon te tregosh te mirat e Enverit. Une kisha nje pyetje : Kur Enveri dhe sistemi i tij ishin kaq te mire, pse populli hyri ne ambasada, i hoqen bustin dhe hypen neper anija per tu larguar sa me pare nga “parajsa” e tij? Do ishe kurjoz per pergjigjen tende.
          Pershendetje

  15. bbb says:

    Dakort me ju Mero ne tersi. tipa si malajt, islamajt, blushajt apo harasanet jane njerez qe nuk di se c’i lidh me PSne. Ata jane burokrate politike dhe qenia deputet eshte biznes privat.

  16. rezi says:

    Pamvarsisht se me pelqen labi kur shkruan, une jam totalisht me Ranin, nuk shtoj gje tjeter!

  17. SKENDERBEU says:

    MORE MERO ME DUKET SE NUUK TREGOHESH I DREJTE SI TI DHE ATA MIJUCET BRENDA PS QE SULMONI EDI RAMEN NE KETO MOMENTE KUR TE GJITHE E PANE SA POSHTERSISHT VEPROJI TERE LLUMI MAFIOZ I SHQIPERISE KUNDER TIJ DHE AI QENDROI ME NJE GRUP TE QARTE IDEALISTESH TE PS KUNDER TYRE.E VETMJA GJE QE MUND TE THEMI ESHTE QE NE KOHEN KUR AI BENTE PUNE NE TERE SHQIPERINE TE TJERET NHESHTNIN OSE DILNIN NEPER CA MITINGJE DHOMASH DHE KORIDORESH.SIKUR TE GJITHE TE QENDRONI RETH TIJ PLERAT ESHOQERISE DO ISHIN IZOLUAR POR DUKE QENDRUAR SI ZOGJTE TE MARIN KRIMBIN NGA KELLOCKA ATA QE E RRETHUAN SI SHUMICE NUK VEPROI SI AI ME SULM FRONTAL POR PRITI DHE SOT DALIN SI PARASHIKUSIT E SITUATES ME DEMEK KUR NUK JANE GJE TJETER VECSE ZOGJ QE DUAN KRIMBA DHE JO SHQIPONJA.BEHUNI SHQIPONJA SI EDI TE GJITHE JU OPOZITARET DHE ATHERE KRIMBAT DHE GJARPERINJTE QE PO E GRYEJNE KETE KOMB NUK DO GJEJNE VRIME TE FUTEN.

  18. ALBAN DEGA says:

    TO BE OR NOT TO BE- KJO ESHTE CESHTJA !

    – Opozita duhet te jete opozite ose te mos jete fare
    – Nje pozite kusare e vrastare eshte fatkeqesi per demokracine
    – Mungesa e opozites ndaj saj eshte katastrofe per demokracine …

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Analize e shkelqyer Mero per plaget e vjetra dhe minat me sahat te Fatos Nanos ne gjirin e opozites shqiptare, qe jane kthyer ne sherbetoret me te peshtire e me pefytyre te Sali Berishes, ne kolonen e peste te tij ne gjirin e opozites..
    Po marr vetem nje shembull tendin te shikuar nga larg thashthemeve, inateve, merive, luftes se berrylave, pesh-pesheve qe si duket dominojne edhe ne opoziten shqiptare. Jo ne permasat e Sali Berishes, por duken ashiqare.
    Me shume pune, me shume debate te mencura, te thella, te kulturuara, te thella ne permbajtje e me kulture ne paraqitje ne shtyp ose ne televizione ka bere Prec Zogaj se gati te gjithe deputetet e PS-se te marre se bashku, Po ashtu edhe Erion Veliaj, Paskal Milo e ndonje tjeter.
    Deputete dhe lideret e PS-se perfshi edhe Edi Ramen duhet te marrin shembull nga Pandeli Majko dhe Gramoz Ruci, te cilet ne cdo debat e rrethane, qofte edhe te vetem perballe tre analisteve kundershtare i kane dermuar, rrenuar, bukosur.. pshurrur me argumente e fakte rrenuese dhe guxim te pashoq.
    Koalicion bile as parti nuk do te thote unanimitet. Do te thote marreveshje e perkohshme, unitet i perkohshem, bashkim i perkohshem per nje qellim te perkohshem perballe nje kundershtari te perkohshem, qe neser mund te kthehet ne nje aleat te perkohshem e anasjelltas.
    Po koalicioni duhet respektuar me shume. Nuk mund te shkohet kurrsesi me antiparimin “keshtu e nuk ka ndryshe:” Shkohet me parimin keshtu e gjithsesi. “Never say ever” thone miqte tane amerikane. Pra “Asnjehere mos thuaj kurre!”
    “Ne hame edhe bar, por nuk i shesim parimet” thoshte Qoftelargu. Lopet nuk hane parime. Hane bar, jo njerezit !
    Politika eshte arti, mjeshtria e se pamundures. Ndryshe nuk eshte politike.
    Eshte shume kollaj te besh armiq! Eshte shume veshtire te besh shoke e miq te vertete. E ne politike nuk duhet harruar se nuk eshte i forte ai qe ka ose ben shume armiq… Edhe sikur milingona te jene armiqte , po te behen shume te shuajne edhe kockat.
    Kam pare para disa kohesh ne nje dokumentar te “Animal Planet” nje elefant qe shkel mbi nje fole milingonash ne nje vend te Afrikes. Triliona prej tyre iu versulen gjigandit te pyellit dhe mbas tri oresh atij nuk i mbeti as nam as nishan.
    Eshte i forte ai qe ka shume miq e aleate, jo vetem brenda por edhe jashte. Nje pike e dobet qe po e paguan shume shtrenjt opozita shqiptare dhe lideri i saj, qe kane mbetur ne miqesira e lidhje me shume ideologjike se gjitheperfshirese.
    Eshte koha qe marredheniet me jashte ne kete parti ti marre ne dore nje Erion Veliaj ose fytyra te reja diplomatesh profesioniste e largpames jo papagaj e sharlatane “kafkash te thyera” e pa dinjitet, qe nuk dine se cfare do te thote fjala diplomaci.
    Krejt shtypi e mediat e PS-se ose perkrah saj nuk mund te krahasohen me ” Temen” Online te Mero Bazes ose ” Shekullin”, e cila nuk e di pse kohet e fundit ka zene pozita me teper difensive. Niveli i “Zerit i Popullit” eshte e mjerueshem ose e kane detyruar te jete i tille ne rrethana, kur duhet te ishte krejt e kunderta, nuk duhej te rrinte asnje minute ne kioska por ne duart e lexuesve.
    ” Top Chanal” i pavarur e Sokol Balla, bashke me Vizion Plus e Alfred Pezen dhe Koha Vizion mposhten bindhsem te gjitha mediat multimilioneshe te kusarise qeveritare gjate numrimit te votave!
    Dicka nuk shkon mire e sic duhet ne lidershipin e opozites shqiptare. Fituesi bindshem ne mbare Shqiperine ka jave te tera qe me perjashtime te rralla sillet me shume si humbes.
    Te pranosh e aq me teper te kerkosh vete e te kenaqesh me perseritjen e zgjedhjeve te fuituara bindshem e rendshem ne Tirane ne nje kohe kur duhej qe sheshet e mbare Shqiperise duhet te bucisnin e gjemonin per zgjedhje te parakohshme parlamentare ne Shqiperi eshte nje kambane alarmi per elektoratin e majte dhe mbare popullin shqiptar.
    Te kesh pozite kusare me vota te vjedhura eshte fatkeqesi per demokracine .
    Te mos kesh opozite te mirefillte perballe nje qeverie sa kusare edhe vrastare, sa te korruptuar edhe despotike, eshte katastrofe per demokracine dhe te ardhmen e Shqiperise dhe te shqiptareve. Eshte koha qe opozita te zgjohet, te veproje aktivisht, te udheheqe e jo te pergjume elektoratin e saj , i cili ne zgjEdhjet e ardhshme do ta ndeshkonte pa meshire.
    Eshte koha e fundit qe opozita te jete opozite e jo freskozite !
    Si mund ti besohet nje koalicioni dhe lideri qe nuk eshte ne gjendje te mbroje voten plebishitare te .zgjedhesit te vet per ata vete.
    Si mund te qeverise nje shtet e nje popull nje opozite qe nuk eshte ne gjendje te mbroje voten e zgjedhesve te vet, voten per veteveten, voten dhe aspiraten e demosit- shtyllen e asaj qe quhet dhe qe eshte de jure e de facto demokracia, sundimi popullit, me popullin e per popullin e jo per nje bande kusaresh e vrastaresh qe e kane kthyer Shqiperine ne nje cilflig te tyre !!!??? .

  19. ALBAN DEGA says:

    TO BE OR NOT TO BE- KJO ESHTE CESHTJA !

    – Opozita duhet te jete opozite ose te mos jete fare
    – Nje pozite kusare e vrastare eshte fatkeqesi per demokracine
    – Mungesa e opozites ndaj saj eshte katastrofe per demokracine …

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Opozita shqiptare fitoi bindshem e rendshem ne dy te tretat e Shqiperise ne zgjedhjet e 8 majit 2011. Fitoi bindshem e rendshem edhe ne Tirane. Nuk eshte fjala vetem per dhjete vota me teper qe u numeruan ne syte e shqiptareve dhe te nderkombetareve, ne syte e monitoreve dhe ambasadoreve. Ne fakt, jane dhjetra mijera vota me shume se pozita e korruptuar dhe kusare e votave dhe e Shqiperise ne Tirane, qe ie shtoi te vetat me nje mije e nje hile e kurthe.
    Kur pritej nga te gjithe administrimi dhe legalizimi i kesaj fitorjeje plebishitare, banda e kusareve te votave e drejtuar nga kryustai i saj Berisha hedh ne sulm krejt skalionet e tij per te c’bere fitoren e opozites dhe ngritur me vota te falsifikuara, me kuti te shqyera, me nje mastraf te vertete votash fitoren e vjedhur te tij ne mes te kryeqytetit , ne zemren e Shqiperise.
    Fituesi real sillet si humbes jo real. Humbesi real vjedh fitoren e kundershtarit diten per Diell, para kamerave, para syve te shqiptareve dhe nderkombetareve, para syve te monitoreve dhe ambasadoreve..
    Politika eshte arti, mjeshtria e se pamundures. Ndryshe nuk eshte politike.
    Eshte shume kollaj te besh armiq! Eshte shume veshtire te besh shoke e miq te vertete. E ne politike nuk duhet harruar se nuk eshte i forte ai qe ka ose ben shume armiq… Edhe sikur milingona te jene armiqte , po te behen shume te shuajne edhe kockat.
    Kam pare para disa kohesh ne nje dokumentar te “Animal Planet” nje elefant qe shkel mbi nje fole milingonash ne nje vend te Afrikes. Triliona prej tyre iu versulen gjigandit te pyellit dhe mbas tri oresh atij nuk i mbeti as nam as nishan.
    Eshte i forte ai qe ka shume miq e aleate, jo vetem brenda, por edhe jashte. Nje pike e dobet qe po e paguan shume shtrenjt opozita shqiptare dhe lideri i saj, qe kane mbetur ne miqesira e lidhje me shume ideologjike se gjitheperfshirese.
    Eshte koha qe marredheniet me jashte ne kete parti ti marrin ne dore fytyra te reja diplomatesh profesioniste e largpames jo papagaj e sharlatane “kafkash te thyera” e pa dinjitet, qe nuk dine se cfare do te thote fjala diplomaci.
    Propaganda dhe shtypi i opozites jane te mekur. Krejt shtypi e mediat e PS-se ose perkrah saj nuk mund te krahasohen me ” Temen” online te Mero Bazes ose ” Shekullin”, e cila nuk e di pse kohet e fundit ka zene pozita me teper difensive. Niveli i “Zerit i Popullit” eshte e mjerueshem ose e kane detyruar te jete i tille ne rrethana, kur duhet te ishte krejt e kunderta e nuk duhej te rrinte asnje minute ne kioska, por ne duart e lexuesve.
    ” Top Chanal” i pavarur e Sokol Balla, bashke me Vizion Plus e Alfred Pezen dhe Koha Vizion mposhten bindhsem te gjitha mediat multimilioneshe te kusarise qeveritare gjate numrimit te votave! Ku jane televizionmet e mediat e PS-se !?
    Dicka nuk shkon mire e sic duhet ne lidershipin e opozites shqiptare. Fituesi bindshem ne mbare Shqiperine ka jave te tera qe me perjashtime te rralla sillet me shume si humbes.
    Te pranosh e aq me teper te kerkosh vete e te kenaqesh me perseritjen e zgjedhjeve te fituara bindshem e rendshem ne Tirane ne nje kohe kur duhej qe sheshet e mbare Shqiperise duhet te bucisnin e gjemonin per zgjedhje te parakohshme parlamentare ne mbare Shqiperine eshte nje kambane alarmi per elektoratin e majte dhe mbare popullin shqiptar.
    Te kesh pozite kusare me vota te vjedhura eshte fatkeqesi per demokracine dhe Shqiperine .
    Te mos kesh opozite te mirefillte perballe nje qeverie sa kusare edhe vrastare, sa te korruptuar edhe despotike, eshte katastrofe per demokracine, pe rte sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise dhe te shqiptareve.
    Eshte koha qe opozita te zgjohet, te veproje aktivisht, te udheheqe e jo te pergjume elektoratin e saj , i cili ne zgjedhjet e ardhshme do ta ndeshkonte pa meshire.
    Eshte koha e fundit qe opozita te jete opozite e jo freskozite !
    Si mund ti besohet nje koalicioni dhe lideri qe nuk eshte ne gjendje te mbroje voten plebishitare te .zgjedhesit te vet per ata vete.
    Si mund te qeverise nje shtet e nje popull nje opozite qe nuk eshte ne gjendje te mbroje voten e zgjedhesve te vet, voten per veteveten, voten dhe aspiraten e demosit- shtyllen e asaj qe quhet dhe qe eshte de jure e de facto demokracia, sundimi popullit, me popullin e per popullin e jo per nje bande kusaresh e vrastaresh qe e kane kthyer Shqiperine ne nje cilflig te tyre !!!???
    Sot jo vetem para opozites dhe lidershpit te saj, por ne radhe te pare para elektoratit te saj shumice dhe para krejt popullit shqiptar shtrohet ceshtje te jesh ose te mos jesh!
    “To be or not to be- this is the question!

  20. ALBAN DEGA says:

    AN INEXCUSABLE EXCUSE …

    – Nje shfajsim i pashfajsueshem

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Vendimi i sovranit dhe kusaria e Sali Ristanit

    Sorvani shqiptar e dha qarte jo vetem mendimin, por edhe vendimin, veridiktin e tij ne zgjedhjet e 8 majit 2011: 10 vota me shume per Edi Ramen. Jo dhjete, por qofte edhe nje vote e vetme me shume eshte e mjaftueshme per te shpallur fituesin e ligjshem!
    A nuk ndodhi keshtu vitin e kaluar me senatorin demokrat te Minesotas qe fitoi me nje vote me shume se rivali i tij republikan… Nje vote e ben diferencen. Fitorja nuk fillon tek milioneshi… Fitorja fillon tek nje vote me shume. Edi Rama ka dhjetfishin, pra dhjete vota me shume se rivali i tij humbes Lulezim Berisha.
    Cdo rezultat tjeter pervec atij te fitores se Edi Rames me dhjete vota me shume eshte rezultati i Sali Ristanit dhe jo i sovranit! Si i tille ai eshte jo vetem i paligjshem, por edhe kriminal !
    Nuk mund te behen kompromise e pazarlleqe me voten e popullit, si ato me Kushtetuten qe i kane kushtuar kaq shtrenjte jo vetem opozites por edhe Shqiperise mbare.

    Detyra e opozites dhe mendimi i bazes

    Jo vetem mosnjohja kurrsesi e asnje rezultati te manipular e falsifikuar, por edhe mospranimi kurrsesi i asnje rivotimi ne Tirane per te cilin sorvani e dha vendimin e tij eshte detyre ligjore dhe detyrim moral i opozites dhe liderve te saj. Eshte sorvani dhe jo Sali Ristani qe vendos per fatin e te ardhmen e vet.
    “Këto dy javë të jenë për të gjithë ne, koha për të lexuar së bashku fitoren e 8 majit. 29 qershor të rimblidhemi për të marrë vendimet e duhura në funksion të sfidës së jashtëzakonshme”- deklaroi lideri i opzoites Edi Rama ne Asamblene e PS-se. Po ashtu ai porositi koleget dhe deputete e opzoites te marrin mendimin e bazes per veprimet e metejshme.
    Deklarata e Edi Rames ne Asamblene e PS-se per te marre mendimin e popullit, mendimin e elektoratit te tij per te ardhmen me duket me teper nje taktike per te ftohur gjakrat e fituar vleresimin e nderkombetareve se sa nje veprim logjik.

    Asnje mendim nuk mund te ndryshoje vendimit te sovranit !

    Bashke me voten sovrani nuk ka dhene vetem mendimin, por edhe shpirtin e tij. Mbi te gjitha e krejt qarte ai ka dhene vendimin, veridiktin e tij. As Sali Ristani e as vete Edi Rama nuk mund te dalin mbi kete veridikt, mbi kete vendim te sovranit !
    Cfare mendimi tjeter pritet prej tij!? Edhe nese ai nderron mendim, cka eshte nje absurditet ta mendosh, nuk mundet te nderroje vendimin qe e dha qarte e bindshem!
    Ai veridikt ndodhet ne kutite e padhunuara te votave prej dates 8 e deri me daten 13 maj 2011, kur u numerua edhe vota e fundit jo vetem ne syte e shqiptareve, por edhe te nderkombetareve, ne syte e monitoreve, por edhe te ambasadoreve te aleateve e miqve tane me te shquar e besnike, para se Berisha dhe kusaret e tij te fusnin duart e krahet ti manipulonin e vidhnin ato.

    Detyra e vetme ligjore e opozites

    Detyra e vetem ligjore e opozites dhe liderit te saj eshte te mbroje mendimin, vendimin dhe voten e sovranit prballe kusarise me transparente elektorale te Sali Berishes dhe bandes se tij. Aq me teper kur kjo nuk eshte hera e pare… Eshte e disata here qysh prej 26 majit 1996. E dyte ne me pak se dy vjetet e fundit.
    Mos valle Sali Zullumqari, mos valle Sali Mujshani, mos valle Sali Kusari e banda e tij qe qeveris me votat e vjedhura eshte nje specie e vecante, eshte nje superman, eshte nje kategori e vecante, “nje celik special” nga ata te partise se pare te ndryshkur te Salise.
    Mos valle vetem Sali Berisha na paska bole kurse te tjeret, perfsahi edhe opoziten e liderin e saj duhet ti bejn fresk despotizmit dhe kusarise se tij!?
    Pse !? Pergjigja eshte fare e thjeshte! Si mund te pretendosh, si mund te drejtosh, si mund te udheheqish, si mund te qeverisesh nje popull te tere kur nuk je ne gjendje te mbrosh me cdo kusht e me cdo cmim voten e tij, fitoren tende ligjore!

    Zgjedhje te parakohshme parlamentare

    E vetmja rruge per opoziten eshte te rivendose demokracine duke i kthyer sovranit fitoren e vjedhur bashke me votat ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Meqe provat e kesaj vjedhjeje kutite bashke me votat jane djegur, atehere e vetmja rruge jane zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
    Raporti perfundimtar i ODHIR-it se “votat u numeruan keq ose shume keq ne mbi nje te treten e tyre” ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009, eshte nje prove mese e mjaftueshme ligjore qe ligjeson mbajtjen e tyre ne syte e shqiptareve dhe nderkombetareve!
    Cdo mendim apo shfajsim tjeter i kujtdo qofte ai , qofte edhe i Edi Rames eshte dorezim, kapitullim, bojkotim dhe tradheti ndaj sovranit dhe atentat kunder sundimit te popullit, me popullin e per popullin me emrin e shenjte demokraci!
    Vox Populi Vox Deus! Zeri i popullit eshte zeri i Zotit!
    Eshte nje shfajsim i pashfajsueshem, an inexcusable excuse, thone amerikanet.

    1. Arben Reformer says:

      Jam dakord me ty Alban, opozita nuk mund te jete marmallate per te lyer buken Qeveria!

  21. vjosa says:

    Z Baze;per keta qe kan ber nga nje artikull sejcili e kishe fjalen kur shkrove se ka gazetar te afte por te pa pune? beni nga nje koment e mos beni kundra artikuj se nuk lexohen.Pershendetje Mero,je pen e fort.

  22. saimiri says:

    I respektuar z.Baze!Kur lexon artikujt qe Ju shkruani gjene vehtveten ne mendim,veprim e perse jo edhe ne shtjellimin e ngjarrjeve brenda opozites se siç ka theksuar edhe “fenomeni Berisha” do te vdesin ne opozite.Sot i nderuar z.Baze qe te rrezosh mafjen Berishjane duket te keshe ne krye te opozites Edi Ramen me sepate e jo kete qe eshte sote me kollare!Qe te rrezosh klanin Berishijan sot duhet nje 97 e jo mitingje me lule qe kerkojne te shprehin indinjate per vjedhjet e zgjedhjeve te radhes!Dikur me kujtohet ne monizem ne nje vizite te E.Hoxhes ne rrethin e Pukes e konkretisht ne Fushe- Arrez ,nje rapsod popullor Frok Haxhia doli e pershendeti Enverin,duke e vendosur instrumentitn popullor (çifteline) prapa qafe,per te treguar aftesite e tije si instrumentist!Enveri pasi e pa u tha atyre q e shoqedronin “C’eshte ky karnaval more”!E qe prej asaj kohe rapsodi pop.nuk u ndje me.Edhe kryetari opozitar sot me kollaret e tij shume ngjyreshe nuk na jep asnje shenje se brenda tij ka opozite, por larmia e ngjyrave tregon stabilitet e pune ne mbarvajtje.Fenomeni Berisha i nderuar z.Baze po punon ç’do sekond,minut,ore,dite e muaj per ç’montimin e Edi Rames me sepate e po e shendron ate (fale edhe ndihmes se miqeve te tij nderkombetar)ne nje figure Enveriane,dogmatike qe edhe kur i vrasin simpatizantet edhe kur i vjedhin votat edhe kur e shajne me nene e me babe ai nuk ka ç’ben vetem fle e i pergjumur belbezit fjale qe kerkush nuk i degjon e kupton.Opozita i dashur z.Baze tashme ka dy alternativa ose te ndez motorrat qe i jane fikur ,ose ta lere misionin e saj ,duke mos e sabotuar nje popull te tere qe kerkon te jetoje ne liri ,e me institucione demokratike.Shqiperia do te behet vetem atehere kur sistemi kooruptiv Berishjan,Nanojan,e Metjan te mos ekzistoje me ne ate politike prostitucionale.Makina Berishjane i nderuar z.Baze po triumfon ngadale ,ngadale deri sa ta zhduke edhe kete kocke qe i ka mbetur ne fyte e qe per fat te keq ne perseri do te kemi per 1 Maj tribune me fenomenin Sali e perballe tij n je popull qe do te shtypet per ta pare e pershendetur nga afer ate!Lum ne per ate dite.

  23. mitak says:

    MERO artikulli per kete teme eshte shume i goditur por kam nje vrejteje sikur ky artikull te behej ne kohe do ishte shume me interes per opoziten ne pergjithesi . Ka ardhur koha qe ata zerat ndryshe duhen demaskuar se po e ndyresojne opziten, e kuptojme qe Edi eshe tolerant ashtu si gjithe partia socialiste per zerat ndryshe por kur te shohe se e kalojne kufirin duhen demaskuar ashtu sic ben ti MERO por edhe me fort sepse nuk duhet shume te demaskosh ca te demaskuar.

  24. DETARSIMA says:

    Fitorja e PS nuk mund te thuhet se ishte fitore e arritur me shume prej saj se sa prej deshtimit te PD-se, ajo nuk mund te administroje nje fitore te tille, kete e tregon situata e krijuar, me sa duket do te vazhdojme te endemi ne keto ujera te ndenjura edne per shume kohe.

  25. besmiri says:

    Aman me po pse nuk ka fat ky popull qe te jete z.Mero nen kryetar i PS? Njerez te tille BURRA te vertete i nevoiten Shqiperise se shkrete ne kto momente kaq te veshtira.

  26. besmiri says:

    me sh nga artikull shkruesit e me siperm me pelqeu ai iRani kur thote ” Nuk ja kane bere pyetje vetes socialistet se si nje qytet si Vlora ti jape 40% Saliut nderkohe qe Saliu i dogji dhe deshi ti bombardonte, keto te gjitha jane leksione per te ardhmen se per kesaj radhe e hengren tollumi”

  27. Antoni says:

    Te merresh me partit eshte nje dho si te genjesh veten,me shprehjen “i shalla ma mir mot” çpikja e emrit “pozit,dhe opozit” i dallon vetem nje (O) e cila eshte si ajo vrima e zez,qe perpin jeten e shqiptarve duke i len me shpres vetem duke i genjyer.Per çdo hall qe ka populli, lyp ndimen e shtetit duke thirr “o shtet”, por kjo thirrje i perngjet thirjes te atij qe ka dhimbje trupore “o nan” e nanen e ka te vdekur,e ajo nuk i pergjigjet.Nuk paska gje me te peshtir,se sa te duar trokasesh ,ate qe te vret te grabit te vjedh te rrah dhe nuk te jep drejtsi.

  28. Ericson says:

    Ja kush eshte analisti politik me mjeshter! Mero Baze,gazetar investigativ e politik i dores se pare,i cili ne kete editorial,ka shprehur ne menyre sintetike ,se kush eshte realisht opozita e sotme qe me kot i kundervihet nje mysybeti e nje shtrigu,malok (malok them) i shkollepsur nga Hoxha,dmth Salahudin Rahmadan Berisha.
    Ky artikull qe me siguri do te ribotohet ne mediat e pakta, por qe te pakten nuk jane kurva te pushtetit te Salahudinit i cili bleu edhe media si “Gazeta shqiptare” ,duhet te sherbeje si “Manifest” i rrugeve se si duhet shporrur nje sahat e me pare kjo Kolere e tmerrshme!
    Mos shpresoni ne nje AVNI RUSTEMI qe do t’I qeronte hesapet fet e fet me kete halabak politik e hajdut ordiner te pasurise se popullit shqiptar.
    Ky sherrbudalla,mangup e qafir,qe maloket e quajne “zog kurvet” e jo “zog gomarit” ,domethene eshte i zoti,trim me flete,notar qe e ka mesuar notin ne brigjet e Valbones,pale qe ka lexuar Eseninin (!) .
    Une personalisht nuk dua te di,as qe dua t’a di se kush do te vije pas kesaj MURTAJE,vetem kete kukudh e lugat nuk dua qe t’ju shpifet ne enderr apo diten me diell ciliminjve shqiptare te kudondodhur ne Shqiperi a nde Amerike a,nde Kanada a nde Zvicer a nde Vicidol a…!
    T’emen,c’eshte fati i lig i shqiptareve qe tamam kur do beheshin komb me vete ,shejtani vete i pjell ca Esad Toptane,Ahmet Zogolle,Enver Hoxha e me ne fund nje karikature te shemtuar e kombinim fatal sidomos te ketij te fundit si zorre e verber e tij.
    Sidomos me qesharakja eshte kur mileti shqiptar ndahen ne “te djathte” e te “majte” .qe eshte nje nocion filozofik e politik qe as qe ja ka haberin katundi yne i pocaqisur e braktisur e katandisur si mos me keq.
    E c’domethene i “djathte” o pshatar gjysme opinge? Salahudini,komunist i zjere tri here ne kazanet e Enverit eshte tipik i “djajthte” e bandit ,pasi u be milioner duke ju vjedhur juve per disa vjet,mundin e baballareve tuaj qe u rrobetuan per afro pesedhjete vjet e qe duhen te quhen te “majte” ,medemek qe nuk i preferon Perendimi,por as edhe sheiket e krimbur ne florinj te Arabise Saudite.
    Kurre nuk do t’i harroj fjalet e nje gruaje fisnike te moshuar,ketu e dhjete vjet me pare:
    Pac uraten mor bir,do vesh ne Amerike,..ja ketu,neve…pleq hesapi…vetem,..,aman o Zot e Perendi…qeveria…kromen e zgjeben i dhente jarebi o Zot! Thone eshte nje Salih qe do na nxjerre nga belaja.Ja fqinja ime ,cobanke,megjithe pension e grekut erdhi si e cakerdisur:
    Ardh telegrame…cupa spitale…keqen tetua…nje bulet Selaniqi…!
    Erdhi Salihi i plakes dhe me siguri absolute,gjerat kane ndryshuar.
    Hane Salihi i bombave molotov ndaj qeverise zgjebe te plakes,e hane ky i sotmi,sa me shume plaket,aq me domuz e pa din e pa iman behet.
    Kush ka kenduar ndonje syre te Kuranit,a ndonje fraze te Bibles e kupton me se miri se mallkimet e plakave,ne mos nje kerme plake si Salihi,do zene pjellat e tij…pa ndihmen e Avni Rustemit.

  29. njeri says:

    Bukur Baze.
    Le te flasim pra per problemin konkret qe ka drejtimi i opozites: jo per te ndrruar kryetarin, por per te ndrruar kursin.
    Ke ngritur nji problem kryesor: keqmenaxhim nga rama te faktoreve opozitare, ku ketu futen politikane, media e biznesmene. Te treja keto jane te verteta, edhe pse ke lene ndonje jashte prej merive te vjetra.
    Un po shtoj dicka me tutje: rama me mediat e biznesmenet gjithmone i ka keqmenaxhuar, madje sala ia permendte disa nderkohe qe ata ishin te sales me shume se te rames, por rama as te mbrohet s’ka ditur.
    Sa per politikanet, ta themi troc, rama ka fobi kedo politikan qe s’eshte nen partine e tij, dhe e dyta qe eshte mbi moshen e tij. Ky eshte problem i veti dhe bie ne kontrast me salen qe bashkepunon me kedo dhe me ish armiq te vete per pragmatizem.
    Rama ka merakun qe kur te vije ne qeveri te kete gjithe kabinetin si nje kopje te stafit te bashkise, ne aspektin qe ai s’e pranon idene te qeverise me anetaret e vjeter te kryesise aktuale, aq me pak me aleate. Ky eshte problem papjekurie nga ana e tij.
    Problemi i dyte qe duhet te filloje te ngrihet deri ne fund, pasi vetem eshte cakitur ne artikull, eshte kursi politik i ps. Shume e vertete qe ata qe “digjen” per tu futur ne parlament, kur futen as nuk u degjohet zeri, se ne fakt qellim kane diversionin ne ps e jo te berit opozite reale.
    Por ceshtja kesaj rradhe eshte qe kemi dhe edin qe po na digjet per tu futur ne parlament.
    Ai fjalim patetik i djeshem ne asamble, i tejmbushur me fallcitete qe mbulonin te verteten si shosha diellin, ekspozoi me shume se kurre qe edi ka prioritet “pastrimin” e partise se tij e jo largimin e qeverise.
    E kjo eshte tragjike, pasi eshte turp qe ai te krenohet se do vije ne pushtet ne 2013-en, qe i bie pas plot 8 vjet opozite. Kaq gjate as sala s’ndejti ne opozite. 8 vjet dhe pa bere opozite vjen ne pushtet nje parti opozitare. Por edi esh i kenaqur se ka …. dihet, bashkine.
    Ka shume per tu zgjatur ne ate palo fjalim te djeshem por s’eshte vendi (as fizikisht) ketu. Por s’mund te lihet pa permendur deklarata e edit qe tha se aksioni opozitar i 2009-2011 e kishte kryer misionin e tij me fitoren e zgjedhjeve lokale, prandaj tani do futej ne parlament se keshtu thoshte pakti elektoral me qytetaret ????????!!!!!!!!!!!! ……..Cfare mashtirmi!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Misioni i opozites i tejdeklaruar ishte te largohej qeveria, qe prej dites qe s’u hapen kutite. Keshtu deklaronte vete edi, por me te drejte te tere opozitaret e thjeshte e jo te thjeshte si ata qe permend Baze ne artikull, nuk e besonin kete gje, dhe me te drejte.
    Jo me kot, rama dje as nuk i permendi te vraret e 21 janarit, pasi gjaku i tyre s’lejon kete kurs kodosh qe po ve ne zbatim edi.
    Prandaj duke mos u zgjatur se s’ia vlen me, Rama ka 6 vjet qe ka prioritet pastrimin e opozites e jo te qeverise. Mosbesimi ndaj tij eshte i madh e teper i justifikuar. Sala beri “tenden e madhe” te tere llojeve te hajduteve. Rama ka mendjen te klonoje ca te rinj qe tia nxeje xhepi i vogel
    Na ngelet te urojme qe rama te humbasi tiranen, qe ai te rifitoje nevojen per te larguar qeverine, e qe andej dhe te heqi fobine ndaj kujtdo njeriu qe ka personalitet.
    Mire qe s’i del zot askujt, por te pakten te beje opozite reale, e jo tallje me popullin.
    S’eshte koha per perfundim te bojkotit, por per bojkot perfundimtar.

    Ps. Rikthimi i ps ne parlament tregohet me mire me nje barcalete (sic i tregon sh nazarko meqe dhe edi e degjon shume).
    Ishte zhdukur gruaja dy dite nga shpia, e kur kthehet i thote burri “ku ishe??”
    Pergjigjet gruaja: “me rrembyen dhe me perdhunuan tre dite rresht”
    Burri: “po ti ke vetem dy dite qe je larguar….”
    Gruaja: “po do shkoj prap neser…..”

    Keshtu dhe puna e PS dhe rikthimit ne parlament.

  30. Vlora says:

    Mero bravo per analizat qe ben.
    nuk jemi ekspert por mendoj se sistemi zgjedhor eshte i gabuar….duhet nderhyre ne sistem,
    pas zgjedhjeve vendi duhet te qeveriset nga partia e pare qe del ne zgjedhje dhe jo nga koalicjoni,me pas te beheshin koalicjonet….me kete menyre qeveriste partia qe kishte mbeshtetje me te madhe ne popull……

  31. Urimi says:

    Pozite dhe opozite dy njesi te kalbura nga permbajtja. Mjere ky popull qe i mban ne kurriz keta milionere me euro Jo leke.

    1. si mjere Ne says:

      Keshtu te mendojshim te gjithe.Per kete vuajme dhe prandaj jemi ne mjerim dhe skllever te politikes mafioze gangstere te majte e te djathte i thencin.

  32. Epirioti II says:

    Mero, edhe nje analize tjeter shume e kthjellet e koherente e situates.

    PS nuk po e vektorizon dot frymen opozitare (sepse merren me cic-micet e brendshme), por edhe opozitaret jashte PS nuk eshte se po lodhen shume per ti dhene peshe dhe fytyre opozitarizmit. Perjashto nje grusht me njerez, pjesa tjeter kryesisht intelektuale flene, pine kafete dhe presin. Vuajne nga simptoma se mos etiketohen PS-ista, apo komplekse te tjera, kjo ka pak rendesi.

    Sot e neser do shajme Edi Ramen qe u tregua i paafte dhe nuk e hoqi dot fatkeqesine kombetare Berisha. Por dheun dhe m… do vazhdojne ta hane me shume pikerisht ata qe heshtin.

  33. ermiri says:

    DUHEJ:
    C’do te thote “te fala Sandrit” ?!!!

  34. Gushekuqi says:

    Te besh nje analize kritike per opoziten,per te majten dhe per lidershipin e saj,nuk eshte aspak mekate.Perkundrazi,eshte nje angazhim me vlere dhe nje kontribut i cmuar,ne menyre qe gabimet te shihen ne sy dhe te korrigjohen ne kohen e duhur. Pare ne kete kendveshtrim,analiza e z.Mero,jo vetem qe eshte teper e sakte,por me modestine e nje ekonomisti,pavarsisht se m`i ka konsumuar te gjitha idete,desha te shtoj edhe sa me poshte:Kemi hyre ne legjislaturen e dyte qe nga viti 2005,qe PS pretendon per te ardhur ne pushtet dhe elektorali i majte,por edhe i djathte,nuk ka pare tek kjo force politike,NJE PLATFORME POLITIKE,nje program politik dhe ekonomik per cdo dege,sektor apo fushe te jetes.Strategjite,prioritetet,rruget,mjetet,menyrat se si do te qeveriset ndryshe,per t`a nxjerre kete vend nga kolapsi.Jo me sllogane,jo me fjale boshe,jo vetem duke share kundershtarin e demaskuar vjedhjen,makuterine,krimin dhe mafien.Nuk behet kjo pune me deklarata shtypi te lexuara nga bukuroshet ne ekranet perkatese.Programi konkret,i shkruar e zeza mbi te bardhe,mundesisht i botuar edhe si liber,ketu e 7 vjet mungon.E pafalshme per nivelin dhe kapacitetet qe zoteron kjo force politike.Edhe nje dosje qe u reklamua si programi i partise nga z.Mejdani,rezultoi e pavertete. Se dyti,mendoj se ardhja e z.Rama ne drejtim,ishte me teper si nje obligim dhe angazhim i ketij te fundit per te bashkuar,komplementuar te gjithe te majten nen nje sigel.Erdhi per te shuar grindjet qe kishin plasur,ndarjet qe kishin ndodhur,deri ne krijimin e nje konfederate ku te perfshiheshin,Meta,Gjinushi,Milo,Ceka,Idrizi,etj,nen moton:’Asnje nuk eshte i tepert,te gjithe jane te domosdohem’.Per fat te keq,kjo jo vetem qe nuk ndodhi,por kjo rruge mori aq drejtim te gabuar sa,askush nuk e kishte parashikuar.Ne qoftese z.Nano u perplas me shoket e tij ne KPD,duke jua thene drejt ne sy korrupsionin se…’jeni pasuruar sa per shtate breza’,sjellja autoritare e z.Rama,ne kundershtim me angazhimin e tij,na ben te degjojme thenien …’mos i fol shoferit’.Dhe ne menyre te ndergjegjshme,ekipi i te majtes,ja ka lene timonin shoferit,si ne monizem,dhe do shikojme se ne cfare stacioni do te na coje.Dhe ne kete pike qendrojne te gjitha ato,qe z.Baze konstaton me siper.Cdo dash ka tufen e tij.Nga kjo sjellje radikale, tipike individualiste dhe egoiste,per karriere dhe lavdi personale,per t`i vene emrin e tij kohes dhe forces politike,sic tha nje here ne nje moment nervoz,z.Paulin Sterkaj,nga kjo sjellje politike pra,dolen ne te kundert te barrikades,Nano,Meta,Idrizi,Ceka,Tavo,Manjani,duke aluduar edhe per te tjere.Si eshte e mundur qe ne nje kohe qe perpiqemi te terheqim vota nga shporta e djathte,ndryshojme me detyrin ngjyren e elektoratit te majte? Kete pergjigje duhet t`a jape vete lidershipi,por mjaftoj t`ju kujtoj vetem nje detaj te vogel.Kur z.Kantriman (ai fshatari nga Amerika) erdhi dhe takoi me nga 30`,kreret e institucioneve,per cudi te te gjitheve,qendroi dhe darkoi per gati dy ore me z.Blushi dhe Islami.Si ka mundesi? Cili eshte nenkuptimi,qe fill pas ketij fakti,shoferi afrohet me pasagjerin dhe i thote se…’tani lejohet t`i flasesh shoferit…’dhe te jatin e tij pasagjerit e ve ne krye te listet se keshilltareve te bashkise se madhe.Keshtu nuk punohet per te realizuar moton:’Te gjithe jane te domosdoshem,asnje nuk eshte i tepert’.Te gjithe duhet t`a dine se sa e ashper eshte perplasja brenda llojit.Te behet hasmi me i afert se gjaku.Jo me ne,qe jemi te gjithe shqiptare,te gjithe vellezer,nuk kemi ku t`a cojme njeri tjetrin,JEMI TE DETYRUAR TE BASHKJETOJME KETU DHE PIKE.Ato divergjenca qe kemi per shkak te se kaluares,per shkak te konkurences se ideve dhe programeve,permes pluralizmit dhe ekomomise se tregut,perderisa nuk eshte gjetur akoma nje sistem tjeter me superior,duhet te vihjne duke u zbutur,si ne gjithe vendet me demokraci te zhvilluar.Ja pse nuk jam dakort me shume mendime dhe opinjone qe jepen ne kete forum,qe bejne thirrje per nxitim,per dhune,per perplasje civile.Sot eshte rradha e arsyes,e logjikes,e mendimit te thelle dhe largpames per te tanishmen dhe te ardhmen.Keto jane armet qe duhet te perdoren sot dhe kush i ka keto arme,eshte i fituar.Sistemi demokratik ku kemi hyre pa kthim dhe diplomacia qe kete rradhe eshte fatmiresisht ne rolin e albitrit,i zoteron keto arme.Le te kemi besim tek ndrkombetaret te cilet,ne nje rast pa paprecedent, po mundohen te zbresin nga kali nje kalores te cmendur dhe me kosto sa me ulet.Lerini hamendjet dha fantazite per interesat e te huajve me njerin apo me tjetrin.Thoni shyqyr qe i kemi strukturat evropiane qe na monitorojne se ndryshe,kush e mendon se cfare do te kishte ndodhur.Harrojini emrat e pervecem,ky eshte keshtu dhe ky eshte ashtu.Pas cdo emri ka lista,rreshtohen njerez qe kane ideale per te jetuar edhe me mire ne kete vend.Te gjithe duhet te gjejne vetveten si ve vitin 1991 tek e majta e reformuar,anetare e te majtes evropiane.Nu ka rruge tjeter.Edhe ne qe shkruajme,nese nuk ndryshon ky ligj zgjedhor,duhet te japim kontributin tone me vote per kete ndryshim.Gjithshka per zgjedhjet e parakohshme ose per 2013-ten.

    1. plaku says:

      Gushekuqi,
      Shkrim shume me brume dhe informativ, nga nje njohes shume profesjonal i te majtes shqiptare. Une kisha vetem nje verejte, populli thote : “Nje dru i shtember, prish gjithe turren”.
      Ti thua : ’Asnje nuk eshte i tepert,te gjithe jane te domosdohem’.
      Me fal por, nuk kuptoj se si ti je dakord qe Edi te punoje me kryehajdutin ( video) Meta dhe kryepijanecin Nano ? Populli thote : ” Nuk behet stan me lepuj.” “Zot me ruaj nga miku se nga armiku ruhem vete”
      Te futesh Meten dhe Nanon ne koalicjonin e majte do te thote te futesh dy gjalperinj ne gji.
      Meta per mua personalishte eshte nje vemje e verte. Edi do humbiste shume pike ne popullin opozitar ne se do lidhej perseri me Meten. Ai eshte nje leter e djegur. Pse duhet qe, Edi te digjet se bashku me te. Shif ne Itali se, cfare ndodh. Fini vendosi te largohej nga koalicjoni me Berlusconin. Nga llogarite dilte se Berlusconi nuk do kishte shumicen ne parlament, pra zgjedhje te parakosheshme. Cfare ndodhi. Tipat e Metes etj. ne partine e Finit u shiten tek Berlusconi dhe ai ka akoma shumicen ne parlament. Nuk e njof fare PS, m.gj.ate nuk kuptoj faktin qe, ka kjo parti disipline partie ose jo. PS vendosen te mos shkojne ne parlament ( pas 8 majit ) dhe dy deputete te PS shkojne? Cfare eshte partia nje klub apo nje parti. Edhe nje klub ka statutin dhe rregullat e tija. Shifni ju lutem se, cfare beri deputeti i PS greke para nje jave. Ai deklaroi dhe foli ne parlament se, nuk ishte dakord me paketen e shtengim-kursimeve te PS, por per DISIPLINE PARTIE votoi PRO paketes dhe njekohesisht u largua nga PS dhe sot eshte deputet i pamvarur. Kur do kemi edhe neve deputete te tille te PS. Une mendoj se, Edi jo vetem qe, nuk duhet te lidhet me Meten, por te punoje ne parti qe, me shumice votash te nxjerri nga partia plehra si Harasani dhe Kastriot Islami. Keta te dy nuk kane taban dhe shtylle kurizore.
      Pershendetje

  35. Gushekuqi says:

    Edhe pak:Nuk do te desheroja qe Labi nga Vlora ( labi me gjysem opinge,qe une e respektoj shume),te me merzitet nga dy mendimet e mia te mesiperme.Superlativat qe ai ka per z.Rama,ngjajne si dy pika uje me ato te miat dikur per z.Nano,qe kur ai ishte i izoluar,ne nuk pyesnim ne kishin fisheke armet e policise,por pushtonim me turma 100 mijeshe,stadiume e sheshe.Thjesht,desheroj qe te ecet me kembe ne toke,te mos fluturojme dhe nje dite Labi nga Vlora,te mos zhgenjehet,sic jam zhgenjyer une dhe shume te tjere.Respekte.

    1. Labi Vlore says:

      I nderuar Gushekuqi.
      Une nuk zhgenjehem,thjesht e vetem sepse Edi Rama deri tani ua ka cjerre maskat te gjitheve.
      I corri masken Berishjane Ilir Metes e Fatos Nanos,Kastriot Islamit e Ben Blushit.
      E shume e shume te tjereve.
      Une deri tani jam i kenaqur edhe pse kjo sdo te thote qe pretendoj shume me shume se kaq nga Edi Rama.
      Edhe ti Gushekuqi mos u zhgenje aq shume nga Fatos Nanoja sepse ai ka punuar goxha mire kur ishte ne pushtet dhe do te ishte ligesi te ja hidhnim poshte te gjitha pavaresisht se me mbas u bashkua me Berishen sepse ju thartuan trute e tashme eshte nje plakush i rjedhur.Thjesht sepse mbas vitit 2005 ai u rrenua nga mendja.Mbaroi si njeri.
      U themelua kushtetuta e tashme qe per mendimin tim eshte nje kushtetute shume e mire(te cilen Saliu trumbetonte se kur te vinte ne pushtet do ta anullonte dhe do bente ksuhtetute si e donte aine vitin 1994).
      Fatos Nano vendosi edhe disa standarte te reja te te sjellurit ne nje shoqeri demokratike.si pershembull perfshirja e opozites ne vendimarrje te rendesishme per vendin.
      Kur humbi zgjedhjet dha doreheqjen ne baze te standarteve demokratike te te sjellurit ne politike,pavaresisht se kerkonte me ngulm qe ta bente kete dhe Edi Rama ne 2009-en kur edhe ai vete e dinte shume mire Edi zgjedhjet ja kishin vjedhur e se nuk i kishte humbur.
      Kur erdhi ne pushtet e gjeti Shqiperine te shkaterruar dhe per 8 vjet e shendoshi buxhetin dhe politikat makroekonomike ne menyre te atille sa qe te mund te kishte mundesi Saliu te mund te merrte kredi per rrugen e kombit.
      Une nuk e kam pelqyer ndonjehere Fatosin megjithate nuk mund te them se ai eshte shkaterrimtar si Sali Berisha.Aspak.
      Ka disa merita te rendesishme.
      Eshte turp te krahasosh Fatosin me Saliun sepse ky i fundit ka shok vetem Gadaffin.
      Por Edi eshte shume me i paster e i drejte e zemergjere se Nano komunisti.
      Nanoja ne thelb kur e degjoj me vemendje eshte nje komunist i regjuar.
      Ne ate sistem eshte formuar si ai si Berisha.
      Nuk ndreqen kelyshet e sistemit edhe sikur ne Paris te banonin mbas vitit 1991.
      Kurse Edi eshte brumosur e fryme perendimore,sepse njeriu brumoset ne rini per pjesen tjeter te jetes.Formimi rinor i vulos ne balle per pjesen tjeter te jetes te gjithe njerezit.
      Une kam babaain tim qe eshte nje njeri i mrekullueshem,por po te degjosh argumentat e tij politik kur bej me te muhabet ne shtepi,bindem thelle qe ka mentalitet komunist.
      Une ja kam thene disa here dhe ai vete e kupton qe ka tjeter menyre arsyetimi,tolerance,formimi kulturor nga ai i imi.(Kjo sdo te thote aspak qe une jam me i zgjuar se im ate,bil une ate njeri e kam zili per nga zgjuaresia)
      Une thjesht isha me fat qe po formohem me mendesine perendimore,dhe mendesia perendimore fitohet duke jetuar e studiuar qe ne moshe te njome ne perendim.
      Nuk behet dot demokrat as Sali Berisha e as Fatos Nanoja,sepse eshte kunder qenies se tyre.
      Ata edhe me vullnetin e tyre te mire per tu bere demokrat e kane te pa mundur.
      Eshte si te kalosh ylberin e te nderrosh seks.
      Ata mund te demokratizoheshin deri ne nje fare mase,por thelle thelle ishin,jane dhe do te mbeten deri sa te vdesin komunista nga ata me te devotshmit e te persosurit.
      Edi rama eshte nje demokrat i vertete.
      Degjojini me vemendje fjalimet e tij,se me duket se shume Shqipetare nuk i degjojne me vemendje fjalimet e tij.Ato nuk jane fjalime qe mund ti formuloje cdokush.
      Asnje politikan nuk i ben dot analize mjekesore me te mire situates tone politike ekonomike dhe shoqerore sa Edi Rama.
      Une nuk e mitizoj,them thjesht cka une mendoj se eshte Edi Rama.
      Do te jete nje shans i madh i humbur qe Shqipetaret mos ta zgjdhin kryeminister ate njeri.
      Ta them sinqerisht.Te pakten keshtu besoj une.
      Pershendetje dhe vleresimet e mija me te larta per shkrimet e tua qe i lexoj nje per nje dhe me kujdes te vecante.

      PS.Pershendetje nga nje Lab qe edhe pse me gjysem opinge,vleresimet e sinqerta ndaj jush i ka te plota.

      1. si mjere Ne says:

        Edi Rama ,do bej mire te more trajsen e zeze ,sic e kishte ,ta vari ne qafe dhe te vazhdoje te ndaje droge , atje ku e kishte punesu PS ne fillim. Ai e kishte teper kete shans qe i dha nanuaaaaaaaaaaaa dhe tja dij per nder.Edi nuk ka kapacitet dhe aftesi per te drejtuar parti dhe kete e ka tregu gjithe keto vite.
        Saliun nuk mund ta rrezoje PS, ku bejne pjese me mafiozet, te korruptuarit dhe krimenelet e politikes shqiptare.Saliu e din se cilet jane ato prandaj i trajton si ti doje b…tha dhe i shan me liber shtepije te gjithe politikanet pa perjashtim.Troc muhabeti , nje sistem korruptiv e kriminal nuk ndertohet vetem nga nje njeri dhe Ne si popull qe te shpetojme nga kjo e keqe duhet ta shkulim nga rrenjet te gjithe politiken shqiptare dhe kjo arrihet vetem me revolucion nga vete ndergjegjesimi i shumices se popullit.

  36. LORA says:

    Besimi qe populli ne shumice i dha opozites,me 8 maj, eshte merite e qarte e punes se Edi Rames dhe e integrimit te saj me aksionin opozitar te S.Ngjeles e P.Zogajt e frymen opozitare qe emetojne perdite gazeta Tema,Shekulli e gazetare te spikatur si Adrian Thano,Ilir Yzeiri,Andrea Stefani,Mustafa Nano,Bledar Prifti,Arben Rrozhani,Ardian Klosi,,Mimoza Dervishi,Artan Mullaj,Gjergj Erebara,,,, te cilet se bashku i dhane shprese zgjedhjes se njerzve.
    Ky rezultat, mjaft domethenes,nuk konvenon aspak me ithtaret e stanjacionit qe i tremb per vdekje vendosja e nje relacioni real midis pritshmerise se publikut dhe aftesise interprete opozitare.Nuk kane faj,jane aq te limituar ne aftesite e tyre intelektive,dhe kaq te konsumuar moralisht e politikisht, sa qe jane gati te radhiten me dr.Tyryryne per te mohuar e shkelur me kembe fitoren referendare te Opozites me synimin e vetem te ruajtjes se statukuose se krizes permanente te tranzicionit qe nuk merr fund. Ne kete zhgan hienash fus A.Malajn (qe mund te mbahet mend vetem si frymezues piramidash qe shfarosin xhepat e shqiptareve) A.Blushin (nje pordhac te neveritshem qe nuk beri dot nje rregjistrim popullsie ne kohen kur drejtonte Ministrine e Pushtetit Vendor) ,K.Islamin (hienen me rrenuese te PS-se) Harasanin (hajdutin e KESH-it) e gjithe bicimsezet e tjere (qe njerzit i njohin mjaft mire) si produkt i F.Nanos.
    Mendoj se pergjegjsit e rikthimit ne pushtet te dr.Tyryry-se ,me 2005-en,duhej te ndeshkoheshin si karta totalisht te konsumuara.Nuk ishte pergjegjes i vetem F.Nano , por po aq edhe keta qe permenda me siper te cilet mosndeshkimi ne kohe i riciklon vazhdimisht duke vene gure nen rrota e duke bere pazare te hapura ne kurriz te Opozites e sidomos ne kurriz te Popullit Opozitar.
    Z.Baze,sot keni artikuluar seriozisht nje semundje te vjeter te socialisteve;nese duan te sherohen duhet ti vene mire veshin ketyre qe thua.Une besoj ne zgjedhjen e opozicionit tuaj me dr.Tyryry-ne e qeverine e tij tyryry.Ju falnderoj.

  37. Claus says:

    Sic e ka replikuar edhe Lora me lart, eshte per ta theksuar dhe fort bile, se Shtypi me gazetare Mero Baze, Andrae Stefanin, Mustafa Nanon gazetaret dhe analistet e “Shekullit”, analistet Lorenc Vangjeli ose Igli Totozanin kane mbajtur peshen me te madhe te opozitarizmit ne Shqiperi.
    Pa keta opozita do te ishte nje ze ne nje shkretetire te mbushar nga Henri Cilra, Artan Hoxhra, Babaramo etj.
    Nuk ke nevoje te lexosh proklamatrat e Arben Malajt me absurditetet e degjuara me mijera here, nuk ke nevoje te degjosh konferencat e merzitshme te shtypit te Rames, Gjiknurit a ndonje tjetri qe ne emocionet e castit njehere deklarojne te hyjne dhe me vone deklarojne daljen nga parlamenti. Aq per te qeshur eshte bere sa eshte kthyer ne nje loje kukamshefti hyrja dhe dalja e opozites nga parlamenti.
    Artikujt, analizat, shkrimet e ketyre gazetareve dhe analisteve jane pa e zmadhaur aspak programe politike dhe udherrfyes politike per te gjitha veprimet qe duhet te ndermarre opozita.
    As asamblete e mbushura me “ndryshkesira” dhe as kryesite mbushur me gra e burra te veshur me “Armani” nuk japin ate force, ate rendiment sa keta gazetare qe permenden me lart.
    Per mendimin tim Rama duhet te lexoje Bazen, Stefanin, Vangjelin, Rrozhanin, Priftin, Nanon, Totozanin se aty e gjen shpirtin opozitar, shpirtin e drejtesise, shpirtin e njeriut qe do te jetoje me nder dhe dinjitet.

  38. beso says:

    Ky eshte nje artikull shume i sinqerte,ku Mero fut dhe veten e tij,dhe disa nga arsyet e tij pse eshte opozitar jashte konjuktures militante.Te mundja do shkruaja shume,por njesoj kane shkruar miqte e tjere te forumit per mua.Sakte,vetem mos futja e H.Milloshit i kushtoi drejtperdrejt Rames nje rrjedhje 1400 vota,po ashtu moskryerja e disa aleancave te tjera,por problemi ketu nuk eshte i pare nga ana ideologjike,por thjesht nga pazaret,tamam ashtu si thote Mero,dhe kjo a deshperon.Habitem sesi Malaj ka ndermend te beje nje tur”politik”me nje platforme qe s’di si ti ve emrin(mbase ben mire),por i bie nje llogarie te”vogel”financiare;ku i gjen parate ky person qe te organizoje keto tubime(apo takime shpjeguesesepse nje fature e kane keto,dhe a paguan arka”socialiste”te tilla levizje?Nese arka socialiste nuk paguan,ka kaq para xhepi ky Malaj qe ti perballoje vete,apo ka sponsore te ledhatuar nga pushteti i saliut?Kjo eshte shume e rendesishme,te shihet ne kete prizem.Shkrimi ishte super,qe nga fillimi ne fund,dhe me pelqeu pa mase;tamam opozite po bejme ne ne forum,e dhe jo ajo bashkesi qe paguhet dhe perfiton politikisht dhe pushteterisht nga opozitarizmi.Opozite po ben Mero dhe Andrea Stefani,sesa vete Rama dhe Namik Dokle fjala vjen;ky i fundit ka harruar dhe barcaletat.

  39. NETI VJOSA says:

    Vellezer shqiptare,
    Ne keto momente delikate te Demokracise se brishte shqiptare, ka vetem nje Moto:
    Bashkohuni fort rreth Viganit Liberator Edi Rama!
    Kush ka per Perendi Nenen Shqiperi, bashkohuni per te larguar nga skena politike Shitsit dhe tradhetaret e Atdheut!
    Ka nje Meter te sakte per te matur Politikanet:
    JO FJALET,POR VEPRAT!
    Dhe ky organizator i mrekullueshem e tregoi vehten me ndryshimet ne Metropolin shqiptar, Tiranen!
    Edhe pse sali primitivi, Sali Klouni hodhi tonelata balte mbi te, Viganin ton Liberator nuk e erresoi dot me shpifje!
    Nuk arrihet kurre Fitore pa nje Udheheqes , qe e ka provuar Koha!
    Mos humbni besimin tek ky Demokrat , qe ka per Perendi Shqiperine!
    Poshte Sali Primitivi qe na shet shtepine, Atdheun, Shqiperine, Folezen tone qe e kane lare me gjak te Paret tane!
    Shqiperia jone e dashur nuk duhet te shitet e te blihet si nje placke tregu, nga skllevrit e Parase!

    1. Labi Vlore says:

      Je shume i sakte z NETI VLOJA.
      Ne Shqipetaret duhet te mblidhemi te gjithe e te bejme barrikade perreth ketij njeriu.
      E jo si bejne disa qe e kritikojne Edin ne vend qe te mendojne se si tja bejne qe te rrezoje Saliun.Bravo.
      Ne nje replike timen me lart kam dashur te shpreh te njejtat fjale me te tuat.

      1. Labi Vlore says:

        NETI VJOSA

    2. Claus says:

      “Bashkohuni fort rreth Viganit Liberator Edi Rama!”

      C`jane keto thirrje boshe dhe patetike. Ku ka ne demokraci vigan-liberator? Lerini keto sinonime “superentuziaste”. Gati sa nuk po na thoni “Lavdi Edizem-Ramazizmit”
      Edi Rames i ka rene shorti te jete kryetar i opozites, por te nderuar njerez, nuk mund te shkoje qe te beje me shume opozite Spartak Ngjela se Edi Rama. Ka shume raste per kete. Nuk mund te shkoje qe te beje me shume opozite Gjinushi se Rama, eshte paradoksale.
      Shikon emisione live ne TV, p.sh. Ngjela perballe nje tipi me emer Collaku por kur degjoje Ngjelen aq “agresiv”, aq argumentativ, aq te sakte dhe bindes ndoshta pak edhe me ze me te larte se partneri, ndjen se opozita ka aq shume potenciale qe nuk do ti shfrytezoje. Krahaso debatet midis po ketij Collakut dhe eunukut politik Petro Kocit qe mezi belbezon dy fjale ne studio. E pra, Rama dhe shume opozitare jane lidhur me fije te dukshme dhe te padukshme me regjimin dhe fakte ka sa te duash. Opozita e vertete eshte diku tjeter. Eshte Rama kryetar i saj e mbeshtesim, natyrisht, por jo se jemi “te bashkuar rreth “liberatorit”, Jo jemi kunder Berishes dhe pike. Me verberi politike nuk mund te ecet.
      Mero edhe kete radhe i sakte. Thote ato qe ndjejme dhe themi midis nesh, ne biseda midis miqsh dhe shokesh.

    3. si mjere Ne says:

      kjo eshte e keqja e jone se i ngrejme deri ne piedestal njerezit qe nuk e meritojne dhe pastaj nuk i heqim dot nga pushteti.A nuk ishit po ju qe e bete nje gje te tille me E. Hoxhen , R. Aline, S. berishen .F. Nanon e te tjere dhe tani po isistoni tek nje koke bosh , qe vec ne politike nuk mer vesh faaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaare dhe aq me teper e kemi provuar plot 11 vjet ne bashki .A thua u shua Shqiperia per njerez te afte.

  40. RRUMPALLA says:

    Disa nga keto ide i ke kopiuar nga komente te miat , te shkruara dias dite me pare z.Mero,
    kur ti beje thirrje per kryengritje te armatosur .
    Nuk jam aspak dakort kur flet per biznesmenet , ata te vertetet nuk kane parti , partia e tyre eshte
    fitimi i ndershem nga konkurrenca e lire , te tjeret , ata qe ju doni, jane kriminele , vjedhes te
    prones publike;miq te kryeministrit apo te shefit te Opozites, jane Metat , Angjelet , Gramozet apo
    Topallet ….Koncepti i juaj me vjen keq eshte i tipit leninist.

  41. aliu says:

    aliu: Po të kishim një opozitë të pakorruptuar, moti do harrohej Saliu. Populli ka sy. Korrupsionin dhe të këqiat tjera i posedojnë PD e PS në përmasa përafërsisht si numri i votave. PS duhet të hjek dorë nga “të mirat” e korrupsionit nëse dëshiron të largoj Saliun. Vështirë shumë. Duhet kohë – deri sa të vijnë njerëz më të sinqert.

  42. arI says:

    sot opozita reale po behet ne median eshkruar.Kush eshte opozitar e thote mendimin kunder qeverise ne shtyp..Sfida e PS eshte ti bej ato pjese te betejes se vet. Kjo nuk po kuptohet.Ka rrezik te vazhdoj pritja e Godose rezultati i tiranes.Duhet veprim jo llafe.debati cduhet bere i sherben PS ai duhet nxitur.nuk duhet zhbere

  43. Mendimi says:

    Zoti Baze brilant si prore.
    Bashkimi i te gjithe faktoreve opozitare me partine ma te madhe opozitare PS eshte nje imperativ historik, per momentin nuk ka lider tjeter opozitar pos Zotit Rama, kjo duhet te jete e qarte per te gjithe , aj nuk eshte i persosur (te persosur nuk ka) por eshte vertete fat qe nje njeri te tille ka ,dhe aj merret me politike,nje politikan i profilit si zoti Rama nuk ka pasur ne skenen politike shqiptare :extrem inteligjent, karizmatik, oratore i tmerrshem,largpames,por edhe dinak ne aspektin politik kjo eshte arsyeja kryesore qe e tmerron Berishen dhe hijet e tij, aj e din se me te tjeret nga Ps mund te bej shum qka(Blushi, Mala etj)por jo me Ramen ,Berisha e din se i vetmi qe e rrezikon politikisht ne kete vend eshte zoti Rama, dhe perpiqet qe edhe ta likuidoje fizikisht, por Rames dhe opozites nuk i nevojiten ata qe predikojne uje dhe konsumojne vere(Blushi, Mala etj) kete e din Rama fare mire ,tragjika qendrone ne faktin se shum njerez varrosin idealet e tyre ,te Ps dhe per nje grusht leke behen vegla te Berishes, dhe keshtu ja vazhdojne pushtetin atij, nuk ka tjeter alternative bashkim rreth Rames ,si kryeminister i ardhshem kete proqes nuk ka kush ta ndale.

  44. e verteta says:

    O Lab,”fjale shum e per lum”,eshte nje thenie e cmuar shqipetare. Duro edhe pak te dale e verteta, se kush i nxiti dhe kush i vrau demostruesit, pastaj llomotit.Fjalet tuaja sado te sgjatura terkuze,nuk kan asnje vlere kur shihen qarte qe jane vetem shpifje dhe urrejtje manjake.Ruaje zellin per te shkruajtur kur te pregadisesh ndonje flete levdrimi te plote per Edi Rames,qe paska marre edukate Europjane duke banuar ne bllok e rrethinat e tij.Apo e ke fjalen per ate kohe qe jetoi si refugjat nden urat e Parisit?Boll eshte edukuar atje,besa.Sa i sakte dhe i besueshem qe je more “analist”i pashembullt,qe analizat i thur cep te cep me budallalleqe e genjeshtra.Dhe qe shfrytezon”antikomunizmin”per te bere gjoja propogande demokratike, kur cdo qelize e jotja pulson per ate regjim.

    1. Babiloni says:

      Miku im “e verteta” ke shume te drejte, sidomos ne parim.
      Labi ne fjale, eshte nje njeri qe beson ne karrieren politike te Rames dhe haptaz ka dale dhe si kundershtar i Berishes. deri ketu nuk ka asgje te keqe: ka te drejte te jete me ke te doje. Problemi, per mua, nese me lejohet, qendron diku tjeter: ne parim ai abuzon me aksiomat e tij politike duke i shitur si te pavarura dhe te pa-indoktrinuara politikisht. Dmth ai thote, edhe pse me modesti, qe ajo qe them une nuk eshte politike por eshte parimore, perendimore, anti-komuniste dhe haptazi reformiste: te gjitha keto Labi i mbeshtet ne kendveshtrimin e tij subjektiv qe mundohet ta paraqese si aksiome objektive. ne fund te cdo shkrimi pastaj – kjo eshte nje kostante e tij – thote qe te gjitha kato cilesi misherohen tek Edi Rama?!?!?! Une pastaj kam edhe nje mendim timin tjeter: Labi ka filluar ta lexoje Meron shume vone, sidomos pasi ky i fundit u prish me Saliun (per arsyet e tyre qe nuk mund ti gjykoj) dhe Labi po ashtu ka filluar ta njohe shume vone edhe Edi Ramen. Nuk e di sa vjec ishte Labi kur Mero hidhte ne leter kujtimet e tij mbi vitin ’97 dhe kur Mero bente programin politik te Saliut kur ky i fundit ishte ne majat e ektremizmit te tij politik dhe ideologjik. “Verba volant, scripta manent” thonin latinet dikur, miku im. Une per vete i kam lexuar librat e Meros dhe kujtoj gjithashtu edhe karrieren politike te Rames qe kur u be minister kulture e deri me sot. Dhe nuk gjej asnje shenje reformizmi, largpamesie, europianizmi apo karakteri te nje lideri modern: ske ci ben keto jane kendveshtrime, ashtu si ato te Labit, qe duket se jane te kunderta me sa me siper.
      Me labin, pervec origjines mendoj se kam edhe dicka te perbashket: secili sipas mendimit te tij mendon se Berisha i bens me shum dem se sa mire shqiperise. Me tutje pastaj ndahemi: ai preferon Ramen, ndersa une modestisht mendoj se duhet pare pertej Rames dhe Berishes. Kisha shume argumente ne favor te kesaj qe po them por do jap vetem ate qe une e quaj me te fortin: Turpin e marreveshjes se 21 prillit 2008 ku u ndryshua kodi zgjedhor dhe shume nene te kushtetutes me vetedijen e plote dhe vrasese te rendit tone kushtetues.. Per mua te dy jane bashkefajtore dhe une do ti quaja “Pucistet e 21 prillit”. Me kete marreveshje, Lab i dashur, neser mund te behet president kushdo, edhe Ilir Meta!!!!! pa kete marreveshje nuk do te kishim 21 janar, 4 fatkeq te vrare, protesta, greva urie, bllokim integrimi, pasiguri ekonomike, shitje te pasurise kombetare per 2 leke etj.
      Pse nuk del Edi Rama dhe te kerkoje falje te gjithe shqiptareve qe jua shiti ate marreveshje si shpetimin e kombit?!?!?!? Eshte apo jo nje lider europian qe njeh gabimet e veta?!?!? ai nuk e ben per te vetmen arsye: sepse nuk eshte as perendimor, as largpames, as reformator dhe c’eshte me kryesorja, nuk eshte i eprgjegjshem per ato qe ben dhe thote!!!
      Pershendetje “e verteta” me shpresen qe Labi nuk do e marre per keq. ne fund te fundit eshte edhe shume simpatik kur shkruan por e tepron pak me Edin.

      1. demokrati says:

        Ka nje detante te hershme midis Berishes dhe Nanos, Meta e kuptoi pak me vonese dhe pa se kandari anonte nag keta te dy. Rama ne dukje i fuqishem, sa kohe ka perkrah Rucin, u detyrua ti leshoj Berishes duke patur shprese se nen monitorim e amerikano-evropianeve Berisha nuk do te beje marrezi te manipuloj procesin. As deklarata e Priftit se Berisha synon te zevendesoj lidershipin e PS, nuk e ftilloj Ramen per skenarin e Majit. Rama u fut ne kurth, por me teper se Rama do te vuaje Shqiperia qe do te bjere nen sundimin e klase kleptokrate, Berisha-Nano-Meta dhe perball tyre Rama nuk perfaqeson liderin e PS, por pengesen per dominim total te sistemit fiskal. Pas eleminimit te Rames nga kreu, grupi i Te Rinjve qe solli me vete nuk ka mbeshtetjen e bazes per t’ju kundervene instalimit te nje kukulle qe do te nominohet nga Berisha dhe monitorohet nga Nano.Ceshja eshte c’do te beje Rama, do vazhdoj luften politike me rregullat e vendosura nga Berisha apo do te synoj formimin e nje fronti anti-Berish?

        1. Babiloni says:

          I nderuar mik Demokrat: e kuptoj shume mire shqetesimin tend dhe jam plotesisht dakort, 100%. Por nga ato qe thua del qe Rama eshte i paafte te organizoje nje opozite kombetare kunder klanit ne pushtet Rama-meta- etj. Per me teper, Rama, po e perseris, beri marreveshjen e turpit me Berishen ne 21 prill te 2008-es!!! Nga te dyja njera: ose Rama eshte bashke-pucist me Berishen dhe bejne loje te perbashket e tallin shqiptaret ose Rama nuk eshte i afte te beje opozite kunder Berishes dhe ne kete rast, te beje nje hap pas e te rishikoje qendrimin e tij opozitar. Per te paren jam i bindur qe nuk eshte e vertete por edhe per te dyten kam shume rezerva se ai mund te beje hap mbas apo te rishikoje menyren e te berit opozite. Po te jap vetem nje fakt te hidhur: Rama, me taktiken e tij te gabuar i dha Berishes mandatin e dyte qeverises dhe kam frike se po i jep edhe te tretin ne 2013 (larg qofte). po keshtu i dorezoi dhe bashkine e tiranes, nuk e di per sa vjet?!?!?
          Prandaj nuk kam besim tek Rama se do te mund te rrezoje nga pushteti Saliun. Nje kryetar partie qe nuk udheheq listen e deputeteve te opozites dhe partise se tij ne zgjedhje parlamentare nuk mund te jete kurre nje lider i mire per te udhehequr vendin ne nje te ardhme te afert.
          Personalisht mendoj, me mendjemadhesi apo modesti, merre si te duash, se Rama eshte alternativa me e keqe e mundshme ndaj nje kryeminstri aq te pamerituar si Berisha!!! kjo eshte fatkeqesia jone si shoqeri civile e qytetare: ne nje moment te tille aq te nevojshem nuk arrijme ti japim vendit nje alternative te vertete qeverisese perballe nje mos-qeverie, te korruptuar, puciste, arkaike dhe klanore si kjo ne fuqi.
          Alternativa e vertete ndaj kesaj qeverie do te ishte: Nje kryetar opozite qe ne 21 prill 2008 nuk do ndryshonte kushtetuten per pazare te ndyra politike; do reformonte kodin zgjedhor ne konsensus me te gjitha partite e jo vetem me Saliun; do kandidohej personalisht per deputet e do kryesonte listen e opozites se bashkuar ne gjithe Shqiperine; edhe po te humbte zgjedhjet politike (jo qe nuk i humbi se saliu mori vetem 70 deputete, edhe pse vodhi) do shkonte ne parlament e do bente beteja parlamentare dhe kete qeveri do e kish rrezuar ne krye te tre muajve; nuk do bojkotonte parlamentin por do shkonte te debatonte brenda tij e te votonte ato reforma kushtetuese per te cilat vendi ka nevoje e qe nuk jane te Berishes por per shqiptaret (psh. ligji mbi gjykatat administrative); nese do te zgjidhte rrugen e protestave do ti shkonte atyre deri ne fund dhe do ishte ne krye te edhe ne 21 janar, ai duhej te ishte Arben Broci i dyte; dhe e fundit (per sot se vajti vone) nuk do kishte sekretar partie Gramoz Rucin.
          Gjithe te mirat, miku im!

          1. si mjere Ne says:

            Te lumte ,ke thene gjera me ven .Do doja shume te tjera te thoja per Ramen si dhe per te gjithe spektrin politik mafioz shqiptar, por skam me nerva dhe me duket nganjehere se nuk ja vlen , sepse ketu ka mundesi qe keto qe flasin jo realitetin jane po vete ato politikane qe po na shkaterrojne perdit e me shume.

      2. Labi Vlore says:

        Une nuk e mar per keq kritiken tuaj z.BABILONI.Perkundrazi.Kritikat na ndihmojne ne shkembimin e pikepamjeve dhe ideve te ndryshme qe na mundesojne te zgjedhima to me te mirat e te argumentuarat.
        Shkemibimi i ideve dhe kendveshtrimeve eshte nje pasuri e njerezimit dhe demokracise.Natyrisht kur zbatohen rregullat e etikes dhe te parimit.
        Molieri i shquar na ka lene trashgimi nje shprehje sa kuptimplote aq edhe spektakolare.Ai tekstualisht thoshte.
        NUK JAM DAKORT ME MENDIMIN TEND,POR JAM GATI TE JAP JETEN PER TE TE MUNDESUAR TE SHPREHESH IDETE DHE PIKEPAMJET E TUA.
        Pershendetje zoteri i nderuar.Zoti qofte me ty.

        1. Babiloni says:

          Miku im Lab, kur me drejtohesh me “Ju” me ben te ndjehem shume i madh ne moshe:) Ti je 26 une jam 33 dhe aty aty jemi. jemi dhe leber te dy, me duket!? duket qe je djale i shkolluar dhe i edukuar por mos jua merr njerezve kritikat si personale: e kam fjalen per komentuesin “e verteta”. Une nuk e njoh por nuk ja vlen te zgjatemi ne komente personale kur problemi qendron diku tjeter: te jemi te edukuar e kulturuar deri ne fund ashtu sic i ka hije nje blogu debatesh te lira dhe korrekte. mos ma merr per keq miku im. ti mbro edin deri ne fund dhe te tjeret do e shajne: keshtu e ka politika.
          me fal po qe se e teprova.
          pershendetje

    2. Labi Vlore says:

      Z.E VERTETA.Une jam vetem 26 vjec.
      Nuk e di se si cdo qelize e imja pulson per ate regjim,por kjo ska rendesi.
      Une as te njof e as me njef,nuk e kuptoj se si mund ti thush tjetrit qe thur budallalleqe dhe e ofendon pa asnje kompleks.
      Une nuk bie ne nivelin tend,e skam ndermend te te ofendoj.
      Perderisa me ofendon e me thua komunist ne qelize kjo me qeteson e me konforton sepse do te thote qe jam ne rrugen e drejte.
      Une thjesht them mendimet e mija e nuk em intereson se ti ato i quan genjeshtra dhe budallalleqe.
      Mbetsh me shendet ore njeri i kompleksuar e i marruar.

    3. zana19 says:

      O ” e verteta”,

      Sa me zell flet kunder Edi rames o i zi! Po pse more i uruar nuk i ve ne kandar keto te meta te Edit, me ato te saluqit qe dukesh qarte qe e simpatizon, dhe shih cila ane e kandarit do hapi grope ne toke a cila do mbetet lart ne ajer.

      he o derezi, e dime se Edi s’eshte i perkryer, por eshte i vetmi qe ne momentin aktual eshte politikani me normal ne Shqiperi.
      Po ta gjykosh berishen me kutin qe ti gjykon Edin, berisha duhej te denojhej me varje ne sheshin e flamurit ne vlore per ato qe i ka bere shqiperise.
      Tung o e verteta, dhe shikoje te verteten me shume ne sy!

    4. plaku says:

      e verteta,
      – Nuk eshte aspak e vertete se, Edi ka banuar ne bllok e rethinat e tij. Une vete e kam shtepine vetem reth 50m vije ajrore nga ish blloku dhe te siguroj se, Edi e ka patur shtepine e prinderve me se 1.500m vije ajrore nga blloku. Mos shkruaj gjera qe, nuk jane te verteta, o e verteta.
      – Ti thua : “Duro edhe pak te dale e verteta, se kush i nxiti dhe kush i vrau demostruesit, pastaj llomotit”
      Me vjen me te vertete keq, qe akoma nuk e ke marre vesh se kush i vrau demostruesit. Ketu poshte ke linkun perkates, syte besojne me shume se veshet.
      http://www.youtube.com/watch?v=zbuTFvpcYcg&feature=fvwrel
      – Mendoj se, nuk eshte krim qe te flesh nen ura, kur je refugjat. Une per vete kam fjetur ne Itali ( isha pa dokumenta ) ne nje magazine plot uje dhe shkoja ne krevat me batanije kartona, duke kapercyer tulle me tulle deri sa arija ne “krevat”. Mos ishte kjo valle nje krim.
      – Desha te kujtoj se, fizikantes se madhe polake Marie Kyri ( cmimi Nobel ne fizike ) i ra te fiket ne sallen e leksioneve ne Sorbone ( ishe studente ).Kur erdhi mjeku konstatoi se, ajo nuk kishte ngrene buke per disa dite. Mos valle edhe ajo beri krim, se ishe e varfer? Une per vete i jam shume mirenjohes ketyre njerezve qe, i kane dhene kaq shume njerezimit. Ne se dukush, per nje aresye ose tjeter, nuk ka leke dhe eshte i detyruar te flere nen ura, une nuk mendoj se ai eshte kriminel. Per mua edhe ai eshte nje njeri qe duhet respektuar.
      – Ti thua : “Sa i sakte dhe i besueshem qe je more “analist”i pashembullt,qe analizat i thur cep te cep me budallalleqe e genjeshtra.”
      Une mendoj se, neve ketu ne forum, ne se nuk jemi dakord per ndonje mendim duhet te argumentojme ne menyre civile dhe jo te ofendojme, sepse une mendoj se, njeriu qe nuk ka argumenta ofendon, gje qe nuk na con larg.Pershendetje.

  45. opozitari says:

    Nga te gjithe komentuesit e mesiperm vecoj z. Alban Dega nga nju jorku per analizen e holle dhe te detajuar qe i ben situates politike ne Shqiperi.E kam ndjekur edhe ne shkrimet e meparshme dhe me pelqen fryma opozitare e argumentuar qe percjell.Do kisha patur deshire te kembenim ndonje mendim rreth temave qe botohen ne gazeten TEMA.Mendoj se opozita eshte ende ne kohe per organizimin total ne favor te ardhjes ne pushtet.

  46. nicolla disha says:

    Z. Mero Baze, ishte nje analize shume e forte ndaj opozites se lodhur, ato opozitaret qe jane edhe deputet shesin edhe nderin e tyre per nje cope koc qe i jep Berisha. Ky popull ka ra ne hall sepse nuk ka opozite per te mbrojtur dinjitetin e popullit opozitar. Nqs opozita vazhdon me keto metoda gjoja qe ben opozite, atehere endra per marrjen e pushteti do te jete shume e larget sepse populli do te ndale mbeshtetjen per opoziten.

  47. Ilir says:

    Po si mendoni ju se politikanet hajdute do mendojne per popullin bejne gam gam kot ne tv gjoja me katunaret

  48. Shqiptar Kosovari says:

    Egoizmi i PS-s karshi koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” ka dëmtu vet PS-n. Kete gje Z. Baze e ka verejt mire . U çudita kur degjova se bojkoti ja paska arrit qellimit (e thene vet nga z. Rama) dhe beje nje pyetje te thjeshte qe dikush te me pergjigjet. Si ja paska arritur qellimit bojkoti parlamentar? A mos valle E.Rama e ka te zyrtarizuar fitoren ne Tirane, ku siç dijme deri tani Basha eshte fitues (sipas KQZ-se).? Pra vetem ateher kur zyrtarizohet fitorja e tij(E.R) mund mund te quhet i suksesshem bojkoti. Per mendimin tim ky eshte nje pazar i E.R qe do te shikojme ne ditet qe do vijne,se sa i lere eshte. Me keto levizje te koheve te fundit,por edhe te disa koheve me pare , E.R ka humbe betejen me S. Kriminelin. Kush mendon ndryshe ju lutem t’ma argumentoni.!!!

  49. Gushekuqi says:

    Per Labin Vlore. Ju kuptoj drejt marrje dhe me vjen mire qe, per moshen qe keni, njihni edhe problemet e kushtetutes se vitit 1994.Kjo tregon se i keni ndjekur me vemendje zhvillimet politike ne vend dhe se mendimet tuaja kane nje baze reale,logjike dhe formimi te cilin une e vleresoj.Z.Rama,moton per te cilen u votua:…”Te gjithe jane te domosdoshem,asnje nuk eshte i tepert” per arsyet e vitit 2005 qe i kam shpjeguar ,e zevendesoi me moton…”Te gjithe jane te domosdoshem,asnje nuk eshte i pazevendesueshem”.Dhe pikerisht kete beri.”Xhaketen e vjeter” Ruci , vazhdon t`a mbaje mbi shpine, ashtu sic e mbajti edhe z.Nano,ish ministrin e puneve te mbrenshme.Te gjithe te tjeret,per zRama,ishin xhaketa te vjetra,vetem z.Ruci jo.Te solla vetem kete argument per te te bindur se,ka edhe drejtues te rinj qe i ngjisin shkallet me mentalitete te vjetra.Une nuk dua te shpresoj ne ate qe thote z.Blushi,se po qe se z.Rama behet vella SIAMEZE me z.Berisha,do t`i kritijoj te dy njelloj.Pra edhe une ashtu si z.Plaku,kam filluar te mendoj per nje kohe post Rama ne PS.Por,tani per tani,jam me kete VIGAN MODERATOR,qe sic shkruante nje ish keshilltar demokrat shkodran,eshte e vetmja kolone e mbetur ne kembe perballe demonit.Po u rrezua kjo kolone,rame ne gremine dhe do na duhen edhe 20 vjet te tjera te dalim qe andej.Te gjithe si nje trup i vetem,me kete kolone ne mes,te zhdukim “murtajen e shekullit”,sipas z.Milo dhe te vendosim demokracine e vertete.Pastaj,problemet e tjera te brendshme,e majta tashme eshte pjekur dhe di t`i zgjidhe vete.Respekte.

  50. Lea Çakërri says:

    Progresisti
    Kamë frikë se nuk do të gjesh kohën të lexosh feedback-ët e analizës tuaj. Unë bëjë pjesë në njerëzit pa partishmëri. Më ka entuziazmuar modeli Rama për Tiranën, më habit erudicioni i tij, thellësia e mendimit, vizioni i tij, europianizmi i tij, energjitë e tij mendore dhe fizike por mbi të gjitha atdhetaria e tij. Sinqerisht gjëndem e befasuar (kamë paragjykime për sa i takon intelektit të njerzëve të artit). Do të doja ta shikoja njëherë kryeministër E Ramën, me dëshirën e madhe që Shqipëria të jetë e të gjithë shqiptarëve edhe e emigrantëve dhe jo vetëm e disave. Por shoh që ka forca destruktive brënda të majtës, forca që e kanë mjelë prej 20 vjetësh atë parti, njerëz të lidhur me të kaluarën, injorant e fshatarë, batakçi të lidhur me ish kryetarin e tyre. Për hirë të vërtetës qeveria sociliste për tetë vjetë nuk më ka krijuar përshqypjen që ka punuar për vepra publike po aq sa ka punuar kjo e sotmja (qofsha gabim). Kjo kryesisht për shkak të ekipit jo puntor dhe pa vizion. Le të kujtojmë pak çfarë më ka mbetur në mënd për mirë nga Kastriot Islami në disa poste ministrore; Ben Blushi çfarë kontributi ka dhënë për arsimin si MInistër Arsimi e apo Ministër Pune e kështu me radhe Malaj për të mos rënë në nivel të ulët me Harasanin. Kujtoj fjelimet e Nanos që fliste çfarë i vinte nga goja që kundërmonte era pije me ngjyrë. Dëgjoj gazetarët që artikolojnë si gjest pozitiv dorëheqjen e Nanos kur humbi zgjedhjet e 2005. Gazetarët shumë syresh dhe pse mund të jkenë inteligjencë të ulët dhe kulturë të varfër, kujtojmë se ne jemi budallen. Nano iku që të kthehesh një vit më vonë si presidentdhe jo se humbi. Po kështu Nano me frazeologjinë e tij të gjatë dhe që se kuptonte njeri (pse nuk e kuptonin e quanin të ngitur, e kopjon sot dhe një gfarë gazetari i tij ish drejtor i ATSH të cilin e neverisë), meqë kishte dhënë dhe herë tjetër dorëheqje dhe ishte kthyer përsëri, mendon me megallomaninë e tij se mund të kthehet prapë. Mjerani Nano! Vështirë të gjesh njerëz qoftë dhe në fashtrat e humbura të Shqipërisë socialist, pa parti që të flasë një fjalë të mirë për të. Tani për çudi gjej ca demokratë, ish ministrat e tij (kujtojnë kohën e parajsës) njerëz që kanë interesa të cilët e kanë qujmë parë atur kapo të mafias, ndërsa tani thonë është i zgjuar. Të gjithë këta opozitarë socialist të Ramës janë njerëz jo puntor, me alternativa sallatë fjalësh, që dergjen nëpër kafene dhe sa kanë mëndjen për punë. Shqiptarët duhet ti ndëshkojnë këta njerëz me votë, në zgjedhjet parlamentare. I dëgjoj shpesh herë këta njerëz që e akuzojnë Ramën pse nuk u bashkua me Ilir Metën. Si nuk u vjen turp, aq më tepër sot kur gjithë shqiptarët e panë dhe janë të bindur që ai dhe pasuesit e e tij janë hajdut. Përse do ti duhet Meta socilistëve për mëndë e bukra që ka, për diturinëe madhe apo për moralin e tij. Zoti Baze je ndër dy tre gazetarë që e shikon të vërtetën në sy, e vë gishtin mbi plagë, je trim dhe unë them se tashmë ke hyrë për mirë në historinë e gazetarisë dhe jo si disa të tjerë që përdorin frazeolgji kopjuese për të na mbushur mëndjen që janë të arsimuar për të drejtuar ca gjoja Universitete, ku mjafton të paguash para dhe dipllomën e ke të sigurtë.Uroj Mero të jesh gjithnjë i tillë objektiv.

    1. Labi Vlore says:

      Lea Cakerri.Me ke lene pa fjale.Te lumte.Qenkeni me te vertet nje njeri me zemer te madhe dhe e paster ne shpirt si bira e malit.Urime.Jeni nje njeri i mrekullueshem.
      Vetem duhet te beni kujdes sepse edhe une kur ndaj pak a shume te njejtat gjera qe keni shkruajtur ju,me akuzojne per mitizim te Rames.
      E se s’duhet ta ngre ne qiell,por te them se ai na paska dhe disa te meta.
      Por kjo s’ka rendesi.
      Po te ishin te gjithe Shqipetaret si ju Lea Cakerri,Shqiperia sot jo vetem qe do ishte ne Europe,por do jepte vendeve te tjera leksione demokracie dhe morali te ndritur qytetar.

  51. anticensurë says:

    më në fund fillove të shkruash për atë që na dhëmb o MERO!
    ti dhe gazetarë të tjerë që ashtu siç e thua ti jeni për”betejë parimore që i bashkon në luftën kundër Berishës”duhet të jeni OPOZITË e opozitës!
    ju ashtu si dhe ne na intereson shqipëria demokracija dhe e ardhmia jonë dhe e fëmijve tanë!
    jo pasurimi dhe pisllëku i “opozitarit” islami,malaj,blushi ndoshta dhe rama!
    për mua asnjë nga këta nuk është më i mirë se tjetri!opozita duhet të pastrohet nga krimba të tillë që po e brrejnë nga dita në ditë!opozita duhet të llogarisë popullin dhe jo numra depuleshësh që në të vërtetë janë të shitur!shitja e tyre del sapo saliu është në rrezik!
    opozitë për momentin nuk ka!duke përjashtuar popullin e paorganizuar opozita nuk egziston!ata që janë “opozitarë të organizuar”nuk janë tjetër vetëm se një grup dështakësh dhe frikacakësh që nuk kuptojnë dhe nuk duan të kuprojnë se në shqipëri nuk egziston fjala juridike DREJTËSI është zëvëndësuar me SALI!dështakër e tredhur duhet ti lënë vëndin njerëzve që kanë guximin për ti kundërshtuar sali besishës!për njerëz që nuk kanë frikë ta hedhin popullin në luftë!
    PO SU BË KJO, NA RROFTË BERISHA!!!!!!!!

  52. Lame says:

    Me pelqen analiza e zotit Mero. Lexova me vemendje pothuaj te gjitha komentet dhe ne mendje me rrinte i fiksuar nje problem me shume peshe per politiken shqiptare sipas meje.Isha duke perfunduar se lexuari komentet dhe tek asnjeri nder ta ,as tek shkrimi i z. Baze nuk permendej fakti i hidhur i 21 prillit2008.Afer fundit nje komentues me pseudonimin” Babilloni ”e ka analizuar qarte.S’kam c’te shtoj tjeter.
    Me te drejte u tha athere nga analistet :”kishim nje Enver,na u bene dy …”

  53. Urim says:

    Bir selmani I nenes c’te te qaje me pare’!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  54. nastradini says:

    E gjithe zullumaja behet qe te kthehet Fatos Nano si President. Dhe te perseritet historia e Putinit me Medvedievin ne Rusine Komuniste. Por ky plan dinak i Saliut per te mbreteruar perjete ne trojet shqiptare me ndihmen e bixhizxhiut dhe pijanecit Fatos Nano ka nje kundershtar: Edi Ramen. Prandaj ka hedhur te gjitha forcat per ta hequr nga kreu i Partise. Prandaj po mundohet qe humbjen e tij fatale ta paraqese si humbje te Edi Rames. Prandaj ka organizuar edhe kollonen e tij te peste per te rekrutuar sa me shume “te pakenaqur” ne radhet e opozites. Qe perserisin te gjithe si papagalle: Fatos Nano ishte me te vertet pijancec dhe i papergjegjshem, por dinte “ta dridhte” me Saliun dhe Ilir Meten. Prandaj i jane sulur si ujq te urritur Edi Rames per ta bere copa-copa, nderkohe qe pine kafet dhe kalojne oret me servilet e Saliut. Dhe qajne nate e dite per Parlamentin e Jozefines. Qe i nxjer prej zhelesh fet e fet. Pse nuk i bejne apel mikut te tyre Sali Berisha te demokratozoje Partine e tij te shpifur Demikratike? Po i kerkojne Edi Rames qiqra ne hell kur Bajlozi i Zi ka uzurpuar te gjitha institucionet e vendit? Ed i Rama duhet urgjentisht t’i tregojne vendin plehrave te Fatos Nanos. Nuk i duhen aleancat me dallkauke si dinosauri MILLOSHI. As si shalqini META. As si nanoistet Islami, Malaj, Brace, Blushi, Harasani me soje e sorollope nga pas. Qe kane dale deri tani, por qe do te dalin akoma te tjere. Qe i thone Edi Rames pa pike turpi te pranoje humbjen. Dhe nuk i thone Sali Kriminelit te mos vjedhe votat. Edi Rama sic ka thene disa here edhe nastradini duhet te orientoje Partine drejt qendres. Per te kapur votat gri. Qe jane bashke me votat e shqiptareve te lekundur. Le te vazhdoje pa u tutur me strategjine e tij: Pertej te majtes dhe te djathtes. Por qe e la ne rruge, pikerisht nga legenat pa moral te Fatos Nanos. Zoti Mero nastradini nuk eshte dakord me ju per koalicione dallkauke, pa moral vetem per shifra. Ne zgjedhje shkohet me nje program te qarte se si do te drejtosh vendin. Turlite e Berishes me Meten jane afatshkurter dhe te nxjerrin bojen. Keto koalicione mund te mbahen ne kembe vetem me vjedhje votash.

    1. anticensurë says:

      përshëndetje nastro!
      kohë që nuk të lexojmë!

  55. e verteta says:

    Labi Vlore,plaku e tj,
    Te them te drejten komentet e gjata politike nuk me parapelqejne,me duken thjesht propogande,ndaj nuk i lexoj gjer ne fund.Megjithate,ne kete rast,i shtyre nga nje polemike,deri diku serjoze dhe interesante,dhe qe, per me teper dallohet per nje far etike komunikimi,detyrohem te zgjatem paksa edhe une. Gjithsesi jam i mendimit se nje opinion i shprehur me shum fjale vuan nga qartesija dhe merr ere propogande e sforcuar,si era qe merr nje pellg uji ne pamundesi te gjej vrime te rrjedhe lirshem e shpejt.Te futemi ne teme :Jam mjaft me i vjeter ne moshe se ju.Dhe Ramen e njoh nga i jati,(jo nga e ema),nje burre jo per t’u share,pamvarsisht qe profesioni dhe biografija, nga e shoqa, e afroi gjer prane udheheqes se larte te asaj kohe dhe e ngriti ne nje pozite deridiku te eperme e te previligjuar.Ne keto kushte nuk mund te thuash se Rama nuk eshte ritur ne ndikimin e atij ambjenti,ku daja i tij ishte nje nga “oborrtaret” e e asaj “prinsipate”.Une jam nje nga ata qe e dine fare mire,jo me te degjuar,se i ndjeri,babaji i Rames, ka pasur ankesa te thella ndaj te birit.Si gjithkush dime gjithshtu sjelljet e Rames me te afermit e tij,dime po ashtu imazhin etik e moral te tij ne plazhet jashte shtetit,ku ju thoni se ka marre kulture europjane.(Edhe demat kur i ekspozojne per majmeri mundohen qe “ato”t’ia maskojne njefasoji).Me ate qe thote komentuesi plaku, jame ne nje mendje, se varferija e”nden ures” nuk e zhvefteson njeriun,por ama edhe nuk e pajis me kulture europjane,sic pretendon Lapi.Kultura kerkon arsimim e kontakte te mirfillta me njohurite,historine e pervojen boterore,ku nuk ka asnje vlere vendi ku ke lindur. Por e njejta gje duhet thene edhe per ata qe kane lindur fshatrave e malsive,se vendlindja nuk ndikon aspak ne nivelin kulturor ne te cilin ngrihet njeriu gjate jetes.Shembujt qe flasin per kete jane te panumurt neper bote.Karakteristika me pak koherente e Rames ne politike eshte komunikimi i tij me fjalime e fjalor bombastik e arogant, kercenues e me grushte te shterguara,qe, moshes tone i rikujtojne pike per pike romanet dhe filmat e realizmit socialist sovjetik apo dhe shqipetare,i kujtojne muzhiket bolsheviket te kohes se stalinit,nga te cilet z.Rama me siguri eshte ndikuar se tepermi.Aludoni, ndermjet te tjerave se Rama i ka sjelle nje fryme europjane politikes shqipetare,gje qe eshte krejtesisht e kunderta,pasi pikrisht per shkak te atij radikalizmi ekstrem,por edhe falls,,jashte kohe dhe te panevojshem, qe shkakton edhe te pala kundershtare qendrim te njejte kundervenes,ben qe Shqiperine ta largoje gjithnje e me shum nga menyra europjane e te berit politike…Ka shum per te thene, por nuk i themi dot te gjitha ne komnt te rastit,po si mundet qe nje njeri me kulture te krijoje bindjen se Rama eshte vertete nje politikan me bindje te plota demokratike e antidiktatorjale,kur ne krah te djathte mban ish ministrin e brendshem te diktaures me te eger komuniste e kriminale ne Europe,e tj.e tj.e kur kjo parti asnjehere nuk eshte deklaruar apo ta kete mohuar publikisht ate regjim,qe Ruci e tj. kishin marre persiper t’a mbronin “edhe me gjak”…..?.E vertete eshte qe edhe Berisha ka qene komunist me teser dhe sekretar ne nje organizate partije spitali,por filozofi i madh rus Saharov thote,pak a shum keshtu:”Nuk ka rendesi se si kemi menduar ne te kaluaren komuniste,mjafto qe sot te jemi te bindur dhe te deklarohemi hapur kunder asaj menyre jetese,duke thene shkoqur se”NUK JETOHET ME ASHTU”,gje qe Berisha e ka bere her pas here,nderkohe qe askush nga kreret socialiste s’e ka bere.Nuk ka njeri te persosur kerkund ne bote,por popullit shqipetare he per he,me teper se co gje, i kane interesuar ndryshimet jo te pakta ekonimike:Nderkohe qe ishim vendi dhe populli ku e ku me i varferi ne Europe.(Per tu cuditur kur prambetjen ekonomike te shqiperise,ne krahasim me vendet tjera Europjne, disa analiste “te medhej” e komentues te vegjel propogandiste, mundohen t’ia faturojne qeverisjes se sotme):Njerzit,zoteri, donin liri shprehje,liri besimi,liri levizje,liri bisnesi,profesjoni;donin banesa,rruge,makina,vetura,internet,pensjone e roga me te larta,pensione per fshatin,zero tolerance ndaj bandave.E keto u arriten deri diku,dhe u arriten duke dyfishuar mbledhjen e te ardhurave, qe me pare gjysma shkonte ne xhepat e ish pushtetareve.Edhe sot nuk mohohet se ndodh nje gje e tille, por kurre ne ate mase,pamvarsisht nga propoganda.Shqipetaret enderronin levizje te lire neper Europe pa viza;Shqiperija kishte nevoje per nje siguri te garantuar teritorjale,qe e arriti me futjen ne NATO…..Dhe,ne vazhden e diskutimit tone,shqipetareve nuk u interesojne aq shum fjalimet oratorike bombastike,per te cilat nje mendimtar i vjeter thote:”Trembem kur shoh te vij oratori” te cilet bejne per vete dhe mashtrojne ate pjese te paformuar te popullit,qe fatkeqsisht per vendin tone perbejne akoma shumicen…..Ju pershendes dhe ndjej knaqesi qe diskutoj me nivele qe shpresoj se ia vlen..Do te deshiroja keto faqe gazetash te mbusheshin me te tilla polemika,por…por,ngul kembe,jo kaq te gjata.Ndersa per ndonje fjale te nxituar,ndjesa duhet te jete e dyanshme…

  56. anticensurë says:

    një gjë më bën përshtypje në disa komente!
    HYJNIZIMI I PERSONIT!
    është gjëja që ne shqiptarët akoma e kemi trashëgim nga e kaluara!na ka mbatur që të shkojmë pas dikujt!të hyjnizojmë dikë!mundësisht atë që ne nuk e njohim!atë për të cilin kemi dëgjuar nga të tjerët!
    legjendat dhe bëmat e tij!
    vjen momenti kur ne ndjekësit e “HYUT”të radhës,zhgënjehemi prej hyut tonë!
    PËRSE???
    shohim se dhe ai është i njëjtë me ne!është një njeri i zakonshëm!shohim se dhe ai bën gjëra të mira por dhe të këqija!shohim se dhe ai gabon si ne!shohim se me kalimin e kohës hyu tonë gabon gjithnjë e më shumë,por ne nuk mund ta kritikojmë!nuk pranon hyu por nuk të lënë dhe shpura e lakejve që përfitojnë prej gabimeve të tij!
    vjen dita që ne që e hynjizuam personin,e hedhim poshtë,e denigrojmë!nuk lëmë gjë pa bërë për ta shuar nga kujtesa jonë!
    jo se ai ishte aq i keq,por se ne ishim shumë budallenj!këtë gjë nuk mund ta pranojmë!
    që të mos ndodhin gjëra të tilla,ne duhet të fillojmë të shohim njerzit tanë,udhëheqësit tanë si njerëz të thjeshtë!
    SI PROFESIONISTË TË NJË FUSHE TE CAKTUAR!këta profesionistë duhet të mësohen të punojnë drejt dhe mirë!këta profesionistë duhet të veprojnë si të gjithë profesionistët e fushave të tjera!askush nga ne nuk prann projektin e një arkitekti nqs nuk i pëlqen!askush nuk paguan për atë që nuk i pëlqen,aq më pak po të jetë në dëm të tij!politikanët asqë të dëgjojnë e jo më të të pyesin!
    ne po i trajtuam politikanët si profesionistë dhe jo si hyjni atëherë gjërat do të jenë të zgjidhura!ata do të na dëgjojnë ne e ne do tu bindemi atyre!
    sot ndodh e kundërta!
    ata vendosin ne nënshtrohemi!
    edi rama nuk bën përjashtim nga ky rregull!
    ai deri tashti ka humbur/dështuar gjithnjë!më e keqja është se ai nuk është në gjëndje të japë dorheqjen e aq më pakë të pastrojë opozitën nga kuislingët e ndyrë!ndoshta këtu janë kufizimet e tij!
    është i zoti të zbukurojë një tiranë,por jo të çojë përpara një shqipëri e aq më pak një komb!
    ai nuk po bën gjë tjetër vetëm se po shëndrohet në një kopje të Ibrahim Rugovës!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje